Udhëpërshkrim
Petrit Aliaj: Ikja dhe kthimi - festival dhe një konferencë
E merkure, 19.06.2019, 09:00 PM
”HIKJA DHE KTHIMI”-“FESTIVAL..DHE NJË KONFERENCË”
Nga
Petrit R Aliaj
Reportazhin
tim të festivalit internacional kulturor të mbajtur në Riva del Garda me dt 8
dhe 9 qershor 2019 do ta filloj nga fundi.
Vetë
titulli, përkon me emrin e një dokumentari”Shqipëria –Hikja e Kthimi” me regji
të Lia Beltrami, të cilin e ndoqëm në sallën e kinemasë në prani të mjaft
autoriteteve. Nga Roma ishte ambasadorja e Rep.së Shqipërisë zj.Anila Bitri e cila për
dy ditë rrjesht, ndoqi të gjitha
aktivitetet e programuara të org.”Rinia”e zhvilloi një seri bisedash me disa
nga drejtuesit e shoqatave të FNAI-it. Nga
Sicilia kishte ardhur z.Rosario Peta , kryetar i komunës “Piana degli
Albanesi”Palermo , përfaqësues për
diasporën shqiptare në Itali, dhe këshilltar politik për problemin e
Arbëreshëve të Italisë i K/Min. të Rep.së Kosovës z, Rramush Haradinaj. Këshilltarja e komunës për kulturën në
komunën, Riva del Garda zj.Flavia Chincarini. Presidenti i Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali z.Skënder Lazaj , president i
nderit i Federatës Nacionale të Shoqatave Shqiptare(FNAI)z.Petrit Aliaj, e
pandashmërisht edhe stafi mrekullueshëm i organizatës vullnetare “Rinia” të
cilët ishin të kudo gjendur.
Në
këtë dokumentar, shtjellohej dhimbshëm hikja e imponuar për mijëra vetë, si
rezultat i shëmbjes së një sistemi, nga i cili shumë syresh prej nesh, në kaos të plotë e pasiguri për të ardhëmen, muarëm
rrugët e udhëkryqeve në Europë .Pati edhe nga ata që guxuan e u flijuan në
kapërximin e murit të tmerrit, të atij muri i cili prej 5 dekadash e ndau
lindjen me perëndimin, brënda “kështjellës socialiste” . Ditë e orë të numëruara pritjesh pa
fund, e zëmra të copëtuara për ata që s’ktheheshin më, ishte ”Një kafshatë që ‘skapërdihet….” e
mëshiruar bukur e me dhimbje tek “Poema e Mjerimit” e Migjenit”
Kështu
ndodhi.Hikja e mos pajtimi me gjëndjen e rëndë e detyroi aktorin e
protoganistin e dokumentarit të zbriste më 7 mars 1991 në portin e Brindizit, duke
u larguar nga ushtria e spitali.Me frikën se hijet mund ta kapnin, ai përjetoi
ankthin e kalvarit të pafund të luftës së klasave .Përjetoi momente të cilat
arrinin deri në caqet e sakrificës, ku pasojat e persekutimit jo vetëm mbi
familjen e tij por edhe tek të afërmit ishin të pa shmangëshme….
Shumë
kushi e ka provuar, jo si ndejsi largimin, por si një forcë që ta shtyp gjoksin
e zemrën ta tkurr. Një përgjegjësi e madhe, një largim drejt së panjohurës, larg
syve e larg zemrës, larg amullisë e boshllëkut në të cilin propoganda nuk
kishte mundur të molepste shpirtërat e vrarë me jetën e hijeve të
përvjellura.Në të gjithë këtë pasiguri e ankth për të ardhmen, protagonisti i
dokumentarit “Hikje dhe Kthim”aktivizohet me shoqatat “Pelikani”(1993-’97) dhe
Unimondo”(1998-2005) .Themelon shoqatën Aquila Albanese (2006-2010) e më pas ky
djalosh me një vizion të qartë, e shikon idenë e bashkimit si të vetmen mënyre
reflektimi në identitetin e tij personal, drejt një zgjerimi në hapësirat
multikulturore me një kthim të tij . Në projektet e së ardhëmes është edhe
themelimi i organizatës vullnetare “Rinia” në Riva del Garda. -Ëndërrat e vrara të këtij djaloshi të
lidhura pandashmërisht me vëndin amë, kthehen në ide, të cilat nis ti realizojë
me kthimin në Atdhe, me fonde të mbledhura për riparimin e disa shkollave e
qëndrave për fëmijë, të cilat sot ato i kalojnë shifrat përmbi, 250 mijë euro.
Një
festival i 5-të multikulturor me këngëtarë, instrumentistë e grupe artistike të
emigrantëve i organizuar nga Shoqata “Rina” e i drejtuar nga dr.Anila Cenolli e
Gregorio Pastore , ishte arritje e një eksperiencë në bashkëpunim.Por mbi të
gjitha një eksperiencë e shëmbull që duhet të mbetet në kujtesë për këdo që din
të vlerësoj, e për të tjerë që me
ligësinë e tyre, mllefi i xhelozisë i shtyn të përgojojnë e të vjellin vrerë .
Ose
më saktë ndodh shpesh me disa tipa si tek “Veza e Kolombit “…...
-
Kujtojmë se kudo ka atdhetarë të devotshëm e aktivistë, krijues me fantazi, të cilët i japin komunitetit identitetin e tij,
me trashëgiminë e artit e të kulturës të manifestuar në aktivitete të shumë
llojëshme e në shkolla, konkurse, sport e festivale.
Brazili
e Bullgaria.Maroku, Irlanda, Peruja e Kosova ishin aty. Maqedonia Veriore e
Rumania.Moldavia e Nigeria së bashku me Shqipërinë ishin të gjitha aty.Duke mos
munguar edhe të zotët e shtëpisë të përfaqësuar nga grupi “Ritmi folk”me drejtuese artistike
zj.Laura Galli , miken dhe bashkëpuntoren e pranishme në shumë aktivitete që
organizojnë shoqatat aderuese në Federatën Nacionale të Shoqatave Shqiptare
(FNAI)Itali. Ishte një shesh i strëmbushur me njerëz, të cilët hidheshin e kërcenin
në këtë arenë vezulluese refleksesh.Një shesh në të cilin pasyrimi i liqenit me
projektorët e dritave me fasha shumëngjyrëshe, dukeshin sikur loznin me
entusiazmin dhe ritmin e muzikës artistike popullore të vëndeve përfaqësuese, në
këtë natë mahniste e të mrekullueshme pa fund.
Në
këtë larmi flamujsh e kostumesh tradicionale me këngëtarë, instrumentistë e
valltarë, nuk mungonin edhe kioskat e drurit si pjesë e ekspozitave të vogla me
punime artistike në të cilat kishte flamuj e piktura foto e cd, veshje e istrumenta muzikor. Përballë njërës
nga këto kioska, takuam skenografin Nexhmi Mati, drejtuesen e grupit të
valleve“Shtojzovallet”Gentiana Abazaj , mësuesen
dhe aktivisten e mirënjohur Cristina Xhakolli .Drejtuesin e grupit të
valleve”Bajram Curri” , të pa përtuarin Arif Musaj nga Treviso e po thuajse të
gjithë antarët e grupit”Ritmi Folk” nga Breshja . Shumica e tyre ja kishin
marrë shtruar një valle pogonishte që s’kishte të mbaruar në se nuk do të
nxitonim të arrinim në kohë konferencën e shtypit të organizuar nga presidenti
i org.”Rinia” z. Erio Korani, e të drejtuar nga Presidentja e Federatës së
Shoqatave Shqiptare(FNAI) dr.Anila Cenolli.
Në
konferencë merrnin pjesë kryetari i bashkisë së komunës në Riva del Garda z, Adalberto
Masaner, zv/kryetari Mario Caproni, këshilltarët zj, Flavia Chincarini dhe
Alessio Zanoni.Kryetari i bashkisë për komunën Ledro z.Renato Girardi si edhe
kryetari i bashkisë për komunën Arco z. Alessandro Betta.
Gjithashtu
e pranishme ishte edhe ambasadorja e Rep.së Shqipërisë në Romë dr.Anila Bitri
.Ing.Rosario Peta, sindaco i komunës”Piana degli Albanesi”në Siçili .
Presidenti
i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali z Skënder Lazaj
.Presidenti i shoqatës “Vatra” në Arco , Sokol Abazaj, bashkëpuntori ynë Renzo Bonafini, poeti Tonin
Nikolli me të shoqen Margarita Nikolli e të tjerë. Konferencën e hapi-dr.Anila
Cenolli me falenderimet në emër të federatës Fnai për vlerësimin, mbështetjen
dhe praninë e tyre në festivalin të 5-të shumë-kulturor.Ajo me këtë rast, falenderoi
të gjithë drejtuesit e komunave që kontribuan në realizimin e këtij festivali, tashmë
tradicional nga madhështia, bukuria e vizioni.Në vazhdim, ambasadorja Anila
Bitri përshëndeti autoritetet vendore për mbështetjen dhe përkujdesjen e tyre
ndaj komunitetit shqiptar, si edhe për organizimin e këtij festivali
shumë-kulturor, si pikë referimi në një shoqëri të hapur e integruese në të
cilat bashkohen kultura e tradita të ndryshme.
Njëkohësisht
dr.Anila Bitri me këtë rast përgëzoi motorrin e këtijfestivali, presidentin e
org.vullnetare”Rinia” z.Erio Korani dhe stafin e tij për punën pasionante dhe
kontributet e vyera në kulturë.arsim, edukim, investim e integrim.
“Mirëse
ju gjeta të gjithëve” , ishte fjala me të cilën nisi përshëndetjen e tij z
Rosario Peta.”Në këto dy ditë, mu dha mundësia
të shikoj nga afër përpjekjet dhe punën e mrekullueshme të org.Rinia në
drejtim të organizimit e paraqitjes me shumë kujdes të këtij aktiviteti
artistik-kulturor shumë etnik”.
Ai
në vazhdim, falenderoi autoritetet për rëndësinë, vlerësimin dhe harmonizimin e
aktiviteteve të tilla shumë domethënëse për bashkëjetësen, por edhe përkundrejt
turistave të shumtë të cilët në këtë sezon dëfrehen si edhe shikojnë direkt
gërshetimin e demostrimin e kulturave të dryshme nga emigrantë të shteteve të
ndryshme.
Zoti
R.Peta, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit edhe në aspektin e detyrës si i
ngarkuar për diasporën Shqiptare në Itali. “Për më shumë” shtoi ai “arrita të
shikoj direkt edhe punën e bashkëpunimin e drejtuesve të disa shoqatave që janë
të pranishëm me Federatën- FNAI”
Me
këtë rast përshëndetën të gjithë
drejtuesit e komunave të pranishëm , duke vlerësuar ndërmjet të tjerave edhe
kontributin që jep komuniteti shqiptar në provincën e Trentos .Konferencën e përshëndeti edhe z, Skënder
Laze.zj.Cristina Xhakolli.z, Tonin Nikolli si edhe z.Erio Korani.
Zoti
Korani falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre e në mënyrë
të veçantë Ambasadoren e Rep.së Shqipërisë në Romë zj.Anila Bitri, për të gjitha takimet që ajo
ja dedikoi komunitetit shqiptar në bisedat me përfaqësues të disa shoqatave të
pranishme, rreth shkëmbimit të ideve të
ndryshme në bashkëpunim edhe me Federatën FNAI.
Z.korani
i cili kryen edhe detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Federatës FNAI, falenderoi
me rrallë të gjithë drejtuesit e komunave për ndihmesën e tyre në realizimin e
edicionit të 5-të Festivalit
Internacional në Riva del Garda. Konferencën të cilën e përcollën stacionet
lokale të tv .nëTrento .
Lago di Garda
(TN).Italy.09.06.2019.