Udhëpërshkrim
Domenika Gjekmarkaj: Grykë-Lugjeve të Bogës
E enjte, 31.10.2019, 09:50 PM
GRYKE - LUGJEVE TE BOGES
-Mbresa
udhëtimi-
Shkruan
Dr Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj)
Angazhimet
e punes si mjeke tash afer cerek shekulli ne sherbim te komunitetit te qytetti
turistik te Shengjinit e rrethines se tij, qe te jem e sinqert ne kete rast
publikimi edhe me lexuesit e nderuar te revistes simpatike ZemraShqiptare, nuk
me lene te udhetoj aq sa kam deshire. E nese deshirat duhet ti seleksionojme e
te zgjedhim midis tyre ne raport me mundesit dhe kohen, une, te pakten per veten time udhetimet per
aty ku kam lindur e jam rritur nuk i zevendesoj me asnje tjeter.
Zoti
me dha frymen e jetes ne Mal-Shengjin e ketu cdo fije bari, cdo gjethe lisi,
cdo cicerime zogu, cdo fllad bjeshke a puhize deti, more edhe cdo kenge
gjinkalle e blegerime deleje eshte pjese e shpirtit tim. Mire ka thene
kusheriri i babait tim At Zef Pllumi se Mali i Shengjinit eshte mali me i bukur
ne bote!
...E
fillova kete rrefejze te nje dite vjeshte, dicka ndryshe nga te tjerat, nga
Shengjini e mali ku kam lindur, por sot kemi marre nje rruge me te gjate, kemi
marre rrugen per ne Malsi te Madhe te Mbi-Shkodres, per ne Gryke - lugjet e
Boges, per ne vendlindjen e prinderve te mi, tani 80 vjecare. Se vendlindja e
kerkujt nuk mund te kuptohet pa vendlindjen e prinderve, te te pareve,
gjysherve e stergjysherve tane, pa historite e
pa varret e brezave nga te cilet ne vijme e gjallojme ne kete jete...
...!
...Kemi
lene pas Koplikun, e sa hyn ne kthesen djathtas-lart,drejte fshatit te
mirenjohur Dedaj, ke perpara dekorin e
maleve madheshtore te Shkrelit Hotit, Grudes e deri ne thellesi te Alpeve matan
shikimit tone, peizazhin qe e ben Taraboshin e vargmalet e Krajes ne anen
tjeter te na duken me te vogla! Dhe si per te na mikpritur, jo vec ne por cdo kalimtar drejt bjeshkeve qe
nga Kopliku e deri te kthesa per ne Rec, gjithe ajo fushe majtas-djathtas eshte
mbjelle me sherbele e trumez qe te mbushin gjoksin me arome te pashoqe...
Bashkudhetaret
tane sot jane familja Draga, Ejupi me Zylfijen nga Fushe-Kosova por qe kane
dekada qe jetojne ne Zvicerr si dhe Sabrieja e Zeqiri qe te pakten tash 5 vjet
prezentohen edhe si banore te Shengjinit.
Edhe
bashkshorti im Arben Kapllaj qe nuk parapelqen te flase shume, sot nuk ka te
ndalur... -Ja Dedajt e mi,- thote krenar..., ja lagjja e Kapllajve djathtas,
rreze malit. Ja shtepite e bukura, ja livadhet, arat, malet lart...
Dhe
une, si shumkujt qe kerraba i terheq nga vetje, ju them bashkudhtareve se -
mire eshte ketej nga lagjja e Benit por shikoni ketej majtas Prroit te Thate,
shikoni lagjen time, te prinderve e gjysherve te mi, lagjen e Gjekmarkajve te
Boges. Shikoni sa shtepi te bukura, shikoni cfare bacesh me arra e peme te
gjithefare llojshme. Shikoni cfare kullotash ne shpatet matan deri ne bjeshket
e Razmes...! Shikoni fare muresh me gure te bardhe bjeshke ndajne arat, bacet,
rrugen e makines ne te dy anet...
...!
...Gryka
e Lugjeve te Boges eshte vertet e gjate, e sidomos per ata qe kalojne ketej
separi duket e pambarueshme. Dhe sot, neve kemi vendosur ti shkojme gjere ne
fund, more deri ne maje te Qafe Terthores mbi 1700 metra mbi nivelin e detit
nga ku te duket se krejt dynjane i kie perfund. Here djathtas e here majtas
Prronit te Thate, rruga e asfaltuar gjarperon me kaq shume kthesa sa i thua
vetes more pse kane kaq shume emer Leqet e Hotit a Kthesat e Gomsiqes?! Po ku
ka si kthesat e Qafe Terthores ne Gryke-Lugjet e Boges? Ketu eshte gjithmone
bukur vere e dimer, por ne nje dite vjeshte si sot ku edhe gjethet e malit kane
marre ngjyra te pafund ku dominon e argjendeta, eshte nje panorame qe te merr
me vete dhe ndjehesh e pafuqishme ta pershkruash si duhet, sepse, si thone
fjales, `´nuk ia jep dot hakun´`!
...Me
ne fund jemi ne Qafe! Ketu, `shih e shkruaj`´. Ka mbaruar jo vec pylli i ahut e lajthise por edhe pisha ka
filluar te rrallohet e i leshon vendin kulloses alpine. Nje mrekulli
marramendese.
Koha
e demokracise, liria e punes dhe e prones i ka dhene krah biznesite edhe maj
maleve per te bere gjera te bukura
...Ketu
mbaron asfalti. Te gezon fakti se rruga vazhdon me mjete te renda fadroma e
buldozere dhe se shpejti deri ne Theth do jete udhetimi shume i rehatshem dhe
me kursim kohe. Ne ndalojme ketu dhe hyjme ne stanin - restorant te bjeshkes
ndersa nje grup tjeter me kosovare e kuksione me te cilet bisedojme nje cope
here thone se do shkojne edhe me tej dhe vazdojne rrugen mes malesh...
Lugina
te pashoqe, hone gjigande sheh poshte vetes a thue se po dojne te na ngjallin
deshiren e fluturimit...Dhe vertete ne keto panorama e lartesi njeriu perjeton
ndjesi qe mbase kurr nuk i ka marre as ndermend. Mbase edhe nga keto ndjesi,
bjeshket quhen frymezim!
Eshte
pushimi i drekes dhe dy punetore jane shtrire e i ka kapur gjumi ne lendine, ne
flladin e bjeshkes. Dhe ne, miqessisht po i fotografojme.
Per
te ruajtur traditen shekullore te vendit dhe per te qene sa me interesant per
vizitoret e turistet e huaj ketu gatuhen gjera karakteristike si djathi zier,
djathi i njome, turshia, kacamaku,mishi i kecit, kosi i deleve etj etj, nje
larmi me ushqime te shijshme e shume te fresketa.
Maje-mali,
ne Qafe Terthore: -Arben Kapllaj, Ejup Draga, Zylfieja, Sabrieja dhe Une,
autorja e ketyre rradheve
Nje
kujtim i paharruar nga bjeshket e Boges, me Zylfien e Sabrien
...Megjithese
pjese e ketyre maleve te larta, mish e gjak i ketyre trojeve shekullore tani
jetojme disi me larg tyre ne qytete e fusha bregdetare por kurrsesi nuk
ndjehemi te ndare. Keshtu erdhen kohet qe edhe ne banoret e bjeshkes te vijme
ketu si vizitore, si turiste. E rendesishme eshte qe kurrr nuk mund ti
harrojme, kurr nuk mund ti nderrrojme keto troje me askend tjeter ne kete bote.
Edhe
grupi yne i sotem prej 6 vetash tani duhet te kthehemi. Une mund ti mbylli ketu
ne faqet e revistes keto mbresa me keto foto modeste por kurrsesi perfytyrimet
e ndjesite e mia per keto ane. Edhe ne darke kur te shkojme te shtepia ne
Lezhe, gjithshka do shume fishohet ne biseda me prinderit e mi dhe te Benit, me
ata qe kane lindur e ndjehen cdo dite ketu. Ata do na thone shume e shume me
teper, shume me me emocion se ne bijet e bijat e tyre.
Po
e mbyll kete shkrim me kete foto duke pire kafe ne bjeshket e te pareve te mi,
sikur po pi nje kafe edhe me ju lexues e redaktore te nderuar te revistes
ZemraShqitare
Ju
mbajta pak minuta me kete fotoreportazh, mbresa udhetimi, se per te zbrazur ato
qe ndjejne e kujtojne me mall prenderit tane huhen libra te tere. Ndoshta koha
do i sjelli edhe ato.
-Ekskluzivisht per Zemrashqiptare, fund-Tetori 2019-