Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Dëshmi të pakrahasueshme të lashtësisë
E marte, 27.08.2019, 10:46 PM
DËSHMI
TË PAKRAHASUESHME TË LASHTËSISË
NGA PËLLUMB GORICA
Një
udhë e përshkruar në Baldushk, edhe pse pak kilometra nga Tirana, të duket
sikur zbulon diçka të re. Sa herë e viziton dhe prek me sy për të kaluar çaste
të mbushur me ndjesi të paprovuara, të dhuron kënaqësi shpirtërore. Ajo dredhon
dhe humbet kodrave, gropave, luginave njëra pas tjetrës, të veshura me ullinj e
pyje të ripërtërirë dhe të pushon në krahët e qetësisë. Një natyrë bujare me
kushte të përshtatshme për të jetuar, që ka bërë që të jetë e favorizuar nga
prania e ngulmimeve njerzore prej shekujsh, duke vepruar me dashamirësi e
shfrytëzuar në dobi të banorëve.
Këtu
gjurmët e lashtësisë i ndesh ku gërmohet toka për të hapur puse apo themele
shtëpish dhe punime të tjera. Janë zbuluar ndërtimeve, statuja, thesare e
zbukurime të gjithfarllojshme: terrakota, ormanente, enë qeramike ,tulla e
tjengulla të trasha, monedha argjendi dhe bronxi, armë, varre e stela guri,
madje edhe sarkofagë me mbishkrime të lashta. Shumë pak dihet për këto, por
zbulimet janë dëshmi të një rëndësie të veçantë, që mbajnë të fshehur mistere
të shumta.
Në
Vila Romana të Baldushkut, u befasova emocionalisht me pesë skulptura
basoreliev, që ngjajnë më shumë si trupa njerëzor në këmbë, ku të mbeten sytë
gjatë e s’mund t’i bësh ballë kërshërisë së bukurisë së tyre antike. Përpara
këtyre stelave, që janë një copëz nga jeta e kohërave antike, ajo që të bën më
shumë përshtypje është krijimi i tyre me nivel të lartë artistik.
Ato
siç tregon miku im, Maks Ibro u zbuluan rastësisht gjer në dy metra thellësi
gjatë hapjes së një pusi në Baldushk dhe në çastin e parë krijuan kureshtje se
çfarë ishin dhe çfarë preardhje apo vjetërsie kishin, me interesimin për t’i
nxjerrë në pah e për t’i deshifruar.
Pas
sinjalizimit nga Besnik Bali, një grup arkeologësh për një kohë të gjatë dhanë
kontributin e veçantë për t’i inventarizuar këto gjetje, por edhe në
evidentimin e tyre me informacione të sakta dhe të çmuara, me hollësi të vogla
që kanë rëndësinë e vet. Të gdhendura në gur gëlqeror të bardhë kanë lartësi që
varion nga 1,21 m, gjerësia 0,415 dhe trashësi 0,17 m në gjatësi 0,99m, gjerësi
0,55 m e trashësi 0,13 m, që na kujtojnë se nuk janë thjesht stela varresh. Në
to paraqiten patricë, njerëz të pasur me familjen e tyre, të gdhendur me shumë
mjeshtëri, me veshje të kohës, mbi të cilat spikat qytetërimi, ku sipas mënyrës
së vet artistët e atyre kohërave e trasmetonin atë në nderim të një figure, me
një vetdije që nënkupton kultin e të kaluarës së largët, të respektit të atij
që ikte nga jeta, me rite e mbishkrime.
Hollësi
tjetër bindëse dhe krejt e dukshme është modelimi i stelave në kornizë, me
mbishkrime latine: emra, kohë e moshë. Diku janë të dëmtuara, që e bëjnë të
paqartë leximin, por të zbukuruara me motive bimore sjellin të dhëna të
periudhës romake, të cilat i përkasin shekullit I- III të erës sonë. Arkeologu
Skënder Muçaj krahas përshkrimeve për gjëndjen e tyre ka traspiktuar
omanistikën e mbishkrimeve të stelave dhe emri Casidius i përket romakëve,
ndërsa emri Aimelia tipik i Durrahut.
Ngjitur
me stelat e varreve u nxuarën në dritë një tok copa amforash dhe enësh prej
balte të shpërndara, por edhe shpata e kama.
Zbulimi
i këtyre gjurmëve dhe veprave artistike ka bërë që arkeologët të mendojnë
ndryshe, pasi janë të rralla,por më shumë të theksojnë se i përkasin ndonjë varreze
antike, me interesim për gërmime të mëtejshme.
Këto
gjetje, të ekspozuara pa mëshirë në shi e diell nën një strehë, edhe pse u bënë
pjesë e studimeve të Institutit të Arkeologjisë, kanë mbetur jashtë vemendjes
për t’i bërë pjesë në muzeume.