Udhëpërshkrim
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri festoi 17 Shkurtin
E diele, 01.03.2020, 03:04 PM
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri festoi 17 Shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Momente nga hapja e programit
Për nder të 12-vjetorit
Pavarësisë së Republikës Kosovës, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „Naim
Frashëri“ në Austri, më 23.02.2020, në Langenlebarn-Tulln Niederösterreich, organizoi një
program fesitv me nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe. Mes mysafirëve të shumtë
ishin edhe zotëri Roland Bimo ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri
dhe Isa Kosumi, Konsull i Republikës së Kosovës në Austri.
Në një ambient madhështor,
në sallën e mbushur përplot me mysafirë, të zbukuruar me flamuj kombëtar e
shtetëror dhe elemente dekorative, që krijonin atmosferë festive, nxënësit e
veshur bukur konform me ditën festive, së bashku me mësuesit e tyre u ngjitën
në skenë për të interpretuar himnin kombëtar e shtetëror. Moderatori i
programit, mësuesi Osman Ademi, pasi që i përshëndeti dhe ju uroi
“17 Shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Kosovës” të pranishmëve në
sallë, mes tjerash tha se, “SHMSH “Naim
Frashëri” në Austri këto vitet e fundit është gjithnjë e më afër prindërve dhe nxënësve shqiptarë me aktivitetet kulturore, jo vetëm
në qendra të mëdha, por gjithandej ku jetojnë shqiptarët në Austri, më të
vetmin qëllim që, fëmijët tuaj të flasin, të luajnë të vallëzojnë, të këndojnë dhe të frymojnë
shqip”. Më pastaj ai ftoi kryetarën e SHMSH “Naim Frashëri”, zonjën Miradije
Berishaj që ta merr fjalën. Zonja Berishaj përshëndeti dhe ju uroi të
pranishmëve 17 –Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës në emër të shoqatës. Pastaj
ajo foli edhe për rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare për fëmijët tanë. “Sot,
ne jemi të lirë dhe të gëzuar të festojmë edhe jashtë atdheut. Shoqata jonë “Naim Frashëri” sot shfaq
program të përgatitur nga nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe, duke dashur që
sa më shumë t’i informojmë bashkëvendasit për rëndësinë që ka mësimi në gjuhën
shqipe në diasporë, andaj qëllimi kryesor i shoqatës sonë „Naim Frashëri“ është
përfshirja sa më e madhe e fëmijëve tanë në
mësimin e gjuhës amtare. E dimë që gjuha është njëri prej faktorëve më të
rëndësishëm të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor, që mjerisht nuk
po kujdesemi sa duhet për këtë. E them këtë për arsye se një numër i vogël i
nxënësve marrin pjesë në mësimin e gjuhës shqipe. Të dashur prindër dërgimi i
fëmijëve tuaj në mësimin e gjuhës shqipe është obligim i juaj moral,
intelektual dhe kombëtar, sepse pa të folur dhe pa të shkruar shqip, s`do këtë
kulturë të mirëfilltë shqiptare, as shpirtërore e as materiale. Ajo më pas
falënderoi të gjithë prindërit për bashkëpunimin e mirë që kishte përgjatë
kohës që kishte punuar në prefekturën e Tullnit. Ajo ju bëri thirrje prindërve
që t´i dërgojnë fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe dhe të rihapën grupet”.
Me interesim të madh u prit edhe fjala e Ambasadorit të Republikës së Shqiperisë, zotit Roland Bimo, i cili përveç angazhimeve të shumta gjithnjë gjenë kohë edhe për aktivitetet kulturore që organizon komuniteti shqiptar në Austri. “Pavarësia e Kosovës është ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar, pas Pavarësisë së Shqipërisë. Ai e vlerësoi lart punën e mësuesve shqiptarë në Austri dhe gjithashtu porositi prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në mësim në gjuhën shqipe, sepse është pasuria më e madhe që ata mund të trashëgojnë”- tha mes tjerash ambasadori Bimo. Konsulli i Republikes së Kosovës në Austri zotëri Isa Kosumi, pasi ju uroi ditën e Pavarësisë, ndër të tjera tha se: “Ruajtja e identitetit ende mbetet një prioritet për diasporën shqiptare, si dhe për institucionet përgjegjëse të shteteve amë. Uroj që me punën tonë, me përpjekjet tona, por edhe me sakrificat tona, ta qojmë në vend amanetin e heronjve dhe të heroinave tona - ta bëjmë Kosovën tonë të fuqishme dhe të përparuar ashtu si e deshten ata që derdhën djersën dhe gjakun gjatë shekujve, për ta bërë këtë vend që ne e gëzojmë sot”. Evenimentin e prëshëndeti edhe mëuesi i parë i mësimit të gjuhës shqipe në Austri, tani më disa vite në pension, zotëri Shefqet Gashi. Mësuesit që morën pjesë me nxënës në program ishin: Miradije Berishaj, Ibrahim Hasanj, Osman Ademi, Antigone Elshani, Merita Ismaili, Qefsere Bislimi, Ismet Sinani dhe Rafete Kosumi. Kishte edhe personalitete dhe aktivist nga fusha te ndryshme; prof. dr. Ismail Kabashi, prof. dr Idriz Ismaili, prof. dr. Ariana Rugova, dr. Fetije Pepshi, Rolanda Limani, Drita Cacaj, Tahir Turkaj, Hafir Shala e tj. Pas fjalëve përshëndetëse, radha ju la nxënësve. Ata e filluan programin me Vallen e Pavarësisë, me të cilën e ndezën atmosferën festive që në fillim me lojen e bukur në skenë nxënësit nga Vjena: Erda Arifaj, Erza Hasani, Melany Lesdedaj, Alibina Zenelaj, Valesa Arifaj Adea Arifaj, Origit sylkaj Asime Salihu dhe Fatlind Ademi. Vallen e Hamëz Jasharit e vallëzuan bukur nxënësit nga Traisen: Melisa Hetemaj, Melisa Beqiri , Kaltrina Hetemaj, Elisa Çekaj, Elvesa Krasniqi dhe Fjolla Halili. Vallen Shamia e beqarit e vallëzuan me elegancë vajzat e grupit tjetër nga Vjena: Vanesa dhe Fijolla Shala, Dora Alihajdaraj, Adea Zenelaj, Fiona Vishaj, Adela Tahiri, Vesa Pepshi dhe Adonisa Dervishaj. Nxënësja Dora Alihajdaraj luajti në violinë melodinë “Baresha”, së bashku me grupin e vajzave. Kjo ishte edhe arsyeja që moderatori i programit ua përkujtoi publikut këngëtarën tonë të madhe, Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta para disa ditësh, por që la vepra të mëdha artistike muzikore. Përveç valleve kishte edhe shumë recitime me motive patriotike të cilat u interpretuan me shumë dashuri dhe emocione nga nxënësit si Adea Zenelaj (monolog), Leon Rexhaj, Rigzim Haxha, Donika Nasufi, Gresa dhe Denis Sejdiu, Argita dhe Diana Hasanaj, Fidan Memedi, Edon Çekaj, Bleran Memedi, Anika Demaj, Alea dhe Jola Bazaj, Jon dhe Diar Bacaliu, Fiona Vishaj, Adonisa Dervishaj , Erdi Fetai, Melisa Hetemaj, Sead Hetemaj, Alina Hasanaj, Siona Jonuzi, Ajlin Ala, Dioni, Nora, Dreni dhe Melisa. E ftuar në program ishte edhe Shoqata kulturore „Shqiponja”- Traisen. Vallëtaret: Fortesa Çekaj, Donika Elshani, Edonisa Çekaj, Altina Krasniqi, Nora Kastrati, Laura Kastrati, Alisa Prushi, Anjesa Hysenaj, Leonita Hetemaj, lanë përshtypje të mirë me me Vallen e Rugoves dhe Vjelja e mollëve. Këngëtarja e re dhe në perspektivë, Blerta Ismaili, ish-nxënëse e dalluar u paraqit me këngen „Me fal“. Programin e mbylli këngetari i ri shumë i njohur Alban Spahiu, gjithashtu ish- nxënës i mesimit në gjuhën shqipe. Ai u prit me duartokitje të gjata nga publiku. Shoqata falënderon Fadil Muhadrin pronar i furrës “Ariana”, Granit Berisha për shërbimin teknik, Fiona Kabashin, Fjolla Ademin, Dillëza Kuqin, Familjen Remzi dhe Antigona Berisha për dekorim dhe kujdesin në sallë si dhe të gjithë ata prindër që ndihmuan këtë manifestim me rasitn e „17 Shkurtit- Dita e Pavarësisë se Kosovës“! FALEMINDERIT!
Ambasadori
i Republikës së Shqipërisë z. Roland Bimo dhe Konsulli i
Republikës Kosovës z. Isa Kosumi me mësuesit dhe mësueset në Austri.
Zonja Miradije
Berishaj, kryetare e SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri.
Z. Osman Ademi, moderator i
programit.