Udhëpërshkrim
Prend Buzhala: Tryeza e pasur e Zymit
E diele, 01.11.2020, 11:05 AM
TRYEZA E PASUR E ZYMIT ME VEPRIMTARI, VLERA, ÇMIME, BOTIME...
Nga
Prend Buzhala
Është
viti i 49-të i TAKIMEVE TË GJEÇOVIT. Sado që është kohë jo e lehtë, sado që
brenda dy takimeve nuk janë edhe zymjanë të autoritetshëm; megjithatë, Zymi iu
dha kuptim e madhështi këtyre takimeve, si për mga auditori i përzgjedhur, si
për përbërjen e pjesëmarrësve të
institucioneve, nga qeveria e deri te krijuesit letrarë. Prandaj, pas hapjes
nga nikoqiri Át Ndue Kajtazi, edhe pati fjalë përshëndetëse nga
zëvendëskryeministrja e qeverisë së Kosovës Albulena Balaj Halimi, si dhe nga
zëvendësministri i kulturës Engelbert Zefaj., si dhe nga Ramush Haradinaj që e
nderoi këtë takim e prezencën e fjalët e tij.
1.
Edhe
këtë vit "më ra hise" të nderohem nga këto takime me Çmimin
"Pjetër Bogdani" për veprën studimore "Shën Jeronimi dhe bota
ilire". Më duhet t'i theksoj klëtu fjalitë e para të këtij libri: "Në
manifestimet kulturore e letrare të TAKIMEVE TË GJEÇOVIT në Zym Të Hasit, ndër
shumë veprimtari tjera, aty zhvillohen edhe tribuna me karakter shkencor. Është
Frrok Kristaj ai që më ka nxitur të merrem me disa figura, duke kërkuar që të
angazhohem me kumtesa nëpër këto manifestime që në vitet '90. Kisha pak
materiale për këtë figurë. Ndër to hyn edhe kumtesa ime, në arë kohë, për Shën
Jeronimin, e cila, në vjeshtë të vitit 1997 u lexua në Takimet e Gjeçovit (e botuar
te gazeta "Rilindja"/Bujku".
Çmimet,
në emër të jurisë i kumtoi prof. dr. Anton Nikë Berisha.
Çmimet
tjera:
Çmimin
"Shtjefën Gjeçovi" e fitoi Sabit Rrustemi për librin poetik në dy
vëllime "Hyjnorja ime je ti",
Çmimin
"Anton Pashku" e fitoi Çerkin Bytyçi.
2.
Nëpër
një ditë më parë Zymi pati festivalin e Pjekjes së rakisë dhe Ditën e Bukës.
Atmosferë festive ishte edhe sot nëpër sheshet e Zymit: llojet e verës e të
rakisë nga prodhuesi i njohur Lekë Hajdari (Palabardh, Gjakovë), prodhimet e
plisit shqiptar, të luleve dhe ornamenteve tjera, nga femrat prizrenase, si
Besnike Aliaj etj.
Ndërkaq,
Zymi sot përurori edhe Muzeun e furrtarisë, ku edhe u shtruan ushqime e pije
për gjithë të ardhurit në Zym.
3.
Tradicionalisht
mbvahet edhe Ora letrare. Kësaj radhe lexuan: Sabit Rrustemi, dr. Xhavit
Beqiri, Çerkin Bytyçi, Ismet Krasniqi Lala, Gjon Gjergjaj, Prend Buzhala. Kurse
atmosferën e bënë të bukur vallet e luajtura nga valltarët e valltaret e të
gjitha moshave të SHKA “Katarina Josipi” Zym.
Po
ashtu, me vlerë e rëndësi të veçantë janë edhe botimet. Kësaj radhe po i
veçojmë librin studimor "Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë
Dukagjinit" të dr. Besim Muhadrit dhe "Buka e Zymit" të Frrok
Kristajt.
Një
jubile i rëndësishëm për kulturën zymjane, sivjet ishte shënimi i 50-vjetorit
të SHKA “Katarina Josipi” për të cilën foli Lajde Kolgjeraj, kurse 25-vjetorin
e kalimit në amshim të Anton Pashkut, e përkujtoi Frrok Kristaj.
Prend Buzhala, Zym, 31 tetor 2020