Udhëpërshkrim
Aleks Kapllaj: Në Parma të Italisë vendoset busti i Skënderbeut
E shtune, 21.12.2019, 06:45 PM
Ne Parma te Italise,
vendoset busti i Skenderbeut
Nga
Aleks Martin Kapllaj
Ne
fillim te muajit dhjetor u be inaugurimi i bustit te heroit tone Kombetar,
Gjergj Kastriotit Skenderbej, ne te parin qytet te veriut ne Itali, ne qytetin
e Parmes.
Me
inisiativen e Shoqates Shqiptare te Parmes dhe Provinces,
"SKENDERBEU" dhe me rastin e vendosjes se flamurit ne Uren e Kombeve
te ketij qyteti, edhe te flamurit shqiptar, komuna e Parmes me kryetar bashkie
Federico Pizzarotti, ne fillim te ketij muaji, beri inaugurimin e bustit te
heroit tone kombetar ne Parkun Eunice Kennedy te ketij qyteti.
Ne
cerimonine e inaugurimit moren pjese shume perfaqesues te trupit diplomatik te
Shqiperise, Kosoves dhe shume shqiptare te komunitetit tone qe jetojne ne
Parma, te cilet e nderojne vendin e tyre me integritetin natural e valorial
edhe ne kultivimin e traditave dhe aktiviteteve atdhedashese ne sherbim te
vendit tone dhe atij mikprites.
Heroit
tone kombetar tashme i jane dhene vleresimet dhe nderimet qe meriton, ne shume
qytete dhe kryeqytete te kontinentit Evropian, duke e vlersuar per kontributin
e tij ne mbrojtje te qyteterimit kristjan evropian dhe enderra e tij e
integrimit te vendit tone ne familjen e qyteteruar evropiane.
Ne
shume vende te Evropes jane vendosur monumente, buste dhe statuja te permasa
gjigante ne mirenjohje te kontributit te princit te shqiptareve, qe sic thote
nje bashkokohes, cituar nga Fan Noli, James Wolf, mbrojtesi i Quebec:
"Skernderbeu, si komandant i nje ushtrie te vogel mbrojtese, ua kalon te
gjithe komandateve antik dhe modern".
Ndersa
Fallmerayer thote per heroin tone se: "Gjergj Kastrioti, eshte nje nder
strateget me te medhenj, mes me te sukseshmit, nder me te medhenjt ne
bote".
Ndersa
Papa Nikola V, i dha Skenderbeut titullin "Kampioni i Krishterimit",
e ndersa Papa Callisto III, i dha titullin e njohur tashme ne te gjithe
universin shqiptar: "Atleti i Krishtit dhe mbrojtesi i Fese".
Ne
fjalen pershendetse te inaugurimit kryetari i shoqates "SKENDERBEU"
dhe keshilltari i bashkise se Parmes, Marion Gajda tha: "Skenderbeu eshte
figura riferuese e shqiptarizmit per te gjithe shqiptaret e Shqiperise,
Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe te Greqise. Skenderbeu eshte simbol i
integrimit te shqiptareve dhe ai ka pare perhere nga perendimi, pra nga Europa.
E kete deshiron edhe Shqiperia sot: te shohim drejt Europes dhe te ardhmes.