Udhëpërshkrim
Saranda Iseni: Zëri, zemra dhe shpirti i shqiptarisë jehoi në qendrën e Lörrachut të Gjermanisë
E enjte, 08.02.2024, 08:58 PM
Zëri, zemra dhe shpirti i shqiptarisë jehoi në qendrën e Lörrachut të Gjermanisë
Nga
Saranda Iseni
Në
Lörrach të Gjermanisë u mbajt një takim madhështor i Kryesisë të Lobit
Euroatlantik Shqiptar. Këtë takim të radhës e nderoi prania e anëtarëve të Kryesisë,
historianit dhe albanologut z.Mark Palnikaj dhe Televizioni Shqiptar z.Engjëll
Ndocaj dhe Arben Tafili si dhe anëtarët e rinj të cilët ju bashkangjitën Lobit
Euroatlantik Shqiptar duke e potencuar se është nder dhe
privilegj të jesh pjesë e kësaj organizate dhe këtyre njerëzve të ndërgjegjshëm
me një qëllim të caktuar drejt idealit kombëtar.
Kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, z.
Shukri Ymeri, si shprehës i aspiratave të mërgatës
shqiptare drejt homogjenizimit dinjitoz, pasi përshëndeti të pranishmit që kishin ardhur nga shumë shtete të
Evropës si Suedia, Zvicra, Italia, Greqia, Holanda, Gjermania dhe Shqipëria
potencoi fuqishëm se synimet thelbësore të kësaj organizate janë bashkimi dhe
fuqizimi i mërgatës shqiptare dhe roli i rëndësishëm i saj në rikthimin e
humbjeve shqiptare shekuj me radh. Më pas vazhdoi z.Ymeri se ky shekull është shekull i shqiptarëve dhe
se është koha e duhur që mërgata shqiptare si e vetorganizuar dhe e bashkuar të
nis rrugëtimin e saj epik drejt integrimit institucional si forcë fuqizimi e të
gjitha proceseve më të larta, të arsimit, të shkencës, kulturës, artit, sportit
dhe projekteve të investimit si psh krijimi i një Banke Shqiptare në mërgatë.
Sekretarja e Përgjithshme e Lobit Euroatlantik Shqiptar
dhe njëherit Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar
"Papa Klementi XI Albani"në Suedi, znj. Saranda Iséni tha se Lobi Euro-Atlantik Shiqptar si organizate institucionale
mbarëkombëtare e mërgates shqiptare është një ndër iniciativat më të rëndësishme
shqiptare dhe epike të kohës sonë moderne në aspektin nacional. Kjo organizatë
e mirëfilltë shqiptare në mërgatë me një organizim të strukturuar
institucional, në krye me nje intelektual dhe veprimtar të devotshëm në shërbim
të cështjes kombëtare, z.Shukri Ymeri dhe me një superelite intelektuale
shqiptare do të jetë pasqyra diellore e vlerës kombëtare drejt idealit kombëtare.
Njëkohësisht znj.Iséni e potencoi rëndësin e lobimit dhe mënyrën e efikasitetit
të lobimit adekuat. Krejt ne fund ajo lartësoi fuqishëm bashkëpunimin e ngushtë
nëpërmjet një memorandumi mes Lobit Euroatlantik Shqiptar dhe Shoqatës së Shkrimtarëve
dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.
Historiani z. Mark Palnikaj tha se ishte nder
dhe privilegj të jet pjesë e këtij eventi të Lobit Euro Atlantik Shqiptar që është
duke dhënë kontribute me vlera të larta
kombëtare. Më pas ai paraqiti disa mendime për kontributin e
mërgatës shqiptare për interesat kombëtare të kombit tonë ndër vite ku në
vecanti e përmendi kontributin e figurës kombëtare të Papa Klementit XI Albani,
i cili gjatë mandatit të tija la gjurmë të pashlyeshme të veprimtarisë së tij
në dobi të atdheut e të të parëve të vet.
Me
pas z.Palnikaj theksoi “Mërgata shqiptare kontribuoi në mënyrë vullnetare
për nevojat e luftës kundër pushtimit serbosllav të Kosovës dhe mori pjesë
aktive në luftën çlirimtare në formacionet e UÇK me batalionin ATLANTIK. Shum
shqiptar të mergatës të ardhur në këtë
luftë mbetën të vrarë nga armata pushtuese serbe por të pavdekshëm dhe të
paharruar në altarin e kombit si heronj të popullit për çlirim kombëtar. Kjo do
të mbetet në jetë të jetëve si kontributi më brilant i mergates për kombin e
vet.
Lobi Euroatlantik Shqiptar i themeluar dhe i mbajtur me
sukses nga ju, është vazhdim i kësaj tradite të shkëlqyer dhe po jep përditë
rezultate me vlera për kombin. Lobi jonë do të marrë vendime të vlefshme për
përmirësimin e punës tone dhe për rritjen e kontributit për bashkim kombëtar që
sot për sot është kryetema e aktivitetit tonë, çeshtja më e rëndësishme për të
cilën duhet të kontribuojmë të gjith.”
Z.Arben
Cani, kryetar i Degës së Lobit Euroatlantik Shqiptar i Greqisë, tha ndër të
tjera se Lobi është organizatë e kombit dhe duhet vlerësuar fuqishëm me shpirt
dhe me zemër. Ndërsa Kryetari i degës së Zvicrës si dhe kryefjala e tifozëve
kuq e zi z.Ilir Selimi potencoi se brenda një të ardhme të shkurtër të gjithë
tifozët kuq e zi të kombëtares do të jenë pjesë e pandashme e Lobit Euro
Atlantik Shqiptarë dhe aty ku do të jenë tifozët kuq e zi do të jetë edhe Lobi
Euro Atlantik Shqiptarë.
Fjalë
përshëndetëse patën edhe përfaqësuesit e degës së Italisë që i kanë qëndruar
besnik kësaj organizate që nga themelimi e deri më tani sic janë Trëndafile
Molla, Myftar Gjonbalaj, Senad Dautovi dhe moderatorja Etleva Rrapa.
Vlen të theksohet
në vecanti kontributi i pakontestueshem, atdhedashurise se zjarrtë dhe
humanizmit te pashtershëm i Kryetarit z. Shukri Ymeri, i cili si një njeri me virtyte te
cmuara dhe me tradita luftarake, me frymë, shpirt, zemër e gjak të pastër
shqiptari dhe me pikpamje demokratike të përparuara për kohën me një qëllim
transparent dhe të vendosur për një mërgatë moderne borgjeze, të emancipuar, të
integruar, të kulturuar, faktorizuese dhe vendimmarrëse qendron fuqishëm për krijimin e një platforme mbarëkombëtare
të mërgatës shqiptare. Z.Ymeri, ky kolos i të gjitha
kohërave, ku shtëpia e tij që nga viti 1988 deri në vitin 1999 është shëndrruar
në vatrën e ngrohtë shqiptare, edhe kësaj radhe shtroi një drekë madhështore
për të gjithë të pranishmit dhe u kujdes për të gjitha detajet, sikurse 7 vite
veprimtarie të kësaj organizate ku bujaria dhe mikpritja e ngrohtë shqiptare ishte
kryefjala. Prushi i atdhetarizmit dhe humanizmi i tij të thellë ka vënë vulën e origjinalitetit që atij ia vuri jeta dhe
tradita historike e kulturore e populli të vet. Z.Ymeri është në gjendje të shkrij
cdo grimc pasurie për idealin dhe kauzën kombëtare.
Rëndësia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar përmban unifikimin e të gjitha potencialeve të mërgatës shqiptare në botë në funksion të ndërtimit e të ardhmes së kombit shqiptar. Më e mira e atdheut për të mirat e atdheut.