Udhëpërshkrim
Përparim Hysi: ''Ilaçi'' që "shëroi" covidin?!
E diele, 01.11.2020, 11:00 AM
"ILAÇI" që "shëroi" covidin?!!!
(Reportazh nga
ROSKOVECI)
Nga
Përparim Hysi
Po
t'u thosha që u gjet "ILAÇI" që "shëroi" covidin, të gjithë
do suleshit për"recetën". Mjerisht, "recetën" nuk e kam
unë, por e ka KRYEBASHKIAKJA e ROSKOVECIT, ZONJA MAJLINDA BUFI. Sa për vete,
e"piva këtë lloj ilaçi"dje, më 30 tetor dhe ndihem mirë. Sado ç'po lexoni është disi hipopetike, por mua
gjithmonë"më rrahin",se them vetëm të drejtën.
Unë
kam punuar mbi dyzet vjet mësues (thonë,relativisht, kam qenë pak mësuesi mirë!!!)
dhe,nga përvoja, kam mësuar një gjë:nxënësit nuk e kuptojnë mësimin pa shembuj
për t'u bindur. Kjo përvojë, në mendësinë time, ka marrë vlerën e një aksiome
dhe unë kurrë nuk shkruaj pa sjell një
shembull të gjashëm.
* * *
Paraboll:
Në
vitin 1959 unë kam qenë maturant në shkollën pedagogjike të ELBASANIT. Nga
janari i vitit 1959, ngaqë shkolla festonte 50-vjetorin e themelimit (Normalja
është hapur më 1 dhjetor 1909), ky vit u shpall për shkollën si vit festiv.
Ndryshoi për mirë çdo gjë në shkollë dhe,për çdo ditë, kish ndonjë risi. Muret
u zbukuruan nga duarët e arta të
profesorëve tanë,Profesorëve Piktorë:BUKUROSH SEJDINI(Piktor i merituar) dhe VASIL
TALO dhe mjediset e përjashttme nga
duararti, Profesor ISUF EKMEKÇIU( ky dhe një nga areduesët e
KINOSTUDIOS"SHQIPËRIA E RE"),sa dukeshe jo më në oborrin e shkollës
(i madh disi ky oborr), por u kthye në një kopsht me lule gjithfarësojesh.
Shkolla u kthye në një kantier me të vërtetë pune dhe ne, nxënësit së bashku me
profesorët, e ndienim çdo ditë si festë. Për ta bërë më të prekshme efektin e
fjalës"punë", u hoq kategorikisht përshëndetja mirëmëngjes dhe çdo
profesor,sa zinte vend në katedër, përshëndeste:"Nder punës!". Kjo
përshëndetje qe adrenalina emocionuese që të investoheshim totalisht,sa në mësime aq dhe në punë.
Kështu
ndodhi në ELBASAN në shkollën Pedagogjike të ELBASANIT dhe unë, nëse i
rikthehem këtij postulati"Nder punës", e them pa hezituar fare,se e
gjeta këtë në ROSKOVEC ku drejton KRYEBASHKIAKJA, ZONJA MAJLINDA BUFI.
* *
*
Kur
marrë të shkruaj për
këtë"ILAÇIN" që shëroi covidin, mos kujtoni se kam ndonjë interes apo
ndonjë lidhje nepotike. Shkruaj kështu dhe mos e merrni me të qeshur atë që ka
thënë dikur"ZONJA e HEKURT",MARGARIT THATCHER:" Gjeli mund të
këndojë,por vezën e bën pula". Jashtë humorit,kjo thënie i rri pas shtatit edhe KRYEBASHKIAKES së
ROSKOVECIT. Gjithë ata që kanë drejtuar ROSKOVECIN para dhe postdemokracisë kanë qenë meshkuj.
Domosdo,dje në sistemin njëpartiak apo sot në qeverisjen pluraliste, gjumë nuk
kanë fjetur,por gjurmë nuk kanë lënë.
Për punën që kam bërë, kam njohur jo vetëm ROSKOVECIN,por gjithë fshatrat që
administron bashkia. I kam shkelur me këmbë dhe, kur vij në ROSKOVEC, shoh të
më ravijizohet ajo thënia aq e bukur:"Nder punës". Me punën e mirë,
Kryebashkiakja, ia ka ndryshuar fytyrën ROSKOVECIT dhe fshatrave që ka
përrreth.
ROSKOVECI
ka simbolet e tij të patjetërueshëm:"Bukuroshen e krahinës" (dikur
thuhej.,e STRUMIT) që,ndërsa hyn në qytet, duket sikur të thotë:-Nuk ka kund
femra më të bukura se nga anët tona dhe, në të dalë të qyetit, është
një"Kandar mitik" për të treguar se ROSKOVECI ka gjalluar prej kohësh, por në një farë
mënyre,kandari është një tregues drejtësie dhe hedh poshtë atë sloganin
pezhorativ"Pazari i ROSKOVECIT". E kam parë punën e mirë të
kryebashkiakes në investimin që bën në arsim e kulturë. Nuk ka promovim
libri apo event kulturor ku nuk merr
pjesë.Jo vetëm merr pjesë,por inkurajon me çmime e vlerësime. Vetëm që kur
erdhi. MAJLINDA BUFI, në krye të bashkisë, morën udhë votimet kolegjiale të
KËSHILLIT PLURALIST në mbarëvajtjen e punëve në fshat: rrugë të
asfaltuara,kanalizime dhe furnizmin me ujë. Ringjalli festën e"DITËS së ULLIRIT" dhe ka
bërë që ky dru frytor kaq me rëndësi jetike të shumëfishohet në gjithë
fshatrat,aq sa në këtë bashki ka 8 fabrika vaji,pesë nga më cilësoret në vend
dhe,veç këtyre punëve,ajo u bë nismëtare që me resurset e bashkisë,të
restaurojë KISHËN SHËN NIKOLLA të KURJANIT, një objekt kulti mbi 800-vjeçar, i
lënë në mëshirë të fatit qoftë dhe nga ata që qeverisin objektet ekultit.
Kisha
ndodhet në KURJAN, fshati më i madh në adminisrim te bashkisë, dhe, pa më
përqeshur për analogjinë (analogjitë kurrë nuk janë të gjashme), dua të them që
KURJANI për ROSKOVECIN është siç është NEWJORKU për UASHIGTONIN. Këtu,tek KISHA
SHËNIKOLLA, në një lartësi gati dyqind metro nga niveli i detit, u organizua
FESTA E DITËS SË ULLIRIT. Para,se të mbrrija nga TIRANA, ishte organizuar
maratona me nxënësit e
shkollës"Adem Vrapi". Në ora 10 (para dite),aty pranë kishës, në
kodrën dominuese,veç ajërit të freskët, buçiste kënga e muzika. Mbrriti Kryebashkiakja e shoqëruar nga
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, zoti Blendi Klosi,deputeti i PS,Robert Bitri
dhe të tjerë që unë nuk i njoh. Përshëndeti kryebashkikja duke falnderuar dhe
të ftuarit dhe,fill pas saj,zoti BLENDI KLOSI, falnderoj për punë e mirë të
bashkisë dhe e lakoi këtë bashki me emër në fushën e agro-turizimit.Mandej
përshëndeti përfaqësuuses i shoqatës së Ullirit (ardhur nga Tirana) duke vënë
në dukje punë e mirë të bashkisë në prodhimin cilësor të vajit të ullirit dhe
veçoj atë të fabirkës së Halim Hoxhës që
u nderua dhe me fletënderi. Medaljet për maratonën i ndau zoti BLEDI KLOSI, një
deputeti Robert Bitri dhe një tjetër kryetarja e bashkisë. Mandej, u dha një
program me këngë e valle. Nxënëset e shkollës"Adem Vrapi" me art dhe
me një koreografi për t'u pasur zili,kërcyen vallen tropojane të
"Shqiponjës".Mandej ndonjë
valle myzeqare. Atmosfera festive
arriti apogjeun,kur me mikrofon në dorë buçiti zëri melodioz i artistes,ERANDA
LIBOHOVA. ERANDA LIBOHOVA qe"qershia mbi tortë" i kësaj feste kaq të
bukur, Të rinjtë e të rejat jo vetëm
shoqëruan këngëtaren me zërat e tyre,por, kur i ftoi këngëtarja, e shoqëruan
atë dhe me valle. Nuk mungoi dhe humorishpotitës i veteranes së humorit të ish
estradës së Tiranës,Marjana Kondi. Pas
ktij eventi kaq të bukur,kur ceremonia festive shkoi si sahat, nuk ke se si mos
bindesh që,atje tek KISHA E KURJANIT, për dy orë u mposht covidi dhe njërëzit
festuan gëzuesshëm. Me këtë shfaqje të gëzueshme, mbushesh me energji pozitive dhe largohesh me një
optimizëm gjallërues,sa gati i thuaj
vetes:- Covid,fryt i mendësive prej monstrash, nuk më tremb dot. Ne,shqiptarët,
në deje kemi pak gjak levantin. Tek levantinët ekzistonte thënia:-Edhe kur
biem, dimë të ngrihemi. Kështu do të ndodhë
dhe me këtë flamë që askush nuk po i del zot,por ai takim aq festiv aty tek KISHA E KURJANIT,
tregoi se njeriu që punon, mposht çdo rrezik e fatkeqësi. Ky
qe"ilaçi" që piva kundër covidit dhe"recetën" e kishte
gati,KRYEBASHKIKJA,MAJLINDA BUFI që tek e mbyll,e përshëndes me atë thënien
dikrushme:"Nder punës!". Kur po largohesha pashë dhe një risi tjetër:
ROSKOVECI kishte diçka të re:tani kish shetitoren e vetë që unë nuk dua ta
emëroj si"pedonale" që nuk është fjalëshqipe. E mira,- ka thënë
Volteri, ka nevojë për provë.Dhe ju jini provuar përmjet punës.
"Nder
punës,zonja KRYEBASHKIAKE!"
Tiranë, 31 tetor 2020