Udhëpërshkrim
Prend Buzhala: Libri i një teologu mysliman për Nënën Tereze
E shtune, 22.02.2020, 11:55 AM
LIBRI I NJË TEOLOGU MYSLIMAN, ZEKERIJA IDRIZIT, PËR NËNËN TEREZE
Nga
Prend Buzhala
Një
promovim i rrallë i një libri unik, sot, në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër
Biogdani" në Prishtinë. Është fjala për librin BISEDË SHPIRTËRORE ME SHËN
NËNËN TEREZË" të teologut Zekerija Idrizi, i cili qe dy dekada e sa jeton
në Berlin të Gjermanisë. Vetvetiu, një autor i një "besimi tjetër"
sfidon me librin e tij. Nëna Tereze është bashkëvendase e Zekerija Idrizit, që
të dy nga Shkupi...
1.
Për
librin ligjëruan botuesi i "Procult" Fatmir Halimi dhe Prend Buzhala
(autor i këtyre radhëve). Diskutuan edhe Fehmi Cakolli, pastor i Kishës
Ungjillore, protestante në Kosovë, dr. Hakfi Bajrami, si dhe autorë nga Shkupi,
si Nuri Rexhepi e Tirana Edmond Vrapi etj.
Merrnin
pjesë një publik i zgjedhur nga të gjitha troejt entike shqipatre e nga
diaspora. ishin dy aktorë të rinj nga Shkupi: Ajshe Useini dhe Mumin Abdullahi
që interçretuan dialogë imagjinarë, pjesë nga libri, mes autorit Zekerija
Idrizi e Shën Nënës Tereze.
Këta
dy aktorë të talentuar do të interpretojnë pjesë nga libri im, dialogët
imagjinarë mes Shën Nënës Terezë dhe autorit Idrizi... Atmosefra e takimeve dhe
e bashkëbisedimeve vazhdoi edhe në restorantin EDI 2.
2.
Shkëputje
nga ligjërimet.
"Vetvetiu,
një autor i një "besimi tjetër" sfidon me librin e tij. Le ta lexojmë
librin "Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë" të Zekerija Idrizit
si sfidë të shumëfishtë. Zekerija Idrizi është teolog, siç na e thotë shpesh,
është “teologu shqiptar, përkatës i besimit islam.” Në radhë të parë, është
sfidë e teologut islam: duke përmendur faktet e sulmeve ndaj Nënës Tereze,
sidomos nga disa klerikë të besimit mysliman, autori merr përsipër ta bëjë të
kundërtën: të shkruajë, të meditojë, të reflektojë në bashkëndjesi,
bashkëmendim e bashkëveprim me Nënën Tereze, si femër arketip i dashurisë, në
përqasje me Nënën e Jezuit. Janë dhe kryesimbole të paqes universale, siç
vlerëson autori, po ashtu në përqasje me shumë figura e personalitete botërore,
bashkëkohorë, historikë e sidomos, të librave të shenjtë. .. Bisedat
shpirtërore i drejtohen vetvetes, në përqasje me personalitetin e Nënës Tereze:
janë shpalime të këndvështrimeve personale për gjithçka ngjet në botë, në
fushën e religjioneve, ekzistencës, fateve njerëzore, e fatit të kombit
shqiptar. Këto biseda përsiatjesh, janë një kronologji shpirtërore e e
jetëshkrimit të vetvetes... Krahas shkrimit solilok (të përsiatjeve
monologjike), përfshihet edhe diskursi i debatit, një si përballje me
literaturat e fushave të ndryshme e në gjuhë të ndryshme (autori i jep ato si
referencë leximi, në fund të librit). Aty ai gërsheton edhe rrëfimi
autobiografik, i gërshetuar a i harmonizuar në strukturat tekstore të Bisedës.
Aty është edhe shkrimi-kronikë, që ngjet në një kronikë më shumë spirituale.
Aty janë letrat që ua dërgon disa klerikëve shqiptarë të besimit të krishterë
(katolikë e ortodoksë), që përshkohen nga një frymë e tolerancës proverbiale
shqiptare, dhe artikulojnë një kulturë të mirëfilltë të qytetërimit të
tolerancës. .. Nuk është e habitshme, prandaj, përse nëpër këtë vepër
parakalojnë emra të spikatur teologësh gjermanë të së djeshmes, si Martin
Luteri, apo të së sotmes, parakalojnë priftërinj shqiptarë katolikë e
ortodoksë, priftërinj maqedonas ortodoksë, me të cilët ka pasur përballjet e
tij. Parakalojnë autorë, libra, literatura, religjione, kultura, civilizime,
vendbanime, qytete, shtete, por, gjithsesi, aty në qendër, janë dy
protagonistët e librit: autori dhe Nëna Tereze. Por aty është edhe gruaja e
tij. Ja me sa frymëzim jepet një pasazh me gruan, ku flitet për urdhrin suprem
të dashurisë te Nëna Tereze..." (Prend Buzhala).
3.
Ndërsa
Fatmir Halimi theksoi: "Shkrimtari dhe teologu i njohur i fesë islame,
Zekerija Idrizi, mendoj unë , duke i parë rrethanat e sotme kulturore, fetare,
sociale e politike të popullit tonë në Ballkan, duket se e ndjen edhe obligim
moral, e njerëzor që ta shkruajë këtë libër e të merret me këto përsiatje rreth
figurës shumë madhore të Shën Nënës Terezë. Jemi në rrjedha të situatës sonë se
ka zëra, që thonë sot, se Nëna Terezë një shqiptare e lindur në Shkup nga
prindër, nga qyteti i Prizrenit ishte një nënë e madhe për botën e krishterë
dhe një përkrahëse e madhe e skamnorëve, që karrierën e saj e zhvilloi
kryesisht në Kalkutë, një krahinë e madhe në Indi, ku popullata e saj gjatë
viteve të 70-ta dhe 80-ta vuante nga uria, e falë angazhimit të saj bota i
ktheu sytë atje dhe e ndihmuan atë popullatë,"
Në
fund ligjëroi edhe autori, që paraqiti motivet që e shtynë ta shkruajë këtë
libër.