E hene, 17.06.2024, 07:19 AM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Eno Peçi, balerini dhe koreografi në Operan Shtetërore të Vjenës (III)

E shtune, 25.05.2024, 08:00 PM


ENO PEÇI, YLLI I BALETIT NË OPERAN SHTETËRORE TË VIENËS - AUSTRI

(PJESA III)

Nga Dr. Lutfi ALIA, Siena – Itali

Eno Peçi, nga viti 2000 është balerin i parë i Operas Shtetërore të Vjenës, institucionit më prestigjioz në nivel botëror i dancës klasike, institucioni artistik me histori të shkëlqyer, i cili në vitin 2024 do të kremtoi 160 vjetorin e themelimit. Në këto 24 vite, balerini i talentuar Eno Peçi, ka arrijt nivele të larta interpretimi artistik, Ai është ylli i baletit të Operas së Vjenës, i renditur në elitën e balerinëve më të shquar jo vetëm në Austri, por dhe në nivel ndërkombëtar. Eno Peçi vallëzon emocion, vallëzon me teknikë të lartë, vallëzon histori, vallëzon me perfeksion artistik. Në çdo rol prezantohet me origjinalitet individual.

Në 24 vite, Eno Peçi ka interpretuar mbi 72 role si balerin, i preferuar me preçedencë nga koreografët më prestigjozë të baletit, të cilët i kanë besuar role balerin i parë në koreografitë e baleteve si Renato Zanella, Peter Wright, Rudolf Nureyev, George Balanchine, John Cranko, Frederick Ashton, Kenneth MacMillan, David Bombana, Roland Petits, Stephan Thoss, Jorma Elos, Gyula Harangozó, Boris Eifman, Helen Picket, Angjelin Preljocaj, Roland Petits, Léonide Massines, Michael Corder, Jo Strømgrens, Nils Christie etj, etj. Të gjithë koreografët janë shprehur me superlativa për talentin në interpretimin artistik të roleve që i kanë besuar.

Emri i Eno Peçit, është i famshëm dhe i suksesshëm në Austri, Rusi, Itali, Francë, Luksemburg, Belgjikë, Spanjë, Çeki, Danimarkë, Hungari, Rumani, Sloveni, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, madje deri në Dubai e në shumë vende të tjera të botës, ku trupa e baletit të Operas së Vjenës ka dhënë shfaqie me shumë sukses, ku ka shkëlqyer talenti i balerinit Eno Peçi, ylli i baletit të Operas së Vienës.

Nga viti 2000, Eno Peçi është balerin i parë në pjesët koreografike, që shoqërojnë koncertin e famshëm të Filarmonisë të Teatrit Shtetëror të Operas së Vienës, koncert i shfaqur në Sallën e Artë të Musikverein e Vienës, i transmetuar nga kanalet televizive austriake ORF2 dhe Ö1, i ndjekur në mondovision nga 90 vende të botës. Interpretimet Enos shquhen për talentin interpretues i vlerësuar me admirim nga miliona telespektatorë.

Gazetaria Ashley Taylor, në vitin 2023 prezantoi kurrikulin e Enos me 65 role të interpetuara në balete të koreografëve më të shquar dhe të 50 roleve në balete me koreografi të vetë Eno Peçit, duke e cilësuar He has appeared as guest dancer in many European countries and overseas – Ai është vlerësuar balerini më i mirë në vendet europiane dhe tejoqeanit”. Kësaj liste i kam shtuar dhe role të interpretuara gjatë vitit 2024, duke e prezantuar Eno Peçin balerin i sukseshëm me mbi 160 role, por në këtë listë mungojnë me dhjetra pjesë koreografike të interpretura nga Eno Peçi në koncerte dhe aktivitete koreografike austriake dhe në vende të ndryshme europiane dhe botërore dhe sidomos në koncertet e vitit të ri të Filarmonisë së Vienës.

Nga repertori i roleve të interpretuara nga Eno Peçi në balete më koreografi të mbi 40 koreografëve të Baletit të Operas të Vjenës dhe të Operave të vendeve te tjera të botës, po prezantojë interpretimet më kryesore.

1.    Princi Albrecht dhe Hilarion në baletin “Gisella”, me koreografi të Elena Çerniskova.

2.    Rolin e Ulrich në baletin “Fledermaus - Lakuriqi i natës” me koreografi të Roland Petits.

3.    Princi Florimund dhe Pas de quatre në baletin “Sleeping Beauty - E bukura e fjetur”, me koregrafi të Peter Wright.

4.    Balerini i parë në baletin “Perpetum mobile”, me koreografi të mjeshtrit të famshëm Renato Zanella.

5.    Rolin e Spartakut në baletin “Spartacus“ me koreografi të Renato Zanella.

6.    Në koncertin “Temë dhe variacione – Kopia kryesore”me koreografi të George Balanchine.

7.    Rolet e Oniegin dhe Lenski, në baletin “Oniegin” të koreografit John Cranko.

8.    Rolin e Espada në baletin “Don Kishoti” me koreografi të Rudolf Nureyev.

9.    Rolin e Lescaut, në baletin “Manon Lescaut” me koreografi të Kenneth MacMillan.

10.  Rolin e Abderrahman në baletin “Raymonda” me koreografi të Rudolf Nureyev.

11.  Rolin Miku i Princit në baletin “Liqeni i mjelmave”, me koreografi të Rudolf Nureyev.

12.  Rolin misterioz të Tybaltit në baletin “Romeo dhe Xhiulieta”, me koreografi të John Cranko.

13.  Rolin e Baron Max von Drosselberg, në baletin “Arrëthyesi”, me koreografi të Renato Zanella.

14.  Në baletin “Petrushka” me koreografi të Renato Zanella.

15.  Në baletin “Empty place” me koreografi të Renato Zanella.

16.  Balerin i parë në “Konzertantes Duo”, me koreografi të Renato Zanella.

17.  Balerin i parë në baletin “Voyage”, me koreografi të Renato Zanella.

18.  Balerin i parë në baletin “Sacre”, me koreografi të Renato Zanella.

19.  Balerin i parë në baletin “Alles Walzer”, me koreografi të Renato Zanella.

20. Në baletin “Bolerò”, me koreografi të Renato Zanella.

21.  Rolin Jewels në baletin Cinderella (Hirushja), të koreografit Renato Zanella.

22. Rolin e Willi në baletin “Kadettenball” me koreografi të Renato Zanella.

23. Don Hoze në baletin “Karmen” me koreografi të David Bombana.

24. Suitë dancimi, me koreografi të Jerome Robbins.

25. Rolin e Baronit Max von Drosselberg, në baletin “Arrëthyesi”, koreografi Renato Zanella.

26. Drosselmeyer në baletin “Arrëthyesi” me koreografi të Gyula Harangozó

27. Në Blaubarts Geheimnis (Liqeni mjelmave) me koreografi të Stephan Thoss.

28. Rolin e Oberon në baletin “Ëndërra e një nate vere”, me koreografi të Jorma Elos.

29. Në koncertin për Violin të Stravinsky “Emeralds Jewels”, me koreografi të George Balanchine

30. Rolin e Karenin, në baletin “Anna Karenina” me koreografi të Boris Eifman.

31.  Rolin e mësuesit (The Teacher) në baletin Giselle Rouge, me koreografi të Boris Eifman

32. Rolin e Potiphar në baletin “Legjenda e Jozefit”, me koreografi të John Neumeiers.

33. Rolin e Doktor/Serge Diaghilew në baletin “Le Pavillon d’Armide – Pavioni i Armidës”, me koreografi të John Neumeiers.

34. Le Sacre Touchstone, në baletin “As you like it – ashtu si e pëlqeni ju atë”, me koreografi të John Neumeier.

35. Balerin i parë në “Adagio Hammerklavier, Live, në koncertin me katër pjesë të Schumann, me koregrafi të Hans van Manen.

36. Rolin e “Petite mort“, të koreografit Ji?í Kylián, me muzikë të Mozart.

37.   Eno në duetin me Olga Esina “Slingerland pas de deux" të koregorafit William Forsythe.

38. Në “Black Cake”, suitë dance të koreografit Jerome Robbins

39. Rolin e Frédéri në baletin “Arleziana” të koreografit Roland Petits.

40. Rolin e Müller n baletin “Le tricorne” të koreografit Léonide Massines

41.  Rolin The Husband në koncertin dhe në baletin “In the Night” të koreografit Jerome Robbins

42. Në rolin e Ungarischer Wachtmeister në baletin “Koppélia” me koreografi të Gyula Harangozó Senior.

43. Rolin “The Death” në baletin  “Vier letzte Lieder” me koreografi in Rudi van Dantzig.

44. Solist i parë në koncertin “Variacione nga Brahms-Haydn”, me koreograf Twyla Tharp.

45. Rolin e Tybalt në baletin “Romeo dhe Xhulieta”, me koreografi të John Cranko.

46. Në rolin e Kolonel Bay Middleton në baletin “Mayerling” me koreografi të Kenneth MacMillan

47. Në baletin “Çajkovski impresione”, me koreografi të Ivan Cavallari.

48. Në baletin “Le concours” me koreografi të Maurice Béjart.

49. Rolin e Soldier (ushtari) në baletin “Arrëthyesi” me koreografi të Jo Strømgrens.

50. Rolin e Gigerl në Platzkonzert me koreografi të Gyula Harangozó Senior.

51.  Rolin e Widow Simone në baletin “La Fille mal gardée” me koreografi të Frederick Ashton.

52. Gipsy në baletin “Mbretëresha e borës”, me koreografi të Michael Corder.

53. Balerin i parë, në baletin “Peer Gynt”, me koreografi të Edward Clug.

54. Rolin kryesor në baletin “Tanzhommage an Queen”, me koreografi të Ben van Cauwenbergh.

55. Rolin Petite Mort në baletin “Bella Figura” me koreografi të Ji?í Kylián.

56. Balerin i parë në baletin “Before Nightfall – para se të bëhet natë” me koreograf Nils Christe.

57. Në duetin “Slingerland duet” dhe “The Second Detail” me koreografi të William Forsythe.

58. Në baletin “Grosse fuge” me koreografi të Anne Teresa De Keersmaeker.

59. Balerin i parë në baletin “Glow - stop”, me koreografi të Jorma Elo.

60. Balerin i parë në baletin “Eventide – mbrëmje”, me koreografi të Helen Pickett.

61.  Balerin i parë në baletin “Le Souffle de l´esprit”, me koreografi të Ji?í Bubení?ek.

62. Balerin i parë në baletin “Mozart à due”, me koreografi të Thierry Malandain.

63. Balerin i parë në baletin “Kazimir´s Colours”, me koreografi të Mauro Bigonzetti.

64. Balerin i parë në baletin “Cantata”, me koreografi të Mauro Bigonzetti.

65. Balerin i parë në baletin “Fool's Paradise”, me koreografi të Christopher Wheeldon.

66. Balerin i parë në baletin “With a Chance of Rain – me shans të bjeri shi”, me koreografi të Liam Scarlett.

67. Balerin i parë në baletin “Arepo”, me koreografi të Maurice Béjart.

68. Balerin i parë në baletin “Silence sans reproche”, me koreografi të Patrick C. Delcroix.

69. Balerin i parë në baletin “Contra Clockwise Witness” me koreografi të Natalia Horecna.

70. Balerin i parë në baletin “Blanc”, me koreografi të Daniel Proietto.

71.  Në shkurt 2023, Eno interpreton rolin e Prometeut në balletin “Promethean fire” , me koreografi të Paul Taylor.

72. Balerin i parë në baletin “Zonja me Kamelie”, me koreografi të John Neumeier.

Nga viti 2009 Eno Peçi i prezantohet publikut si koreograf i sukseshëm. Në vitin 2019 Choreo.Lab Europe (Platforma internacionale e studimeve dhe bashkpunimit për dancën dhe koreografinë), thekson se Eno Peçi ështe koreografi më i ri i Baletit Shtetëror të Vienës. Vlen të theksohet se pothuajse në të gjitha krijimet e tij koreografike, Eno Peçi është interpretuesi kryesor i roleve.

1.   Në vitin 2009 prezanton koreografinë “Cut”

2.   Në vitin 2012 koreografinë “Exitium – Shkatërrimi”.

3.   Në vitin 2013 për Baletin Shtetëror të Vienës prezantoi “Herzblume – Lulja e zemrës”

4.   Në vitin 2014 është autor i koreografisë Pavillon 12/2.

5.   Në Festivalin Kulturor Origen i zhvilluar në Zvicër në vitet 2014, 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019, Eno Peç është prezantuar me pjesët e tij koreografike Ereignis aus Karl’s Leben , Jenseits , Tre Fratelli , Homo Sapiens, Apocalypse , Cafe Chinois, Der Letzte Walzer, Zeitraum

6.   Në 2015 prezantohet me koreografinë e pjesës Exil, e shfaqur premierë me Baletin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë më 5 dhjetor 2015.

7.   Në vitin 2015, në shfaqien solemne “Gala des Etoiles” në Luksemburg, Eno Peçi u prezantua me koreografinë “Modus”

8.  Në vitin 2016, në Celebrimin e Koncertit “Red Ribbon” në Burgtheater në Vienë, Eno Peçi krijoi Orpheus and Euridiçe.

9.   Në vitin 2017, në Javën e Kulturës Shqiptare të organizuar në Vienë, Eno Peçi u prezantua me koreografinë “Malli”, krijim në bashkëpunim me Kâzâ ft.

10. Në vitin 2017, në Gala des Etoiles në Luksembourg u prezantua me koreografinë e Opus 25.

11. Më 25 nëntor 2017, prezantohet me koreografinë “Déjà vu”, shfaqur premier me Baletin Kombëtar të Shqipërisë - Tiranë.

12. Po në vitin 2017 veprën “Déjà vu” e shfaqi në Teatrin Muzikor Stanislavsky Nemirovich-Danchenko në Moskë-Rusi.

13. Në vitin 2017, në teatrin e Operas të Vienës u prezantua më koreografinë “Intersection”.

14. Po në vitin 2017, u prezantua në Wiener Staatsballett me Petrushka.

15.  Më 8 shkurt 8th 2018 dhe më 20 shkurt 2020, Eno Peçi u prezantua me koreografi në ceremoninë e hapjes të aktiviteteve të Baletit të Operas së Vienës të Baletit Shtetëror të Vienës dhe të Baletit të Akademisë të Operas Shtetërore të Vienës.

16. Për “The Future Ball” në vitin 2018, i organizuar për herë të parë në SO/Vienna Lifestyle-Hotel, Eno Peçi u prezantua me më pjesën koreografi “Solo me vehten”.

17.  Në Gala des Etoiles në Luksembourg, të organizuar në vitin 2018, Eno krijoi pjesën koreografike “Subject (L)”.

18. Për Weltstar – Gala, të organizuar në vitin 2018 në Volkstheater (Vienna), Eno Peçi krijoi pjesën koreografike “Pas de deux Hush”, të interpretuar në duet me balerinën Olga Esina, balerina e parë e Baletit Shtetëror të Vienës.

19. Më 29 qershor 2019, në aktivitetin “Gala D’Etoiles Internationales Viva Maia”, të organizuar në Pallatin e Festivaleve dhe te Kongreseve në Kanë – Francë, Eno Peçi u prezantua me koreografinë e duetit “Fragment” të cilin e kërceu së bashku me balerinën e parë të Baletit Shtetëror të Vjenës, Ketevan Papava.

20.               Më 30 mars 2019, në Teatrin e Chemnitz në Gjermani, u shfaq premiera e baletit “Liqeni i mjelmave”, ku Eno Peçi u prezantua koreografi i aktit të 1° dhe të 2°, ndërsa drejtoresha e baletit të Teatrit në Chemnitz Sabrina Sadowska, ishte koreografe e aktit t 3° e të 4°, sipas koreografisë të Lew Iwanow.

21. Më 11 maj 2019, në aktivitetin e 6° “Gala Balet Benefiçiencë në Chemnitzer Eno Peçi u prezantua me pjesën koreografike “Pas de deux Rain”.

22. Po në vitin 2019, dy pjesët koreografike “Opus 25 and Déjà” u shfaqën në Schloss Thalheim in Kapelln në Austria në bashkëpunim me Choreo Center Europe & Europaballett.

23. Në bashkpunim me pianisten Maria Radutu, krijoi koreografinë Piano & Dance, që u shfaqën më 2 tetor 2019 në MuTh Theater të Vienës.

24. Për transmetimin e drejtpërdrejtë të koncertit “Nurejew Gala 2020” dhe në sezonin e fundit të drejtorit të Baletit Shtetëror të Vjenës - Manuel Legris ai krijoi koreografinë e pjesës “Wenn ich

25. Großbin, will ich..”, e shfaqur nga trupa e Baletit Shtetëror të Vjenës

26. Në vitin 2020 në Java Europiane në Shqipëri, Eno Peçi i ftuar nga Delegacioni i European Union, në bashkpunim me Ambasadën Austriake, u prezantua me pjesën koreografike Piano & Dance (krijim në bashkëpunim me pjanisten Maria Radutu)

27. Në korrik 2020, në Castle Burg Riom, Eno u prezantua me koreografi të pjesës “Artus”.

28.               Në vitin 2020, në një bashkëpunim me Rina Kaçinarin, mori pjesë sërish në “Klassik Trifft Etno”.

29. Më 19 shtator 2020 u prezantua me koreografinë e Zweisamkeit për Gy?ri Ballet në Hungari. Premiera ishte prodhim i Körforgás, balet i shfaqur përsëri në vitin 2021.

30.               Më 26 dhjetor 2020, krijoi pjesën koreografike “Muzg” e shfaqur për platformën “Eventi Bamirës Online i TOK - Për Kulturën Tonë – Tiranë”, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore .

31. Pjesa koreografike Muzg u shfaq dhe në teatrin e Operas në Vienë – Austri (më 12 mars 2023).

32. Më 24 shtator 2021, Eno Peçi u prezantua me koreografinë “Dafinis dhe Kloè”, me muzikë të Maurce Ravel, shfaqur në teatrin Chemnitz.

33. Më 11 nëntor 2021, Eno Peçi për teatrin SNG Ljubljana - Sloveni, krijoi koreografinë “Angel” me muzikë të kompozitorit Alban Berg – Koncert për violinë.

34. Më 6 korrik 2022, në aktivitetin “Tirana kryeqyteti i Rinisë Europiane”, organizuar nga Ambasada Austrake në Tiranë, Kongresi Kombëtar i Rinisë Shquptare dhe Bashkia e Tiranës, Eno Peçi ishte protagonist me Dance Performance dhe projektin “Vals me të rinjtë”, shfaqur në Sheshin Skenderbeu në Tiranë.

35. Më 24 prill 2022, mori pjesë në festivalin Internacional – “Festë dance” në Shkup, ku u prezantua me pjesën koreografike “Exil” (krijim i vitit 2015), interpretuar me trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës.

36. Më 3 dhe 4 nëntor 2022, u prezantua me koreografi origjinale në Festivalin Ndërkombëtar të Dancës Bashkëkohore në Tiranë, nën drejtimin artistik të Angjelin Preljocaj.

37. Në nëntor 2022, Eno Peçi ishte i ftuar në Paris nga Harabel Contemporary Art Platform and D18 Paris, për të prezantuar pjesën koreografike “Zeitraum”.

38.               Në programin e Baletit Ndërkombëtar në “Prague Ballet Intensive (PBI) – Baleti Intensiv në Pragë”, në Republikën Çeke,  i organizuar në vitin 2022, Eno Peçi ishte i ftuar t’u mësonte pjesmarrësve baletin bashkëkohor klasik.

39. Në verën e vitit 2023, në “Koncertin Mbrëmje Vere”  të organizuar në kopshtin Pallatit

Schönbrunn (For the Open-Air Concert on the grounds of Schönbrunn Palace), Eno Peçi u prezantua me koreografinë origjinale “Bolero” më muzikë të Maurice Ravel, interpretuar nga orkestra e Filarmonisë të Vienës me dirigjent Yannick Nézet-Séguin. Interpetimi u realizua me trupën e baletit “Youth Company of the Ballet Academy of the Vienna State Opera”, shfaqie e suksesshme e mirëpritur nga publiku dhe e vlerësuar nga kritika e artit austriak dhe botëror.

40.               Më 27 maj 2023, Eno Peçi performoi Meisterkonzerte - Grosser Stadtsaal, në St. Pölten.

41. Në datat 17 dhe 18 janar 2024, Peçi pati Premierën Botërore të pjesës së tij “4” në Teatrin Zabeel në Dubai, nën muzikën e rikompozuar nga Max Richter bazuar në koncertin e Vivladit Katër Stinët. Prodhuar nga MuzArts- Baldaquin Culture.

çmime dhe Medalje

  1. Në vitin 2008, Eno Peçin e emëruan Ambasador Nderi i Republikës së Shqipërisë.
  2. Në vitin 2017, Kryetari Bashkisë të Tiranës, e nderoi me “Çelsi i Tiranës”.
  3. Në vitin 2018, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi me urdhrin “Kalorësi i Urdhërit të Skenderbeut”.
  4. Në vitin 2019 Presidenti i Republikës së Austrisë e dekoroi me “Österreichischen Ehrenkreuzes für Ëissenschaft und Kunst – Kryqi i nderit i Austrisë për shkencën dhe artin”.
  5. Në vitin 2023, Eno Peçi u nderua me çmimin prestigjoz “International Premio Capri Danza Alla Carriera – Çmimi ndërkombëtar Kapri – Danca, në kategorinë për karrierën”.
  6. Në 5 dhjetor 2023, për kontributin 24 vjeçar si balerin dhe koreograf në Baletin Shtetëror të Vjenës, Eno Peçi nderohet me unazën e artë: “Anniversary Ring of Honor”.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora