Udhëpërshkrim
Mevlud Buci: Zëri i dritës së jetës në Kashnjet
E shtune, 19.09.2020, 09:20 AM
ZËRI I DRITËS SË JETËS NË KASHNJET…
NGA
MEVLUD BUCI
FOL KASHNJET…
Si
vetë blerimi, Kurora e kreshtës të malit shekullor, gurgullimat e Gjadrit ,
vijnë kohërat, brezat me lindjet e vdekjet
e gjurmët e atdhetarisë në Kashnjet.Nëqendër të zonës, te vendi i
shenjtë, te kisha vëllazërore katolike u ndjeva si në parajsë, pranë
shpirtërave të shenjtëruar dhe jetës, pranë zemrave, pranë bedenave të kalasë
plot histori.Vështirë do ta kishte kronikani të përshkruajë historinë e
Kashnjetit, qëndresën dhe fisnikërinë mirditore, sepse siç e thotë vetë
kënga:Pa Mirditë nuk ka Shqipni…, kjo na reflekton përpjekjet e pareshtura të
njerëzve të këtyre anëve për të mbrojtur gjuhën, traditat, bajraqet , me bukë e
kripë, me besë e me vëllazërim, përpjekjet për të mbrojtur trojetnga invazionet
e huaja.Edhe në kasetat e magnetofonit, Llesh Gjoka mban këngë për Mirditën, nderi i
Arbërisë.Përpara peizazheve të Kashnjetit ndihesh i mrekulluar, ato rrinë të
heshtura, madhështore, mbajnë vulën e bujarisë së natyrës por edhe të dorës së
njeriut punëtor të këtyre anëve.Kushëriri i Lleshit, NdrecMarka Gjoka flet për udhët e emigrimit dhe tëmigrimit.Së
bashku me bashkëshorten Roza dhe fëmijët Kristiani, Emiliana dhe Alberti ai banon në Mamurras, por Kaftallin me shenjtërinë e kishave ai i ka në
zemër.Është një lidhje e shpjegueshme me
dashurinë për vendlindjen, ndaj këngët
të Mark e Tone Gjokës, të vëllezërve Lleshi, lirikat dhe meloditë
mirditore të shoqërojnë kudo.
TEK KISHA E VJETËR…
Në
mjediset me gjelbërim , makina ngjitej e zbriste në kodrat e buta të
Kashnjetit.Pas rrugëtimit të vështirë, pasi kaluam malin e Kreshtës, arritëm para kishës.Së
bashku me Llesh Ndrecën bëjmë fotografi.Ndihem i impresionuar nga drita e
jetës, drita e zotit e besimit dhe vëllazërimit, përpara kësaj kishe , vatër e
shpirtit të sinqertë të njeriut të këtyre anëve.
Mirë
se të gjeta Mark Nushi, i them atij.Në Kaftall të Kashnjetit duket sikur je në
zemër të Mirditës.Rrugët, lisat, shkurret sikur e flasin këtë.Shumica e
banorëve janë larguar, por ende ka gjallëri;arritëm te shtëpia e Mark Nushit,
kumbara e të urtit Llesh Ndue Gjoka.Pemët, rrushi, flasin për një njeri punëtor.Marku, së bashku me bashkëshorten Nusha, na prêt me përzemërsi.Ai së bashku me vëllezërit,
vetë i katërt , sikur i ka vënë shpatullat Kaftallit.Zemërgjerësia , fjalët
plot hijeshi e lartësojnë shtëpinë e Nushit si testament burrërie e fisnikërie.
MOTRA PASHKE, BIJË E
KRYEZIUT
Pashke
Gjoka, bijë e Bibës së Kryeziut e lidhi
jetën me LLesh Ndue Gjokën, si çift i bekuar me dritë besimi dhe pune.Së
bashku, të dy prindërit shembullorë që tashmë punojnë në Kashar të Tiranës,
lindën, rritën dhe edukuan pesë fëmijë,
të thjeshtë, të ditur dhe të kulturuar, duke u bërë të aftë për rrugët e
vështira të jetës, Fredi, Albani, Rina, Edlira, Nikolini.Pashkja, gruaja e
Gjokës si nënë fisnike krenohet me
fëmijët e saj , sepse ata krahas të tjerash kanë mësuar të respektojnë
traditat dhe të ecin në gjurmët e
fisnikërisë së brezave.
ZËRI I PËRJETËSISË
Në
anën e djathtë të lumit Gjadër, në shpatin e Plishit, janë varrezat e
brezave.Në Gjobardhaj të Kashnjetit prehen Ndue Gjoka e Tone
Gjoka(Margjini).Varrezat janë rregulluar , shenjë kulture dhe mirënjohje e kujtimi për ata që ikin.Pranë
tyre u ndjeva i mallëngjyer, sepse fëmijët që kanë lënë, kanë ditur të hijeshojnë prindërit.Edhe
fëmijët Zefi, Pjetri, Mrika Lleshi e Doda ecin në udhët e porositë e prindërve shembullorë.Jeta është
e shkurtër, por ajo sjell vazhdimësinë e
saj te fëmijët dhe sidomos rritet cilësia e saj e merr kuptim, kur pas lë fëmijë të tillë me vlera të rralla
të edukimit e të mirësisë.Hedh një grusht
dhe mbi varrin e tyre me mall e dhembje.Këta njerëz , edhe pse nuk janë
më, e kanë gdhendur zërin e përjetësisë…
LLESH GJOKA KRENOHET ME
VENDLINDJEN
Sapo
kalojmë të përpjetën në Ungrej në
kurorën e malit të Kreshtës, Lleshi mëthotë:Ja këto fshatra që shtrihen në
sfondin e gjelbëruar janë fshatrat e Kashnjetit.Ndërkohë sytë i shndritën nga
një mallëngjim i çastit.Kuptova aty për aty se madhështinë e fisnikërinë
njeriut ia jep vetëm vendlindja.Lleshit ia jep edhe puna në shërbim të rendit,
thjeshtësia dhe respekti për bashkëfshatarët, dashuria për Mirditën, prej nga
vjen, Kashnjeti plot histori.Në çdo anë që kalojmë, mësoj mbi toponime.Ja lumi i Xibrit, i
cili ndryshe nga lumejtë e tjerë buron
në perëndim dhe derdhet në lindje , në lumin Fan.Këto shtigje mbajnë në kujtesë
histori luftërash, të vëllazërimit e të karareve.Në të djathtën e xhadesë për në qendër të Kashnjetit ngrihet mal i Velës, për të cilin poeti Kolë Jakova ka gdhendur këto vargje në poemën
“Heronjë e Vigut”:
Ngjitet
Velës varg përpjetë
Çetë
e vogël me pesë vetë,
Gjithë
petrita djem të lehtë
Djem
të lehtë e djem të ri
Ndoc
Dedë Marku u ka pri,
Shtatin
të gjatë porsi selvi,
S`e
lodh buka as s`e lodh moti
Zemra
e tij fuçi baroti,
Djalë
ma trim s`ka pas Miloti…
Më
duket sikur bisedoj me Kolë Jakovën, emrin e të cilit e mban një shkollë në
Tiranë, ku unë pata fatin disa vite të
jem drejtues.
Me
kishën e vjetër e të re afër qendrës së Kashnjetit, me lumejtë e kodrinat, me
bëmat e brezave të fisit Gjoka(Bajraktarit të Mirditës), me kumarat te fisi
Nushi(Paluca), me trojet e muret e kullës, krenohet intelegjencia e apasionuar
pas traditës.Këta njerëz janë shumë të lidhur me trollin.”Sapo të dal në
pension, do të vij bashkë me Pashken te
kullat në Kaftjall-thotë LLeshi.
GJURMËT DHE PROVAT E
NDUE MARK GJOKËS
Provat
e jetës janë dëshmi e një shpirti të palodhur, ndaj edhe Ndue Mark Gjoka , bir
i Kaftallit të Kashnjetit ka se çfarë të
thotë për këtë.Mirdita e lindi dhe e rriti, u edukua me virtytet e të parëve,
me normat e karareve të dheut, me shembuj atdhetarë, dritën e sofrës, me nderim
për shokët e miqtë dhe për fëmijët e kulturuar,
të cilët çanë në rrugët e jetës dhe këto flasin shumë për Ndue Mark
Gjokën.Këto bëma rrezatojnë në truallin e Kaftallit dhe në kujtesën e secilit
që e ka njohur.Mark Dodani në librin e tij e ka përjetësuar figurën e Ndue Mark
Gjokës.Edhe vëllezërit, Ndreca, Nikolla, motra Drane dhe Margjela si dhe
kushërinjtë , nipat dhe mbesat,
ecin në gjurmët e Ndue Mark
Gjokës.Kashnjeti, njëri nga pesë bajraqet, krenohet me birin e vet.
KËNGA DHE VALLJA
KASHNJETORE
Kur
morëm kthesën e Ungrejt, për t`u ngjitur në malin e Kreshtës , nga kasetofoni i makinës së Llesh Gjokës
ndihet jehona e këngëve mirditore.Të duket sikur je në mjediset e një festivali
folklorik.Kënga ta ngrë zemrën peshë dhe dëshmon se bijtë nuk e harrojnë
vendlindjen, pyjet, lumenjtë , kodrat e lëndinat e blerta, as trimëritë e
zakonet.Lumi i Gjadrit dhe përrenjtë sikur mbushen me jehonën e këngës dhe
vetvetiu të dalin disa vargje të krijuara aty për aty:
Bijtë
dhe bijat eKashnjetit
Bash
si shqipet përballë shkrepit,
Dritë
i jep kësaj Kunore
Kënga
dhe vallja kashnjetore…
Këngët
kanë forcën e tyre.Janë këngë të jetës e të trimërisë, të emigrimit.Me këto
tinguj e fjalë që burojnë nga zemra e rapsodëve mirditorë jeton çdo ditë Llesh
Gjoka.Në udhët e Kashnjetit përmenden artistët:Mark eTone Gjoka, Vëllezërit
Lleshi, Frrok Haxhia, Drane Gega, Ndoc Përgjoni i Kalivaçit i cili thotë:
Secili
në vend të vet
Në
bajrak të Dibrit, or Kashnjet…
Këngët
janë hymn dhe dritë e shpirtit, ato japin bardhësi e krenari, vrullojnë si
valët e lumit të Gjadrit, si lulet dhe bimët e malit të Kreshtës:
Kush
e ndez zjarrin e zemrës
Forcë
e valles, dritë e këngës,
Në
çdo shteg të kësaj kurore
Kënga
e vallja Kashnjetore
Jehojnë
tan Republikës
Këngët
dhe vallet e Mirditës….
Të
mbeten në mendje dy vargje të rapsodit kashnjetor:
Unë
u nisa nga Kashnjeti
Çiftelinë
mora me veti….
KALAJA QË U FLET BREZAVE
Kur
shkon në Kashnjet plot histori e besë, nuk ke sesi të mos ndalesh në kalanë e
tij.Në muret e saj shikon fytyrën e historisë të përzhitur nga flakët e
luftërave, shikon lashtësinë.Llesh Gjoka,
i apasionuar pas historisë dhe traditave, së bashku me kushëririn e vet,
bën foto në muret e kalasë.Çdo gur e beden, kthesat e mureve të rrëzuara e tek
tuk- ku zgjaten mure të gjerë, të duket sikur ende rrugëtojnë nëpër shtigje të
historisë sonë plot drama të mëdha.Rrënojat dëshmojnë luftërat në këto troje,
qëndresën, kulturën dhe traditën e lashtë, trashëgimin e pasur shpirtërore, e
mbi të gjitha historinë e lavdishme të Kashnjetit.Në fshatin Vig, poshtë kalasë
shekullore, bashkohen tre lumenj:Gjadri,
Kaftalli dhe Voma, të cilët rrjedhat i kanënga bajraku i Dibrit…Lumenjtë sikur
jetësojnë ecjen pa mbarim drejt së bukurës dhe së arritshmes, ecjen e kristaltë
drejt traditave më të bukura….