E marte, 30.04.2024, 12:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Atje ku dielli “puth’’ retë, shoqata mori Jetë!

E diele, 14.04.2024, 07:54 PM


Atje ku dielli “puth’’ retë,  shoqata mori JETË!

(Shoqata “Tomorri’’ u themelua në nëntor të  vitit 1906  në Rumani nga Nikolla Naço)

Nga Xhevahir Cirongu

Shoqata Atdhetare e Kulturore” Tomorri”, më datën 13 prill 2024 organozoi e zhvilloi Kuvendin e Përgjithshëm të saj në Tiranë.Në sallën e konferencave të Universitetit Ufo, ishin pjesëmarrës e përfaqsues    ndryshëm nga Shoqata Atdhetare Kulturore ‘’Tomorri’’ si: Lushnja, Fieri, Skrapari, Korça, Tirana, Gramshi, Durrësi, Berati, etj, të cilët me fjalën e tyre shprehën mendimet e vyera në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit e rritjes së vlerave patriotike e kulturore të shoqatës tomorri, që këto vlera të ruhen e pasurohen sot e në breza që do të vijnë.Pyetjet e diskutimet ishin trasparente, të hapura e duke dhënë edhe vizione të reja me qëllim forcimin e përparimin e vetë shoqatës. Nga ky kuvend dolën edhe strukturat drejtuese të shoqatës me votën e lirë e të fshetë. Gjatë konkurimit, për drejtimin e Shoqatës Tomorri, fitues doli z. Mustafa Ibro.Kuvendi zgjodhi edhe dy nënkryetarët e tij, por edhe Drejtorin Ekzekutiv z. Rako Paja.

Eshtë një nder i veçant të marrësh pjesë në evente të tilla, sa atdhetare po aq patriotike, sepse në fund të fundit bëhesh një me thirrjen burimore të zemrës për shërbimin ndaj atdheut, kombit e shoqërisë! Kudo duhet serozitet, por duhet të jesh edhe i vërtet e i dobishëm ndaj misionit që ke marrë përsipër, veprimin e sotëm e nesër, ndaj kërkohet besushmëri e ndershëmri në kryerjen e detyrës fisnike shoqërore atdhetare, përkushtim me ndjenjën e zjarrtë të pulsit të shpirtit, vërtetë të shkrirë në një të vetme: Ndershmëri, përkushtim, vërtetësi! Edhe Shoqata “Tomorri” me organizimin e ri të saj, duhet të ngrihet në lartësinë sa vetë mali tomorr, sepse një gjë të tillë e kërkon vetë koha sot dhe e nesrmja, por edhe zhvillimet kohore shoqërore të mbarë shoqërisë sonë shqiptare e më tej.Duhet ringritje me nerv rinor që Shoqata “Tomorri’’ të eci gjithmonë përpara, me bekimin e malit të shenjtë tomorrit kryelart, aty ku flitet gjuha e zotit! Urime !

Tiranë, më 13 prill 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora