Udhëpërshkrim
Engjëll Koliqi: Emocione në Bajgorë
E shtune, 15.08.2020, 12:12 PM
EMOCIONE NË BAJGORË:
VEZULLIMA TË KRENARISË
SË KARADAKUT MBI MALET E LARTA TË BAJGORËS DHE NË ZEMËR TË TREPÇËS
Vapa
e 3 gushtit 2020 u shndërrua në freski të këndshme shpirtërore, kur delegacioni
nga Stublla vizitoi kompaninë tonë, tashmë të njohur edhe në hapsira
ndërkombëtare “ELEKTROSTUBLLA”, në kryerjen e punëve të mëdha për prodhimin e
mbi 100 Kilovat-orë të energjisë eëlektrike me erë, lartë bë Malet e Bajgorës,
mbi pikën më të pasur të Kosovës, nga ku presim ushqimin dhe përmirësimin e
jetës ne fara dardane. Në fytarat e të gjithë ne që e vizituam, por edhe të
vëllezërve pronarë të kompanisë së përmendur më lartë, shumë qartë vëreheshin
emocione gëzimi, por edhe krenarie dhe kumbonin urime reciproke nga zemrat e të
gjithëve
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Kur
morëm lajmin për projektin fantastik të prodhimit të energjisë elektrike me
erë, në Malësinë e Bajgorës, nga investitorë gjermanë, u gëzuam të gjithë. Ne
në Stubëll, për këtë projekt ishim të dijeni shumë më herët, para rreth pesë
vitesh, sepse ndërmjetësues në këtë ishte kompania jonë e mirënjohur
“ElektroStublla”. Sapo ishin bindur për fuqinë e erës, në bazë të matjeve dhe
eksperimenteve që ishin bërë në Bajgorë, investitorët e kishin ngarkuar
kompaninë tonë “ElektroStublla” të bëjë projektin. Siç na dëshmoi, pronari dhe
drejtori i përgjithshëm i Kompanisë, Z. Marjan Pal Ramaj i kishte angazhuar mbi
100 ekspertë fushash të ndryshme dhe kishin hartuar projektin e detajizuar, që
e kishin dërguar në Gjermani. Gjermanët e kishin pranuar në plotni projektin
dhe, pa hezituar, e kishin marrë vendimin të investojnë, duke ndarë mbi 170
milionë euro për realizimin e këtij projekti.
Drejtori
i përgjithshëm i Kompanisë “ElektroStublla”, Marjan Pal Ramaj, i cili është
edhe kryetar i Këshillit të Stubllës, shpesh na rrëfente për ecurinë e punëve
në realizimin e projektit madhor. Ne shpesh bisedonim për mundësinë e një
vizite atje, për të parë nga afër realizimin e projektit. Gjendja e nderë me
pandeminë Covid-19 na e imponoi shtyerjen e kësaj vizite. Nuk duruam më dhe
megjithë gjendjen jo të mirë me pandeminë në Kosovë, vendosëm dhe të hënën e 3
gushtit, një delegacion intelektualësh dhe biznesmenësh nga Stublla ia mësyem
Bajgorës. Delegacioni përbëhej nga këta: Unë – Engjëll Koliqi, drejtori i SHFMU
“Dom Mikel Tarabulluzi – Marjan Ukaj dhe biznemenët Luz Zefi, Franklin Ramaj,
Frok Ballabani e Nikollë Jakovi.
Drejtori
Marjan Ramaj na priti në Bogë të Bajgorës, në restaurant “Dodona”, ku po
ushqeheshin punëtorët e tij, çdo ditë që po punonin aty. Me këtë rast, ai na
njoftoi me shumë bashkëpunëtorë vendorë aty, na gostisi dhe dolëm në terren,
për të vizituar çdo turbinë për prodhimin e energjisë me erë – gjithsej 27 sosh
dhe çdo shtyllë të tensionit të lartë përçues, që ishin 92 sosh, që nga maja më
e lartë e Bajgorës e deri në Vushtrri, ke fabrika e llamarinës.
Takonim
punëtorë profilesh të ndryshme, duke punuar, jo vetëm të kompanisë
“ElektroStublla”, por edhe të kompanive të tjera vendore dhe gjermanë që po
relizonin bashkë, në kombinim projektin shumë milionësh. Ekspertët që po
merrshin me realizimin e këtij projekti na bënë të kuptojmë se nga kjo pikë do
të prodhoheshin mbi 105 megawat-orë energji elektrike, që është diku rreth 10
përqind e prodhimit të KEK-ut në Shkabaj (Obiliq). Me këtë lajm ne kënaqeshim,
por na kënaqi shumë edhe lajmi tjetër, se punët po rridhnin shumë mirë dhe se
plani dinamik i punëve po zhvillohej brenda afatit të paraparë në projekt. Veç
levërdisë ekonomike për vendin tonë, me realizimin e këtij projekti po fitohej
shumë edhe në ruajtjen e ajrit të pastër, si dhe në zbukurimin e natyrës, që
veç tjerash kishin lidhur me rrugë të asfaltuara çdo shtyllë të përçuesit të
lartë dhe çdo turbinë për prodhimin e energjisë elektrike me erë. Ishin
hijeshuar shpatijet e Bajgorës me rrugët gjarpërore, që po shkëlqenin nga
asfalti i ri.
Pak
minuta mbas orës 14 u gjetëm në Muzeun e gjigantit tonë “Trepça” në Stantërg,
ku po na priste gjeologu Ibrahim Musa. Aty, sa na u rrit zemra kur shihnim dhe
kur gjeologu na tregonte për pasuritë tona dhe për krenarinë tonë kombëtare
Trepçën, aq edhe u mërzitem se ende nuk janë funksionalizuar shkritorja dhe
fabrikat tjera të Trepçës, në Kosovë.
Duke
dashur që sa më thellë të jemi brenda traditave tona shekullore, në restorant
Dodona, në vend mishërave kemi ngrënë fli me sallatë bio, me djath e me kos të
shijshëm të Bajgorës. Emocionet na kanë mbuluar edhe gjatë vizitës së pikave,
ku luftëtarët tanë të lirisë, të Zonës Operative të Shalës, të UÇK-së, kishin
zhvilluar betejat e lavdishme dhe koshin ngadhnjyer kundër hordhive pushtuese
serbiane. Kemi patur rastin edhe të takojmë familjarë të dëshmorëve tanë nga
ajo zonë, të cilët na kanë emocionuar, duke na rrëfyer lavdinë e UÇK-së në
Zpnën Operative të Shalës.
Mitrovicë e Vushtrri, gusht 2020