| E marte, 16.04.2024, 07:53 PM |
SHOQATA
PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS
L A
J M Ë R
I M
Lajmërohen
të gjithë poetët, recituesit , dashamirët
e artit të poezisë dhe të recitimit të Luginës së Preshevës dhe viseve
të tjera shqiptare, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës
së Preshevës me seli në Preshevë
O R G A N I Z O N
Manifestimin
kulturor: “Jehona e poezisë dhe e recitimit
në Luginë të Preshevës”,i cili manifestim në përmbajtje do të ketë
konkurs letrar dhe recitues me çmime, lexim të poezisë, recitim dhe pika
muzikore si dhe ligjerata e debat mbi letërsinë shqiptare që krijohet në Luginë
të Preshevës.
Konkursin
do ta shpallim më vonë, për të cilin do të njoftoheni me kohë. Tema e konkursit
do të jetë: “Presheva poetike”
Manifestimi
kulturor: : “Jehona e poezisë dhe e recitimit në Luginë të Preshevës” do të
mbahet në Preshevë, më 8 qershor/e shtunë/ 2024, duke filluar në ora 11.
Lidhur
me hollësitë të tjera, do të njoftoheni më vonë.
Manifestimin
kulturor e financon Ministria e të drejtave të njeriut, pakicave kombëtare dhe
dialogut shoqëror e Republikës së Serbisë.
Preshevë, më 15 prill 2024
Xhemaledin Salihu, kryetar