Udhëpërshkrim
Ymer Keta: Lura feston
E diele, 20.10.2019, 06:00 PM
LURA FESTON
“...Luras,
jemi gjethet e një peme,
të
shpërndarë nga flladi i vjeshtës larg njeri-tjetrit,
por
kemi rrënjë të përbashkët
e
cila na mban të bashkuar e që quhet Lurë...”.
Nga
Ymer Keta
Lura,
duke qenë një nga vendbanimet më të vjetra, është cilësuar si ” perlë e Evropës” Është një krahinë shqiptare e shtrirë në zemër të Gegnisë. Njohur si mal i
parë në malet e Gegnisë. Këto male janë
emërtuar që në shekullin e XII në kohën
e shtetit të Arbrit dhe atë të Skenderbeut, ku malet, njiheshin si shtyllat e
shtetit. Në trevën e Dibrës që nga vitet
1700 e deri në vitin 1912, në qeverisjen vendore njihet si Bajrak. Si njësi
administrative në vartesi të Dibrës.Lura është e njohur dhe për “Kararet e
dheut” dhe Harmoninë Fetare”. Në ketë krahinë jeton një popullsi prej dy
besimesh fetare. Ne një shtëpi jetojnë bijtë e së njejtës Nënë, gjysma të
krishterë e gjysma Muhamedanë. Si të tillë, përveç festave Pagane, si ata të krishtere dhe ato myslimane si; Dita e
Verës,Novruzi,Shën Marku,Shengjergji, Fitër
Barjrami,Kurban Bajrami, Dreka e Dhenve,Dita e Gjoshtarëve, Shën Mitrin,
Pashkët. Kohët e fundit në
shtatorin e vitit 2018, Lurës iu shtua dhe një festë ; ajo e krijimit të
“SHOQATËS LURA” ku për veprimtarinë e
Shoqatës u botua dhe Gazeta “Lura” e se çdo vit, festohet përvjetori. Në dt.26 shtator 2019, me vjen një imel në
adresën time nga Kryetari i Shoqatës Lura, Gezim Loka, ku me ftonin të merrja
pjesë në ketë eveniment. E vlerësova, shfletova disa
materiale që në vitet e shkuara, kur i kisha shkruar në shtyp, dhe
njoftoj (kryesinë e shoqatës) se unë do marr pjesë, por desha të dij per
intenerarin dhe programin e këtij evenimenti. Ata ma shpjegun në telefon. Duke
qenë se unë e kam vizituar Lurën disa herë dhe kisha njohje pasi kam patur dhe
kam goxha miq e shokë të hershëm, që në vitet 1970, kur punoja në Minjerën e
Kromit në Bulqizë edhe aktualisht.Edhe pse
ata janë larguar nga Lura dhe jetojnë në zonat e ulta, si Lezhë, Laç,
Mamurras, Fush-Krujë,Tiranë e Durrës, unë i kam mbajtur të freskëta
lidhjet shoqërore e miqësore. Ju Bashkangjita grupit në Milot në furgonin
e linjës Tiranë - Lurë pasi më kishin rezervuar një vend për të udhëtuar së
bashku. Pasi u akomodova, me uruan mirëseardhjen edhe unë ju urova një udhëtim
të mbarë, ku kryetari i shoqatës Gezimi me prezantoi me udhëtarët. Ndëmorëm atë udhëtim me dëshirën e mirë per
të festuar me Lurjanët.
Përgjatë
udhëtimit nga Miloti në drejtim të Rubikut vëreja me kurreshtje pishnajat e mbjelluna tridhjetë
vite më parë që jeshilonin, vegjetonin në shpate të pjerrta, biles edhe të
gërryera vende-vende. E sot jetonin për bukuri me bisqet e simjetme me të
gjelburën e çelur dhe rrënjët e futura në tokë e kurorat degëhapura të
harlisura. Edhe dushnajat tani më atë shtat mesatar por me një shpërndarje
uniformë kishin zbukuruar peisazhet në të anët e luginës, ku lumi Fan udhëtonte
përmes, duke turfulluar drejt Rubikut e Milotit në relieve të valëzuara. Pasi
lamë rrugën e Kombit, furgoni mori kthesën djathtas në atë kthesë të
gjarpëruar, duke kaluar përmes qytetit të Rreshenit.
Në dalje
të Qytetit të Rreshenit u ndalua furgoni dhe pimë një kafe ashtu të
grupuar, ku Gezimi beri dhe prazantimin tim pasi kishte dhe nga ata që nuk më
njihnin. Lurasve ju ka lezet jo vetëm kafja por edhe muhabeti, pasi ia gjejnë
vendin fjalës, e fjala ka peshen e vet. Pas atij pushimi gjysëm orësh, nisëm udhëtimin në rrugën e asfaltuAR
Tarazh-Prosek-Perlat, ku në hyrje të Perlatit-Qendër, ne të majtë, nxirrte tym
oxhaku i lokalit Ermal Duka, në kodrën e rrethuar me pisha ku dielli i
mëngjezit lëshonte rrëzet e argjenta. Kuptohet nga Perlati, ku origjina e
hershme e Ermal Dukës ishte nga Dukagjini i Shkodrës me të njejtin fis me komandantin e betejës së Sfetigradit
Pjetër Perlatin.Në vazhdim furgoni i drejtuar nga Lurasi Shpëtim Buci, po
merrte kthesë tek Livadhi i Turkut lamë
asfaltin e lëmuar e pas një devijimi befasues
, përmes ferrave mori drejtimin Kurbnesh- Lurë. Ndësa shikonim pyjet e dushqeve faqeve të kodrave të Rrënjollës e kodrinave
dhe përrenjëve, dushqet na shoqëronin vazhdimisht duke na ndjellë kënaqësi.
Ngjitemi shpateve duke vështruar poshtë si në një humnerë natyrale gjigande, në fshatin Kthellë e Epër . Vazhdojmë udhëtimin përgjatë një shpati me plot kthesa, ku
pishnajat dhe dushqet, po merrnin formën e një pylli, në atë rrugë me gropa pa
asnjëlloj mirëmbajtje. Edhe dikur kjo rrugë ka qenë e pa asfaltuar, por kishte
puntorë që mirëmbanin pasi lëviznin makinat e
transportit të Bakrit për tek Uzina në Kurnbesh, autobusët që
transportonin puntorët, makinat e lëndës drusore, atë të ndërmarjes Tregtare e
të NFP-së. Me goxha vështirsi furgoni
ngjitej Lekunës, ku në faqen lindore shfaqej një pamje e dhimbëshme e
një sipërfaqie pylli me dushk, ku dukeshin skelete drurësh, pishash ngjyrë kafe
ose të zeza, sepse në Janar 2019, kishte rënë zjarr, por fatmirsisht ishte
fikur shpejt. Këto pishnaja kishin futur
në gjirin e tyre, në të gjelbërtën e thellë, mbeturinat e kafejta e betonime
të fabrikës së Pasurimit të Bakrit. Në ketë fabrikë dikur punonin dhjetra puntorë e kalonin qindra
tonelata bakër. Zbritëm më pas
në qytezën e minatorëve në Kurbnesh,në (Nahijen e Bajrakut të Selitës)
ku dikur gumzhinte puna jo vetëm në nëntokë, por dhe në sipërfaqe, në
transport, në Fabrikë, në mbrotjen e pyjeve, në
Kooperativa bujqësore etj.
Sapo
zbritëm në kuotën më të ulët, ku na
shfaq papritmas një ndërtesë një katëshe prej betoni, me dy dritare. Njerëz të
moshave të ndryshme, që kishin gotat e rakisë përpara, bisedonin qetsisht. Në
këtë (Kafe)dhe ne, bëmë një pushim të shkurtër. Dikush kafe, dikush një pije,
ndersa unë po vëzhgoja atë vend përralloreqë më parë e kisha shijuar, me pasuri
nëntoksore, e ata njerëz fisnikë sot
gati të braktisur.
Përballë
, matanë atij përroi (Zalli) të thellë
mbuluar me verrij e shelgje ngrihej gjigand një peisazh gri i një masivi
gëlqeror, “Guri Gjon” , monument natyre që për mua ishte parë e dëgjuar dhe më parë. Pas këti Pushimi, u
ngjitëm zallit-ujmbledhës që nga Kreja e Kunora, e se në njëvend një pjesë e
këtij uji,bie në një shpellë, ku del në fshatin Bruç të Matit që quhet Shutreja
me një sasi të madhe uji,ku me ketë ujë në vitet 1960-1970 u be një
hidrocentral që i dha dritë krahinës së Matit, ku rapsoi i këndoi :
“Laçi,Bruçi
dhe Uraka se ç’na janë bashku, një
hidrocentral të bukur na e kanë ndërtu...” Pjesa tjetër e ujit të këtij zalli
udhëton për në Flim, ku shërben për
vaditje për fshatrat Zajs, Lufaj, Prell, Rukaj dhe Bruç.Duke ulur vështrimin në të gjelbërtën
qetsuese e mrekulluese shtrihet qyteza e vdekur, gërmadhë Kurbneshi me një rryp toke prej afërsisht 3 km, që
dikur gumzhinte nga klasa puntore plot
gjallëri e bukuri, i vizituar nga unë në vitet 1976-1983. Ngërdheshje
ndërtesash të madhësive e formave të ndryshme me çati të rrëzuara që i kishin
braktisur. Vazhduam udhëtimin, por gropat e shumta, kanalet përgjat rrugës na
spostonin zemrimet, revoltën, plagosjen shpirtërore nga personazhet e
dhimbëshme në mallkimet ndaj qeverisjes e deputetëve që nuk kishin investuar
asnjë qindarkë për mirëmbajtjen e rrugës automobilistike.
Një
pyetje e thjeshtë më lindi : A nuk mund të rindertoheshin e riparoheshin duke i
përshtatur keto godina për hotele, apo muze historik i asaj miniere që për
katër dekada nxorri nga nëntoka mijëra ton Bakër ? ku nga sëmundja e Silikozës
vdiqen dhjetra minatore në mosha të reja ?! Ndërsa shikojmë lart Kreshtave
hijeranda, duke u argëtuar e ndjerë kënaqësi me pamjet e majë maleve të
Mullit,Didhjes,majës së Zezë,Kujgjatës shkëmbore me njollat margaritar të
gjëlberta të disa shkurreve,barishteve duke i shtuar madhështinë natyrore të
kësaj lugine. Malësorët e këtyre vendbanimeve të thella të këtyre anëve janë
zhvendosur nga arsye të forta, pasi me ndryshimin e sistemit, u larguan, mësuesit,
mjekët, shërbimi social e kështu që këto anë u boshatisën.Duke udhëtuar
humbëm pa dashje atyre peisazheve
arkitekturore shumëformëshe, ku ishte shkrirë e gjelbërta e bimësisë barishtore, drunore e
shkurrore. Ecim
përpara, ku pa pritur na shfaqet fshati
Mërkurth me shtëpiat gërmadha, çati të shqyera , sikur të kishte kaluar Totila i Gotëve me trupat shkatrrimtare. Në
qafën e Mërkurthit hapet para nesh një fushë e madhe me një gjelbrim luleshumtë që të mrekullon.
Nga këtu ndahet rruga automobilistike që të çon në fshatin Kumbull e te “Kroi i
Bardhë”, tani me i njohur edhe nga vizitorët e huaj, si një burim me vlera
kuruese të disa sëmundjeve. Por siç e shprehën banorët”udha asht për dreq, mos na pyet ma...” Kalojmë anash
Fushës së Krej-Lurës u ndalëm, zbritëm nga furgoni, bëmë foto, ku pamë që po
kullosnin një tufë delesh, që gjatë gjithë udhëtimit s’pamë bagëti. Të parët tanë thoshin : “...Fshatar pa
stan, e qytetar pa dyqan s’kan jetë...
“. E si do të bëhet stan kur s’mbajnë e mbarështrojnë bageti ?!
Shtrova
pyetjen : Kur do të kemi shtëpi pushimi , prej druri për pushime verore e
dimërore si në Bosnje e në Serbi ? ! Rruga automobilistike i ngjante një tuneli
të gjelbërt. Sapo mbërritëm në Krejë, u ndalëm përsëri, të binte në sy ai
gjelbrim vjeshtor karakteristik, objekti i kultit Kisha Katolike si investim i
banorëve vendas, edhe aty të grupuar dikush bënte foto, dikush sodiste natyrën
etj. Tragjedia tridhjetëvjeçare duket
qartë me gjurmët e saja shkretuese, rjepa-rjepa në panaramat e pshtira të
këtyre shpatinave. Këto peisazhe të shpërfytyruara, jo vetëm që janë shëmtyre e
pa përfytyrueshme, por, edhe i pakthyeshëm ish pylli uniformë me pishnaja.
Ndërsa po vazhdonim udhëtimin për në qendër të Lurës, mua pa
pritur më erdhi një ofshamë e madhe, keqardhje,çudije, tragjedi mjedisore e
njerëzore. Ç’të shikoje ! Fatkeqësisht si kudo në peisazhe fshatrash shqiptare,
ngrehina shtëpishë të çara, me mure gjysëm të shembura, çatit dukeshin si
tollumbacet e Lulit të vocër Migjenian. Përpjekjet e Lurjanëve për dije ka qenë
i hershëm, kështu që në vitin 1908 Kolë Bibë Doçi hapi shkollën e parë shqipe,
ku vatra e dijes u bë kulla Lurjane. Kol Bib Doçi i ri, në gjurmët e të parëve
të tij, ishte kryeplaku i Lurës, i cili tentoi të promovojë vlerat e
konakut dhe të fisit DOÇI. Ishte viti
1914, ku Lurën e vizitoi Poeti i Madh i shqiptarizmës Gjergj Fishta, erdhi si
mik në kullën e tre poda të Doçëve, ku gjatë gjithë natës ushtoi kënga e
qiftelia për nder të mikut të shquar. Apostulli unik, i mrekulluar nga kjo
pritje, ç’ka pa dhe dëgjoi në ketë kullë bujare e qëndrestare, tha se ; në Lurë
takova plakun folozof autodidakt.
Zbritëm nga furgoni ku kishin dalë per të pritur veteranët Dali Gjoçi, Nikoll Vladi dhe Gani Bruçi, etj.
Pimë nga një kafe, u pyetëm me njeri tjetrin, të binin në sy disa objekte si Xhamia, sponsorizuar
nga Lurasi Mersim Koçeku edhe pse është larguar nga Lura që në vitin 1970 në
Bulqizë e më pas në Tiranë, ai beri një investim të rëndësishëm. Gjithashtu
dhe pallati (Hotel) ndërtuar nga biznesmeni H.Hoti(kompleks)që ke çfar të shikosh edhe
pse shërbimi social, vlen për të dëshiruar. Në këto 10 vitet e fundit po
lulëzojnë disa Bujtina si ajo e
Lazër Koçekut, Bujtinat e Llesh Doçit dhe e Skender Doçit në ndërtim e sipër, të cilët
presin e përcjellin turistë të huaj dhe vendas,ku Lura me gjithë shkatrrimet që
pësoj me ndrrimin e sistemit duke prerë
e djegur pyjet tek liqenet, përsëri ka një një rikthim ose
më mirë me thënë, një ringjallje e
përkujdesje të banesave të lëna (që ishin abondonuar). Por, përsëri të binte në
sy banesa pa çati, pasi faktorët atmosferik kanë bërë punën e vet. Po të bësh një evidentim del që ; Lura sot ka
10 fshatra Gurë-Lura, Arthi,Borie-Lura, Fushë-Lura,Lura e Vjetër,Krej-Lura,
Pregj-Lura, Arrmolla, Sume dheVlashe. Ka 6 njësi tregtare tre dyqane dhe tre
bare, dy hotele, tri bujtina. Gjithsej sot 320 shtëpi me 1580 banorë, nga këto
250 familje trajtohen me ndihmë ekonomike. Ka 200 pensionistë. Emigrantët janë
burimi kryesor i të ardhurave, të cilët shumica e tyre punojnë në Itali-Greqi
dhe Angli. Atë mbas dite së bashku me
Gzim Lokën e kaluam me vizita në familjen e veteranit Nikoll Vladi, i cili edhe
pse në moshë madhore, gëzon goxha shendet, ka një memorie per të admiruar. Më pas u akomoduam në hotelin në qender
tek Hoti. Gjatë darkës ndodhej dhe një çift të moshuarish nga Tirana, Skender e
Nadire Farka, ku kishin disa ditë në Lurë , të kënaqur me bukuritë e natyrës të
kesaj krahine. Gjatë bisedës veteran Skender Farka, ne beri një kritike që
duhet të punojmë më shumë për Lurën , me qëllim jo ta çoni Lurën në Tiranë,
por, ta bini Tiranën në Lurë.
Skenderi
kishte përgatitur edhe një bisedë që në dt.29 shtator ta bënte me Lurianët.
Kaluam atë natë në hotel si në pallatin e Ëndrave edhe pse kishte ndonjë mangësi në sherbimin
social, pasi nuk kishte shumë turistë e se
çdo gjë duhej pronotuar. Të nesërmen në mëngjez dolëm në mjediset e
Hotelit, ku të binte në sy dielli me rrezet e argjenda po zbriste majave të
maleve e më pas pushtoi dhe Fushë-Lurën. Në atë mëngjes takuam edhe Lurasit që
kishin ardhur nga Tirana per të festuar, si Kadri e Ylber Aldeda, Xhelal e
Ligor Murati, Skënder e Nadire Farka, e të tjerë. Në orën 10 të mëngjesit u
mblodhën banorë e të ardhur në sheshin afër Komunës, e këtë mbledhje e hapi
veteran Dali Gjoç, duke na uruar mirëse ardhjen
e se sot Lura po festoon një
vjetorin e krijimit të Shoqatës dhe të Gazetës Lura. Më pas Kryetari i Shoqatës Gëzim Loka beri një panorama të shkurtër per
rrugën njëveçare të Shoqatës dhe të Gazetës Lura e cila do të ngelet në
histori. Gjithashtu falenderoi sponsorit (Biznesmenët) Luras si Dodë
Doçi,Ramazan dhe Ali Kalia, Kadri Haldeda
që bëjnë të mundur botimin e Gazetës Lura. Më pas u shtrua një koktej në ambjentet e
Hotel Hotit, ku pushuesit Skënder e Nadire Farka, dhanë një mesazh falenderimi,
si dhe premtuan që do të investojmë për të mjellur pemë gjelbëruese ne hapsirën
urbane të qendrës së Lurë. Në vazhdim,
edhe unë përshendeta të pranishmit,duke
mbajtur dhe një kumtesë, si dhe duke uruar që “Shoqata dhe Gazeta Lura” të mos
varfërohen port ë rritet e të rrisë presionet ndaj pushtetit Lokal e Qëndror
për rrugën Automobilistike, duke bërë kërkesa e peticione të here pashershme që
të dëgjohet zëri i këtij Komuniteti aq të përgjegjshëm. Gjithashtu ngrita një
problem që Lurasit të mos shesin asnjë pëllembë tokë apo troje, port ë
investojnë vetë në pronat e tyre. Legjendat e Lurës . Liqeni i Luleve.Ishte një majë mali e thepisur që i thonin maja e
Shkallares, sepse mali prej dy tre
mijë metrash zbriste poshtë
shkallë-shkallë,neper thepa . Askush nuk
mund të zbriste atij mali edhe pse ishte me shkallë, sepse thepat e gurëve ishin taman si thika. Në fund të këtij mali
ishte një gropë e madhe sa dy ha vend. Sipër malit të Shkallares ishte Fusha e
Veladisë, me barë jeshil dimër-verë, plot kroje dhe burime të kulluara, me hije
lisash shekullor, që, sikur të ishin
mbjellë nga dora e njeriut, ishin tuba-tuba nepër lëndinë. Në të gjitha anët e
kësaj hapsire kishte pyll me pisha të bukura, kurora e të cilave përflakeshin
nga dielli i mëngjesit. Fusha e Veladisë
lidhej me fshatrat poshtë, në luginë, me
një rrugë të hollë këmbësore
që e dinin vetëm vendasit. Asaj rruge ngjiteshin me bagëti për në fushën
e Veladisë pesëmbëdhjetë baresha të bukura, më e madhja tetëmbëdhjetë vjeç, më
e vogla katëmbëdhjetë. Ato merrnin drekën me vete, me çfarë të kishte dhënë
Zoti dhe , si lëshonin delet nepër fushën e Veladisë, merreshin me lojrat e
tyre rinore : mblidhnin lule,i bënin kurorë e me to zbukuronin kokat si të
ishin mbretëresha. Ku secila të kishte
bërë kurorën e vet, ngriheshin e hynin në valle.
Kërcenin
e këndonin. “Kush është më e bukura, Kumtira, kumtira, kumtira. Ajo
është Diella, kumtira,kumtira, kumtira. Kush është më fisnikja kumtira,kumtira, kumtira. Ajo është Ngjelina,
kumtira, kumtira, kumtira. Kush asht e dashuruemekumtira, kumtira,kumtira. Ajo
është Dalina kumtira, kumtira,
kumtira.” Dalinë Përkolgjinin e dashuronte Erno Kashtani, një djalë i ri nga
lagjia Ndërmallë. Atë e dashuronte
edhe çobani Tonin Kacabunji, nga
lagjia e Kacabunjëve. Ky ja kishte shfaqur dashurinë Dalinës, por ajo nuk e
kishte pranuar. I kishte thënë se zemra e saj rrihte për Erno Kashtanin. Erno për nga pamja, nuk
krahasohej me Toninin, se Tonini ishte shtatlartë, shpatullgjërë, me këmbët e
drejta si dy shtylla mermeri. Një ditë ai doli në atë shtegun që të çonte tek
vreshta e madhe, dhe i tha : - Do më duash moj Dalinë, ndryshe do të duesh
dheun e Zi. Dalinë Përkolgjini nuk foli. I ra këmbës që të largohej sa më
shpejt dhe sa më larg prej tij, se vështrimi i Toninit nuk i pëlqeu fare. Çfar
nuk bënte ky Tonin për të plotësuar dëshirat e veta ! Një muaj më vonë Dalinë Përkolgjini u përball me Toninin në
rrugën e hollë që të çonte tek Fusha e
Veladisë. Kjo nuk qe një rastësi. Tonini e kishte ruajtur, ai e kishte
përgatitur këtë takim. Që nga përballja e parë me Toninin, Dalina mbante thikë
me vete. Madje ajo nuk ishte thikë, por një fije gërsherësh, me të cilat
qethnin delet. I kishte bërë një këllef në formë xhepi në xhupin e shajaktë që
e mbante veshur verë-dimër. Dalinë Përkolgjini e preku dorezën me dorën donte
të sigurohej nëse e kishte apo jo. Me një mashkull të fortë dhe të egër si
Tonin Kacabunji nuk e kishte të lehtë të matej asnjë mashkull, pa lere më një
femër e brishtë dhe e njomë si Dalina. Gjithçka varej nga befasia. Duhej
vepruar shpejt dhe në fshehtësi, tha me vete. -Hë, nga do kalosh, Dalinë
Përkolgjini ?- e pyeti Tonini vajzën dhe atë shikimin zhbirues, hileqar dhe si
të përllangur nga balta nuk ia ndante fytyrës. – Liromë rrugën, o Tonin, - i
tha Dalina butë me dëshirën për t’u marrë vesh. – Ti ke vetë motër, po sikur
t’i dalë dikush motrës tënde kështu në rrugë ? - Nuk dua të të bëj asgjë,
Dalinë Përkolgjini. Unë të dua aq shumë, sa nuk tregohet. Jepmë besën se do të
jesh e imja. Ja , kaq kërkoj prej teje. – Nuk të shaj si djalë, Tonin, por unë
nuk mundem. Ia kam dhenë besën dhe zemrën tjetërkujt. Në vjeshtë do
martohemi. Kur i përmendi
martesën me Ernon, Tonin Kacabunji u ndez nga një zemrim i egër, që nuk kishte
kufi. Tani ai e vendosi përfundimisht : do ta zhvishte lakuriq, do të bënte me
të çfar t’i donte qejfi, pastaj do ta linte të lirë, të martohej me Erno
Kashtanin. Tonini nuk do ta mbante të fshehtë këtë që do të ndodhte : do të
hapte fjalën se kështu e kështu ia kishte bërë gruas së Ernos. Le ta vriste, po
të ishte burrë. Dalinë Përkolgjini pa vendosmërinë në sytë e Tonin Kacabunjit.
– Një herë të vjen zogu në dorë, Dalinë Përkolgjini, dhe unë nuk kam ndërment
ta lëshoj. Ishin ballë për ballë, vetëm
një hap larg njeri-tjetrit. Tonin Kacabunji i mbërtheu sytë në gjinjtë e gufuar
dhe të virgjër të Dalinë Përkolgjinit. Tonin Kacabunji iu lëshua që ta kapte
për flokësh. Dalina nxori si vetëtimë fijen e gërsherëve dhe me tërë forcën
deshi tia fuste në gërmaz. Tonin iu shmang, por nuk shpëtoi pa gjë. Kur ai u
përdrodh për të ruajtur fytin, u kërrus pak dhe goditjen e mori në shpatullën e
djathtë. Gjaku vrulloi sikur të ishte shpuar një kacek vere. Tonini nuk u rrëzua
por u nis teposhtë rrugës duke u kalamendur. Në Majën e Ariut Dalina u ndal dhe
shikoi poshtë, nga kishte zbritur Tonini.
Ai vazhdonte të ecte i kërrusur, por fare ngadalë. Dalina nuk u tregoi shoqeve çfar i kishte ndodhur. As njerëzve të shtëpisë nuk u tregoi. Tonini mund të vdiste dhe ajo jetonte me një ankth të madh në zemër që nuk e kishte provuar kurrë Nga çasti në çast priste të dëgjonte vajin në lagjen e Kacabunjëve. Tonini, edhe sikur të ishte duke vdekur, nuk do të tregonte se vdekja po i vinte nga plaga e Dalinë Përkolgjinit. Nuk e ulte veten ai. Nga ajo plagë Tonin Kacabunji vuajti katër javë nuk e pa dritën e diellit. Dalina nuk e mësoi kurrë se si u kishte thenë ai njerëzve të vet. Lart, në Fushën e Pelave , nga ana e majtë e rrugës së hollë këmbësore ngjiteshin vashat për në Fushën e Veladisë, kishte ngritur çadrat ushtria e huaj. Një ditë në drekë, një kompani me ushtarë hyri befas në Fushën e Veladisë dhe i rrethoi vashat që u gjendën befasi. Vashat e njihnin vendin më mirë se ushtarët e huaj. Kur e panë se nuk kishin rrugë tjetër, ato u kapën dorëpërdore dhe shkuan buzë greminës së malit të Shkallares, ku dukeshin vetëm thikat e kuqe të gurëve. Ushtarët e huaj u afroheshin ngadalë për të mos i trembur. Ata nuk donin që të hidheshin në greminë. E dinin që, me pak durim, do t’i futnin në dorë, do të benin qejf me to, pastaj do t’i çonin në kamp Dalinë Përkolgjinit iu duk se tutje, atje ku zinte fill ajo rruga e ngushtë që të fuste në Fushën e Veladisë, i kap sytë Tonin Kacabunjin që rrinte i fshehur pas drurëve. Ai donte të shikonte çfar do të ndodhte me vashat, por nuk donte të shikohej prej tyre. Ai i paska parë ushtarët e huaj, tha ajo me vete. Sa i poshtër ! Dalinë Përkolgjini hyri mes vashave dhe u tha të kapeshin dore për dore. Ashtu të bashkuara, u afruan deri në buzë të greminës ku vetëm po të bëje gjysëm hapi, bije poshtë dhe nuk shikoheshe më me sy. Ushtarët afroheshin ngadalë. Ata nuk e dinin ç’greminë e llahtarshme ishte ajo. Njeri prej tyre doli anash, si nja dhjetë metra larg vashave, nga e majta e tyre, dhe pa teposhtë. Ai u largua i lemerisur. Nuk kanë për t’u hedhur, tha ai, nuk jua mban. Duan të na friksojnë. Me të thënë ai këtoo fjalë, ushtarët u sulën mbi vashat që t’i kapnin me dorë. Ata nuk patën nevojë të bënin vrap për të ikur, për të shpëtuar prej tyre, Bënë gjysëm hapi nga e majta dhe .... . Të nesërmen u muar vesh ç’kishte ndodhur. Por katundarët kur shkuan të shikojnë, nuk panë asgjë nga ajo që tregohej... Gjakun në Malin e Shkallares dhe grimcat e vogla të mishit dhe të kockave të thërmuara i kishte larë shiu i natës, kurse poshtë, në gropë nuk kishte asgjë tjetër veçse një liqen, ku kishin mbirë lule.
E
quajtën Liqeni i Luleve, se lulet u rritën brenda natës nga gjaku i vashave.
Fotot – Lura: