| E diele, 14.04.2024, 07:54 PM |
Atje ku dielli “puth’’ retë, shoqata mori JETË!
(Shoqata
“Tomorri’’ u themelua në nëntor të vitit
1906 në Rumani nga Nikolla Naço)
Nga
Xhevahir Cirongu
Shoqata
Atdhetare e Kulturore” Tomorri”, më
datën 13 prill 2024 organozoi e zhvilloi Kuvendin e Përgjithshëm të saj në
Tiranë.Në sallën e konferencave të Universitetit Ufo, ishin pjesëmarrës e përfaqsues të
ndryshëm nga Shoqata Atdhetare Kulturore ‘’Tomorri’’ si: Lushnja, Fieri,
Skrapari, Korça, Tirana, Gramshi, Durrësi, Berati, etj, të
cilët me fjalën e tyre shprehën mendimet e vyera në forcimin e mëtejshëm të
bashkëpunimit e rritjes së vlerave patriotike e kulturore të shoqatës tomorri, që
këto vlera të ruhen e pasurohen sot e në breza që do të vijnë.Pyetjet e
diskutimet ishin trasparente, të hapura
e duke dhënë edhe vizione të reja me qëllim forcimin e përparimin e vetë
shoqatës. Nga ky kuvend dolën edhe strukturat drejtuese të shoqatës me votën e
lirë e të fshetë. Gjatë konkurimit, për
drejtimin e Shoqatës Tomorri, fitues
doli z. Mustafa Ibro.Kuvendi zgjodhi edhe dy nënkryetarët e tij, por edhe Drejtorin Ekzekutiv z. Rako Paja.
Eshtë
një nder i veçant të marrësh pjesë në evente të tilla, sa atdhetare po aq patriotike, sepse në fund
të fundit bëhesh një me thirrjen burimore të zemrës për shërbimin ndaj atdheut,
kombit e shoqërisë! Kudo duhet serozitet,
por duhet të jesh edhe i vërtet e i dobishëm ndaj misionit që ke marrë përsipër,
veprimin e sotëm e nesër, ndaj kërkohet besushmëri e ndershëmri në kryerjen e
detyrës fisnike shoqërore atdhetare, përkushtim me ndjenjën e zjarrtë të pulsit
të shpirtit, vërtetë të shkrirë në një të vetme: Ndershmëri, përkushtim, vërtetësi! Edhe Shoqata “Tomorri” me
organizimin e ri të saj, duhet të
ngrihet në lartësinë sa vetë mali tomorr, sepse një gjë të tillë e kërkon vetë
koha sot dhe e nesrmja, por edhe
zhvillimet kohore shoqërore të mbarë shoqërisë sonë shqiptare e më tej.Duhet
ringritje me nerv rinor që Shoqata “Tomorri’’ të eci gjithmonë përpara, me bekimin e malit të shenjtë tomorrit
kryelart, aty ku flitet gjuha e zotit!
Urime !
Tiranë,
më 13 prill 2024