E merkure, 19.11.2025, 09:24 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Fëmijët, ata që meritojnë një botë më të mirë

E merkure, 19.11.2025, 06:56 PM


Fëmijët, ata që meritojnë një botë më të mirë

Nga Albert Vataj

Vetëm ata, fëmijët besojnë se bota mund të ndryshojë, sepse vetëm ata e meritojnë një botë që duhet ndryshuar!

Nëse bota u katandis kjo që është, me gjasë erdhi ngase nevoja jonë e ngutshme për tu rritur, e mbyti fëmijën brenda nesh, vrau çdo ëndërr që na bënte të jetonim në ëndrra dhe pamundësoi të mbetemi prindër që duhet të ishim, ata të cilët e matin veprën e vet me sakrificat që bëjnë, për të sfiduar një botë që ndryshosh, duke dëgjuar fëmijën brenda vetes, ndoshta edhe përmes zërit të fëmijëve tanë, ata të cilët po rriten në një botë që është shumë e vogël për dëshirat  tyre dhe shumë, shumë sipërfaqësore dhe e zbrazët për imagjinatën dhe përfytyrimet e tyre.

Me nxitimin tonë për t’u ndarë me të shkuarën, ndoshta duhej të na mjaftonte me ndryshimin e gjërave, me përmirësimin e cilësisë së jetesës, por jo me arratisjen nga vetja, braktisjen e gjërave të shtrenjta që shenjtëruan jetën tonë.

Nëse ata, fëmijët, duan që bota duhet të ndryshojë, i mbetet qëllimeve tona ta bëjmë realitet këtë, duke besuar se kjo është e mundur, sepse ata na meritojnë, dhe ne duhet që tu tregojmë atyre se prindërit janë misionarë dhe se nesër do të jetë ata që do ta mbajnë mbi supe dhe në shpirt këtë barrë të rëndë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Në universin e piktorit shkodran, Gjergj Pali Albert Vataj: Beso në diçka të lartë, mund të jetë Zoti, mirësia apo paqja shpirtërore Albert Vataj: Gjergj Spani, shkodrani që u doktorua në Paris e Padova, mjeku personal i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut Albert Vataj: Lotët që mbajnë ende të gjallë edhe sot pas 600 vjetësh pikëllimin biblik Albert Vataj: E paimagjinueshmja, në një realitet mahnitës krijimi Albert Vataj: Arnat në rroba, kujtesë e një kohe që vjen për të na treguar se çfarë është vërtetë lumturia Albert Vataj: Pavlina Mani – aktorja që i dha ngjyra artit shqiptar Albert Vataj: George Orwell tregon "Pse shkruaj" në një ese të vitit 1946 Albert Vataj: Tre brezat e familjes Ajnshtajn në një foto Albert Vataj: Kush është Gloria Steinem, gruaja e sfidave të pamundura që u shndërrua një ikonë e feminizmit Albert Vataj: I përkas asaj vetmie Albert Vataj: Mary Ellen Pleasant, gruaja me ngjyrë që punonte si shërbyese dhe ndërtoi një perandori Albert Vataj: Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e shqiptarëve Albert Vataj: Helena Citronová dhe Franz Wunsch, dashuria e pamundur që u lind në zemër të ferrit Albert Vataj: Brunello Cucinelli, një miliarder i dashuruar me librin Albert Vataj: Atje ku shkojmë me përulje e pendim, e lutemi: "Paçin dritë e diell!" Albert Vataj: “Gazeta e Sportit”, sot kremton 100-vjetorin e kurorëzimit në Shkodrën e mbretërimit të fjalës dhe shpirtit të garës Albert Vataj: Prenk Jakova dhe Gjoni Athanas, kur muzika dhe historia bashkohen në një himn për Skënderbeun Albert Vataj: Nexho Shabani, njeriu i mirë dhe komiku i lindur Albert Vataj: At Shtjefën Gjeçovi dhe Imzot Pjetër Bogdani, kthehen nga përjetësia dhe vijnë në shtatore, në Zym të Hasit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx