Albert Vataj: Mateus Frroku, artisti rrezatues i mirësisë dhe pozitivitetit, zëri i shpirtshëm i këngës shqiptare
Për komunitetin e artistëve në përgjithësi, e për VIP-at në veçanti, mirësia, thjeshtësia, pozitiviteti dhe akti i lartë i dëshmimit të shpirtit artistik, shpesh gjenden në konflikt interesi. Kjo, sepse qerthulli i botës së tyre duhet të mbetet, sipas logjikës së famës, i papërshkueshëm nga njerëzit e thjeshtë, nga “vulgu”...


























