Udhëpërshkrim
Hasan Hasanramaj: Shqiptarë nga Kosova me sytë e tyre e panë vdekjen dhe tmerrin
E diele, 04.04.2021, 04:54 PM
Kolonat
e gjata të fëmijëve, pleqve, të grave, të sëmurve në mes këtyre vija të
hekurudhës të përcëlluar drejt kampit të Bllacë
Njëzet
dy vjet më parë në luginën e ferrit dhe
tmerrit në fshati Bllacë njëqindmijë
Shqiptarë nga Kosova me
sytë e tyre e panë vdekjen dhe tmerrin
...
Nga
Hasan Hasanramaj
Bllaca,
një fshat malor, më ma shumë së
pesëqind, me popullsi qind për qind shqiptare, shtrihet midis Shkupit e
Kaçanikut. Popullata shqiptare e kësaj ane nga pushtuesit shekullorë përjetuan
ditë dhe momente të vështira. Ishte mbarimi i muajit dhjetor të vitit 1944 kur në
Bllacë pas katër orësh lufte të
përgjakshme komunistët maqedonas u
detyruan të tërhiqen para forcave
të rezistencës shqiptare, duke i lënë në fushën e mejdanit qindra të vrarë dhe shumë të plagosur, kurse
nga ana shqiptare kishte pak të vrarë e disa të plagosur. Pas kësaj
masakre komunistët maqedonas, në krye me
komandantin kriminel Stevo Atanasovskin, në shenjë të hakmarrjeje u urdhëroi
treqind e tetë djelmoshave të zgjedhur shqiptarë të fshatit Bllacë të rreshtohen buzë kanalit, të cilin e hapen
me duart e gropën e madhe dhe të gjithë
i pushkatuan dhe u hodhën ne këtë gropë. Andaj edhe sot e kësaj dite, nënat, motrat dhe popullata e këtij
lokaliteti vajtojnë e mbajnë zi për djemtë dhe vëllezërit që u masakruan, jo në
luftë, por të pushkatuar nga xhelatët shovinistë maqedonas. Barbaritë e
serbo-maqedonasve serish dolën në shesh me fillimet e bombardimeve të NATO-së
mbi caqet serbe, më 24 mars të vitit 1999. Këto ishin ditët më të gëzueshme për
popullin shqiptar anekënd Kosovës dhe
viseve të tjera shqiptare, por edhe sinjal se forcat ushtarake, policore dhe
paramilitare serbe do të vazhdojnë terrorin e paparë antinjerëzor me një
intensitet dhe tërbim më të egër ndaj popullit të pafajshëm shqiptar. Para njëzetë e dy vjetëve në të gjitha rrugët e
kryeqytetit tonë Prishtinës dhe të qyteteve e të fshatrave tjera ane kënd
Kosovës mund të shihje vetëm pamje të tmerrshme - kolona të gjata fëmijësh,
pleqsh, grash, të sëmurësh. Të gjithë kishin një drejtim: stacionet e trenit
dhe të autobusëve në Prishtinë, në Fushë-Kosovë, në Lypjan, në Ferizaj, në
Kaçanik. Në Mitrovicë, në Pejë, në Gjakovë, në Prizren, në Gjilan. Të zhveshur,
këmbëzbathur, pa bukë, pa shtrojë, pa mbulojë e me lot në sy, të tmerruar e të
frikësuar se çka do të mund të ndodhte çdo minutë, çdo orë, me dhunë u detyruam
të largohem nga trojet tyre stërgjyshore ku lindën e u rritën duke lënë
pasurinë e çdo gjë që kishin, me dhunë të paparë u detyruan ta marrinë botën në
sy.
Një
përndjekje e madhe, një eksod i paparë tani njëzet e dy vjet në të gjitha anët
e Kosovës i cili i përngjante eksodit të hebrenjve të viteve dyzetë të
ndërmarrë nga nazistët gjermanë, cak e kishin gropën e tmerrit e të ferrit në
Bllacë, aty ku para shtatëdhjetë nëntë vjetëve u bë masakra e paparë mbi qytetaret
e pafajshëm shqiptarë.
Lugina e Bllacës krijoi
lotët dhe mallkimet me të cilat mbuluan
shumë trupa të pajetë ...
Pamjet
e fytyrave të zhvendosurve, të
trishtuara dhe të dërrmuara të fëmijëve, të grave shtatzëna, pleq, të sëmurëve
e të masës së hutuar, fizikisht të dërrmuar e të demoralizuar, të përkujtonte
“Zonën e Errësirës”, ku njerëzit e pashpresë ishin të dënuar për vdekje të
ngadalshme. Nuk ishin këto pamje patetike të ndonjë filmi artistik, por dhimbje
të njëqind mijë njerëzve të lënduar në
shpirt, të cilët duke mos pasur mundësi t’u kundërvihen forcave paramilitare të
armikut shekullor anekënd Kosovës, merrnin botën në sy...
Vaji
i fëmijëve i të gjitha moshave, zërat e
dhimbshëm të nënave duke kërkuar fëmijët e humbur në këtë rrëmujë, klithjet
tmerruese për ndihmë, tollovitë e papërshkrueshme të gjitha moshave (që i dokumentojnë
fotografitë e këtij reportazhi) në mesin e të cilëve isha edhe unë si gazetar,
të bënte që ta humbasësh edhe atë pakë shpresë për jetën.
Të
zhvendosurit nga Kosova: fëmijë, pleq e sidomos nëna shtatë zëna, që lindnin
fëmijë të vdekur, filloi t’i kositë
vdekja e pamëshirshme. Lugina e tmerrit dhe e ferrit në kampin e Bllacës, me njëzete më shumë hektarë
sipërfaqe, ku ishin grumbulluar njëqind mijë të zhvendosur nga Kosova të cilët
mirë shpifen në fotografit tona të këtij reportazhi, pas të reshurave të shiut
të përzier me borë, u shndërrua në kënetë balte të gjallë, e cila për çdo ditë
gëlltiste njerëz të pafuqishëm. Kjo ishte strategjia serbo-maqedonase për
shfarosjen e njëqind mijë të zhvendosurve nga Kosova në Luginën e Bllacës, të
cilët shikimin e kishin drejtuar kah kufiri ku ishin koncentruar forca të mëdha
të njësive policore e ushtarake serbo-maqedonase dhe silleshin me përbuzje e
agresivitet, që pak a shumë i ngjante agresivitetit të vrastarëve që kishin
dëbuar popullatën pafajshme nga trojet e tyre stërgjyshore. Vaji i fëmijëve të
lodhur, të rraskapitur, të uritur, të lagur dhe pa vetëdije nuk kishte të
ndalur. Gjëma e pleqve dhe plakave arriti kulmin, sepse nuk e dinin sa do të
qëndronin në kampin e barbarive, të rrethuar me tela me gjemba dhe në çdo
dhjetë metra të mbrojtur nga forcat ushtarake e policore serbo-maqedonase, të
cilat nuk lejonin lëvizje askund. Lumi Lepeci bartte me vete lotët dhe
mallkimet e kësaj mase të qytetareve të trishtuar të Kosovës martire. Shiu i
përzier me borë në luginën e Bllacës
krijoi lotët dhe mallkimet me të cilët mbuloi shumë trupa të pajetë. Të gjithë
pyesnin: Çfarë do të ndodh me ne?!
Autoritet
serbo-maqedonase e kishin një qëllim, që kësaj pjese të
popullatës, të zhvendosur nga Kosova, në ledinat e fshatit Bllacë t’i
shkaktojë tragjedi të njëpasnjëshme duke e mbajtur të ngujuar në kushte që s’i
duron as kafsha e lëre më qenia njerëzore. Sot, kur po bëhen njëzet vjet, dhe
gjithmonë sa të jemi gjallë, me shpirt e me zemër i falënderojmë vëllezërit tanë shqiptarë nga
të gjitha anët e Maqedonisë, të cilët në momentet më të vështira, kur ne vëllezërit e tyre nga Kosova përballeshim
me jetë a vdekje, në kampin e Bllacës, me tërë qenien e tyre u angazhuan që t’i
shpëtojnë jetët tona ...
Kolona e traktorëve me të zhvendosur të përndjekur nga forcat serbe largohen
nga Kosova
Këta
qytetarë në kamionët e ngarkua i thanë
lamtumir trojeve të tyre stërgjyshore
Treni nëpërmjet të cilët nga Kosova njëqind mijë shqiptar u barten në
fushat e Bllacës - ku me sytë e tyre a panë tmerrin dhe vdekjen
Kjo përndjekje e madhe, një eksod jo i
parë i cili i përgjonte eksodit të hebrenjve gjatë viteve dyzet
Kjo
nënë me beben e po sa lindur në gji në
krye të kolonës me të zhvendosurve që nuk dinë ku shkojnë
Njëqind
mijë qytetaret gjatë qëndrimit dy javor
kurrë nuk do ti harrojnë ditët e
vështira që i kaluan në shi, në bore dhe në baltë në Bllace
Qytetaret
Kosovar të gëzuar me duar trokitje duke
i prit hyrjen e forcave të NATO në
Kosovë