Kulturë
Autori Fadil Sahiti me libër të ri: Politikat Industriale për Përmirësimin Teknologjik në Vendet e Ballkanit Perëndimor
E hene, 15.04.2024, 07:50 PM
Ndihem
i gëzuar ngase doli nga shtypi libri im më i ri: "Politikat Industriale
për Përmirësimin Teknologjik në Vendet e Ballkanit Perëndimor".
Libri
është botuar nga shtëpia botuese Palgrave Macmillan – Springer, një botues i
klasit botëror të librave dhe revistave shkencore, me më shumë se 175 vjet
përvojë në Shkenca Humane dhe Shoqërore.
Në
libër analizohen politikat industriale të ekonomisë së Shqipërisë, Maqedonisë
së Veriut dhe Kosovës; efektet e tyre krahasohen me ato të politikave
industriale të zbatuara në ekonominë e Sllovenisë si vend referencë. Gjithashtu
në libër analizohen qasjet moderne të politikave industriale dhe propozohet një
kornizë të re për këto politika. Zbatimi i politikave industriale që dalin nga
kjo kornizë mund të çojë në zhvillimin e një sistemi kombëtar inovacioni që
synon rritjen e efikasitetit të përdorimit të teknologjisë industriale dhe
përmirësimin e vazhdueshëm të saj, si premisë për një zhvillim të qëndrueshëm
social dhe ekonomik në vendet në zhvillim.
Më
tej, libri thellohet në analizën e veçorive tekniko-ekonomike të këtyre vendeve
të Ballkanit Perëndimor, si dhe identifikon disa opsione strategjike për
politikat industriale. Në veçanti, libri potencon nevojën për një mendësi të re
qeverisjeje, që në fokus ka zhvillimin industrial të vendit përmes krijimit të
një sistemi kombëtar për inovacione. Analiza bazohet në literaturën
bashkëkohore të politikave industriale; në punimet shkencore të fokusuara në
ekonomitë në zhvillim (catch-up economies); literaturën e përmirësimit
teknologjik dhe studimet e inovacionit, të cilat përfaqësojnë të menduarit
aktual akademik në këto fusha.
Përveç
online, libri është i disponueshëm në librari të ndryshme si Waterstone's në
Britani; Barnes & Noble dhe ThriftBooks në SHBA; Lehmans dhe Hugendubel në
Gjermani; Ex Libris në Zvicër, Adlibris Aktiebolag në Suedi, etj.
------------
Për të interesuarit libri gjendet në lidhjen e mëposhtme: