Udhëpërshkrim
Nue Oroshi: Prizreni në një rikthim të vlerave kulturore me manifestimin "Shpata e Fjalës"
E marte, 24.11.2020, 07:58 PM
Prizreni në një rikthim të vlerave kulturore me manifestimin "Shpata e Fjalës"
Nga
Nue Oroshi
Prizreni
qyteti i cili historikisht ka një traditë të gjatë të vlerave kulturore në
shumë lëmi të jetës kulturore si në art,poezi,prozë dhe shumë aspekte të tjera
të artit të shkruar ka vite që është duke lënguar në mungesë të një arti të
mirëfilltë.Qyteti i cili është i shquar për dhënien e shumë ideve të kulturës
që më pas janë shpërndarë në të gjitha pjesët e Kosovës ka mbetur në heshtje
kulturore.Kjo heshtje kulturore paraqet edhe nxënien e frymës kombëtare sepse
shpesh herë gjatë rrugëtimeve letrare-poetike, poetët, shkrimtarët dhe
romansierët kanë paraqitur rrugën e orientimit të popullit shqiptar përmes
aktivizimit të muzave letrare. Muza këto që janë bërë shpesh pikë e orientim i
të rinjeve dhe të rejave për ta dashur dhe nderuar vendin ku janë lindur dhe
rritur.
Ky
qytet ku me bukurinë e rrjedhës së Lumbardhit asnjëherë nuk ka mbetur pa
aktivizimin e muzës poetike edhe në këto momente të një jetë burgu që po kalon
bota e në veçanti Kosova gjeti mënyra që përmes
"Shpatës së Fjalës" ta bëjë aktivizimin e një manifestimi vjetor
poetik dhe letrar, që do të shërben si bazament për ta ringjallur letërsinë e
vërtetë shqiptare jo vetëm në Prizren por edhe në të gjitha trojet etnike
shqiptare.Ideatori i këtij manifestimi letrar poeti e publicisti Enver Sulaj që
shquhet me poezinë e tij me vargje të latuara dhe gatuara më një brum letrar
dhe që ecën përpara përmes thirrjes së muzës, ku paraqet shqetësimet e një
gjenerate të tërë për kohën që po jetojmë. Në fjalën përshendetëse që është
edhe fillimi i këtij projekti kombëtar që do të jetë i pervjetshëm dhe do të
organizohet më, 6 maj në datëlindjen e heroit më të madh shqiptar Gjergj
Kastriotit -Skënderbeut iu drejtua të pranishmeve me këtë mesazh emocional që
jep shpresë, se ky manifestim poetik është duke u ndërtuar në baza
të shëndosha letrare ku thotë:"Është kënaqësi për mua që
sot bashkë me ju po e formësojnë dhe po i hapim udhë edhe një aktiviteti
letrar-poetik të titulluar "Shpata e Fjalës" të organizohej në fillim
të majit, me rastin e kremtimit të datëlindjes së kryetrimit tonë Gjergj
Kastrioti -Skënderbeu por që shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga
pandemia Covid-19".
Pandemia
ka vështirësuar gjithçka në jetën tonë por nuk e ka zbehur dëshirën për ta
dashur jetën, kënaqësitë e saj dhe artin që na ndihmon të ngadhnjejmë mbi
zymtësinë e vështirësitë.Prandaj nuk ka motiv më të fuqishëm se ky për të bërë
hapa të vegjël por me dashuri të madhe siç do të thoshte Nënë Tereza.
Pse Shpata e Fjalës?
Shpata
e Skënderbeut për ne shqiptarët është sikur Shandani i Hebrenjëve të cilin e
përshkruan Stefan Cvajgu.Ky shandan qëndron i varrosur për ta fshehur nga
armiqtë të cilët një ditë të rëndë menduan se ua kishin rrëmbyer por koha
tregoj se zhdukja qe mister dhe çdo herë dikush
e rikthen në jetë.Në anën tjetër shpata e Skënderbeut është e pranishme në
kujtesën dhe jetën tonë edhe fizikisht.Welt Museum në Vjenë ku ruhet bashkë me
përkrenarën e Skënderbeut do të duhej të ishte një vend pelegrinazhi ku ne
gjejmë lidhjen tonë me historinë, lavdinë, vlerat dhe qytetrimin perëndimor
pjesë e të cilit jemi historikisht e gjeografikisht dhe shpresojmë edhe politikisht
sepse ne jemi Evropë dhe nuk kemi strehë tjetër.E para ishte fjala thuhët
në libra të shenjët për krijuesit letrar, fjala kufizohët me hyjnorën, është
figurë që shpreh shpirtin dhe botën e tij, shqetësimet dhe ëndrrat që kacafytën
me realitetin.In magnis satis voluisse(në punë të mëdha mjafton të
dëshirosh) thoshin latinët e vjetër.Përtej dëshirave çdo herë mbetën
përpjekjët të cilat janë gjurmët e ecjeve, rrezimit e ngritjeve. "Shpata e
Fjalës "le të mbetët jo vetëm Metaforë për mprehtësinë, saktësinë, guximin
dhe antikonformizmin me antivlerën por edhe pjesë e përpjekjeve në fushën
e kulturës dhe përkushtimit të cilin e keni dëshmuar bashkë.
Edhe pjesëmarrja e poeteve nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe pjesëmarrja e Jurisë që përfaqësohej nga ana e shkrimtarëve tash me emër siq janë: Petrit Palushi,Sali Bashota e Selajdin Krasniqi, i dhanë vlera këtij manifestimi letrar.Kjo ide ishte përkrahur nga Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.Tre fituesit në këtë manifestim Skënder Berisha, Trendalina Omuri e Maxhun Osmanaj, vetëm që i dhanë shije këtij manifestimi letrar,por fitues ishin të gjithë ata poetë nga të gjitha trojet shqiptare që i dërguan poezitë e tyre.Që një manifestim i lindur të rritët e të burrërohet duhet pasur durim, ku duhet punuar më përkushtim dhe duhet zgjedhur vlerat poetike që e qojnë përpara një organizim letrar.E njëra ndër format me të mira të dërgimit përpara të këtij manifestimi poetik dhe letrar është botimi i përvjetëshëm i poezive të zgjedhura, në një vëllim të përbashkët.Kur shpatat bashkohën e kanë vringëllimën më të madhe kurse kur fjalët poetike bëhen bashkë tek "Shpata e Fjalës" ato e bëjnë qetësimin e shpirtrave në këtë botë të trazuar që ka nevojë për pak qetësi shpirtërore.