Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Në thinja flokësh
E diele, 12.02.2017, 04:50 PM
POEZI NGA PËLLUMB GORICA
NË THINJA FLOKËSH
Në krahë trupin mban të ngrirë,
edhe pse një dorë e lehtë hidhet në sup,
të shpin lodhjen ai sy i mpirë,
shembjen e shpirtit e mbledh në grusht.
Me plagë
skuqur-o nga gjaku,
një dinjitet më
shumë e prek,
e dora dridhet
mes një laku,
në shpirtin
sterrë dëshirën merr.
Se këmba dhe
trupi hiqen zvarrë,
të lodhur keq
nga dorë e fatit,
në thinja
flokësh dhe përmbi varr,
shfaqesh
engjëll me sy lugati.
MIQTË E MALIT
Miqëve të mi alpinist, Fation Plaku dhe Artan Gaziu
Ju
ngjitni shkrepa të pashkelur,
nëpër maja çudirash si magji,
me sytë e mendjes të mprehur,
kërkoni enigmat në çdo lartësi.
Me
lartësitë ndërroni mesazhe
dhe horizonteve që shihni atje,
ju shpërtheni kufij e kafaze
dhe gdhendni emrin nëpër re.
Heshtjet
e maleve fluturojnë,
nga kacavarjet tuaja alpiniste,
lartësitë shkëmbore ju ftojnë,
për t’i ngjitur me flatra shqipesh.
THIRRJE TË MBYTURA NË VETMI
Kish
veshur koha kristal të bukur,
kish mbledhur vuajtjet vit pas viti,
me brenga gjoksin e kishte mbushur,
shpresa deshi, por jetë dot s’rriti.
Kish
sjellë dhimbjen që gulçonte,
ëndërrthurur netëve të trishta
sythe shprese në tokë rrëzonte,
dhe thellë fshihej e vërteta.
Por
atje ku dheu i zi kërcet i ftohtë,
në honet ku të fut vetmia,
merr frymë me zor sot kjo botë,
në ajrin helmuar nga babëzia.
UNË NJERIU
Çdo
qënie në jetë orët i rezervon,
në fytyra të pashtershme trishtimi,
i derdh harrueshëm tek vështron,
me fjalët nën lëkurë zgjimi.
Se
ujrat s’kanë forcë të rrëshkasin,
mbi tokën e plasaritur nga jeta,
pas natës edhe gurët godasin,
ëndërrat fashitur nga shpresa.
Mendimet
si vorbulla ere,
tërhiqen, zvarriten për në qiell,
me pyetje të ndryshme retorike,
një rreze kërkojnë nga ky diell.
Çdo
çast e vështrojnë sytë e marrë,
lagur nëpër shi duke vrapuar,
areali më ngjan si një përrallë,
mua njeriun me strall gatuar.