Udhëpërshkrim
Lon Karrica: Në Stuttgart qëndron shtatorja e Nanës Tereze
E marte, 05.11.2019, 09:46 PM
NË STUTTGART QËNDRON SHTATORJA E NANËS TEREZE
Reportazh
nga aktiviteti shpirtëror dhe kulturor i mërgimtarëve në Gjermani
Shkruan:
Lon Karrica
Të
shtunën që kaloi, në Stuttgart të Gjermanisë, u bë përurimi i shtatorës së Shën
Nanës Tereze- Gonxhe Bojaxhiut. Ishte një ngjarje e rrallë shpirtërore dhe
kulturore që organizojnë mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në
Stuttgart me rrethinë.
Të
tubuar rreth sofrës së përbashkët, aty ku lutët, pëndohët ,për fajët dhe
lëshimet, aty ku lexohët dhe këndohët në Gjuhën tonë të bukur Shqipe, kësaj
ngjarje i parapriu Mesha Shejte e celebruar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së
Republikës së Kosovës Imzot Dodë Gjergji bashk me Famullitarin Don Albert
Krista, Famullitarin e Kishës St. Konrad Don Anton Seeberger dhe Famullitarin
kroat.
Plotë
njerëz, plot mërgimtarë shqiptarë pa dallim besimi, shumë rini, të ngazllyer, i
uronin njëri tjetrit me fjalët : “E gëzofshim “. Çdo gjë e përgatitur mirë dhe
me kohë me kohë deri në datalje edhe ma të vogla. Këshilli i Famullisë Katolike
Shqiptare e Shejta Nana Tereze, në krye me Famullitarin Don Albert Kristën,
ishin kujdesur më parë që çdo gjë të shkoj në rregull. Dhe, nuk ka se si të
ndodh ndryshe. Të sakt, të përpiktë, të rregullt që ti presin një numër të madh
të mërgimtarëve nga e gjithë Gjermania dhe nga shtetët tjera, Zvicër, Austri
etj. Ishin aty antarët e Këshillit të Famullisë në kry me Lon Karricën. Ishin
aty Franqez Spaqi, Bekim Përvorfi, Vera Gojani-Saliquni, Bekim Saliquni. Këta
edhe janë të ri, edhe të ditur, por janë shumë të vyeshëm. Nuk pritojnë që çdo
punë , çdo aktivitet të realizohët me përpikmëri.
Si erdhi Nana Tereze në
Stuttgart
Nana
Tereze, në Stuttgart të Gjermanisë ka qenë përsonalisht edhe në vitin 1982 në
kuadër të manifestimit të një ngjarje me moton : “Solidariteti me botën e
tretë” e organizuar nga Landi Baden- Württemberg. Ka qenë e ftuar nga Qeveria e
landit ku është pritë nga Kryetari i atëhershëm i Gjermanisë Carl Carstens dhe
Kryetari i Qeveresisë së landit Lothar Späth. Pastaj, Nana Tereze është takuar
edhe me Kanzelarin e Gjermanisë Helmut Kohl ku ka pasë një vizitë vendeve të
Azisë në vitin 1986.
Nana
Tereze ka qenë shpesh herë në Gjermani, se ka pasë disa qendra strehimi dhe
përkujdesje për të smuarit, të pa strehët dhe fëmijtë e braktisur si në
Mannhaim, Chemnitz, München, Berlin etj. Të gjitha këto vizita të Nanës Tereze
në Gjermani janë të përcjellura dhe të shenuara nga shtypi i kohës.
Por,
kësaj radhe, erdhi në bronz. Kësaj radhe erdhe me dashurinë , me humanizmin dhe
njerzorën, erdhi me Shjtërinë e saj. U vëndos pranë Qëndrës Kishtare St.
Konradi aty ku kalojnë njerëzit, prindërit me fëmijë, kalimtarët e ndryshëm për
ta shprehur gjithnjë respektin për Shejtorën.
Ishte
Bashkësia shqiptare, në përgjithësi, që jeton dhe vepron në Stuttgart me
rrethinë që bëri këtë punë të mirë që nga ideja e deri te vëndosja, bekimi dhe
zbulimi i shtatorës që u bë sot. Sepse, edhe Famullia jonë Katolike Shqiptare e
mbanë emrin e Shejtës Nana Tereze. Janë besimtarët ata të cilët e ndihmuan
materialisht ardhjën dhe vëndosjën e shtatorës ku do të qëndroj për jetë e mot.
Ipeshkvi
Imzot Dodë Gjergji foli për aspektin filozofik të veprës së Shën Nanës Tereze.
Si duhët kuptuar dhe praktikuar në jetën e përditëshme, nga njerëzit real,
porositë e veprës së Shejtorës sonë. Mirësia, dashuria, kujdesi për njerëzit me
nevoja të veqanta, janë vetëm disa premisa që duhët edhe sot në kohën tonë të
vazhdohën. Sepse këto janë premisa që e karakterizojnë shpirtin human të
Shejtës Nana Tereze. Bota na njeh përmes veprës dhe emrit të sajë.
Dom
Albert Krisa , në fjalën përshëndetëse theksoj : “ Edhe një herë përshëndes
Imzot Dodë Gjergjin Ipeshkv i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Famullitarin e
Qendrës Katolike Shën Konrad Don Anton Seeberger, konsulin e Konsulatës së
Republikës së Kosovës në Stuttgart zotri Imer Lladrovcin, skulptorin e kësaj
shtatorje Tal Istrefin dhe juve të gjithë të pranishëm.
Sot
është një ditë e bukur që na e dhuroj Zoti . Kënd duhët falemderuar për këtë
ditë. Natyrisht se e falemnderojmë Zotin . E falemnderojmë edhe Gonxhën tonë. I
falemnderojmë dhe i kujtojmë të gjithë shejtërit tanë që prej Shën Jeronimit
ilir, Shën Florit dhe Laurit dardan, Shën Astit të Durrsit, Gjergj Kastriotin
dhe të gjithë martirëve dhe dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe e Fe.
Në
prezentimin e vetë Famullitari i Kishës së Shën Konradit Don Anton Seeberger
shprehu admirim për këtë ngjarje e cila qysh në takimet e para në kremte të
parë para Pesë viteve ka lind si ide ku Këshilli i Famullise ka bëre kerkesen.
Kemi previlegjin që të jemi të shejtë sepse shejtëria është për njerëzit. Ju
dhe ne kemi sot një shtatore të Shejtës Nana Tereze e cila do të ketë gjithmonë
respektin e popullit gjerman. Ne me Famullinë Katolike Shqiptare e Shejta Nana
Tereze kemi bashkpunim shumë të mirë dhe ky bashpunim do të vazhdoj edhe në të
ardhmën.
Për
ndryshe, Don Seeberger ka dhanë një ndihmë dhe përkrahje shumë të madhe në
realizimin e këtij projekti të cilin ne e falemnderojmë përzemërsisht.
Në
fjalën e vet Konsuli i Konsulatës së Përgjithëshme të Republikës së Kosovës në
Stuttgart zotri Imer Lladrovci u shpreh se jam i lumtur që i takoj kombit të
Nanës Tereze e cila me humanizmin e vetë bëri që e terë bota të ketë repket.
Përcjelli përshëndetjet e përzemërta nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në
Berlin zotri Beqë Cufaj.
Autori
i kësaj shtatorje , skulptori Tal Istrefi tha se fare nuk ju ka dridhë dora në
realizimin e kësaj vepre. Kam pasë motivin dhe dëshirën që me përkushtim ta
realizoj çdo imtësi sepse çdo vepër artit duhët të krijoj ndenja. E gëzofshit !
Pjesa
artistike, e përgatitur nga motrat Terezina Paluca dhe Valbona Uka, ka qenë
pika ma e shëndritshme dhe mbresëlënse e kësaj ngjarje. Kori i Kishës i
udhëhequr nga motrat është segmenti kualitativ për çdo ngjarje.
Në
fund Don Alberti tha se Imzot Dodë Gjergji shumë herë ka bekuar dhe zbuluar
buste dhe shtatore të Nanës Tereze por kësaj radhe do ta kursejm. Do ti ftojmë
të gjithë fëmijtë prezent që bashkarish ta bëjnë zbulimin e Shtatorës në Shën
Nanës Tereze në Stuttgart.
E
gëzofshim bashkarisht !
Stuttgart, Tetor 2019