Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Një rrugë e vjetër
E shtune, 21.10.2017, 07:00 PM
POEZI NGA PËLLUMB GORICA
MË RRËMBËJNË
Kur dëgjova tingëllimat,
e harrova vetveten.
U shëndrrova në shpirt
njësoj dritës t'i qepem.
Më rrëmbyen vargjet,
më murosën në dhimbje;
muret e Rozafës,
buzëqeshjet më gërvishtën.
Sërish... Më rrëmbejnë
verbuese drita e qiellit;
mendimet i këmbej,
me përkëdheljen e diellit.
NJË RRUGË E VJETËR
Një rrugë e vjetër,
që më kujton se nga jam nisur,
të mbaj mend stacionet e reja
s’më le dhimbjen e ngrysur.
Mendoj sa i duhen qiellit yjet,
siç duhet çadra në ditët me shi
ajo erë që lëkund pyjet,
apo nata të mbulojë qytetin gri.
Një engjëll s’do më dal papritmas
që asnjë s'mund ta ndalojë,
mi ndrin me puthje gjithë dëshirat
dhe plagët të mi shërojë.
Një tik më jep goditje zemre…
Zot që s'ja mbërrita dot,
të dëgjoja at' zë thëlleze,
por e kisha më kot!
NËNQESHJA E DHIMBJES
Shpesh më mbulon një tis i thellë heshtje
pa ditur për ngrirjen e buzëqeshjes,
po tres sytë në hone të një ëndrre
pas paqes i dashuruari më ters!
Mjegullës, pritja e lagu mungesën,
që i jep kumte qiellit të sfilitur
kur zogut i thyen krahët
rrezuar nga një rreze papritur.
Mes hapave ku rrugët ngushtohen
sa herë i prek humba aty,
i shoh nga larg se si muret lartësohen
lotin ethshëm e dërgoj për ty.
LUMENJTË
Lumenjtë ushtijnë kur dalin nga shtrati
një forcë e madhe i shtynë të shperthejnë.
E zgjasin britmën u shtrihet shtati,
kur shtratin e tyre përsëri e gjejnë.
Në brigje e zbrazin tërbim urrejtjen,
si krah i shtrirë që s’merr urdhëra
ndofta rrëshqasin të harrojnë vetveten,
por është e vështirë revolta.
E nëse lumenjtë kanë sy burues,
i ndjekin ujërat kur shkëputen.
Veç mos të turbullojnë ty frymëzues
se s'ka më mirë se shtrati ku futen...