Udhëpërshkrim
Pal Sokoli: Akademi Jubilare - ''Shën Nënë Tereza - Nëna Jonë e Paqes''
E diele, 13.10.2019, 05:27 PM
AKADEMI JUBILARE- ”SHËN NËNË TEREZA- NËNA JONË E PAQES” DYSELDORF, ORGANIZUAR NGA LSHAKSH - NË GJERMANI
PELEGRINAZHI APOSTOLIK I
IMZOT DON LUSH GJERGJIT NE GJERMANI
DHE PËRVJETORËT E
SHENJTË NË AKADEMINË JUBILARE
SHËN NËNË TEREZA- NËNA
JONË E PAQES
Nga
Pal Sokoli
Lidhja Shkrimtarëve Artistëve dhe
Krijuesve Shqiptarë në Gjermani organizoj një Akademi për shenjtoren tonë,
Nënën e madhe, Nënën e gjithë botës, Shën Nënë Terezën me praninë e
veprimtarit, publicistit, teologut, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me
seli në Prishtinë dhe biografit më autentik të shenjtëreshës sonë, Dr. Don
Lush Gjergji .
Me të arritur në Dyseldorf të
Gjermanisë dhe qe nga takimi me imzot Don Lushin, Unë Pal Sokoli, Valon Azem
Shkreli, Hajredin Ibrahimi dhe Niko Stylo (Kryesi e LSHAKSH-në Gjermani) takuam
dhe prekem shpirtërisht frymën e Nënës sonë shenjtëreshë pikërisht nëpër mes
Don Lushit. Takimi me Dr. Don Lushin kurdoherë është i ngrohtë, edhe ata të
cilët nuk kanë pasur rastin ta shohin nga afër, ndjejnë një afri sikur e kanë
njohur me vite. Tema e parë është atdheu, janë figurat e mëdha kombëtare qe na
kanë frymëzuar dhe na kanë përfaqësuar ndër shekuj. Janë mësimet e Shën Nënë
Terezës ato qe njësojnë Don Lushin me sinonimin e Dashurisë, përcaktime qe Shën
Nëna Terezë i kishte përcaktime bazë të njerëzimit. Pa dashuri dhe flijim,
jeta nuk ka kuptim. Pastaj edhe veprat e dashurisë janë vepra paqe.(NT). Temat
u zgjeruan përgjatë darkës kur studiuesi ynë i njohur z. Niko Stylo na provokoj
në arealin e tij studiues e sidomos në hulumtimet e tij gjuhësore. Temë e
veçantë ishte edhe biseda dhe evokimi i Don Lushit për miqtë veprimtarë e ndër
ta edhe shkrimtarin dhe veprimtarin Azem Shkreli kur kishim në praninë tonë të
birin Valonin me të cilin kishte një respekt reciprok të veçantë, për urëtakun
e pajtimeve Prof. Anton Çeta, Prof. Zekeria Cana, Imamin Idriz Këkruku etj. si
protagonist të pajtimeve kombëtare.
LIRIA DHE DASHURIA,
GJAKU DHE DJEPI I DRITËS SONË
Më 05 tetor në 11:00 ora kishim lënë
kohën për inaugurimin e dy shtatoreve të dy figurave tona Gjergj Kastrioti-
Skënderbeu dhe të misionares se dashurisë Shën Nënë Terezës në qytetin
Breckafeld në familjen Lleshi, familje kjo qe ishte nga fshati i lindjes së
nënës se Shën Terezës. Aty kishim lënë një takim të kufizuar të disa
strukturave udhëheqëse gjermane, familjar dhe anëtarët e Lidhjes Shkrimtarëve
Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Kryetari (Bürgermeister) i
Breckafeldit z. Andre Dalhaus, Rektori, Klaus Joraschkewitz, Prifti i komunës
Klaus Optenhöfel, pronari i Firmës se njohur Baumeister z. Udo Baumeister,
gazetari i gazetës lokale dhe disa të tjerë përfaqësues të sportit dhe kulturës
lokal.
Pas njohjes me Dr. Don Lush Gjergjin
dhe me të pranishmit e tjerë rreth një tryeze plot ushqime dhe pije spontanisht
u krijuan ura njohje dhe pyetje përgjigje rreth historisë dhe jetës së
shenjtores sonë Nënë Terezën. Ishin shumë emocionale rrëfimet e Don Lushit kur
evokoi takimin e tij të parë me Shën Nënë Terezën, si interesohej Nëna Terezë
për familjarët e saj. Në pyetjen e rektorit Klaus Joraschkewitz se si e ke
përjetuar ti takimin me Nënën Terezë, Don Lushi ju përgjigj; Për mua qe nga ai
takim ajo ishte shenjtore. Shpërndarja e familjes saj ishte gjithashtu një
brengë e rëndë për Nënën Terezë, letra e nënës Drande e lodhur dhe e plakur i
shkruante së bijës, “ Mua nuk po me del shpirti pa të takuar edhe njëherë”. Don
Lushi theksoi Nënë Terezës së kjo vuajtje e Shën Nënë Terezës ishte edhe
kapitali i saj qe ajo e materializoj në bamirësi. Në pyetjen e Kryetarit
Dalhaus se si e ndjeni veten kur keni sakrifikuar aq shumë për të ju përkushtuar
Nënës Terezë. Don Lushi ju përgjigj se unë kam shkruar këto 17 libra për të,
por tanimë unë nuk kam qëllimin të shkruaj për të, por unë do të shkruaj për
ato qe na ka lënë ajo. Nënën Terezë e ka njohur e gjithë bota, por bota nuk ka
ditur asgjë për familjen e saj, për vendlindjen dhe për jetën e saj rinore.
Prandaj ju përkushtova fillimisht ta zbardhë këtë anën e panjohur për të dhe
nuk ju ndava më. Në emër të LSHAKSH. Në Gjermani fola dhe unë Pal Sokoli.
Njoftova të pranishmit se kjo nismë e inaugurimit është e Lidhjes sonë, edhe
pse këto dy trupore janë në pronën e familjes Lleshi. Na imponuan këto dy
figura sepse janë figura me të cilat identifikohemi në shqiptarët. Unë e di se
familja Lleshi është mirë e integruar në shoqërinë gjermane po këto dy figura
të shquara kombëtare i kemi të gjithë në zemër. Gjergj Kastriotin- Skënderbeun
si simbol të lirisë dhe Shën Nënën Terezë si simbol të dashurisë. Pas fjalës së
kryetarit dhe të priftit qe kishin gjithashtu vetëm lëvdata për këto figura në
Tarracën e Shtëpisë zbuluan dy truporet e përmendura imzot Dr. Don Lushi dhe
Kryetari z. Dalhaus. Truporët janë nga guri i bardhë dhe të punuara nga një
skulptor shqiptarë nga Lezha. Të gjitha komunikimet e Don Lushit dhe të tjerëve
i përktheu më një përpikëri profesionale z. Hajredin Ibrahimi. Të pranishëm nga
Lidhja jonë ishin Kryetari i nderit te LSHAKSH-së dhe veprimtari Martin Çuni,
Hajredin Ibrahimi, Sead Ramadani dhe Musa Mulolli. Pas kafes dhe ushqimeve të
përgatitura për mëngjes morëm rrugë drejt Dyseldorfit në Akademinë kushtuar
Shën Nënë Terezës.
BOGDANI DHE
SHENJTËRESHA E DASHURISË HALLKA ARBËRORE
JUBILE TË
PAHARRUESHËM
Në sallën e Wirtschaftsklub në
Dyseldorf ishin mbledhur shkrimtarë, udhëheqës të Shoqatave e asociacioneve të
ndryshme nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë dhe nga disa shtete tjera fqinjë
qe ta takonin apostullin e Dashurisë se shenjtores sonë Don Lushin. Që në
fillim të kësaj Akademie u shfaq një film i shkurtër diku dhjetëminutësh më
fjalë të thëna dhe me zërin autentik të saj në fund “ Unë jam tuj u lutur
për ju” në gjuhën shqipe, film i përgatitur nga Valon Shkreli. Pas filmit,
Pal Sokoli përshëndeti përzemërsisht të pranishmit dhe i njoftoj me rrjedhën e
këtij takimi. Përkujtojmë sot 330 vjetorin e shkuarjes në amshim të
Arqipeshkvit tonë Pjetër Bogdani, 3 vjetorin e shenjtërimit dhe 40 vjetorin e
nderimit me Çmimin Nobel për paqe të shenjtores sonë Nena Terezë. Don Lushi
kishte edhe një jubile “të vogël” 50 vjetorin e njohjes më Nënën Terezë. Fjala
ju dha z. Lazim Destani qe si nikoqir të përshëndes të pranishmit. Lazim
Destani shfaqi kënaqësinë qe në këtë Akademi të organizuar nga Lidhja e
Shkrimtarëve në Gjermani kemi z Don Lush Gjergji. Unë personalisht jam shumë i
nderuar a besoj se edhe ju të gjithë pjesëmarrës qe sot ne mesin tonë kemi Don
Lush Gjergjin. Kisha kënaqësinë qe ditën e shpalljes se shenjtërimit të kësaj
Nënë të madhe të isha në Vatikan ku edhe jemi takuar me Don Lushin. Besoj se
sot kemi çka të dëgjojmë prej ti për këta përvjetor dhe për këtë Nënë të madhe.
Z. Destani përshëndeti edhe z. Mensur Halili, Imam në Qendrën Islamike
Shqiptare në Dyseldorf, njëherësh, Kryetar i Unionit të Qendrave Islamike
Shqiptare në Gjermani.
Imami Mensur Halili përshëndeti të
pranishmit me Paqja e zotit qoftë përherë me ju dhe falënderoi Lidhjen e
Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë për ftesën qe më kanë bërë dhe
përkujtimin e këtyre përvjetorëve historik dhe falënderoj edhe Don Lush
Gjergjin për pjesëmarrje në këtë Akademi. Imami përcolli edhe përshëndetjet e
të gjithë anëtarësisë Unionit të Qendrave islamike në Gjermani. Lavdëroi shumë
punën dhe veprimtarinë e figurës sonë kombëtare dhe simbolin e humanizmit
botëror e cila ishte shembulli me i mirë i solidaritetit shpirtëror botëror,
ishte si një qiri i cili digjej për të ndriçuar botën. Shpirti i saj pushoftë
në paqe. Jam krenar qe jam shqiptarë dhe qe jemi gjaku i Nënës Tereze.
Pas përshëndetjeve të rastit, fjalën
e mori Dr. Don Lush Gjergji. Pasi përshëndeti përzemërsisht të gjithë të
pranishmit ju përkushtua dedikimit jubilarë të organizuar nga Lidhja e
Shkrimtarëve në Gjermani. Don Lushi ju përkushtua në fillim figurës se
Arqipeshkvit dardan Imzot Pjetër Bogdanit. Përvjetori i shkuarjes në amshim i
Arqipeshkvit tonë duhet të mbetët një përkujtim i gjallë sepse ishte një
ipeshkëv i përkushtuar, atdhetar i devotshëm, luftëtar i lirisë dhe me një
fjalë njeri i Zotit, Kishës dhe Popullit shqiptar. Jetën dhe veprimtarinë e tij
ja ka kushtuar Zotit dhe Popullit të tij arbëror në rrethanat gati më të errëta
gati të pamundshme. Kushtet ja imponuan qe shpeshherë të rrezikonte jetën me
veprimtarinë e tij. Lufta e tij për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar
të popullit shqiptar, çlirimi nga robëria e dyfishtë ; injoranca –mosdija dhe
primitivizmi si kushte të domosdoshme për çlirimin nga sundimi i atëhershëm
otoman. Ngritja e vetëdijes dhe krijimi i urave të miqësisë me popujt
liridashës dhe miq të shqiptarëve. Imzot Pjetër Bogdani kishte krijuar miqësi
me qendra të ndryshme të ndikimit qe ndihmuan edhe në çlirimin e Prishtinës dhe
Prizrenit kur mu ato ditë sëmurët në Prizren nga mortaja dhe vdes në Prishtinë
me 6. Dhjetor 1689 dhe varrosët në Kishën e Shën Fran Ksaverit qe menjëherë pas
rimarrjes së Prishtinës u bë Xhami perandorake, kufoma e imzot Pjetër Bogdanit
nxirret nga varri, u hodh në rrugë dhe u zhduk trupi dhe varri i tij. Atë kohë
shkroi veprën “Çeta e Profetëve” e cila vlerësohet si një enciklopedi e kohës
dhe çmohet lart nga E. Qabej, N. Jokli e deri të Ibrahim Rugova.
“Fati i popullit tim është fati im”
ishte motoja e jetës se imzot Pjetër Bogdanit tha më ne fund Don Lushi.
Për jetën dhe veprën e Shën Nënës
Terezë Don Lushi e filloj qe nga koha kur e kishte takuar për herë të parë para
50 vitesh, për çka edhe e konsideroj si jubile personal. Bota e njeh Shenjtoren
tonë si një bamirëse qe ju ka përkushtuar jetës në mes më të varfërve të botës,
i ka ndihmuar ata dhe përcjell deri në jetën e pasosur me besimin e saj ne
Dashuri. Sot po përkujtojmë edhe 40 vjetorin e marrjes se Çmimit Nobel për
paqe, të cilin ajo e kishte dëshmuar me angazhimin e saj për ata qe ishin të
përjashtuar nga jeta, familja, jeta shoqërore. Po të bazohemi në traditën tonë
shqiptare, të ne ishte Shtëpia jonë është e mysafirit dhe e Zotit. Nëna Terezë
rrjedhë nga një familje e tillë bujare, Familja Bojaxhiu ishte familje e
ngritur dhe e kalitur me kulturë dhe me vetëdije nacionale. Unë në veprimtarinë
time prej 17 librash për Shenjtoren tonë jam përpjekur qe ta publikoj anën e
panjohur të saj. Ta njoh botën me Djepin e saj, me familjen e saj dhe rrethin e
saj shoqëror ku është lindur dhe rritur ajo. Shën Nëna Terezë ka kaluar 18 vite
si Gonxhe Bojaxhiu, 18 vite tjera si Motra Terezë dhe të tjerat vite si Nëna
Terezë deri në shpalljen e shenjtërimit te saj para tri vitesh. Don Lushi
evokoi kujtime për takimet me Shën Nënë Terezën, kuptimin filozofik të
Dashurisë si moto qe duhet të na përcjell gjatë gjithë jetës. Pal Sokoli
ndërhyri duke recituar një poezi me titull “Jeta” të shkruar nga vet Nëna
Terezë. Duke e konsideruar Nënë Terezë edhe si një talente të rrallë në shkrime
letrare. Duke u lidhur me thënien e Don Lushin se unë qe nga dita e parë e
njoha atë si një shenjtëreshë mora shembull se ne shpeshherë jemi dëshmitarë të
përhapjes se epidemive te ndryshme dhe sëmuren apo edhe vdesin shumë njerëz. Në
Kalkutë Nënë Tereza pa kurrfarë ngurrimi ka marrë në duar dhe ju ka pastruar
plagët nga gërbula dhe asnjëherë nuk u infektua po përkundër asaj jetoi aq
gjatë. Pas përjetimeve të ndjeshme të pjesëmarrësve përgjatë ligjërimeve të Don
Lushit për të ju dhanë mundësinë pjesëmarrësve të njihen më mirë me tema të
panjohura hapëm debate me publikun. Në debate u lajmëruan shumë pjesëmarrës
prej aktivistit z. Bekim Gashi, veprimtari Lazim Destani, veprimtari dhe ish
nënkryetari i R K. Z. Anton Kolaj, drejtuesi i Bibliotekës “Mark Krasniqi”
Maxhun Smajli, Mjeku Smajl Halabaku, publicisti Eduart Kaca, artistja Eda Zari,
Kryetari i nderit i LSHAKSH-në Gjermani Martin Çuni, shkrimtari Sadik Krasniqi,
veprimtari Alfred Mançe, Shkrimtarja dhe publicistja Pranvera Gjoni aktivisti dhe
publicisti Xhevat Ukshini dhe artisti Musa Mulolli. Komunikimi ishte i lirë dhe
temat ishin rreth familjes së Shën Nënë Terezës, jeta e familjarëve të ndarë,
historiku i shenjt i Shoqatës “Nëna Terezë” dhe kontributi shpresëdhënës pas
luftës e themeluar nga Don Lushi, mundësitë e përkthimit të veprimtarisë se Don
Lushit në gjuhën gjermane dhe procedura dhe filtrimi i veprimtarisë për
shpalljen e shenjtërimit të një bamirësi etj. Don Lushi ju përgjatë gjithë
kohës qëndroj në këmbë dhe më stilin e sofistëve të lashtë pa mikrofon, pa
shënime ju përgjigjej konkretisht dhe pa lënë asnjë zbrazëti dëshmoi së vërtetë
është njohësi më i mirë në botë i jetës dhe veprës se Nënë Terezës “qe ka
dalë nga gjiri ynë, ka mrekulluar botën dhe unë jam përpjekur të ju a sjell
prapë në mesin e juaj”( DLGJ). Jemi një popull dhe një gjak, mos lejoni të
ju përçaj askush, mos lejoni të futen ne mesin tonë ku nuk e kanë vendin.
Tregoni pjesën ma të mirë të jetës juaj ashtu siç na ka mësuar Nëna jonë, “
punë të vogla me dashuri të mëdha”.
Në përfundim përgjatë darkës dhe
pijeve nga bufeja e klubit qe ishte i tëri në dispozicionin e pjesëmarrësve
edhe më personelin shërbyes, Don Lushi nënshkruante veprat e tij qe të
pranishmit patën rastin ti marrin pa pagesë. Të gjithë të pranishmit patën
rastin edhe të përshëndetën me njëri tjetrin dhe të fotografohen me shoqishojn,
me Don Lushin dhe me Imamin Mensur Halili, thua se në mesin e tyre kishte hyrë
drita e Dashurisë se Shën Nënë Terezës.
MESHA SHENJTE DHE
MOTOJA MESHA SHENJTE E DITËS “ EJA NE TRYEZËN TIME”DHE “ NA SHTO FENË”
06.tetor 2019 Dyseldorf
Në Dyseldorf mbahen meshë në gjuhën
shqipe një herë në tre muaj nga një prift shqiptar qe vjen nga misioni katolik
shqiptarë në Shtutgart. Dita kur Don Lushi dëshiroj të takonte edhe besimtarët
nga rrethi i Dyseldorfit dhe të celebroi Meshë nuk ishte e paraparë të kishte
meshë në gjuhën shqipe. Nga një njoftim i thjeshtë në Fb dhe nga një informim
qe i bëra Misionarit të Shtutgartit pak ditë më parë mora lajmin se prej mesit
të muajt tetor Dyseldorfi do të ketë misionar të rregullt. Besimtarët shqiptarë
nga ky rreth ishin informuar nga njëri tjetri dhe atë të Diele krejt
spontanisht u bashkuan mbi 60 besimtarë. Unë me Don Lushin dhe me Valon
Shkrelin shkuam me herët dhe nga sakristiani i kishës u njoftuam se kishin
ardhur edhe disa makina dhe ishin kthyer. Unë dhe Valoni vendosëm të rijmë para
Kishës qe të shihemi se dikush është aty. Don Lushi kishte vendosur ta thotë
Meshën me aç njerëz qe të mblidhen. Afrohej ora 12:00 dhe ishte kënaqësi kur mbërriti
edhe misionari i emëruar Don Marjan Ukaj dhe me dhjeta besimtarë mbushën një
pjesë të Sallës se asaj Kishe. Mesha ka programet ditore, liturgjia filloj me
moton “ Na shto besimin” dhe “Eja në Tryezën time” kur me predikimin e tij Don
Lushi dhe Don Marjani ne predikimet e tyre e lidhën fare mirë më moton e Shën
Nënë Terezës “ Dashuri do ta shpëtoi botën” pra ftoni të tjerët në tryezën e
dashurisë. Mesha përfundoj me shtrirjen e dorës se paqes njëri tjetrit dhe me
marrjen e sakramentit të kungimit në zemër.
Pas Meshe Don Lushi kishtefluturimin
e kthimit në Kosovë.
Pasi takoj shume besimtarë dhe te
interesuar në oborrin e Kishës u përqafua dhe u përshëndet me ta dhe me mua u
drejtuam ne aeroport.
DIÇKA NGA NËNA JONË
Në Biletën e Don Lushit figuronte
edhe titulli Don çka nuk figuronte edhe në okumentin zyrtar. Zyrtarja në
sportelin e aeroportit e ndaloj kalimin, por Don Lushi ishte misionari
apostolik i Shën Nënë Terezës dhe do zoti dhe vjen miku Mufail Demiri dhe vetë
mi tha Don Lushit eja pas meje. U mor Koferi i tij me veti, edhe pse me 2 kg më
shumë, ju sigurua vendi i parë dhe ju shmang evidenca me titullin e tij Don në
Biletë.
Misioni i Don Lush Gjergjit në
Akademinë tonë përfundoj dhe pas tij në mesin e pjesëmarrësve dhe atyre qe e
takuan dhe përshëndetën Don Lushin e ajo ndodhi kudo ishim me të, na la një
dritë dashurie.
Në fund falënderoj përzemërsisht të
gjithë ata qe morën pjesë dhe ata qe mundësuan mbajtjen e kësaj Akademie dhe
kontribuuan mbarëvajtjes së saj . Kërkoj falje publike atyre qe për shkaqe
organizatore nuk kishim vend për ata të interesuar qe i kishin shpreh dëshirën
të marrin pjesë në këtë Akademi.
Në
emër të LSHAKSH- në Gjermani
Pal
Sokoli