E marte, 28.05.2024, 10:39 PM (GMT+1)

Speciale

Sabile Basha: Kadri Zeka - Të luftojmë për Liri dhe Bashkim Kombëtar

Në kohën kur në botë po ndodhnin ndryshime të mëdha, dhe Stalini me gjithë diktaturën e tij iku nga kjo botë, më 25 prill 1953, në fshatin Poliçkë- Malësia e Dardanës (Kamenicë) lindi Kadri Zeka, nga babai Pajazit-Zita dhe nëna Hana Zeka e lindur Berisha, i cili në të ardhmen për...

Sabile Basha: Rexhep Mala – Ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë, e ju serbët jeni kriminelë...

Rexhep (Mehmet) Mala u lind me 29 mars 1951, në fshatin  Hogosht të Dardanës, nga babai Mehmet dhe nëna Fahrije,  familje, kjo me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të gjatë atdhetare e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala i kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan...

Sabile Basha: Haxhi Jahja Daci – Vetëm me pushkë e dije formohet Shqipëria Etnike

Haxhi Jahja Efendi Daci, nuk është emër i panjohur për historiografinë shqiptare. Ai lindi dhe u rrit në një periudhë kur në tokat e Ballkanit kurdiseshin fatet e popujve. Po ashtu, në atë periudhë historike edhe shqiptarët ishin të angazhuar që të ndryshonin fatin e tyre. Dhe mu në këtë kohë, më 1905 u lind në Pejë ...

Sabile Basha: Adem Voca – Oso Kuka i Shalës së Bajgorës

Atdhetari Adem Voca, u lind më 1903, në fshatin Pasomë, komuna e Vushtrrisë. Ademi ishte djali i plakut të mençur, Beqir Voca dhe vëlla i Sherif Vocës. Sherif Voca ishte i njohur si deputet në Parlamentin Mbretëror në Beograd. Shquhet fjalimi i tij në këtë parlament kur u kishte ngritur...

Ndue Dedaj: Abati diplomat e gjeneral i Skënderbeut Pjetër Perlati

Është fundi i tetorit të vitit 1463. Martin Muzaka, edhe ndonjë milje nëpër det e do të ndalojë në bregun e këndejmë të Adriatikut, në limanin e Kepit të Rodonit. Do të qendrojë vetëm disa orë apo disa ditë (varet nga nënshkrimi i një letre të rëndësishme) dhe do të marrë prapë udhën e përtejdetit, për në bregun tjetër të Adriatikut...

Brunilda Ternova: 'Gruaja ilire'

Shoqëria ilire nuk ishte patriarkale, në të vërtetë gratë kishin të drejta të barabarta me burrat, ndryshe nga ato greko-romake. Nga dokumentet e ndryshme del qartë se statusi i gruas në Iliri ishte shumë i ndryshëm nga ai i grave greke e romake, që duhej t'i nënshtroheshin autoritetit të padiskutueshëm të burrit gjatë gjithë jetës së tyre...

Sabile Basha: Rexhep Gjeli – Çlirimi i Kosovës dhe Bashkimi me Shqipërinë

Trimi i madh, Rexhep Gjeli, u lindi në Likoshan të Drenicës, më 16 maj 1906. Rexhepi lindi në një familje të varfër fshatare, por atdhedashuria ishte mbi të gjitha. U edukua bashkë me brezin e vet në oda që ishin universitetet më të mira të kohës. Në këto oda pati rastin të takohej me burra të urtë e të mençëm, trima e atdhetar të pashoq...

Fotaq Andrea: Pena të arta franceze për shqiptarët (8)

Ishte pragu i Krishtlindjes, kësaj feste të madhe të Krishtërimit. Skënderbeu donte që ajo ditë të përjetësonte kujtimin e kthimit të tij nga mërgimi, si dhe ditën e pavarësisë kombëtare të rifituar. Hamzai,  rritur nga mjeshtrit myslimanë, nuk ishte pagëzuar ; dhe vetë Kastrioti, prej një kohe të gjatë kishte ndjekur ritet e...

Sabile Basha: Sylë Zarbinca - Forcat anglo-amerikane do të zbarkojnë një ditë dhe së bashku me ne do ta bëjmë Shqipërinë Etnike

Sylë Zarbinca u lind në fshatin Zarbincë , më 15 maj të vitit 1898, nga babai Shaban dhe nëna Halime. Fshati ku u lind Syla, shtrihej në Malësinë e Gollakut. Dhe, është fshat tipik kodrinoromalor, i tipit të shpërndarë. Zarbinca rreth e përqark kufizohet me fshatra të banuara me popullsi shqiptare me përjashtim të fshatit Drenoc i cili është...

Sabile Basha: Haradin Vidishiqi - E keqja më e madhe e kësaj toke janë okupuesit dhe zullumqarët partizano-çetnikët

Haradin Vidishiqi u lind më 1895 në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgores. Ishte fëmijë i dytë i Kahriman Fazliut dhe Shahes, e lindur Bahtiri. Qysh në fëmijëri familjarët e vërejtën se sa i zgjuar ishte fëmija i tyre. Ndaj librave e tregimeve tregonte dashuri të madhe. Vinte nga një familje e kamur fshatare. Andaj, oda e Vidishiqëve ishte çdoherë e hapur për mysafiret që ishin të...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora