E hene, 29.04.2024, 08:48 PM (GMT+1)

Speciale

Milazim Zeqiraj: Dialogu i dëshmorëve më 13.4.1999

E hene, 08.04.2024, 08:14 PM


Dialogu i dëshmorëve më 13.4.1999

Më rastin e 25 vjetorit të masakrës në fshatin Studenicë KK. Istog

Nga Milazim Zeqiraj

Më 13 Prill 1999 në shtëpine e Sali Sokol Zeqiraj në fshatin Studenicë ka ndodhur masakër nga kriminelë serb ndaj Zotit të shtëpisë Sali Sokoli Zeqiraj  86 vjeqar,

Qendresë E. Lipaj 15 vjeqare,

Mirdonë E. Lipaj 13 vjeqare,

Njomzë R. Lipaj 15 vjeqare,

Lindihanë F. Lipaj 13 vjeqare

Salë Lipaj 64 vjeqare

Harije Lipaj 62 vjeqare

Sabrije Lipaj 43 vjeqare

Hatmane Mehaj musafire nga Tomoci

Po atë ditë në fshatin Stdenicë nga soldateska kriminale është pushkatuar:

Hoxha i fshati Sylejman M.Ramqaj 70 vjeqar,

Sadik M. Ramqaj 72 vjeqar

Ali Sh. Belaj 75 vjeqar

Sadri F. Kuqaj 78 vjeqar

Have Kuqaj  76 vjeqare

Sofe Hysenaj 79 vjeqare

Fatime Lipaj dhe

Nezir Lipaj

Informimi i Sali S. Zeqiraj më 12.4.1999

Më 12 Prill 1999 Sali Sokol Zeqiraj informohet nga Shtabi i UÇK "Adrian Krasniqi“ në Studenicë së familja duhet të strehohet në vend të sigurt se ka informacione për ofenzivë Serbe.

Ai në mbrëmjën e 12 Prillit 1999 më përmbi 50 antarë të familjës Lipaj të strehuar në shtëpin e ti, i strehon në lagjën e Cakutajve të fshatit Kaliqan afër 3 km në veri të shtëpisë së ti.

Salihu nga fillimi i luftës por edhe atë natë banorve të strehuar ju jept shperesë

Banoret e strehuar ishin të tronditur e dridheshin nga të ftoftit e friga se nuk dinin çka do të ndodh tutje.

Plku Salihu si në fillim të luftës edhe atë natë aty ju ipte shpresë banorve të strehuar së lufta do të kryhet shpejt, duhet të kemi durim e të jemi të bashkuar.

Tani Amerika e ka marr këtë punë, ne duhet ta ndihmojmë njeri tjetrin, nëse është nevoja më qëndru disa ditë të strehuar në male duhet qëndru deri sa Amerika ta përtokë Serbin.

Serbia deri në vitin 1941 bente dhunë ndaj neve por kur Gjermania e pushtoj Jugosllavin e kralit kolont serbe e malazez iken pa dhunën tonë nga fshatrat Dobrushë e Vitomericë, vet i kam parë tu ik, i pari të mbramin nuk e prite. Në nuk i kemi vrarë, nuk kemi dashtë më u f. më ta së të gjithë kemi mujt më i vra. E shpejt ka më na mberri ymeri më i pa tu ikë, por na duhet mu rujt e mos mu f. më ta së të pa besë janë.

Egzodi i detyruar

Lagaj e Cakutajve gjatë natës më 12 dhe 13. 4.1999 kurr nuk ka pas aq shumë vizitorë se kur egziston kjo lagjë. Njerzit që vinin nga fshati Vrellë, Studenicë dhe Kaliqan, disa ndaleshin aty por shumica vazhdonin rrugën drejt bjeshkë. Fat paten në kët ekzod biblik se nuk pati stuhi (meqavë) se bora në bjeshkë ishte dëri në brez.

Fshati Studenicë i sigurtë për strehim

Gjat vitit 1998 dhe 1999 në fshatin Studenicë strehohen banorë të fshatrave të Podgurit për siguri më të madhe, afër 20.000 në fshatin që kishte afër 2000 banorë.  Arsyja e strehimit ishte Shtabi i UÇK „Adrian Krasniqi“ por edhe konfiguracioni natyrorë i fshatit jeptë mundësi të lehta për ikjë drejtë bjeshke në rast sulmi serb në krahasim më pozitën e fshatit Vrellë e Kaliqan.

Përgaditjet e banorve për strehim para ekzodit

Para ekzodit banorë kishin improvizu kasollat (stanet) në bjeshkë ku kishin grumbullu ushqime e rroba për qëndrim më të gjatë, e disa tjerë kishin ngritë tënda plastike në pjesën malore të fshatrave më mëndim së do të qëndrojnë vetëm dëri sa të kalon sulmi barbarë serb pastaj prap mund të kthehën në shtëpit e veta.

Banoret e fshatrave të Podgurit në rrugë drejtë Sanxhaku

Më datën 13 4.1999 u pa qartë së qëndrimi në lagjën e Cakutajve, në tënde të plastikës në male dhe kasolla në bjeshkë është i pa mundur. Edhe ushtaret e lënduar që mjekohëshin në spitali e UÇK tek Bekë Gert duhej transferuar në vënd të sigurt për mjekim.

Serbia e donte Kosovën pa shqiptarë

Në mbrëmjën e 12.4.1999 banoret e fshatrave nga Istogu dëri në Radavc ishin në ikjë drejt veriut në rrugë për në Sanxhak (qytetin e Rozhajës) kurse më datën 13.4.1999 në orët e pas ditës në ato fshatra e Podgurit nuk kishte njeri të gjallë. Banorët e zanur në shtëpit e tyre ose në rrugë gjat ikjës nga policia e paramilitaret ishin pushkatuar. Nga data 14.4.1999 kishte filluar plaqkitja dhe djegeja e shtëpiave. Atëhere u pa qartë se Serbia e don Kosovën pa shqiptarë.

Sali Sokol Zeqiraj

Kush ishte Sali Sokoli

Salihu ishte i lindur më 1913 në kohë kur Shqipëria mvtësohet, kurse Kosova mbetët teritor i mbretërise SKS. Emrohet nga gjysh i ti Kadriu më emrin e babait të ti Sali Zeqirit më qëllim që Salihu i porsalindur të jetë vazhdimsi i fisit.

Kush ishin ata?

Sali Zeqiri ishtë luftetarë i Haxhi Zekës i cili ishte aktiv në kryngritje kundër perandorisë Turke. Muar pjesë në luftën për mbrojtjën e Plavës e Gucisë më 1879.

Kadriu Salihu ishte djali i madh i Sali Zeqirit. Ishte veprimtarë e luftetarë i Isa Boletinit. Ishte aktiv në kryengritjë e lufta kundër armikut. Më 1910 si ushtar i Isa Bpletinit muar pjësë në luftën e Kaqanikut. Pas luftës gjatë kthimi në hyrje të Prishtinës zihet rob nga ushtaret turq, burgost e  dënohet më 4 vite burg për pjesmarrje në luftë. Në Pranverë të vitit 1913 lirohet nga burgu pasi Turqia tërhjeket nga tokat shqiptare.

Sali Sokolo një jetë luftë

Salihu gjithëhere por edhe atë natë tek Cakutajt jepte shpresë banorve që mos të frigohen nga lufta se lirin nuk e kemi larg. Serbia nga viti 1912 deri më 1941 ka provu shumë here ta shfaros popullin shqiptarë në Kosovë por kurr nuk ka arrit se na ketu jetojmë prej se është bi lisi.

Më kujtohet 1918 kur isha 5 vjet, Serbe tentoj më ushtri më shfaros popullin shqiptarë nga Radavci në deri në Istogut. Populli iku nga shtëpit e tyre e u strehu në male, burrat banin rezistencë.

Falë rezistencës tonë dhe marrveshjës se gjyshit tim Kadriri Salihut më komandatin e ushtris serbe arriti ta ndal bombardimet, vrasjet e kalljën e shtëpive nga fshati Studenica dëri në Istog. Pas armpushimit populli u gëzu, u kthyam nga mali dhe vazhduam jetën duke e ndihmu fshatrat që i kalli serbi nga Radavc, Novosellë, Jabllanicë e Kaliqan, ju ndihmuam dëri në pranverë të vitit 1919.

Deri në vitin 1941 kemi hjek të zit e ullinit nga Serbia , por fati i jonë ishte kur Gjermania e pushtoj Jugosllavin, kolont serb e malazez si dhe serbet vendas iken nga Kosova pa sherrin tonë i pari të mbramin nuk e priti. Edhe tani ska më shku larg prap kemi mi pa tu ik, ne nuk duhet më u f. më ta se të pa besë janë.

Njeri nga të strehuarit aty e pyt Sali Sokolin.

Axha Sali na trego pak si ka qën situa pas luftës së dytë Botërore ?

Salihu: Situata e jonë në Jugosllavi komuniste ishte e ngjajshme më Jugosllavin Kralit . Në fund të luftës çetnikt u konvertuan në partizan. Serbia vëpronte në Kosovë si Jugosllavi pa liri e më dhunë nda familjeve patriotike.

Në vitet 70 Tito në Kosovë e bëri një lirije, por pas 1981 Serbia në emër të Jugosllavisë e pushtoj Kosovën më  polici e ushtari. Tani po na vret e djeg, na qiti në mal, por kam shpresë së Amerika  ka më na pru liri në Kosovë. Ne duhet të kemi durim se këta serb një ditë kanë më ik qysh janë ik në vitin 1941 kur Jugosllavin e pushtoj Gjermania.

Njeri nga të strehuarit e pyti ?

Haxhi Salihu na trego kur keni shku në Qabe ?

Salihu: Në fillim të viteve 70 ishim të përjashtuar nga fshati si familje nacionaliste. Njerzit frigoheshin të takohen më mu ose të vinin tek ne në familjë. Kur shkojsha në xhami, në deka e të pamë, kur ju ndihmojsha familjeve të varfera  pushteti më akuzonte, i frigonte njerzit që takoheshin më mua ose vinin tek ne.

Atëhere vendosa të vizitoj Qabën si obligimit fetarë pasi kisha mundësi. Unë bësoja së më thirrjën „ haxhi“ do të ju iku problemeve nga pushteti komunist, por edhe ashtu ndodhi. Si Zot shtëpije më familje shumë anëtarshe më nevojitej hapsirë për të lëvizur pa pëngesa për më vizitu xhamin më marr pjesë në darsma, deka, në të pame etj. Pastaj kur u bëra „haxhi kur sulmohesha nga pushteti, ju thoshte unë jam „haxhi“unë e bëj se jam njeri i bësimit.

Shkollimi dhe humanizmi ishte vizion i Salihut

Salihu herët kishte kuptuar se Serbia frigohej shkollimit të shqiptarve. Shpesh thoshte: „ Se nuk ka rëndësi në çfar gjuhë kryhet shkolla, se pa shkollë nuk ka përparim".

Në fund të viteve 60 pas konfliktit Titos më Rankoviqin, pushteti i Titos i bëri disa mundësi më të mira për shkollim e shqiptarve. Salihu më dy vëllazërit e ti vëndosin për shkollimin e fëmijve pa llogarit hargjimet më moton për shkollë e shësim tokën nëse ështe nevoja. Salihu ishtë ndër të parët që lejon shkollimin e vajzës dhe bëhet shëmbull për prindërit tjerë.

Nga ato pak mundësi materiale që kishte, fëmijt mbarojnë studimet për arsimtarë, profesorë, mjek,  inzhinjer, jurist,ekonomist dhe profesione tjera. Më profesionet e tilla kontribojnë në Kosovë , Gjermani, Zvicerr e Norvegji. Në Komunën e Istogut nifet familja më e shkolluar por konsiderohej kundërshtare e pushtetit Jugosllav.

Humanizmi i Salihut në të mirë të vendit

Salih Sokoli ishte një humanist i madh. Varferia e irritonte. Serbia mundohet më na vorfru për me u shpërngul ose më u ba lojal i saj. Salihu më punë të përbashket më vëllazër krijoj një ekonomi për një jetë solid për familjën shumë antarshe.

Pas vitit 1981 humanizmi i ti kishte karaktër patriotik e social. I vizitonte dhe i ndihmonte familjët e përndjekura politikisht, familjet e të burgosurve politik, familjet e varfera.

Salihu ndihmoj ndërtimin e shtëpisë se kulturës, ndërtimin e Xhamis në fshat dhe Medereses në Prishtinë mëremëtimin e varrezave te fshatit e akcione tjera.

Gjat viteve 1990 Salihu i përkrah të gjitha akcionet humanitare më karaktër kombëtare duke filluar nga

akcioni pajtimin e gjaqeve, familja ndihmon familjën, ndihmë të burgosurve politik, financimin e fëmijve në studime të familjëve më të ardhura të vogëla, familjët e varafara, ndihmon shkollën shqipe shtëpi në fshat kurse në vitin 1996 e shiti kopën e deleve dhe mjetet i dorzon në Qënderën për financimin e arsimit për Komunën e Istogu tek Z.Fadil Ferati tani i ndjerë.

Salihu shte përkrahs i politikës paqësore të Presidentit Rugova dhe thoshte se po bënë politikë më parime njerzore që Zoti ka mi ndihmu. Presidentin Rugovën e krahasonte më Haxhi Zekën.

Në tubime kërkonte të përkrahim njani tjetrin se armiku ka dëshirë më na perqa e më na vorfnu për më na mvarë. Më Hoxhen e fshatit Sylejmani ( i pushkatuar më 13.4.1999 në shtëpin e vet) Rexhep Zogun, Nezir Kuqin, Sadri Smajlin, Adem Kuqin, Zymer Smajlin, Ali Belin, Sadik Malën (i vrara në bjeshke me 13.4.1999 vellau i hoxhe Sylejmani), Bajram Maksutin, Rexh Idrizin, Smajl Binakun,Ramë Sokolin, intelektualin Sadik Maxharrin, Sylë Maksutin e shumë fshatarë tjerë ishin në ballë të akcioneve kundër regjimit kriminal Serb në Kosovë.

Salihu jep ndihmë e vet në akcionit për Referndumin për Republikën e Kosovës, ndonjëhere merrte pjesë në tubimet e LDK, ndihmoj zgjedhjet e lira në 5/92 si dhe ishte aktiv në mbrojtjë e fshati natën.

Shtëpija e Sali S. Zeqiraj

Salihu në fillim të luftës

Më fillim i luftës shtëpija e ti bëhët strehë e familjëve të prekura nga lufta, ato i ndihmoj edhe më mjete.

Në fillim vitit 1999 Salihu i strehon mbi 50 anëtarë të familjës Lipaj pasi djemt e tyre ishin kyqur në UÇK e shtëpit e tyre ishin në rrezik nga sulmi serb. Familja Lipaj qëndron e strehuar aty dëri në mbramjë më 12.4. 1999 pastaj ata Salihu i strehon në lagjen e Cakutajve për siguri më të madhe.

Populli në kolonë vazhdonte rrugën drejt veriut .

Populli gjat natës se 12.4.1999 dhe në mëngjësin e 13.4.1999 vinin dëri në lagjën e Cakutajve, shumica nuk ndaleshin fare por vazhdonin rrugën drejt bjeshke drejt qytetit të Rozhajës. Koha ishtë më acarë, bjeshka ishte e mbuluar më borë. Popullsia në egzod pati fat që nuk kishte stuhi (meqavë ) bjeshkve.

Mëngjesi i 13 Prillit 1999

Atë mengjes heret Salihu Sokoli ishte ulur afër rrugës, i shiqonte banoret që vinin varg e nuk ndaleshin, por vazhdonin rrugën drejt bjeshke. Ishte i mërzitur e kohë pas kohe ishte më shiqim në drejtim të shtëpis.

Mëngjesi i datës 13.4.199 erdhi ashtu si erdhi. Banort e strehuar por edhe ata që vinin ishin në rrugë drejt veriut.

Plaku Sali, nënat Salë, Hajrije, vajzat Qëndresa, Mirdona, Njomza, Lindihana vëndosin të kthehën  në shtëpi në Studenicë për ti marr bukë, barna e tesha për popullatën që ishte në ekzod.

Në shtëpi ishte Sabrije nëna e Lindihanës dhe Hatmane Mehaj musafire nga Tomoci e moshuar e më probleme shëndetësore që nuk kishin dasht të strehohën tek Cakutajt më datën 12.4.1999.

Një djalosh i aty i afrohet dhe dhe fillon më bisedu më plaku Salih.

Djali: Axha Salih a mujte më u zgju ?

Salihu: Po mirë, por unë bre birë (djalë) nuk kam fjetë fare. Gjithë natën i kam numëru aroplanat që Amerika po ja qon Ibrahimit tonë, e po e bënë çpanelë Milloshin.

Djali: Si ishte nata, a kisht krisma pushkesh të UÇK me serb ?

Salihu: Natën ishte e qetë, nuk u ndëgjuan asnjë pushkë e ushtrisë tonë. Kur nuk ndëgjohen pushkët e ushtarve puna është mirë së nuk ka sulme çetnike ndaj ushtris tonë në istikame. Kjo është rregullë, ushtart rrin në istikame e presi armiku, vetëm në momentin më të mirë duhet edhe më sulmu.

Djali: A ke qënë ushtarë dhe a kë marr pjesë në luftë ?

Salihu: Ushtrin e kam kry në kohë të Kralit në Beograd më 1936. Aty më sistemuan në Gardë mbretërore për shkak se kam ditë shkrim, lexim e gjuhës serbe. Në shkollë i kam mësu.

Më 1920 Serbia fillon më shkollim 4 vjeqar serbisht e sherbimin ushtarak të detyrushëm për shqiptaret. Në shkollë mësuam shkrimin, leximin e gjuhën, kurse në ushtri ram në kontakt më rinin nga mbar Jugosllavia e muarem njohuri e përvoja për armë e artin luftarak.

Salihu pjesmarrs i luftës

Më 1944 mora pjesë më babain e shumë rini nga Podguri në luftë për mbrojtjen e Pazari të Ri nga çetnikt . Aty në atë luftë është vrarë Rexhep Smali Zeqiraj i ri 17 vjeqarë.

Shkurja në frontin e Sremit

Në januar 1945 luftës i jam përgjegj vet i treti vëlla luftës kur ka thirr Shaban Polluzha e Mehmet Gradica. Kur shkuam në Skëndëraj Shaban Polluzha pas konflikt më Fadil Hoxhës kishtë refuzu më marr pajesë në luftën e Sremit, se grupet çetnike kishin fillu vrasjën e shqiptarve në Shalë e Drenicë.

Shaban Poluzha i tha Fadil Hoxhës së unë nuk luftoj dikund tjetër e vendin tim më lan në dorë të çetnikve.

Ne pritëm një kohë në Skenderaj pastaj Komandanti Shaban Polluzha e mbajt një fjalim e na tha: „ Vëllazër shqiptarë luftën time nuk e don Europa, ju duhet të shkoni në frontin e Sremit se nuk kam mundësi më ju ndalë.

Fjalimi i Ti nuk u prit mirë nga ne, kthimi prapa ishte i pa mundur. Atëhere ne të gjithë u nisën këmbë për Srem, ishim afër 3000 shqiptarë. Rrugtimi ishte i vështirë nga bandat çetnike. Pas afër dy jave arrijn në Srëm. Aty na vendosën në kasarne, armët na i muarën dhe filluan më na maltertu.

Nga dhuna që bëhëj ndaj neve do djem organizuan akcion më thy kasarnën e më ik. Rrethin e parë e thymë, partizant na rrethuan e më dhunë na kthyen në Kasarne, pastaj na maltertun duke na lan pa buk e uji. Mëndonim se donin më na pushkatu. Më ardhjën e komandatit tonë Fadil Hoxha gjendja pak u përmisu.

Gjygji ushtarak

Komanda e kasarnës organizoj një gjygj ushtarak për ata që organizuan thyrjën e Kasernës për të ik, ku ishte prezent edhe Fadil Hoxha. Në atë gjygj i pushkatun 10 shqiptarë.  Aty u pushkatun Shaban Cakun Ramqaj djalë hasreti dhe Bajram Mustafë Maxharraj nga Studenica. E lutem Fadil Hoxhën për më shpetu Shaban Cakun, i treguam se nuk është organizator, por Fadili nuk pranoj.

Pas këti rasti neve na sitemuan, njeri vëlla shkoj në frontin e Trjeshtës, tjetëri mbet aty në Srem i cili vdiq në vjeshtë  të vonë 1945 në rrethan të pa qarta. Mu më lirun së tre vëllazër nuk bën më qenë në luftë.

Djali: Axha Sali si ishtë situata pas lufte

Salihu: Fjala popullore: „Shkojke njani e vinte tjetri shumë më i zi i riu së i vjetri“.

Për në shqiptaret pasi përfundoj liri nuk pati për ne. Kemi vujt shumë prej keti regjimi serbo komunist deri sot. Serbija ka ba zullum të madh si Jugosllavi. Tani Serbija po hy në shtëpi e po na vret e spo jep përgjegjësi, na përzuni prej shtëpie tona, na qiti rrugve të botës po don Kosovë pa ne shqiptarët.

Tani Amerika e Europa po na ndihmojnë e vendin e neve kan më na çliru. Na duhet më u rujtë se lirin nuk e kemi larg, por Serbia është e pa bësë.

Djali: Axha Sali unë kurr nuk e kam ndëgju këtë histori. Ti po e tregon historin si më qenë historian. Falimindërit se më tregove.

Djali: Axha Salih ti po din më tregu mirë historin, a ke kry shkollë?

Salihu: Po isha i pari në familjën e Zeqiraj që më 1920 në moshën 7 vjeqare gjyshi Kadri më regjistron në shkollë fillore në Vrellë në gjuhën serbishte të mësuesi Bogdan. I kam kry katër vite më suksës. Pas mbarimit të klasës së katërt unë dëshiroja për ta vazhduar shkollën në gjimnaz, mësuesi (uqiteli) më tha se për ju shqiptarët më i ruajt bagtin e më punu tokën mjafoton katër vite shkollë.

Shkollan në gjuhën shqipe u hap gjat lutë më 1944 më mësusin Hysni Zajmi nga Gjakova.

Djali : Axha Salih sa aroplana i numrove natën tu fluturu për me ba Serbin ç`panel.

Salihu: Dy aroplana i verejta para mëngjesit, shkuan drejt veriut në drejtim të Serbisë.

Djali : axha Salih Pse po kqyr kah shtëpia, a mos po don më u kthy ?

Salihu: Po mendoj. Qetësi po duket, nuk ka qarkullim të çetnikve. Ushtart tanë jnë në istikame dhe po e bëjn ndrrimin e ushtarve më rregullë. Kështu më tregoj një ushtarë.

Në atë bisedë lajmrohet Qendresa mbësa e ti dhe fillon bisedën më gjyshin Sali.

Qendresa Lipaj

Qendresa: Gjysh në po dojmë më shku në shtëpi në Studenicë më marr buk, tesha e barna për ushtar të

plagosur, pleq të sëmuar e fëmij.

Gjyshi Salih: Kush po shkon atje ? Po shkojmë më gjyshën Salë, nënën Hajrie, pastj na qikat Njomza, Lindihanja edhe Mirdonen mama e lejoj.

Fotot e vajzave

Gjyshi Sali: Qendresë babë ku mbet Rrahimja ?

Qendres: Gjysh mami shkoj në spitalin e UÇK të Bekë Gert më i vizitu ushtaret e plagosur e më ju ndihmu nëse ka nevojë. Ajo kthehet si ta kryen punën në spitalin e ushtrisë. Gjysh hajde nisem se ato shkuan, gadi të prroni i Cakutajve janë tani, na nuk duhet më u vonu se duhet më u kthy.

Gjyshi Sali: Ngadal Qendresë bre gjysh se po du më taku plakën (nënën Zylë) e më ja dhanë do pare, por nuk po di ku është. A po shef se tani janë tu shku për bjeshkë e ajo nuk mundët më ecë, po ja dha do pare më pagu diken më kalë e me qit dëri mbi Shkallë t? Kaliqanit.

Qendresa: Gjyshja është mbrenda në stallë tu u ngrohë, po shkoj ta thirri.

Salihu ngritet dhe shkon të dera e shtallës, hyn mbrenda e thirri, Oj plakë ku je, ajo përgjigjet nga fundi i shtallës në një qoshe e mbështjëllur më një qebe. Qou e eja dëri këtu se kam diçka më thanë. Qendresa e muar për krahu gjyshën Zylë, e pruni ngadal dëri tëk gjyshi Salih.

Nëna Zylë: Njeri a muj u qove?

Salihu: Po mirë, e ti a fjete e a nirthe.

Nëna Zylë: Paj pak gjum bana, më nirthë nuk nirtha së jam pshtjellë më qebe. Çka po don më thanë?

Salihu: Po shkoj dëri të shtëpija, ti rregulloj do punë e po ju ndimoj qikave mi pru sëndetë. Ti merri këto pare (1500 DM) se nuk mundësh më ecë dëri në bjeshkë e paguje dike më kalë e të ndihmon.

Nëna Zylë: Jo, jo mos mi jep se po i hupin, se eci ngadalë më gra tjera të Lipajve, do udhe e baj vet e nese nuk muj ndoshta më ndihmon Trimi.

Pse po kthehësh, a po shëh së puna nuk është mirë, njerzit po ikun drejt bjeshkë e ju po ktheheni.

Ti Qendresë që po shkoni të shtëpija, a keni vetë (pytë) Rrahimen.

Qendresa (Nesa): Po gjyshe, mamai më ka leju, edhe Mirdona po vjen.

Nëna Zylë: Qysh, edhe Mirdona po vjen. Po ku është Rrahimja e pyet Qendresën nëna Zylë prap.

Qendresa (Nesa ): Gjyshe mami është shku në spitalin ushtarak më ju ndihmu ushtarve të plagosurve.

Nëna Zylë: Unë nuk ju tham më u kthy se vakt i lig është. Të gjith po ikun për bjeshkë e ju po ktheheni në shtëpi në Studenicë. Po frigohem për ju. Por masi po shkoni mos u vononi se nuk i dihet. Krejt populli janë tu shku për bjeshkë.

Salihu: Nuk muj mi lan vetem qikat, janë të vogla e unë ju ndihmoj mi pru sëndet nga shtëpija. Ne po shkojmë të marrim bukë, tesha, barna për të sëmuar, ushtarë, pleq e fëhmij se nata në bjeshkë është e veshtirë. Në shtëpi po ja grumbulloj sanen lopës në stallë, se nuk munet më kapëcy garrdhin e lamës e mundet më cofë më marr mraz në këtë kohë (vakt).

Ne nuk dihet sa do të qënrojmë në bjeshkë të strehuar, Ti merri paret e paguje dike më kalë e të ndihmon deri në bjeshkë se unë si ti kryej punët tek shtëpia për një orë vi e ju takoj pa dalë në Shkallë të Kaliqanit.

Në bjeshkë bora ishte deri në brez. Fat patem së nuk pati furtunë. Koha ishte më diell por ftoft.

Nëna Zylë : Njeri, unë po tutna (frigohem) për ju se po ktheheni, besa as Rrahimja nuk di ku është. Unë po nisëm për bjeshkë më Leutrimin, më grat e Lipajve e shumë familje tjera.

Salihu: Unë plakë po kthena dëri në shtëpi e nuk vonohem e ti nisu mënjëhere për bjeshkë.  Ne si ti marrim buket, barnat e teshat nuk vonohem. Kur unë të nisna për bjeshkë për një orë dal në Shkallë të Kaliqanit.

Nëna Zylë: Mirë, mirë, Qendresë po më dhimbësh se po kthehesh.

Qëndresa: Gjyshe, unë po shkoj më gjyshin e qika e si ti marrim sëndet mënjëhere kthehem më  Mirdonene e të ndihmojmë më ecë. Mami ka shku të spitali i UÇK nuk vonohet. Nëse e takoj mamin rrugës i tregoj se ti po nisesh për bjeshkë më Trimin.

Nëna Zylë: Pyt prap, ku met Mirdona, a u nis para teje ajo.

Qendresa: Ajo shkoj më qikat tjera dhe gjyshën Salë e nënë Hajrije.

Nëna Zylë: Masi po shkoni, mos u vanoni se ne po nis për bjeshkë mënjëhere.

Kolona e njerzve që vinin aty në lagjën e Cakutajve nuk qëndronin por vazhdonin rrugën për bjeshkë. Disa të vjetër ishin nisur por më shumë se 10 hapa kur eceshin drejt bjeshke uleshin më pushu. Disa kishin vëndosë më qëndru aty, (Fatimja e Lipajve) mëndonin se shkit nuk vin të Cakutajt.

Atëhere Salihu dhe Qendesa u ndan nga nënën Zylë për mos tu par ma kurr.

Nëna Zylë  tregonte se kishte ndejti edhe një kohë (copë herë) tuj shiqu Salihun e Qendresën duke shku rrugës të poshtë deri sa nuk janë duk ma. Qendresa shkonte duke kërcyar para Gjyshit Sali  si drenushë, pastaj nuk i pashe se hupen të perroni i Cakutve së rruga lakohej djathtasë drejt shtëpis në Studenicë.

Nëna Zylë tregonte së Qendresa disa hëre kur Salihu bisedonte më mua, ajo e ndërprente duke i thënë, Gjysh hajede se qikat shkuan, nuk ju pritke më shku. Qendresa kishte marr pamjë të bukur se kurr qashtu të hishme e të gëzuar se kamë parë. Më siguri për mos më harru kurr deri sa të vdes moment të ndarjës nga ajo e ai. Shpejt shkun rrugës teposhtë Qendrësa më Gjyshin Salih.

Pas pak nëna Zylë më Leutrimine e familjarë të Lipajve niset për bjeshkë.

Pastaj nëna Zylë nuk ishte në gjëndjë më tregu tutje se loti lotin nuk ja pritke.Në atë bisede as unë nuk kam pata forcë më u përmbajtë pa qajtë.

Pastaj nëna Zylë nuk tregoj tutje, e piu do uji dhe filloj më mendu.

Nëna Zylë në Gjermani

Nëna Zylë gjat kohës kur ishte në Gjermani nga mërzija e vaji duke i ferkuar syt ju dobësu të pamurit. Fal mjekimit në Klinikën e Syve në Offenburg pas disa operacineve prap i rregullohet të pamurit.

Pas operacionit i tregova ate që më sygjëruan mjekët se nese paraqitet nëvoja për operacion tjetër nuk ka mundësi. Pas oeracionive të syve në vitin 2000 dhe 2001 ajo deri në momentin e fundit jetës bëri jetë solide. Vdiq më 15.2.2005 në klinikën Neurologjike nga Appoplexi në Ludwigshafen të Gjermanisë.

Rrahimja në spitalin e UÇK tek Bek Gert

Rrahimja në mëngjes më 13.4.1999 kur arrin në spitalin ushtarak vëren një shpejtësi në përgaditjet për transportin e të plagosurve për bjeshkë. Shpejtësi për transportin e të plagosurve i krijon frigën për ata që u kthyan në shtëpi në Studenicë por s´kishte mundësie për ti informuar që të kthehën. Një shpresë e kishte së nuk do të ju ndodh asgje.

Për një moment shqetësimi  e kaploni, burri Enveri e djali Liridoni  që të dy ushtar të UÇK ishin në istikam të arat e Ekonomis në Studenicës, kurse dy vajzat babai e vjahrra ishin kthy në shtëpi në Studenicë. Situata alarmuse pa kurrfar informacioni për gjëndjën në tërën krijonte frigë.

Shpejt kthehet tek Cakutajt, nëna Zylë e Trimin ishin nis për bjeshkë. Pas një kohe djali Liridoni e Isa jep informacione për vajzat se si të pjeket buka e cila ishte në shporet do të vin. Liridoni e Isa Lipaj ishoin të fundit që i takojn vajzat,nënat e gjyshin Salih.

Liridoni angazhohet prë transportin e të plagosurëve, kurse Enveri pasi ndrrimin në istikam ka ora 11 i takon familjarët në rrugë për bjeshkë. Enveri, Ylberi e Fadili shprehen se nuk ka pas informacin se Salihu, vajzat e nënat janë kthy në shtëpi.

Kthimi i Salihut, vajzave dhe nënave në shtëpi në Studenicë

Shtëpia e Sali Sokolit në qershor 1999

Vajzat dhe nënat arrijnë shpejt në shtëpi, kurse gjyshi Sali më ngadal. Vajzat Mirdona, Njomza (ushtare e UÇK ) dhe Lindihana e presin Qendresën dhe sebashku më vrap para nënave Sale e Hajrije arritën në shtëpi në Studenicë. Lindihana vrapon shpejt ta takon nënën e vet Sabrie. Ajo dhe plaka Hatmane Mehaj për vështërsi shëndetësore nuk kishte pranu ta lëshon shtëpin më 12.4.1999.

Vajzat përgadisin rrobat dhe barnat, kurse nënat Salë, Hajrij e Sabrije përgadisin brumin për bukë.

Gjyshi Salihu arrin në oborr. Ai fillon ti rregullon disa punë në oborr, lamë e shtallë.

Qendresa: Gjysh ku je se ta pjeka kafën.

Gjyshi Salih: Hajt moj Nesë po shpejt po i pjek këto kafe hiq pa zjarr, e po i qet të mira sa gërqama gërqamën spo e pret, e bësa dëri kur po pihet krejt kafja shkuma nga filgjani nuk po i hjekët.

Gjyshi Salih ulet në pragun e shtëpis, fillon ta pij kafën, kohë pas kohe më shiqim nga livadhi dhe rruga kryesore dhe mëndon. Hajmedet, prap ma mrrini ymri më pa fshatin pa asnjë banorë. Ky serb prej se kam lind tu ba zullum të madh e Zoti ja theftë qafën.

Tu e pi kafen ka nuk i shkojnë mendja. Nga ky troll është nis Sali Zeqiri me shku në luftë më mbrojt Plavën e Gusin, më 1879 e babai i ti Zeqiri është mbet vetem më gruan e ren e vet Raze Kuqin bije e Kuqve te Jutogllavës Blakajve më dy nipat Kadrin e Binakun. Pas lufte Salihu kthehet, por dei sa ka vdek më pushk në krah kundë Turqise se ishte luftetarë i Haxhi Zekës.

Pastaj e kujton masakrën serbe të vitit 1918 në Kosovën veriprendimore dhe marrveshjen paqësore të Kadri Salihut më komandantin e ushtrisë serbe.

Pastaj e kujton masakren shfarose të vitit 1918 kur si fëmij 5 vjeqarë ka ik nga ky truall në mal pas gurit Krypës më kanë mshefë motra Razë e Hatë si dhe rezistenca e gjyshit Kadri këtu në derë të kullës kur vendosi mos më leshu shtëpin se du më u ba kurban i vendit, veq më i ndalë masakrat nga ushtria Serbe që kishte fillu nga Radavci, Novosella, Jabllanica e Kaliqani. Ai në shkopin e ecjes e vendos shallin e bardhë dhe kërkon bisedë më komandatit e ushtris serbe për paqë.

Kur komandati i ushtris serbe e verejti Kadriun më shall të bardh në shkop ju piskati ushtarve ( Nemoj da palish, nemoj da pucash). Nadl kalljën e  bombardimet.

Kadriu veq ja arriti qëllimit, pastaj e muaren ushtaret serb më bisedë më Komandatin. Kadri si veprimtar e luftetar i Isa Boletinit kishte përvoja lufte e njohuri në biseda. Nuk kishte frigë bisedave, dinte si duhet bisedu më pushtetin.

Komandati i ushtris serbe: Komandati e përshendeti Kadrin më dorë dhe e pyti pse po ikun populli në mal ?

Kadriu: Edhe Kadriu e përshendeti komandatin dhe ja cokati topin më shtokun e ecjes që do të thot ndale këtë populli nuk iku.

Komandati: Komandati qeshi dhe pohoj më kokë e pranoj më i ndal bombardimet dhe kalljet e shtëpive por i tha së banoret duhet të kthehën në shtëpi dhe ti dorzojnë armet tek gjandarmaria.

Kadriu: Kadria i premtoj. Banoret kthehën nga mali të gëzuar e i dorzuan disa pushkë.

Komandati e mbajti premtimin, fshatrat nga Studenica deri në Istog i shpetuan luftës dhe masakrave, gjat ati dimri dri në praverë ju ndihmuan fshatrave të kallura Radavc, Novosellë, Jabllanicë e Kaliqan.

Kadriu e mbajti premtimin banoret i dorzuan disa armë, në Podguar u kriju qetësi.

Tani ma mbrrini ymri( jeta ) nga forcat serbe prap më ik në mal. Katundin e vendin po e shof pa banorë. Serbia po don Kosovën pa ne shqiptaret. Shpresë të madhe kam tani të Amerika, se ka më na hjek qafe e Kosovën ka më çliru njëhere përgjithmonë nga Serbia.

Pasi e pin kafën Salihu e thirri Qendresën. Oj Qendresë bre bij, filgjanin po ta la në dritare, se po i kryaj do punë.

Nënat Sale e Hajrije i përgadisin bukët

Nëna Hajri i thot, Salë ndize zjarrin le të nxehet furra e shporetit së unë po i shtrej bukët. Oj qika a i keni ba gati rrobat e barnat se si te pjeken bukët po nisem. Qikat si për një za, po nana Hajri i kemi ba gati.

Nana Salë e ndez zjarrin në shporet dhe filloj ti pjekun bukët. Tymi në oxnak ngritët deri në qiell.

Ushtria Serbe pjësmarrse në masakër

Ushtria serbe e vendosur në Kodër të Banjës, Tomocit dhe Pollaqer të Istogut e vërejnë tymin, i lajmron paramilitarët e strehuar gjat natës në hapsirat e malit në veri të fshatit Studenicë tek Iligjet, malin nën Koder të madhe, malin të livadhi i Cakutve dhe tek Pishat në prendim të fshatit Studenicë.

Informata nga koloneli i aviacionit Ramadan Sadikaj për akcionin serb

Tri ditë para akcionit serb një aroplan vezhgus ushtarak fotografon terenin për veprim. Pas këti akcioni të aroplanit ushtarak Koloneli Ramadan Sadikaj nga Studenica e lajmron Shtabin e UÇK në fshat se pas tri dite do të fillon aksion ushtarak.

Tani është bërë inqizimi, nesër nga fotot bëhët plani për veprim e pastaj në ditën e tretë merret akcioni.

Paramilitare e policia strehohen natën në bjeshkë

Tregohet së paramilitaret dhe policia natën më 12.4.1999 më hilikopter pa zhurmë janë leshu në bjeshkë të Vrellës pastaj ngadal tinzisht natën nga pjesa veriore janë afru fshatit Studenicë  pasi aty ishte shtabi i UÇK „Adrian Krasniqi“. UÇK pas betejës së Vrellës ku pati te vdekur dhe të plagosur, gjat natës më datën 12 prillit 1999 nuk verejti levizje të armikut.

Para fillimit të bombardimeve

Para fillimit të bombardimëve ushtria serbe e vëndosur në Kodër të Banjës, Tomocit dhe në Pollaqer të Istogut i informojnë policin e paramilitaret në tëren së në Studenicë në shtëpin në kodër ka banor të strhuar, ndoshta ushtar të UÇK së oxhaku po tymon.

Urdhër të rrethohet shtëpia, nga në do të keni mbrojtje. Paramilitaret e policia rrethojnë shtëpin në të gjitha anët dhe presin urdhërin për veprim.

Para bombardimeve situata në tërën, shtëpi ku ishte Sali Sokoli më familjar ishte e qetë. Ushtaret e UÇK në disa pika, si ajo tek arat e Ekonomis bënin ndrrim kah ora 9 në pikën e caktuar.

Kur Salihu po rregullonte disa punë në oborr, aty vjen Ramë (vëllau i vogël i Salihut).

Baci Ramë: Bac ( Slihut) si e kalove natë. Po mirë Ramë. Nata isht e ftoft por nuk nirtha se nuk fjeta fare.

Salihua: Ramë si jeni njeh ju.

Baci Rama: Bac mirë më thanë, se ngusht janë bër punët. Ushtaria e jonë do pika i kan lëshu, e si duket shkit janë hi dikah por ne s´po dim. Ai kishte marr nga shtëpi një kove më tamel për ushtaret e plagosur në spitalin ushtarak tek Bekë Gert.

Qendresa: Daja Ramë a don një kafe, jo Nesë bre dajë se po shkoj më jau nxe tamelin për mëngjes ushtarve të plagosur. Ai qëndron një kohë të shkurt dëri 20 minuta dhe niset. Kur del të dera e oborrit kthehet edhe një hëre. Bac mos u vononi se puna hiq mirë nuk është nga nga armiku.

Salihu: Ramë shko merren qikën e plagosur e nisu për bjeshkë, se edhe ne po vijm mënjëhere, si t`pjekën bukët. E unë për një sahat(orë) jam në Shkallë të Kaliqanit.

(Vajza e plagosur e Ramës është Remzije Zeqiraj eprore e UÇK e plagosur në betejën e parë në frontin e Vrellës në dalje për Istog. Pas lufte ishte oficere e lart e FSK, tani në pension).

Baci Ramë sa dual në qosh të rrugës, Isa Lipaj e Liridon Lipaj arrij më traktor në oborr të shtëpis.

Liridoni: Oj Nesë (Qëndresë) pjekna ka një kafe mu e Ises.

Qendresa (Nesa): Lir dhe axha Isë urdhroni kafët. Ata qëndrojnë një kohë, i pijn kafët, i marrin rrobat, barnat, disa bukë të pjekura dhe nisen më traktor për të lagja e Cakutajve.

Liridoni: Qika mos u vononi së puna nuk është mirë. Qendresa e Mirdona përnjëhere përgjigjen edhe ne po nisemi veq edhe një bukë ka më u pjekë.

Ushtaret e UÇK në istikamin tëk arat e Ekonomisë

Në atë kohë në istikamin e UÇK tek arat e Ekonomis në drejtim të Banjës bëhëj ndrrimi i ushtarve sipas orarit. Komunikimi i pikave më shtabin e UÇK në Studenicë ishte i vështirsu, por nuk ishte diçka e re se edhe para kësaj dite ishte i tillë për shkak të mungesës së telefonave satelitorë.(sipas fjalve të disa ushtarve).

Ramë Sokoli tek pishat veren ushtar serb

Rame Sokoli Zeqiraj pas 10 minutave rrugë për në lagjën e Cakutajve duke kaluar përmes Pishave në prendim të fshatit Studenicë, ndëgjon dike duke biseduar. Nga largësia mëndon se janë ushtar të UÇK, mënjëhere merr rrugën në drejtim të tyre, para se të afrohet fillon të dyshon, pastaj kur bjen për tokë në mesin e pishave i verën së janë ushtarë serb, nga distanca nuk i njef përsona, por kur ndëgjon më kujdës vërteton së biseda e tyre ishte në gjuhën serbe.

Një kthim prapa për ti trguar Bacit (Salihut dhe familjarve tjer) në shtëpi sipas fjalve të tij ishte e pa mundur.

Ai shpejtë e lakon rrugën në drejtim të Kodrave të Gjetura, e kalon perronin shpejt arrin të spitali ushtarak, në shtëpin ushtaraku Rifat Osmanaj antar i kryesisë së LDK së Istogut. Aty shef se ushtaret e disa banaorë i kishin përgaditë lesat për transportin e ushtarve të plagosur drejt bjeshke. Ketu mbaron tregimi i ti dhe përmallohet, syt i mbushën më lot për Bacin (Salihun) e dëshmoret tjerë.

Pjekja e bukve dhe buka e djegur në shporet.

Salihu e vajzat pritnin deri sa të pjekën bukët, e mënjëhere të nisen për bjeshkë që të takohen më familjaret tjerë.

Paramilitarët dhe policia e Banjës e rrethojnë shtëpin në të gjitha anet për mos mundësi ikje, mbrojtje atyre  ju sigurohet nga ushtria serbe të vëndosur në Kodër të Banjës, Kodër të Tomocit e Pollaqer të Istogut.

Kah ora 8 deri në ora 9 ushtria serbe fillon bombardimet e shtëpis, malit në veri të fshatit Studenicë dhe Kaliqan më qellim që popullata të ik drejt bjeshke.

Më të filluar bombardim familjët strehohet në podrumin e shtëpis më mëndim se bombardimet nuk do të zgjatin shumë kohë, pastaj si të ndalën ato të ikun për tu takuar më familjarët tjerë. Por sa ma gjatë që zgjat bombardimimi rreziku shtohej për familjarët e strehuar në bodrum.

Rrethimi i shtëpis nga paramilitaret

Paramilitare e rrethojnë shtëpin në të gjita drejtim që familjaret mos të kan mundësi për të ikun. ( Gjurmet e keti rrethimi i verejtëm më ekspertet ushtarak FBA që ishin pas luftës në vëndin e ngjarjës, gjatë obdukcionit të babait nga mjekët ligjor të ushtris amerikane. )

Në bazë të ekspertizës ushtarakë krimeinelet kan pasur kordinim më ushtrin serbe. Shenjat e granatimeve në shtëpi tregojnë së shtëpia më rrebesh plumbash është sulmu.

Eksperti i ushtrisë Amerikane pas abdukcioni tregon se Salihu ka pas kacafytjë më kriminelet deri sa është pushkatuar.( Në bazë të asaj çfar na tregoj eksperti Amerikan ).

Paramilitaret në oborrin e shtëpis sëSali Soklit

Kur paramilitaret hyn në oborr Salihu i zoti i shtëpis pasi ndëgjon zërat sërbisht del i pari për të biseduar më ta pasi e ka nojhur gjuhën serbe.

Kur paramilitaret tëntojnë të futë në shtëpi atëhere fillon kacafytja e ti më kriminel. Kur ata shofin së ishte e pa mundur, atëhere Salihu në pragun e shtëpis nga prapa më dy plumba pushkatohet, pastaj tragjedia e pushkatimit vazhdon më vajzat dhe nënat.

(Këto të dhana i kam nga eksperti i mjekësisë ligjore dhe forenzikës më rastin e abdukcionit të Salihut dhe studimit të terenit nga ekspertet e FBA në ditën e dytë pasi babaj është nxerr nga bunari para shtëpis).

Maskimi i krimit

Kriminelet pasi i pushkatojnë, i hudhin në bunarë afër shtëpis, bunarin e maskojnë për ti humbur gjurmët. Ata pastaj strehohën në shtëpin  e kusheririt në veri të shtëpis afer 200 m, për një luftë në momentin kur të vin familjarët për ti kërkuar.

Ky është krim gjenocidale e bërë nga Paramilitaret e policia e Banjës të mbrojtur nga ushtria Serbe.

Informacionet

Informatat për shkrim i kam ndegju nga nëna Zylë, Rrahimja, Liridoni, axha Ramë, Enveri, Isa dhe Fadil Lipaj, Raif Zeqiraj dhe disa banorë tjerë që e kanë taku Salihin për herë te fundit në lagjen e Cakutajve. Ngjarja paraqet kohën e mëngjesi nga ora 7,00 dei kah ora 11.00. Bombardimet e ushtris sipas atyre që ishin aty kanë zgjat deri sa numeri i madh i popullsise ka kalu Shkallën e Kaliqanit.

Milazim Zeqiraj

13.4.2020



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës Qazim Namani: Zanafilla e Kulturës materiale dhe historike në Kosovë Sabile Basha & Tefik Basha: Popullsia e Kosovës në dokumentet e Shqipërisë, 1958 Sabile Basha: Naser Hajrizi - Republikë Kushtetutë - Ja me hatër ja me luftë Sabile Basha: Asllan Pireva - Duam Bashkimin e Trojeve Shqiptare Sabile Basha: Sherif Frangu – Republikë e Kushtetutë - ja me hatër, ja me luftë Sabile Basha: Bajram Bahtiri - Jeta pa luftë nën robëri nuk kishte kuptim Jusuf Buxhovi: Konferenca e Rambujesë Sabile Basha: Afrim Abazi - Duhet ndryshuar kjo histori, Kosova e Bashkuar me Shqipërinë Xhemaledin Salihu: Perandoria Osmane nuk mundësoi arsimimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës Sabile Basha: Shaqir Ali Keçmezi - Kosova do të bashkohet me Shqipërinë Lutfi Alia: Eno Peçi, balerini dhe koreografi në Operan Shtetërore të Vjenës (II) Sabile Basha: Ali Ajeti – Dita për me vdekë për Kosovën Jusuf Buxhovi: Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe dinamizimi i kërkesës për Republikën e Kosovës Sabile Basha: Afrim Zhitia - Do të punoj për Kosovën e Lirë deri në vdekje Sabile Basha: Fahri Fazliu - Bëni të fala nënës, i thoni se Fahriu po vdes për Kosovën Sabile Basha: Murat Mehmeti - Duam vetëvendosje deri në shkëputje Feti Tunuzliu: Nacionalistë shqiptarë të likuiduar, pushkatuar dhe burgosur në Mitrovicë nga gjyqet ushtarako-komuniste, 1945 Sabile Basha: Heroi i Kombit Prof. Xhemajli Berisha Sabile Basha: Rexhep Elmazi - Edhe sikur të më vrasin, nuk do të heq dorë nga liria e vendit tim

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora