E shtune, 18.05.2024, 11:16 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gëzim Llojdia: Dhe folku pas pandemisë zbret në Vlorë

Pandemia Covid-19 në vitin 2020 shkatërroi  shumë fusha  shpirtërore  edhe atë të  muzikës  të të gjitha zhanreve  dhe sigurisht atë të folkut. Vendet dhe sheshet publike,  të përzgjedhura si skena  nga  artistët popullor kaluan një periudhë heshtje të zgjatur,  të pandodhur asnjëherë,   përmbi tokën tonë. Pas një ...

Pëllumb Gorica: E bekuara nga perënditë

Një ndjenjë ngazëlluese të mbërthen kur udhëton drejt Valbonës. Ajo të ngjan me magjinë e përrallave dhe me vete thua se vend të bukur zgjodhi Perëndia, që jo më kot Romakët në shek III pas Krishtit, të mrekulluar nga bukuria dhe begatia e saj, e pagëzuan me emrin Valbona...

Shefqet Dibrani: Koncepti evropian i shkollës kosovare

Ish nxënësi i shkollës, ing. Islam Sadiku, dikur oficer i karrierës e tash mërgimtar në Zvicër, ishte inciator për vizitën që patëm në Shkollën Fillore të Mesme e Ulët „JAHË SALIHU“, në fshatin Molliq, komuna e Gjakovës. Atë ditë, fillimisht na priti drejtori i shkollës z. Isa Zenuni, natyrisht s’bashku me një...

Xhemaledin Salihu: U përurua libri Romancë e Përflakur I dhe II

Të shtunën, më 29 maj 2021, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, me prezencë të bollshëm të dhashamirëve të letërsisë shqiptare u përurua libri I Hysen Këqikut: “Romancë e përflakur  I dhe II, me krijimtari letrare të poeteve të Luginës së Preshevës: Libri I: 1. Albina Idrizi 2. Afërdita Salihu 3. Emine Murseli 4. Fehime...

Ndue Dedaj: Nën diellin e Jonit

Vlora e Flamurit është një rajon mesdhetar nga më të lakmueshmit, për detin, lagunën e Nartës, ishullin e Sazanit, gadishullin e Karaburunit, kalanë e Kaninës, malin e Llogarasë, bregun e Jonit me hotele dhe plazhe të pafundme, Kurveleshin dhe zonën tjetër malore plot histori e monumente. Është tërhequr...

Hasan Hasanramaj: Sovranitetin në Kosovë e ka vetëm populli

Hapësirën shumë freskuese të magjistrales Deçan-Gjakovë çdo kalimtar nuk ka mundësi ta kalojë aty afër e mos ta shikojë “divanin” e krenarisë kombëtare të kullave të plagosura, plisin e bardhë, mermerin mbi krua dhe lapidarë të stolisur në pllakë mermeri, emrat e portretet luftëtare me germa të arta...

Hasan Hasanramaj: Në diasporë kultivon traditat kulturore dhe kombëtare

Aktivitetet e mërgimtarëve me nxënësit e paraleleve në gjuhën shqipe në Itali, ruajtja dhe kultivimin e traditave kombëtare, aktivizimi e aktiviteteve kulturore-artistike dhe shumë aktiviteteve të tjera ishin tema rreth të cilave  biseduam me Faik Tafollin, kryetar  të shoqatës “Dardania” në qytetin Montebelluna të Italisë...

Hasan Hasanramaj: 31 vjetori i pajtimit të 124 familjeve

Fshati Llukë e Epërme në komunën e Deçanit është  një nga shtyllat e forta të historisë, vendi me i shenjtë i lavdisë së shkruar historike e kombëtare, ku trimat shqiptarë që nga vitit 1878 e deri me 1910 te Verrat e Llukës dhanë kushtrimin dhe e lidhen Besën e Madhe Shqiptare për  fillimin e luftës çlirimtare kundër pushtuesve otomanë...

Prend Buzhala: Muri i Kujtesës në Bllacë

U bë edhe përurimi i Murit përkujtimor, në organizim të Shoqatës për kthimin e shqiptarëve në trojet e veta, në krye me Jahja Llukën,  Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përfaqësuar nga drejtori i  ITSHKSH z. Skender Asani dhe Komunës së Hanit të Elezit, kryetarit...

Hasan Hasanramaj: Shqiptarë nga Kosova me sytë e tyre e panë vdekjen dhe tmerrin

Bllaca, një fshat malor, më  ma shumë së pesëqind, me popullsi qind për qind shqiptare, shtrihet midis Shkupit e Kaçanikut. Popullata shqiptare e kësaj ane nga pushtuesit shekullorë përjetuan ditë dhe momente të vështira. Ishte mbarimi i muajit dhjetor të vitit  1944 kur në  Bllacë  pas katër orësh lufte të përgjakshme...

Pëllumb Gorica: Petrela, vendi i dy kështjellave

Sa herë udhëtoj, jo vetëm në natyrën e papërsëritshme, por edhe në monumentet e lashtësisë, them me vete: Çfarë do të vështroj e ndiej që të më mahnisë pafundësisht?Sado i shkurtër të jetë udhëtimi, mbresat janë të mëdha, kur trualli që shkel ka shumë epikë e bukuri arkitekturore, aq sa, lidhesh...

Hasan Hasanramaj: Bjeshkët e Nemuna - term popullor i gjuhës shqipe

Nga bisedat të cilat i zhvilluam me shumë qytetare të moshave të ndryshme dhe intelektual të profileve të ndryshme shkollore të fshatrave të komunës së Deçanit dhe me larg mësuam së regjioni i Bjeshkëve të Nemuna shtrihen në trekëndëshin ndërmjet maleve Dinarike në veriperëndim, maleve të Sharrit...

Ndue Dedaj: Tamarë - Kelmend, duke medituar për unazën e Alpeve

Malësia e Madhe nuk ka qenë pagëzuar rastësisht me këtë emër, por për t'u dalluar nga malësitë e tjera shqiptare si gjeografi. Atje gjendet maja e Shqipërisë.Nuk do ta kishim këtë malësi pa zërin e lahutës dhe “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës pa jehonën e lirisë së këtyre kreshtave...

Ndue Dedaj: Shënime vjeshte nga Tropoja

Jemi nisur drejt Tropojës, për të kundruar pikturën e saj të vjeshtës, nga më befasueset. Harmonia dhe shkrirja e qytetit të Bajram Currit, luginës së Valbonës, fshatrave në gji të Alpeve me vjeshtën, krijon një pamje eposi, me ngjyrat e kësaj kohe. Takohemi me njerëz të njohur e të panjohur, gjithnjë duke u zgjatur dorën...

Prend Buzhala: Tryeza e pasur e Zymit

Është viti i 49-të i TAKIMEVE TË GJEÇOVIT. Sado që është kohë jo e lehtë, sado që brenda dy takimeve nuk janë edhe zymjanë të autoritetshëm; megjithatë, Zymi iu dha kuptim e madhështi këtyre takimeve, si për mga auditori i përzgjedhur, si për përbërjen e  pjesëmarrësve të institucioneve...

Përparim Hysi: ''Ilaçi'' që "shëroi" covidin?!

Po t'u thosha që u gjet "ILAÇI" që "shëroi" covidin, të gjithë do suleshit për"recetën". Mjerisht, "recetën" nuk e kam unë, por e ka KRYEBASHKIAKJA e ROSKOVECIT, ZONJA MAJLINDA BUFI. Sa për vete, e"piva këtë lloj ilaçi"dje, më 30 tetor dhe ndihem mirë. Sado...

Mevlud Buci: Zëri i dritës së jetës në Kashnjet

Si vetë blerimi, Kurora e kreshtës të malit shekullor, gurgullimat e Gjadrit , vijnë kohërat, brezat me lindjet e vdekjet  e gjurmët e atdhetarisë në Kashnjet.Nëqendër të zonës, te vendi i shenjtë, te kisha vëllazërore katolike u ndjeva si në parajsë, pranë shpirtërave të shenjtëruar dhe jetës, pranë zemrave, pranë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora