Udhëpërshkrim
Mevlud Buci: Lura, vatra e vllaznimit
E premte, 06.09.2019, 07:06 PM
LURA, VATRA E VLLAZNIMIT
NGA
MEVLUD BUCI
Kur
më ftuan lurianët me 25 gusht të këtij viti,
ndjeva një emocion të veçantë, se
do të udhëtoja drejt kësaj treve magjepsëse
për herë të pestë pas më shumë se dyzet viteve.Lura, përveç bukurive natyrore që ende mbahen pas
stuhive të shkatërrimit prej motosharrave zhurmuese, është mbi të gjitha vend i
njerëzve të mirë, bujarë, të mençur dhe të zgjuar e krenarë.Këtë radhë, nuk shkova më këmbë si atëhere para katër
dekadave:Katër Grykët, Muhur, Zall-Dardhë Lanë –Lurë e Lurë, por te Rruga e
Kombit u nisa drejt Rrëshenit.E për të arritur deri këtu, përmes një agimi që
lindte prej majë malesh kisha ardhur me një mikrobuz të Lurës.Sapo kaluam
Perlatin, te vendi i quajtur Livadh i
Turkut filloi rruga e “ferrit”, gropa- gropa,
për gati 70 km, dëshmi e indiferencës makabre të të gjitha qeverive të
cilat sa herë kanë gënjyer për rregullimin e kësaj rruge aq të
rëndësishme.Ish-deputetë të listuar e të votëbesuar, politikanë papagalllë që i
shqyejnë paratë me dhëmbë e dhëmballë,
sa herë kanë gënjyer.
Pasi
kalojnmë Perlatin e Epërm ndodhemi në të djathtë të Selitës, së bashku me Ndrec
Dedë Rajtën, shofer, nga Krej Lura dhe Enver Dedën nga Gur Lura dhe e shohim të
arsyeshme të pushojmë pak në Kurbnesh.Duke parë me përmallim nga Zajsi e Valmari, shoferi më thotë me shaka:-Përse
çuditesh or mik, këtej i thonë tokë e
shenjtë, toka e këngëve ;ndërkohë më erdhi ndërmend Gjok Beci, bir i Zajsit,
korife i teksteve të bukura të këngëve popullore.Ai, si Naim Plaku i Dibrës dhe Lefter Çipa i
Labërisë , bëri epokë me tekstet e tij aq të qëlluara.Në shembëlltyrën e tij më
kujtohen edhe krijues të tjerë si Ilmi Kolgjeca e Arif Buci, Ali e Sherif Peka .Shkëputem një çast nga ky
shirit i shkurtër i kujtesës dhe më duhet të shoh Enver Dedën i cili vjen çdo
vit për festë në Lurë, edhe pse është 58
vjeç dhe ka 42 vite që jeton në Kodër Balldre të Lezhës.Ai se ç`do të më thotë,
sikur unë i kërkoj një kujtim, një mendim, dhe sikur ta ketë kuptuar këtë
shprehet:”E kam amanet nga babai të mos i harroj kullat.Prandaj edhe e rregullova
shtëpinë në Gur Lurë.Një përrua që
harron burimin, thonë çidhnakët, shteron”.
Enver
Deda është i 12-ti vëlla e me dy
motra.Të 14 fëmijtë e Bajram Dedës çanë
me djersë udhët e jetës, ngritën vila e pemëtore në Balldre, por kurrë
nuk harruan kullën malësore.Në bisedë flasim për Gafur Dedën, intelektualin
Abaz Deda, për heroin e punës Sali Deda që ra në kryetë detyrës më 1985 i
përfshirë nga orteku i borës…Jeta ka gjurmët dhe rrjedhat e veta…
+++
Jemi
në Mërkurth.Në të djathtë të rrugës automobilistike , rrugë e rrënuar, ndodhen
kullat e shembura të Lleshajve, ja, ajo e rregulluara është e Luan Lleshit,
ndërsa ajo e shembura e Sandër Lleshit , e gjeneralit ministër…
Pas
qafës së Mërkurthit na u shfaq pllaja e
bukur mes malesh, Kodra e Halleve, Kodra e Kaçorrit, Krej Lura me kullat e
malit.Bakullemes, Kësula e Lurës më pas,
lura e Vjetër.Dielli po perëndonte në Fushë Lurë, vend me bukuri të
rrallë.Në të djathtë vjen Nezhda e Lurës, Kurora me liqenet e kaltër,
përballë, Runja e Lurës e në të majtë
Lanë Lura.Të parin takuam Faik Bucin, këngëtar i Lurës.Ai na drejtoi te lokali
i tij, aty ku ishin artistw qw kishin kurdisur tingujt e çiftelisë me gjëmimin e lodrave kushtrim.
Zef
Doçi me shokë, Mendi Buci prisnin njerëzit sipas Karareve të Lurës.Me ne ishte
edhe krijuesi mirditor Fran Laskaj.Nezir Çupi, biri i Çup Alisë citon me
dashamirësi Demir Lushën e Çidhnës përpara vezirit të Shkodrës:I nderuar Fran,
të mendoja një burrë të madh dhe jo kaq të shkurtër, prandaj po u përmend
Lushën e Çidhnës që rrëzoi
Vezirin e Shkodrës…
Por
Fran Laska ka shkruar mjaft tekste për grupin artistik”Lura”, këngë për Ilmi
Kolgjegjën(Thimi Mitkon e Dibrës) dhe
për këngëtarin Arif Buci të cilët nuk jetojnë më.Ai ka krijuar
këngën”Tri mijië vjet jam Oroshian”, lirika, këngë epike, është pedagog dhe redaktor në një shtëpi botuese në
Lezhë.Janë mjaft këngëtarë si Mendi e Trëndëlina Buci, Ludovik Rajta e Hamit
Batalli, Ibrahim Haldedja e Zaim e Arif Tollja, Skënder Mena e plot të tjerë që
i japin tonin artistik grupit “Lura”.
+++
Pyeta
për kullën e të paharruarit Halil Peka, i cili, para 40 viteve, ishte 104 vjeç dhe më ndihmoi për një studim timin lidhur me
qëndresën e Lurianëve e Katër Grykëve kudër
Malit të Zi në betejën e
Kakarriqit në në nëntor 1912.Dy djem,
Hazis e Indrit Peka ishin
kushërinjtë e tij;më prinë përpara...Te kulla e tyre, gjetëm kushëririn Xheladinin, 75 vjeç, ardhur
nga Tirana që uronte kushërinjtë për
festën e Shënmërisë.Aty u bisedua edhe për tri të papriturat e Lurës, për të cilat shkruan poeti e studiuesi Gëzim
Dule Loka në librin “Lura perla e Europës”, fq 135.E papritura e parë:Toka
takohet me qiellin, e dyta, mikpritja, e treta dendësia e ngjarjeve.
+++
Pasi
bëmë foto para bustit të heroit Gjok Doçi
dhe i Nikollë Kaçorrit, në podium u ngritën këngëtarë e valltarë.Janë 45
artistë.Përmes flladit të Kurorës jehonë vargjet dhe meloditë përcjellë nga
artistët Ludovik Rajta, Mendi Buci, Trëndëlina Buci, Hamit Batalli, nip i Gjok
Becit, Ibrahim Haldeda, Zaim e Arif Tollja, Skënder Mena, Sherif Dervishi e të
tjerë, si dhe vallet e bukura e burrërore të koreografit Bujar Goranxa, vallja
e “treqind nuseve me duvak” që korrin një stuhi duartrokitjesh…
+++
Pas
programit artistik bëjmë foto me artistët, me Katriot Rajtën e Ri, nipin e
Kastritot Rajtës që ra për humanizëm më 1985.Pastaj nisemi te kullat e gurta të
fisit Rajta , aty ku shkëlqen uniteti i
fisit dhe drita e bujarisë.Në sofrën e madhe me dhjetra kushërinj, është Viktor Rajta, ish-ushtaraku e komandanti i kufirit detar e komandant në
Kurbin, tani me banim në Florida të SHBA, kushërinjtë Iliri, Genti e kryemiku i
kullës, Fran Gjoni(Margjini) i
Mirditës.Nga Florida telefonon vëllai i madh i Viktorit, Pjetër Rajta.Artisti
dhe organizatori Ludovik Rajta e ka mbushur oborrin e kullës trekatëshe me kushërinj
e miq.
Të
fundit nga Krej Lura u përfalëm me Sokol
Rajtën e ri, birin e të paharruarit Nin Rajta, tregimtar e publicist, ndjesë
pastë;me intelektualin Bardhok Rajta.
Kurora
e bjeshkëve, malet e blerta po shkriheshin, bëheshin një me perëndimin e
diellit.Gjurmët e mbresave në Lurë janë të pashlyeshme, ato rrezatojnë përmes
zemrës dhe fjalës së njerëzve të mirë, perms artit e këngëve, janë shenja të forta
vëllazërimi.Ndaj nga shpirti burojnë vargjet:
Lum
çka le toka lurajne
Lum
ç`petrita përkundi djepi,
Dritë
lirie dhe tramundane,
Bij
të besës, sokola shkrepi.
Nëpër
mote në fole t`barotit,
Për
atdhe e dritë të betimit ,
Lurë
moj bijë e Kastriotit
,
Lurë
moj vatër e vllaznimit…
Gusht 2019, Lurë.