Udhëpërshkrim
Enela Shehu Markja: Korabi
E diele, 06.10.2019, 10:18 AM
KORABI - GUSHT 2019
Nga
Enela Shehu Markja
…me
diell nis dita në qytetin tim të lindjes. Zhurma e përroit dhe rrezet e dielli
që shponin me forcë e depërtonin përtej perdeve të errëta, ma nxorrën gjumin në
dhomën e hotelit në vendlindje. Me kujtimet e fëmijërisë dhe të rinisë shëtis
nëpër rrugë, mes lulishteve me lule e plot gjallëri rinore, - sikur të jem në
ëndërr..., ndërsa buria e një makine më zgjoi përsëri kësaj here ku isha në mes
të rrugës, përballë ish-shtëpisë time; shumë emocione mu përshtjelluan në ato
pak sekonda, frika, pasioni, endrrat e lëna pas, jeta plot ngjyra e qytetit të
vogël, emocionet dhe miqësitë, lotët dhe gëzimet.
U
ndjeva e humbur mes kujtimeve të mia, realitetit të qytetit dhe jetës sime
tashmë. Ashtu si dhe ne, dhe kjo qyteze paska ndryshur, sa shume…
Në
dalje të qytetit (në fund te Bulevardit tashmë me kalldrëm shtruar) ishte pika
e takimit të grupit tonë për tu nisur për Radomire. Nxitova hapat me cantën mbi shpinë dhe
këpucët e mbërthyera deri mbi kyce.
Korabi
ishte sfida e dy ditëve të ardheshme.
Ajo
rrugë gjarpëruese në drejtim të Kukësit e asfaltuar dhe e mirmbajtur kalon
përmes fshatrave të Sohodoll, Kastriot, Shumat, Sllove e Vleshë. Pak mbi
Restorant Ujmir, ne fshatin me të njëjtin emër, ndjekim rrugën e Radomirës për
në fshatin Tejës.
Ndërsa
udhëtonim, në kujtimet e mia shikoja ato klasa gjiymnazistësh që ktheheshin nga
aksioni i vjeljes së mollëve, misrit e groshës.
Kastrioti
Enelë – thotë miku jonë që na shoqëronte me makinën e tij – vendi i mollëve.
Po,
- i thashë, pa i dhenë atij të kuptoj që me mëndje kisha ikur shumë larg, dhe u
ktheva përsëri në të tashmen.
Pranë
Vleshës makinat e parkuara në krah të rrugës më bënë kurreshtare të pyesja.
„Uji
i ftohte i Vleshës“ – ma kthen miku ynë persëri – është një ilaç i vërtetë dhe
bën cudira për shëndetin. Në kthim duhet të ndalojme patjeter, të freskojme
këmbët – sigurisht thashë – tek dëgjoja nga larg zhurmën e burimit.
Në
Sllovë bëmë një ndalesë të vogël tek Lapidari i Luftës. Jo të paktë në këtë
zonë ishin bunkerët, të cilët me shumë veshtirësi mundohen të fshehin praninë e
tyre, me tepër të mbuluar nga pluhuri i kohës se sa të huazuar nga natyra. Për
pak kilometër ndoqëm një rrugë të pashtruar në drejtim të Liqenit të Gramës,
gjithashtu një pikë e bukur turistike dhe një nga rrugët që të çojnë në Korab,
e cila bukurinë magjepse e ka në fillim të verës kur bora ju le vendin luleve.
Rruga
e makinës mbaron në qendër të fshatit Tejës në Radomirë, në Komunën e Kalasë së
Dodës, e cila ndodhet rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Makinën e parkuam
para Hotel-bar-Restorant Setkiu, ku rezervuam dhomat për atë natë. Ndërsa po
mbërthemin mirë këpucët e po bisedonim me udhërëfyesin tonë nga Radomira,
Bujarin, ndalojmë para hotelit dy Mikrobuzë të mbushur plot me turistë. Ishe
një grup turistësh nga Hungaria, që kishin të njëjtin qëllim si dhe ne. Për
ato, ecja në malin e Korabit do të ishte eskursion një ditor. Në kafenenë e
fshatit ato mbushën vetëm shishet me ujë, i cili është në këto zona tejet i
pastër, i shëndetshëm ashtu si vetëm natyra di ta bëjë dhe ta japë falas. Tek ndiqja
me sy grupin e turisteve e tundja filxhanin me shprese qe te nxjerrë dhe nje
pikë kafe, me qindra ide më lindnin në kokë në ato momente; mendoja se si
turizmi mund ta zhvillojë këtë zonë, duke mos e prishur kete dhuratë të natyrës
kaq të virgjër, kryelartë, plot ngjyra ... dhe thjesht të bukur. I dëgjuar
është emri i malit të Korabit, por të pa shkelura shumë ato lëndina mahnitëse
mes shtigjeve të thepisura e shkrepa te mermertë me liqene malor dhe përrenje
të zhurmshëm.
Mikpritës
janë banorët e kësaj zone - bukë, kripë e zemër të bardhë pë këdo që u troket
në derë!
Marshimi
filloi duke lënë prapa Liqenin e zi e duke dëgjuar Bujarin, udhërrëfyesin tonë,
teksa tregonte me dorë drejt një lëndine të bukur qe quhej „Varrezat e
vashave“. Legjenda, vazhdon Bujari, thotë qe vashat e zonës, para se në ato
male të shkelte turku, nuk pranuan të martohen me të huaj dhe vendosen te
gjejnë preh në atë lëndinë të bukur mes malesh…
Bujari
rrëfente me origjinalitet dhe me dialektin e zonës për jetën në fshat,
organizimin, kullotat, bagetinë, mirëmbajtjen e pyllit si dhe përgatitjet për
dimrin e ashpër e të egër që bën në këto zona, për besimin e fortë që kanë për
të mos e shitur truallin tek persona të huaj dhe jashtë komunitetit të zonës,
për shkollën dhe arsimin që herë herë është dhe i munguar pavarësisht dëshirës
së fëmijëe dhe prindërve për të vazhduar më tej arsimimin, për të rijntë që
emigrojnë në Angli. Të zhurmshme buçisnin burimet e Korabit – me ujin e të
cilave furnizohet gjithë qyteti i Peshkopisë.
Pas
lamë stanet që në fund të gushtit ishin boshatisur, vazhduam rrugën përmes
livadheve e më pas përgjat kurrizit të gurrtë e malor të një përroi të thatë.
Në një livadh, mes shkëmbinjëve të fuqishëm, përballë „Portave të
Korabit“ u ulëm të bëjmë një pushim. Bujari, malësor mikpritës, nxorri nga
canta e tij bukë, djath e dhallë, - të cilat në kombinim me ajrin dhe pamjet
magjepsëse, shijonin më tepër se cdo gjë tjetër.
Të
fuqizuar vazhduam perseri marshimin tonë.
Brezi
i butë, – thote Bujari dhe tregon me dore drejt një linje gjarpëruese. Të
gjithë heshtëm, dhe para syve na erdhën për pak caste ato ditë të errëta në
komunizëm. Të butë e kishtë bërë natyra këtë Brez, po për shumë të rrinj që
guxuan të besonin se mund të jetonin ndryshe nga sa sistemi diktonte ishte ky
„Brez“ vdekjeprures…
Cfarë
është „Brezi i butë” teze – me pyet mbesa ime 18 vjecare? Duke ja përkëdhelur
atë kokë të kacureltë e duke menduar sa mirë që rritet në një kohë tjetër, – i
shpjegoja “Brezin e butë”.
Etapën
më të vështirë atë mbasdite e kishim akoma përpara, ndërsa pas linim livadhet,
përpara nesh natyra e ashpër me shkembinj të copëtuar dhe jo shumë larg dhe
maja e Korabit, na jepte gjithmonë e më shumë kurajo. Pas shkembinje te rahur e
copetuar nga moti i eger ju ngjitem nje lendine te pjeret e nderkohe mbuluar me
bar te zverdhur, krejt e vecante ne ato lartesi prej 2500 meter drejt majes se
Korabit.
Mbas
5 orësh ngjitje arritëm majën më të lartë të vendit tonë, prej 2764 m të atij
vargmali prej 40 kilometrash mes Drinit të Zi dhe Radikës mes Shqipërisë e
Maqedonisë Veriore.
Per
mua si gjeografe, por për më tepër si „Cuce dibrane“ ishte një ndjenjë e
papërshkrushme plot krenari e emotione - pamje maramendëse, para syve
Shqipëria, nga krah Maqedonia e pak më në veri Kosova. Në atë lartësi nuk kish
kufi.
Nga
lart vështroja anën Veriore dhe perëndimore me shkëmbinjë të thepisur e natyrë
të zhveshur. Rruga të cilën ndoqëm ne, nga ana Junglindore, kishte zona
shkëmbore e shkëmbinjë të thyer, por gjthashtu dhe livadhe që lehtësojnë
ngjitjen.
Zbritja
zgjati rreth tre orë përgjatë të njëjtës rrugë. Në fshat u kthyem me ditë dhe
të urritur. Setkiu shpërdau në fillim ujë e nga nje pjatë kos që kishte formën
e djathit e mund të pritej me thikë. Në sac po përgatitej tepsia me Fli, tipike
e zonës së Radomirës.
Shpejt
perëndoi dielli në Tejës mes malesh.
Enela Shehu Markja,
Shtator 2019