Kulturë
Vladimir Shyti: Dashuri dhe lotë
E diele, 14.04.2024, 07:50 PM
Dashuri dhe lotë
Tregim nga Vladimir Shyti
Sokoli,
me fytyrën e ndritshme, e mori me sy një copë herë, vajzën e sapo ardhur në
mëhallën e tij.Ai ndjeu një dëshirë të zjarrtë, që ta kishte të gjithën për
vete.Vajza ende pa mbushur të njëzetat, veshur me një fustan taftaje, me flokë
të argjendë hedhur mbi supe, me një kapelë, që rrethohej nga një kordele rozë
të stilit francez, me sy si rruaza të përpunuara diamanti me një ngjyrë të
gjelbër, i hodhi një shikim të shpejtë e vazhdojë udhën nga tregu fshatarë.Ajo
provojë një drithërimë të ëmbël, kur e ndjeu që djaloshi po e ndiqte nga
pas.Kishte dëgjuar me dhjetra herë që njerzit e vlerësonin si të bukur, madje,
kishte pasur raste që edhe pleqtë e kishin quajtur çupë bukuroshe, por kjo
frazë do të tingëllonte në mënyrë krejt ndryshe në gojën e djalit bukurosh.
Zejnepi
vinte nga një familje aristrokatësh, ku regjimi komunist i asaj kohe e kishte
bërë, një me bujkun, pasi e kishin zhveshur nga pasuria, ku dhe përfunduan në
një shtëpi përdhese të asaj mëhalle të varfër në periferi të qytetit.Ajo
jetonte vetëm me nënën, babai dhe dy vëllezërit kishim marë arratinë jashtë
atdheut.
Në
hyrje të tregut, Sokoli mori guxim dhe, duke i prerë udhën i foli
përzemërsisht;
-A
mundem?!
Ajo
u skuq, uli sytë për një çast, pastaj e shikoj djalin drejt;
-Jeni
i çuditshëm.
Kalimtarët
kthyen kokat nga ata, pak më tutje nga tregu dëgjoheshin thirrjet e tregtarëve,
që reklamonin mallrat e tyre.
-Pse?Unë
të njoh, jetoni në rrugicën time, -Sokolit i rrahu zemra dhe i buzëqeshi
ëmbëlsisht.
Ajo
nuk foli, vazhdoj rrugën, veprim ky, që e bëri me shumë mundim.Mentaliteti i
atij vendi i mundonte tepër të rinjtë e asaj kohe.Sokoli i hapi një dritare,
duke i kërkuar takim në kopshtin e saj pas shtëpisë nën dritën e hënës.Po
djaloshi tridhjet vjeçar ndjehej i friksuar.Përse ato pak fjalë i nxorri duke
belbëzuar dhe me aq ngurim.
Gjithë
pasditen e kaloi duke menduar dhe duke zgjedhur fjalë dashurie, që do të
shfaqte në atë takim.Por, a do t’a pranonte vallë ajo aristokrate e rrënuar
ftesën e tij?Kur errësira ra pas një mbrëmje të tensionuar, Sokoli puthi
gjyshen e tij në krye dhe u largua me gjasme se po shkonte në çentralin
elektrik, ku ai dhe punonte shpesh në turnin e natës.Kaptoj rrugicën e
kalldrëmt dhe, kur u sigurua që nuk po kalonte këmbë njeriu kërceu mbi një gardhiqe
disi të përkuluar e hyri në kopshtin e Zejnepes njëkohësisht me hënën
pranverore.U ulë galiç poshtë një kumbulle të lulëzuar, ku petalet e zbardhura
dukeshin si qindra flutura të ngujuara mbi degët e saj.Zemra filloj të rrahë me
ritme të shpejta.Shtëpinë përdhese e shihte nga pas, nga njëra dritare pas një
cohe u ndez një kandil vajguri, diçka i lëvizi nga brenda, të ishte
ajo…!?Pastaj, një hije gjigante u dallua pas perdes e pas pak sekondash kandili
dhe hija stërmadhe u zhdukën.Ankthi iu shtua, dritën e hënës e zuri një re
qurrashe, çentrali elektrik mesa dukej kishte difekt, a do vinte vallë ajo?I
harrojë fjalët magjike, që kishte pregatitur për këtë rast.”Eh, vetëm të
vijë”-mërmëriste me vete.Hëna e përzuri renë qurrashe dhe, në një shteg të qëruar përmes kopshtit ai
hetoj një formë njeriu, e njohu ishte ajo.Zemra i gufoj dhe i rrahu në notat më
të larta të muzikës.
***
Pas
asaj nate Sokoli nuk e pa vajzën për disa ditë.Dhe, pas atyre ditëve, ai mësoi
se ajo kishte zënë shtratin nga një sëmundje të pashërueshme.Megjithëse nuk e
besonte, dëshpërimi tij qe i papërmbajtur.U bë i zymtë në fytyrë, gati ndërpreu
komunikimin me njerzit, madje edhe me gjyshen që e kishte rritur një copë
mishi.Vendosi të shkonte për vizitë ne shtëpinë e Zejnepit, duke i zhdukur nga
mendja, thashathemet e mëhallës, zakonet e doket e vendit, mallkoi kohën, në të
cilën jetonte, doli pak më herët nga puna e u nis pa marrë asgjë parasysh.
Atë
ditë nuk reshti shiu, por ai nuk e ndjente fare.Rrugës kujtoi edhe një herë
takimin në kopësht, që i’ja kishte përtrirë së tepërmi ndjenjat dashurore.Ajo e
kishte pranuar dashurinë e tyre, këtë e tregonin dhe sytë e saj magjepës,
madje, i kishte dhuruar një puthje të zjarrtë në fund të takimit nën dritën e
hënës.Hyri në rrugicën e mëhallës dhe u drejtua nga shtëpia e të dashurës.I
dukej sikur kalimtarët vetëm atë vështronin, por nuk e çau fort kokën.Trokiti
në derë.Një grua e hijshme e ftojë të futej brenda dhe, kur hyri në kthinën e
të sëmurës i afroj një peshqirë me thekë.Sokoli vetëm përshëndeti, nuk e
përdori peshqirin, nxitoj hapat për tek e sëmura.U ulë në gjujë para saj.Ajo u
ngrit ndenjur në krevat.Këmisha e natës i shkau nga supet.O Zot, sa i kishin
rënë supet!Sa i qe holluar qafa, flokët e argjend i ishin rralluar, sytë e
gjelbër ngjasonin me turbullirën e një lumi të rrëmbyer.Djali i vendosi njërën
dorë mbi ballë, digjej.Fytyra saj ishte kthyer në mermer si gjithë ambienti
përqark.I preku duart, i kishte të lagështa e të nxehta dhe buzët të përthara e
të plasura.Ajo merrte frymë fortë, ai i’ja dëgjonte gërvishtjen e parregullt të
frymarrjes.
-Nuk
jam aspak mirë Koli, me sa shoh…-mbylli sytë Zejnepi.-Dashuria jonë kaq zgjati,
të dua dhe do të dua përtej jetës.
E
ëma vajzës fshinte lotët fshehtas të rinjëve.
-Njerzit
duhet të vdesnin vetëm atëhere, kur janë vetëm.Ose kur urrehen…por jo kur
dashurohen
Ajo
u mundua të buzëqesh.
-Ke
gjetur mjek?-pyeti i përlotur Sokoli dhe u kthye nga e nëna vajzës, e cila vari
kryet e lidhur me nje shami mavi mbi gjoks.Ai ndjeu ca therje në trup, pasi
puthi të dashurën në faqe u ngrit vërtik në këmbë;-Do të gjej doktor-dhe u
largua.
Moti
u keqësua përsëri.Përjashta vërshëllente era duke përkulur pemët anës
rrugës.Sokoli doli nga dera e shtëpisë e të vetmit mjek në atë qytez, i cili
ishte larguar qysh nga mëngjezi në Tiranë.Miku tij, djali doktorit i kishte
premtuar se me tu kthyer i ati do të vinte me patjetër në andresën që i dha
shoku vet.Pastaj, kaloj një urë mbi lumin Shkumbin dhe ende pa ja plasur shiu u
gjënd përsëri në shtëpinë e të sëmurës.Ai rrinte në buzë të krevatit dhe, i
tregonte çdo gjë që i vinte në mëndje.Ajo trembej shumë orës së fundit të natës
përpara se të agonte.Pandehte se, kur kalonte nata, i jepte shpresë për të
nesërmen, por çdo gjë shuhej në të zbardhur…
Mesnatë,
trokiti dera, Sokoli u ngrit vërtik në këmbë, mjeku hyri duke përshëndetur.Nëna
e Zejnepit e shoqëroj deri te e bija e sëmurë.
Sokoli
e falenderojë përzemërsisht mjekun dhe i lirojë vendin e tij.Doktori bëri
vizitën nën një qetësi të pazakontë dhe uli sytë përdhe.
Zejnepi
u tremb shumë, sidomos orës së fundit të natës.Pandehte se, kur kalonte nata,
dobësohej dhe rryma e fshehtë e jetës shuhej…Duke parë vështrimin mosbesues të
mjekut e pushtojë ankthi.Zgjati duart e holla drejt të dashurit dhe i
shtrëngojë njerën dorë, djali u përlot dhe i fërkonte duart e mermertë.
-Më
vjen keq, -foli me keqardhje mjeku.
-Vdiq…-u
shëmb përdhe e ëma.
-Jo!-bërtiti
Sokoli.-Ajo s’ka vdekur!Shikoni, ende pa më mban dorën të shtrënguar…
Hija
e vdekjes u bë e padurueshme, një vetëtimë, dritë verbuese, ulëritjet e nënës,
kryet e ulur të mjekut.Sokoli hapë ngadalë dorën, dora e Zejnepit u lëshua
përposhtë.Tipare të shfytyruara nga ankthi.Sy me lotë të ngrirë.Flokë të
argjend të mëndafshtë.
-Zejnep,
-zëri djaloshit hushtoj fuqishëm mbi bubllimën shurdhuese.-Zejnep!
Dhe,
për herë të parë, ajo nuk dha përgjigje.Pastaj, erdhi mëngjezi, ajo nuk ishte
më.Tani koha kishte ndalur në vend.Ishte shqyer në mes.Vetëm ata të dy, të
përjashtuar nga dashuria.Ai, që i kreh flokët, i puth buzët e ftohtë, e mbulon
me batanije dhe, nuk është i zoti të bëj asgjë.Rrezet e diellit ranë mbi ta,
por nuk u dhanë jetë, pastaj u tretën diku, duke lënë pas vetëm lotë hidhërimi.