E hene, 29.04.2024, 08:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Manifestimin kulturor - “Jehona e poezisë dhe e recitimit në Luginë të Preshevës

E marte, 16.04.2024, 07:53 PM


SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS

L  A  J  M  Ë  R I  M

Lajmërohen të gjithë poetët, recituesit , dashamirët  e artit të poezisë dhe të recitimit të Luginës së Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë

O R G A N I Z O N

Manifestimin kulturor: “Jehona e poezisë dhe e recitimit  në Luginë të Preshevës”,i cili manifestim në përmbajtje do të ketë konkurs letrar dhe recitues me çmime, lexim të poezisë, recitim dhe pika muzikore si dhe ligjerata e debat mbi letërsinë shqiptare që krijohet në Luginë të Preshevës.

Konkursin do ta shpallim më vonë, për të cilin do të njoftoheni me kohë. Tema e konkursit do të jetë: “Presheva poetike”

Manifestimi kulturor: : “Jehona e poezisë dhe e recitimit në Luginë të Preshevës” do të mbahet në Preshevë, më 8 qershor/e shtunë/ 2024, duke filluar në ora 11.

Lidhur me hollësitë të tjera, do të njoftoheni më vonë.

Manifestimin kulturor e financon Ministria e të drejtave të njeriut, pakicave kombëtare dhe dialogut shoqëror e Republikës së Serbisë.

Preshevë, më 15 prill 2024

Xhemaledin Salihu, kryetar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora