Udhëpërshkrim
Neshat Mehmedi: Në Augsburg të Gjermanisë si në trojet shqiptare
E shtune, 17.08.2019, 06:06 PM
NË AUSBURG* TË GJERMANISË SI NË TROJET SHQIPTARE
Shkruan Neshat
Mehmedi
Pasdite më 05 korrik 2019, ... bashkë me Reshatin shkuam te shoqata
kulturore “ATDHEU” në Augsburg të Gjermanisë. “ … e cila është themeluar më 30
shtator 2006 me iniciativën e mërgimtarëve nga të gjitha viset shqiptare.
Platforma e shoqërisë u përcaktua në statutin themeltar, të cilit e nënshkruan
14 përfaqësues të shtresave e besimeve të ndryshme nga e gjitha Shqipëria
etnike. Qëllimi kryesor i saj është edukimi dhe shkollimi i brezave të rinj,
kultivimi dhe afirmimi i gjuhës, letërsisë, artit, historisë, kulturës dhe
traditave shqiptare”, si dhe zhvillimi i ndërgjegjes kombëtare dhe atdhedashëse
…
Në një kënd të caktuar enkas për
makina Reshati e parkoi veturën e tij, … Kudo vëren djemtë duke kryer punë të
ndryshme: disa bartnin tavolina e karrige, disa i renditin radhë - radhë drejtë
e bukur, baca Lutfi – kryetari i shoqatës me motor kosë kosit kullosën, tjetri
me grabujë e mbledh barin, një nxënës me
karrocë e bart barin deri te këndi i biombeturinave, pak më tutje, tjetri me
motosharrë pret ferrat dhe kullosën afër rrjetës dhe nën të , tjetri i ndihmon
duke ia ngritur rrjetën, të tjerët me
Gjymin bartin shtyllat lëvizëse të futbollit, të gjithë bashkë planifikojnë
këndin e kamionit me pije e të skarës (Sofrës Pejane), Reshati përgatit
renditjen e tekstit për manifestimin, Bashkim Dalipi me ca të tjerë rregullojnë
tavolinat e koktejet brenda në sallë dhe restorant të shoqatës ku përgatitej
edhe ushqim i thatë; qebapë, pleskavica, suxhuk,… Mustafa në restorant vendos
edhe dy aparate për kafe shtesë, që i ka
sjellë nga firma e vet për ditën e nesërme( ditën e manifestimit), lala
Zulqufli kishte rregullua kulmin e shoqatës, të cilin kulm para 40 vitesh e
kishte mbuluar Zulqufliu, Hajredini me
shokë ka instaluar nxehjen qendrore, Elmi Ajeti me shokë ka sjell rërë për rrugën , Agim Halabaku me shoke ka
shtruar parkingun, Arben Emini ka pru
pije të ndryshme në shoqatë , Imer Podvorica, Milaim Podvorica ( dy kushërinj),
Gjemshir Ibushi me shoke, Bashkimi i Strugës, Bashkimi i Kosovës, Jashar
Berisha, Arbeni me shokë, Qenani, Fizi
Isa( Strugë) me shokë, Burimi, Naim Thaqi me shokë Vasfi Alimi me shokë,
Adnan Gurguroci, Berati, Besniku, Pina
me shoke, Sami Iseni, Sabedini, Mija Ajeti, Shemi, Smiri, Imer Mexhiti,
Xhenshiti, Adnani, secili nga këta të lartpërmendur bëjnë punët sipas
profesionit që i kanë dhe ka nevojë objekti i shoqatës…. E disa fëmijë kryejnë
punë më të lehta,…
Punë Vullnetare
Kudo vëren humor, buzëqeshje e punë vullnetare sikurse të gjithë janë nga e
njëjta familje, edhe pse ishin nga të gjitha trojet shqiptare, pra bashkim
kombëtar e shpirtëror në diasporë; Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë,
Republika e Maqedonisë Veriore,… (Medvegja, Gjilani, Vitia, Ferizai, Prizreni,
Skenderaj, Podujeva, Tetova, Ohri, Gostivari,…) Shkurt, punë e përbashkët deri
në orët e vona të mbrëmjes, derisa i përfunduan të gjitha punët, pra çdo gjë
është gati për ditën e nesërme me përjashtim të podiumit që do rregullohej të
nesërmen …
Puna e përbashkët e vullnetarëve, e ka të vetmin qëllim, për ditën e nesërme hapësirat e shoqatës “ATDHEU” të jenë në nivelin më të lartë të përgatitjes, për të pritur mysafirët në mënyrën ma të mire të mundshme, ashtu si e kanë traditë shqiptarët. Këtë cope tradite ta përcjellin edhe te brezi më i ri këtu në Bavari,…
MËSIMI PLOTËSUES I GJUHËS SHQIPE
Organizuesit e shoqatës gjatë bisedës shumë të ngrohtë e vëllazërore dhe
mikë pritjes bujare më njoftuan me rendin shtëpiak në shoqatën kulturore
“ATDHEU”: Këto lokale të kësaj shoqate i shfrytëzojmë përpos aktiviteteve të
ndryshme kulturore që janë të shumta, njërin ndër to e kemi edhe grupin e
valltarëve, që e udhëheq Bashkim Dalipi – koreograf ( nga Ohri) me anëtarët e shumtë dhe grup
moshave të ndryshme, pra ushtrimet i bëjnë, çdo të premte në ora 17 : 00 dhe çdo të diel ora 14
., kurse aktivitetin kryesor që
organizojmë është edhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe që mbahet çdo të diel
nga ora 10 : 00 – 12 : 00, që është i angazhuar mësuesi Naim , e më parë
mësuesja Fatime Sokoli dhe profesoresha
Naxhije, … për mësimin e gjuhës shqipe (fëmijëve) nxënësve tanë. Interesimi i
prindërve është shumë i madh për me kyç
fëmijët e tyre në mësimin plotësues. Shpresojmë shumë që të gjithë
fëmijët e mërgimtarëve të kyçen në këtë shkollë dhe në shkollat tjera për të
mësuar shkrim leximin e gjuhës shqipe dhe gjuhën letrare, …
Organizojmë edhe manifestime kulturore për nder të festave tona kombëtare:
Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – 28
Nëntori, 17 shkurtin 2008 ditën e Pavarësisë së Kosovës, 7 Marsit,…
organizojmë gara sportive në futboll -
Vllaznim Azemi dhe Burimi janë përgjegjës të futbollit, beachvollejboll, tenist
dhe shahit, si dhe organizimin e garave në kuisin e diturisë me nxënës
pjesëmarrës, kontribut të rëndësishëm japin koordinatori Rexhep Nikqi dhe
kryetari i LAPSH it Milazim Ukaj, dhe
mbledhje të ndryshme me mërgimtarët e në raste të veçanta për
grumbullimin e lekëve për nevoja të veçanta,…
KËTU NA DHEMB DHËMBI TË GJITHËVE
Pra mundohemi të mbajmë gjallë ruajtjen e identitetit kombëtar, shtylla
kryesore e gjithë kësaj pune është gjuha shqipe, … një popull që e harron
gjuhën amtare, ai shumë kollaj asimilohet.
Ne me fëmijët tanë duhet të flasim detyrimisht shqip kudo, sepse këtu na
dhemb dhëmbi të gjithëve; në banesë, rrugë, aktivitete të ndryshme siç i
përmendëm më lartë, sepse s’është turp, por krenari kombëtare, dhe sa më shpesh
brenda vitit t‘i çojmë fëmijët në vendlindje, të krijojmë lidhjet me të
afërmit, dhe dashurinë shpirtërore për
atdheun, sepse këtu në vend të huaj e kemi detyrimisht të mësojmë gjuhën,
kulturën, … gjermane, suedeze, italiane, franceze, … Po s‘u kujdesëm vet kështu
të organizuar dhe të bashkuar; prindër, fëmijë, mësues, klerik, biznesmen,
konsuj,… me një ideal të përbashkët do të na merr uji i lumit. Shkurt përçarja
është e keqja më e madhe e shoqërisë dhe kombit, është humbja e rrugës në pike
të ditës dhe bredhje nëpër errësirë e drejtë asimilimit. Këtë të keqe do ta
mposhtim dhe të mirën do ta afrojmë këtu në diasporë me punë, shkollim,
bashkëpunim, vendosmëri, solidaritet, guxim, sakrificë, … pa dallime politike e
fetare, por si shqiptarë, …
Rregullat shtëpiake në shoqatë
Ne kemi rregullat tona shtëpiake në shoqërinë “ATDHEU” këtu në Augsburg, të cilat I kemi
caktuar vet si detyrat ma të mira të mundshme për të mbijetuar shoqëria jonë
dhe i zbatojmë me përpikëri të lartë thotë baca Lutë, nga themelimi i saj më
2006 e këndej dhe vazhdon: Arbeni, restorantin e furnizon me pije të ndryshme
gjatë manifestimeve kulturore dhe
sportive. Pijet ne i shesim, jo vetëm për mysafirët, por edhe vet ne anëtarët i
blejmë, me lekët e fituar mbulojmë një pjesë të harxhimeve të manifestimeve.
Ngjashëm ndihmon edhe ....... me skarën e tij, rregullisht na ndihmon me
qebapë, pleskavica e suxhuk. Kemi edhe shumë raste të veçanta ku anëtarët janë
në punë dhe nga pamundësia për me bërë ndonjë punë vullnetare, ata me vet
dëshirë na ndihmojnë me para, siç është Shemi (machastena), Naim Thaqi, Jashar
Berisha, Agim Halabaku, Gjemshir Ibushi, Milaim Podvorica,, Bashkim Dalipi, na
kane ndihmuar me shume leke, ka edhe disa të tjerë që kanë ndihmuar me mjete,
ose Flamuri disa herë na e ka paguar darken, edhe pse jemi marr vesh që do e
paguajmë Ne,… Agjencinë turistik “ Fatoni Reisen” na ndihmon shumë, na e
lehtëson shumë udhëtimin e anëtarëve të shoqatës këtu nëpër Gjermani, për të
marr pjesë në aktivitete kulturore, bile edhe jashtë saj për të vizituar vendet
turistike nëpër Shqipëri, për këtë vit na ka premtuar, … Kurse pjesën tjetër të
harxhimeve e mbulojmë vet ne anëtarët e shoqatës, sepse numri i anëtarëve është
përafërsisht 200 (dyqind ).
Ne nuk harrojmë kurrë kontributin dhe veprimtarin atdhetare të vëllezërve
tanë që vunë gurë në forcimin e shoqatës kulturore “ATDHEU”, njëri ndër ata
është edhe Arbeni - pronari i fabrikës
tani shumë të njohur “VEZË SHARRI” në Tetovë,
edhe sa të tjerë që ndihmojnë,
siç është Firma «ABENSTEN» ku punon Elmiu, Firma «Toni»,... thotë
Mustafa.
Jo vetëm kaq, ndërhyn Reshati, në shoqatën tonë kemi patër edhe dy anëtarë
nderi; Akademikun Gjelosh Gjokaj – piktor, bashkëthemelues i fakultetit të
Arteve dhe Besim Kabashin kampion në
kick boks. Tani anëtar nderi është këngëtari jonë i mirënjohur Afrim Muqiqi.
Gjemshiri ( kolegët e thërrasin shkurt Gjymi) sqaron se në shoqatën tonë
organizojmë turnirë të shumta gjatë tërë vitit, sidomos gjatë festave tona
kombëtare në futboll, beachvolejboll, tenis dhe shah.
DITËT SHQIPTARE NË BAVARI
E shtunë më 06 korrik 2019 në Augsburg – Gjermani u mbajt manifestimi
tanimë tradicional “DITËT SHQIPTARE NË BAVARI” , edicioni i tretë me radhë (
edicioni i parë i organizuar në Munih 2017, i dyti Landau 2018 dhe i treti në
Augsburg 2019), organizuar nga shoqata kulturore “ATDHEU”, e cila këtë vit
realizoi edicionin e 14 me radhë të veprimtarisë së saj shumë të pasur e me
vlera të mëdha kombëtare, nga viti 2006 – 2019.
Anëtari i këshillit për kulturë dhe arsim në shoqatën kulturore “Atdheu”,
Reshat Halili e shpalli të hapur manifestimin kulturor, kurse kryetari i
shoqatës kulturore “Atdheu”, Lutfi Januzi i përshëndeti mysafirët e pranishëm
në manifestim.
Falë punës së palodhur të organizuesve, veprimtarëve e atdhetarëve të
flaktë këtu në mërgim; ... të cilët me punën e tyre fisnike, me vendosmëri të
lartë, bashkëpunim të sinqertë pa dallim moshe e gjinie, tolerancë të duhur, me
seriozitetin më të madh, me mund e sakrificë, arritën të na tregojnë se edhe në
mërgim dinë të organizojnë manifestime kulturore shumë të bukura, me karakter
mbarëkombëtar, ngjashëm sikur manifestimi të mbahej në Tiranë, Prishtinë,
Shkup, ...
Pavarësisht se larg atdheut, veprojnë shumë të bashkuar e të organizuar e
të lidhur ndërmjet veti, si mishi me kockat , sepse këtë më së miri e tregoi
pjesëmarrja e shumë shoqërive kulturore, ndërsa numri i të pranishmëve ishte
shumë i madh, i kalonte mbi 1.000 vetë kuptohet nga të gjitha rrethinat e
Bavarisë, ndërsa pjesëmarrja e gjinisë femërore ishte në numër shumë të madh,
lirisht mund të themi numerikisht ma i madh se i gjinisë mashkullore, pra
dominonte gjinia femërore edhe nëpër shoqëritë kulturore. Kjo tregon emancipim
shumë të lartë të shoqërisë tonë në diasporë.
Shoqëritë pjesëmarrëse ishin të shumta:
Shoqata kulturore "Atdheu", Augsburg
Shoqata kulturore "Shqiponja", Rosenheim
Shoqata kulturore "Mërgimtarët", Deggendorf
Shoqata kulturore ,,Karnavalet Ilire’’fsh. Bozovcë – Tetovë,, z Neshat
Mehmedi
Shoqata kulturore "Abeja", Moosburg
Shoqata kulturore “Ilirida” Landau
LAPSH-ja në Bavari
Shoqata kulturore,, Sali Cekaj’’ Pfaffenhofe
Shoqata kulturore
"Iliria", Mynih
Shoqatat prezantuan valle, këngë e kostum grafi shumë të bukura që u
mirëpritën me duartrokitje fren etike nga të pranishmit.
E veçanta e këtij manifestimi ishte pjesëmarrja e vetme jashtë Gjermanisë,
nga trojet etnike e shoqërisë kulturore “KARNAVALET ILIRE” fsh. Bozovcë –
Tetovë, me kryetarin e saj Neshat Mehmedin,
që ishin ftuar me ftesë nga organizuesit e shoqatës “Atdheu”, që
prezantoi nuset ilire – nuset e teletisura apo të ngjyrosura të malësisë së
Sharrit të Tetovës: nga Bozovca, Veshalla, Brodeci, Vica, Shipkovica, Sellca,
... që vijnë ditën e parë të nusërisë,
bëhet telisja e plotë e fytyrës, për s’par herë apo të parën herë kur kthehet
nga prindërit e vjen te burri, bëhet ngjyrosja pjesërisht e fytyrës, dhe për
tri netët që shkon te prindërit pas 7 ditësh apo pas tri javësh, atje qëndron
tri net, dhe kur kthehet nga prindërit
për te burri, ngjyrosja bëhet më e veçantë; fytyra i ngjyroset me ngjyrë të
bardhë, në mes të faqeve me ngjyrë të kuqe ngjyroset, dhe tre ballanike i
vendohen; një në ballë dhe nga një në mes të faqeve i vendoset. Ngjyrat nëpër
fytyrat e këtyre nuseve kanë domethënie historike e kulturore të trashëgimisë
tonë shpirtërore shumë të lashtë, ... . Po ashtu para të pranishmëve prezantoi
dhëndërinë e vajzën me veshmbathjet tradicionale kombëtare, si dhe një pjesë së
pajës së nuses.( Sqarim: veshmbathja e nuseve është trashëgimi kulturore dhe
kombëtare nga katundi Gurgurnicë, që falënderoj shumë mësuesin Jakup Neziri dhe
mësuesin Kasam Arifi, që janë veprimtarë të dalluar si dhe Islam Rushitin. Këtë
veshmbathje të ngjashme e kanë edhe katundet Sallarevë, Koritë dhe Reka e
Epërme). (Vajza që është ngjyrosur komplet në fytyrë është Albina Ramadan
Smajli, – katundi Dumnicë – Vushtri,
djali në rolin e dhëndrit është Edon Veliçi nga Skenderaj, vajza që ka fytyrën
pjesërisht të ngjyrosur është Rinesa Zelfi Dullovi dhe motra e saj Arbesa Zelfi
Dullovi nga Biçeci i Kaçanikut, në rolin e vajzës)
Ky organizim mbahej nën patronazhin e konsujve: z. Arten Hanku Konsull i përgjithshëm i Republikës së
Shqipërisë dhe z. Arfim Nura Konsull
i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Munih të Gjermanisë. Këta të dy dhe
zëvendësministri i Kosovës për diasporën z. Isni Kilaj i përshëndetën të pranishmit dhe organizuesit
për këtë manifestim tanimë tradicional këtu në Augsburg,... I falënderuan
organizuesit për punën e tyre fisnike e atdhetare këtu në diasporë, ... Në fund
të fjalimit të tyre u zotuan se përkrahja dhe mbështetja nga ana e tyre do të
jetë edhe më e madhe jo vetëm morale, por edhe financiare.
Manifestimin e ndoqën dhe e
përshëndetën nga qyteti i Augsburgut
edhe z. Dirk Wurm, (nga spd). Referent i rendit dhe sportit. Politolog, anëtarë
i udhëheqjes se forumit evropian, për siguri urbane, koordinatori Eshref
Januzaj, intelektual dhe veprimtar i palodhur këtu në diasporë, si dhe z.
Thomas Kamlach, drejtues i ekipit të
tenisit.
Interesimi i pjesëmarrësve ishte shumë i madh, sidomos i gjinisë femërore
dhe rinisë.
Pra qëllimi i këtij manifestimi tradicional “Ditët shqiptare në Bavari”që e
organizojnë organizuesit e shoqatës kulturore ”Atdheu”, lirisht mund të themi
se është me vlera të mëdha atdhetare e kombëtare, me vlera të mëdha mbarëkombëtare
ku bëhet ngritja e ndërgjegjësimit kombëtar, dashuria për identitetin tonë
kombëtarë, për vendlindjen, atdheun, për mësimin e gjuhës shqipe - gjuhën e nënës, kultivimin e kulturës,
traditës, trashëgimisë tonë shpirtërore e kulturore që është shumë e pasur dhe
e ndryshme varësisht nga trevat shqiptare që vijnë, të historisë Iliro –
Pellazge. Figurat kombëtare; Skënderbeun – krye heroin tonë, Adem Jasharin –
komandantin legjendar, ...
Ky manifestim “Ditët shqiptare në Bavari” është shembull shumë i mirë dhe
një mesazh shumë i fortë kombëtarë, jo vetëm për diasporën në perëndim, por
edhe për vëllezërit e tyre në trojet etnike, se sa të lidhur janë shqiptarët
ndërmjet veti këtu në Bavari, me atdheun, gjuhën shqipe, kulturën, .... pa marr
parasysh bindjet e tyre krahinore, fetare e politike, njëjtë të bashkuar sikur
mishi me thoin apo zemra me gjakun.
Falënderim i veçantë është për moderatoret; Arta Ajeti dhe Verona Thaçi.
Kërkojmë ndjesë për aktivistët e shquar që pa dashje mund kemi harruar pa i
përmendur.
Pak të dhëna
historike me qytetin e Augsburgut
“*Augsburg:
-këtë qytet e kanë themeluar romakët, rreth vitit 15 para erës sonë,
perandori August ( Augusta Vindelicum),
-në qendër ka sallën e artë, Rathausplatz, Elias Holl v.1620.
-Familja tregtare Fugger shek. 15 si ndërtues të banesave për të varfër,,Fuggerei'' dhe themelues të shkollës
profesionale të zanatçinjëve.
-Martin Luther, jetoi pak në Augsburg, shek.16 . ,,Confessio Augustana''
reformator i kishës, protestant.
-Qytet i industrisë së tekstilit.
-Rudolf Diesel shpiku në MAN motorin diesel më 1893-
-Wolfgang Amadeus Mozart, kompozitor
-Bert Brecht, shkrimtar
-1985, 2000 vjetori i themelimit të Augsburgut dhe të rihapjes së sallës së
artë pas bombardimit gjatë luftës së 2-të botërore.
-Në bibliotekën antike është vepra ,,Skënderbeu…‘‘ i Marin Barletit i
përkthyer në vitin 1533 në gjermanisht.
-Busti i nënë Terezës afër Spitalit qendror (Zentral Klinikum) 2011.
- në Wildtaubenweg 15, përballë objektit të shoqatës ,,Atdheu'' valon
flamuri shqiptar.
-„Duaj atdhenë, si shqipja folenë“. - Fjalë e urtë” marr nga intelektuali dhe veprimtari i palodhur Reshat Abazi.
Zoti i bekoftë organizuesit!
Neshat Mehmedi
Augsburg – Gjermani