Udhëpërshkrim
Kadri Tarelli: Vilhelme Vrana Haxhiraj vjen në Durrës
E hene, 11.11.2019, 09:56 PM
VILHELME VRANA HAXHIRAJ, VJEN NË DURRËS
Shkolla “14 nëntori” dhe libri “Elitat e
mohuara..., krenari kombëtare”
Nga Kadri
Tarelli
Në kuadër të muajit të
letërsisë, në ditët e fundit, të tetorit 2019, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “14 nëntori”, në qytetin
e Durrësi, zhvilluan një veprimtari letrare–artistike, kushtuar librit “Elitat
e Mohuara..., Krenari Kombëtare”, të autores vlonjate, Vilhelme Vrana Haxhiraj, (Vivra), që mban titullin “Mjeshtre
e madhe” dhe anëtare e Akademisë së shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane,
me seli në Neë Jork.
E gjithë veprimtaria u zhvillua në Odeonin “Nikolon Xhoja”, në
pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit dhe shënon një
ngjarje, për jetën letrare-artistike në qytetin mijëra-vjeçar. E quaj
“ngjarje”, pasi ndryshe nga herët e tjera, ku kuvendi letrar organizohet nga të
rriturit dhe flasin e dëgjojnë vetëm të rriturit, kuptohet “të diturit”, këtë
herë janë nxënësit e një shkolle, që megjithëse janë të vegjël, marrin përsipër
të na mbledhin ne të rriturit e të na tregojnë se edhe ata dinë të lexojnë, por
edhe të nxjerrin në dritë vlerat e vërteta të një libri, që me të drejtë e kanë
quajtur “Enciklopedi”. Nuk duhet të çuditemi, madje duhet vlerësuar veprimi i
tyre, duke na bindur, se kur ka vullnet dhe dëshirë, çdo gjë mund të arrihet
cilësisht, për t’u pasur zili. Natyrisht, duke pasur edhe ndihmën e “Misionarëve
të dijes”, mësuesve të përkushtuar, si të vetë drejtoreshës Merita Thartori
(Kuçi), Jorida Shala n/drejtore, Suela Gjeçi, n/drejtore, që mbulon veprimtaritë
letrare dhe shkencore, Xhejsi Kalziqi-mësues muzike, që luajti në flaut, Ardian
Neza, mësues historie, etj, etj.
Pjesëmarrës në këtë kuvend libri ishin,
nxënës, mësues, prindër, shkrimtarë, poetë, artistë dhe qytetarë durrsak, dashamirë
të letërsisë dhe artit. Mes të pranishmëve erdhi edhe Valbona Sako – Kryetare e
Bashkisë së Durrësit, për të cilën duhet shprehur mirënjohje e veçantë, pasi
nuk jemi mësuar që drejtues të pushtetit vendor, të jenë të pranishëm në
veprimtari të tilla, madje edhe kur i organizojnë institucione të rëndësishme të
qytetit, jo më nga fëmijë, siç është ky rast.
Veprimtaria, duhet thënë me plot
gojën “spektakli”, u hap me poezinë: “Vivra
je vullkan”1, “Vivra
je vullkan, pse shpërthyet vonë/ Duar lidhur, gjuhë prerë, 50-vjet sëra jonë”.
…….. ku çdo strofë u recitua nga një nxënës dhe u prit me duartrokitje.
Më pas drejtore e shkollës, znj.
Merita Thartori (Kuçi), me një oratori të përkryer, bëri një përmbledhje të shkurtër
të librit dhe vlerave të tij, duke ngritur lart edhe figurën e shkrimtares, e
cila mban mbi shpinë vuajtjet dhe persekutimin, por edhe vlerësimet brenda dhe
jashtë vendit, jo pak por 22-tituj nderi.
Në fjalën e saj përshëndetëse, znj.
Sako, e mrekulluar nga spektakli, i gërshetuar me recitime, pjesë muzikore të
luajtur nga nxënësit e shkollës, përfshirë edhe pjesët e përzgjedhura nga libri,
përgëzoi drejtorinë, mësuesit dhe nxënësit. Ajo vuri në dukje rëndësinë dhe
dobinë e këtyre veprimtarive, për t’i bërë nxënësit, sidomos të vegjlit, që të
kthejnë sytë nga libri, ta prekin atë dhe, të shkëputen sadopak nga interneti
dhe celularët. Në vazhdim të fjalës, ajo vlerësoi punën e madhe të autores “Vivra”,
që i sjell lexuesi durrsak dhe atij mbarë shqiptar, një libër me përmasa të
tilla, ku ka shumë atdhetari dhe shqiptari. Libër që duhet ta kenë dhe ta
shfletojnë të gjithë moshat, veçanërisht të rinjtë. Në nderim, autores i dhuroi
Emblemën e qytetit të Durrësit,
“Kulla Veneciane””, simbol që i dhurohet vetëm ambasadorëve të huaj.
Më pas përshëndetën: Mujo
Buçpapaj, botuesi i gazetës “Nacional”, njëherazi edhe botues i rreth 33 librave
të heroinës sonë Vilhelmes, Fatmir Minguli, studiues, kritik dhe autor i disa
shkrimeve kushtuar autores “Vivra”, Teuta Dhima, moderatore e bibliotekës
publike të qytetit të Durrësit, etj.
Merituan duartrokitje nxënësit, që
kishin përzgjedhur disa nga heronjwt e librit “Elitat e mohuara………”:
Emitea Kreka. kl.9b - “Nora e Këlmendit”.
Igli Vreto. kl.9c -
“Abdyl Frashëri”, Enkela Mema. kl.8b
- “Ibrahim Kodra”, Klejda Kasa. kl.9b
– “I. Qemali”, Sonja Vreto. kl.9c
– “Adem Jashari”, Erda Gjoci. kl.9a
– “Musine Kokalari”, Nejola Myftaraga kl.8b
– “At Gjergj Fishta”, Ledio Malasi. kl.8b
– “Nënë Tereza”, Sabjola Reka. kl.7b
– “Ali Podrime”, Klemina Hoxha. kl.7b
–“Lasgush Poradeci”. Po kështu u përcollën nxehtësisht instrumentistët, nxënës
të kësaj shkolle:
Neald Dyli. kl.8a në klarinetë, Jetmir
Sula. kl.8a. në kitarë, Rajsa
Tola. kl.8a, në violinë.
Një
përshëndetje të veçantë bëri poeti Agim Bajrami me poezinë:
Vargje për një zonjë letërsie
……………..
Dit? e nat? mbi male librash,
Duke mbjell? frym?n e saj.
Le t’i shtohen mbi ball? thinjat,
Nj? Vranar s' plaket kollaj.
Më pas Fitim Haxhiraj,
bashkëshorti i autores së nderuar, i emocionuar recitoi vargje thurur
posaçërisht për nxënësit, që morën pjesë në këtë ngjarje të bukur letrare.
Në mbyllje fjala i takoi zonjës
së nderuar “Vivra”, e cila me modestinë dhe thjeshtwsinw që e karakterizon,
përshëndeti:
Mirënjohje, Zonja Merita Thartori, drejtore e Shkollës! Shpreh nderim të thellë për
organizimin e bukur të takimit kushtuar librit tim studimor, “Elitat e
Mohuara..., Krenari Kombëtare”! Ju përshëndes ngrohtësisht, pasi në Durrës ka shumë
shkrimtarë me emër, porse ju përzgjodhët krijimtarinë time.
Nderim
Zonjës Valbona Sako! Falënderoj Kryetaren e Bashkisë, Zonjën e Parë të
Durrësit, Valbona Sako, për nderimin që i bëri auditorit të zgjedhur, ku ishin
të pranishëm: mësues, nxënës, prindër dhe shkrimtarë. Shpreh Mirënjohje për
vlerësimin që më bëri duke më dhuruar emblemën e qytetit të Durrësit, “Kulla
Veneciane”, simbol, të cilin Zonja Sako ua dhuron Ambasadorëve të huaj. Për
znj. Valbona, edhe shkrimtari është një ambasador i kulturës kombëtare. Znj. Valbona,
i uroj suksese në detyrën e saj të vështirë, por fisnike, si Qytetare e Parë e
Durrësit!
Një përshëndetje për kolektivin
e mësuesve të përkushtuar për të dhënë dije dhe kulturë, sepse pa stafin
pedagogjik, drejtuesi është si gjenerali pa ushtarë.
Të dashur nxënës të
Shkollës “14 Nëntori”! Ju jeni e ardhmja dhe shpresa e prindërve, krenari e
shkollës dhe e nesërmja e kombit. Ju do të jeni parlamentarët, administratorët,
ligjzbatuesit, mësimdhënësit, akademikët, ndërtuesit dhe arkitektët e së
ardhmes së vendit. Ju, fëmijë të dashur, Ju falënderoj, duke ju uruar shëndet dhe suksese në detyrat tuaja,
si nxënës të shkollës shqipe. Duajeni këtë tokë bujare, se është Dheu i Atit
dhe i Mëmës! Mësoni Historinë dhe gjeogarfinë e kombit tonë, që t‘i tregoni
Botës se jeni autoktonë në këto troje. Kurrë mos harroni se jeni shqiptarë! Mësoni
mirë gjuhën shqipe, se është gjuha e nënës, gjuha më e vjetër në botë!
Nxënës të dashur, gjuha
dhe letërsia shqipe duhet të lëvrohen në 12 muaj të vitit dhe jo vetëm të
kujtohen në çdo tetor. Çdo ditë për ju, duhet të jetë dita e letërsisë shqipe!
Në këtë mënyrë, Ju do ta festoni muajin e letërsisë 365 ditë në vit! Lexoni sa
më shumë, se Shqipëria ka nevojë për
njerëz të ditur!
Suksese dhe vetëm suksese, sepse ju do të jeni vlera e
Kombit tonë!
Me ndrime dhe mirënjohje, shkrimtarja nga Vlora Vilhelme
Vranari Haxhiraj, që Ju do fort!
Përgatiti:
Kadri Tarelli
Durrës më: 24, vjeshta e dytë, 2019
1. Poezia “Vivra je vullkan”, është shkruar nga Kadri
Tarelli
Shënim: Veprimtaria u fotografua nga Klodiana Aleksi dhe
Bora Kuçi