E marte, 10.12.2024, 04:58 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Hasan Hasanramaj: Bjeshkët e Nemuna - term popullor i gjuhës shqipe

E diele, 28.02.2021, 04:24 PM


Të gjitha faktet dokumentojnë  së termi Bjeshkët e Nemuna

Është term popullor i gjuhës shqipe dhe i  popullit shqiptarë

Nga Hasan Hasanramaj

Nga bisedat të cilat i zhvilluam me shumë qytetare të moshave të ndryshme dhe intelektual të profileve të ndryshme shkollore të fshatrave të komunës së Deçanit dhe me larg mësuam së regjioni i Bjeshkëve të Nemuna shtrihen në trekëndëshin ndërmjet maleve Dinarike në veriperëndim, maleve të Sharrit në juglindje dhe Rodopeve në lindje dhe verilindje të cilat në tërësi përfshijnë një sipërfaqe me tre mijë e pesëqind kilometra katrorë, të cilat përbehen nga njëzet e katër grupe malore, të cilat në gjirin e vet kanë njëqind e pesëdhjetë e dy maja të larta lartësia e të cilave sillet nga dy mijë metra, grykave, luginave të cilat kapin një sipërfaqe më se një mijë kilometra katrorë. Këto masivë malorë në popull janë të njohur si Bjeshkët e Nemuna. Për hir të vërtetës dhe për sqarim për të gjithë qytetaret e moshave të ndryshme dhe lexuesit të gazetës sonë, të cilët deri tani nuk kanë pasur rastin të lexojnë  literaturë nga autorët e ndryshëm nga lëmin e gjeologjisë, gjeografisë, botanikës, historisë e lëmenjve të  tjera lidhur me  sistemin e mirënjohur malor të Bjeshkëve të Nemuna të gjitha faktet dokumentojnë së termi “Bjeshkët e Nemuna” është term popullor shqip i cili qysh në vitet e dyzeta të shekullit XIX për herë të parë  në literaturën shkencore si të tilla e përdori gjeologu i njohur francez Ami Bone me emërtimin shqip “Bjeshkët e Nemuna” krahas emërtimit “Alpet Shqiptare të Veriut”. Në fund të shekullit XIX, përkatësisht në vitin 1898 Velimiroviqi për herë të parë e përkthen nga gjuha shqipe emrin Bjeshkët e Nemuna në “Prokletia”, duke u mundua që të bëjë emërtime të reja për disa pjesë të Bjeshkëve të Nemuna, kurse autori tjetër serb Jovan Cvejiqi për herë të parë  emërtimin “Prokletia” e  përdori në një publikim tjetër gjatë viteve 1899, 1913, 1921 dhe 1924. Pra,  emërtimi Bjeshkët e Nemuna është emër  i cili i përket gjuhës shqipe popullore.

Pra emri “Prokletia” është origjinal i përkthyer nga  gjuha shqipe në atë sllavishte, e jo nga sllavishtja në gjuhën shqipe si po komunikohet nga të padishmit

Pra ne nuk kemi të bëjmë vetëm me emra “ të bukur” duke shndërruar vendin tonë në një vend me ylbere, luledielli, fustane të bardhë e të tjera. Pra emri “Prokletia” është origjinal i përkthyer nga  gjuha shqipe në atë sllavishte, e jo nga sllavishtja në gjuhën shqipe si po komunikohet nga disa forca shqiptaret. Në anën tjetër emërtimi Alpet Shqiptare në realitet përtej  mase është një emër artificial dhe si i tillë është term ndërkombëtar, e jo i gjuhës shqipe dhe i shqiptareve. Begatia e botës së gjallë bimore është rezultat i proceseve historike, si dhe evolucion gjatë të cilës Bjeshkët e Nemuna për shkak të pozitës jugore të Evropës, por edhe të Gadishullit Ballkanik si rajon mesdhetar gjatë kohës së akullnajave nuk kanë qenë të atakuar nga të ftohtët dhe të akullnajave në masë të madhe si në Evropën Perëndimore dhe atë të mesme. Si të tilla këto bjeshkë kanë qenë rajoni më i rëndësishëm i cili ka mundësua shumëllojshmërinë e botës bimore dhe asaj shtazore të ruhet në këtë masiv malor. Si dëshmi që Bjeshkët e Nemuna në kohën e akullnajave i takojnë periudhës glaciale janë liqenet glaciale të Gjeravicës në një lartësi më të madhe se dy mijë e treqind e pesëdhjetë metra nga të cilat rrjedhin pesë lume të mëdhenj. Bjeshkët e Nemuna përfshijnë pjesën perëndimore dhe veri- perëndimore të Rrafshit të Dukagjinit, të cilat janë vazhdim i maleve të cilat shtrihen që nga  Liqeni i Shkodrës, Plavës, Gucisë e deri të luginat tektonike të lumit Iber. Këto bjeshkë  që nga pjesa lindore dhe juglindore lëshohen deri në afërsi të qyteteve e Pejës, Deçanit e Gjakovës. Bjeshkët e Nemuna janë vazhdim i sistemit të maleve Dinarike dhe të njëjtat bëjnë pjesë në sistemin e maleve të reja të cilat kryesisht përbehen prej shkëmbinjve gëlqeror të cilat në të shumtën e rasteve mbërrijnë trasheshin deri në njëmijë metra.

Në kompleksin e bukur të Bjeshkëve të Nemuna kemi nëntë maja të larta me një lartësi prej dy mijë metrave

Bjeshkët e Nemuna me maje të larta dhe të thepisura dhe shumë bukuri tjera të rralla të cilat mirë po shihen në fotot e kamerës sonë rrallëkund i shef syri i njeriut dhe si të tilla hynë në radhën e maleve më të “egra”, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë.  Në kompleksin e bukur të Bjeshkëve të Nemuna kemi nëntë maja të larta me një lartësi prej dy mijë metrave, kurse maja e Gjeravicës ka dymijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë metra. Lartësia mesatare e Bjeshkëve të Nemuna e kalon mbi njëmijë e gjashtëqind metra, kurse lartësitë e këtyre bjeshkëve në pikëpamje strukturale, kryesisht janë të përbëra prej shkëmbinjve gëlqeror të struktura të ndryshme, ku mbizotërojnë  shkëmbinjtë e mozaikut të cilat kryesisht mbështetën mbi formacionet e ndryshme paleozoike. Në gjirin e tyre gjinden forma të ndryshme të cilat kryesisht janë krijuar nga proceset fluro glaciale, si pasojë e të cilëve është formimi i grykave të thella të mbuluara me druaj të llojeve të ndryshme dhe bukuri tjera të rralla të cilat tërheqin vëmendjen e çdo kalimtari dhe vizitori. Sa i përket klimës në kuptimin makro klimatik dhe rajonal është varianti me i  ndërlikuar të tipit mesdhetar e cila në lartësitë e mëdha është krejtësisht tjetër, përkatësisht në variantin klimatik polar dhe sub polar. Ky gërshetim i klimës ka krijua një kompleks të ndërlikuar të kushteve ekologjike të cilat në rajonin e Bjeshkëve të Nemuna kanë qenë për paraqitjen dhe ekzistencën e florës dhe faunës të begatshme dhe të shumëllojshme. Territori i Bjeshkëve të Nemuna gjithashtu shquhet edhe për shumë llojshmërinë biologjike te peizazheve, falë pozicioneve gjeografike, kushteve gjeologjike, pedologjike, hidrologjike të karakteristikave të relievit e të klimës. Andej, Bjeshkët e Nemuna janë padyshim  pasuria me e madhe e trashëgimisë natyrore të Kosovës ndaj të cilës detyra e çdo qytetari të komunave të Deçanit dhe Junikut dhe Qeverisë së Kosovës, Ministrive duhet të shërbejnë si instrumente efikase për mbrojtjen e vlerave natyror  të cilat rrallë kund i shef syri i njeriut. Të dhënat e shumta sidomos të viteve të pas luftës tregojnë së  Bjeshkët e Nemuna dhe vlerat e tyre natyror çdo ditë e më shumë po shkatërrohen nga dora e qytetarëve shkatërrues dhe dëmtues të komunave të Deçanit e të Junikut ?! ...

Një grup adhuruesish të bukurive natyrore nga Kosova dhe vende të tjera të Evropës në Bjeshkët e Nemuna

Gazetari ynë në bisedë me pronarin e pushimores “Reka Allagaj”- Valdet Belegun

Një grup të rinjsh në vizitë të fshatrave malore të Rugovës

Ansambli Autokton “Rugova” me programet e saja artistike në fshatrat malore të Rugovës

Nxënësit  gjatë një shëtitje nëpër Bjeshkët e Nemuna

Një grup qytetaresh nga Peja bashkë me gazetarin tonë në vizitë të fshatit malor “Reka e Allegaj”

Një grup artistesh kosovar në vizitë të Bjeshkëve të Nemuna




(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora