| E hene, 08.04.2024, 08:14 PM |
Dialogu i dëshmorëve më 13.4.1999
Më
rastin e 25 vjetorit të masakrës në fshatin Studenicë KK. Istog
Nga
Milazim Zeqiraj
Më 13 Prill 1999 në shtëpine e Sali Sokol
Zeqiraj në fshatin Studenicë ka ndodhur masakër nga kriminelë serb ndaj Zotit
të shtëpisë Sali Sokoli Zeqiraj 86 vjeqar,
Qendresë E. Lipaj 15 vjeqare,
Mirdonë
E. Lipaj 13 vjeqare,
Njomzë
R. Lipaj 15 vjeqare,
Lindihanë
F. Lipaj 13 vjeqare
Salë
Lipaj 64 vjeqare
Harije
Lipaj 62 vjeqare
Sabrije
Lipaj 43 vjeqare
Hatmane
Mehaj musafire nga Tomoci
Po atë ditë në fshatin Stdenicë nga
soldateska kriminale është pushkatuar:
Hoxha i fshati Sylejman M.Ramqaj 70
vjeqar,
Sadik
M. Ramqaj 72 vjeqar
Ali
Sh. Belaj 75 vjeqar
Sadri
F. Kuqaj 78 vjeqar
Have
Kuqaj 76 vjeqare
Sofe
Hysenaj 79 vjeqare
Fatime Lipaj dhe
Nezir Lipaj
Informimi i Sali S. Zeqiraj më
12.4.1999
Më 12 Prill 1999 Sali Sokol Zeqiraj
informohet nga Shtabi i UÇK "Adrian Krasniqi“ në Studenicë së familja
duhet të strehohet në vend të sigurt se ka informacione për ofenzivë Serbe.
Ai në mbrëmjën e 12 Prillit 1999 më
përmbi 50 antarë të familjës Lipaj të strehuar në shtëpin e ti, i strehon në
lagjën e Cakutajve të fshatit Kaliqan afër 3 km në veri të shtëpisë së ti.
Salihu nga fillimi i luftës por edhe
atë natë banorve të strehuar ju jept shperesë
Banoret e strehuar ishin të
tronditur e dridheshin nga të ftoftit e friga se nuk dinin çka do të ndodh
tutje.
Plku
Salihu si në fillim të luftës edhe atë natë aty ju ipte shpresë banorve të
strehuar së lufta do të kryhet shpejt, duhet të kemi durim e të jemi të
bashkuar.
Tani
Amerika e ka marr këtë punë, ne duhet ta ndihmojmë njeri tjetrin, nëse është nevoja më qëndru disa ditë të
strehuar në male duhet qëndru deri sa Amerika ta përtokë Serbin.
Serbia deri në vitin 1941 bente
dhunë ndaj neve por kur
Gjermania e pushtoj Jugosllavin e kralit kolont serbe e malazez iken pa dhunën tonë nga fshatrat Dobrushë e
Vitomericë, vet i kam parë tu ik, i pari të mbramin nuk e prite. Në
nuk i kemi vrarë, nuk kemi dashtë
më u f. më ta së të gjithë kemi mujt më i vra. E shpejt
ka më na mberri ymeri më i pa tu ikë, por na duhet mu rujt e mos mu f. më ta së
të pa besë janë.
Egzodi i detyruar
Lagaj e Cakutajve gjatë natës më 12
dhe 13. 4.1999 kurr nuk ka pas aq shumë vizitorë se kur egziston kjo lagjë. Njerzit
që vinin nga fshati Vrellë, Studenicë dhe Kaliqan, disa ndaleshin aty por shumica vazhdonin
rrugën drejt bjeshkë. Fat paten në
kët ekzod biblik se nuk pati stuhi (meqavë) se bora në bjeshkë ishte dëri në
brez.
Fshati Studenicë i sigurtë për
strehim
Gjat vitit 1998 dhe 1999 në fshatin
Studenicë strehohen banorë të fshatrave të Podgurit për siguri më të madhe, afër 20.000 në fshatin që kishte afër 2000 banorë. Arsyja e strehimit ishte Shtabi i UÇK „Adrian
Krasniqi“ por edhe
konfiguracioni natyrorë i fshatit jeptë mundësi të lehta për ikjë drejtë
bjeshke në rast sulmi serb në krahasim më pozitën e fshatit Vrellë e Kaliqan.
Përgaditjet e banorve për strehim
para ekzodit
Para ekzodit banorë kishin improvizu
kasollat (stanet) në bjeshkë ku kishin
grumbullu ushqime e rroba për qëndrim
më të gjatë, e disa tjerë kishin ngritë tënda
plastike në pjesën malore të fshatrave më mëndim së do të qëndrojnë vetëm dëri
sa të kalon sulmi barbarë serb pastaj prap mund të kthehën në shtëpit e veta.
Banoret e fshatrave të Podgurit në
rrugë drejtë Sanxhaku
Më datën 13 4.1999 u pa qartë së
qëndrimi në lagjën e Cakutajve, në tënde të plastikës në male dhe kasolla në
bjeshkë është i pa mundur. Edhe
ushtaret e lënduar që mjekohëshin në spitali e UÇK tek Bekë Gert duhej
transferuar në vënd të sigurt për mjekim.
Serbia e donte Kosovën pa shqiptarë
Në mbrëmjën e 12.4.1999 banoret e
fshatrave nga Istogu dëri në Radavc ishin në ikjë drejt veriut në rrugë për në Sanxhak (qytetin e Rozhajës)
kurse më datën 13.4.1999 në orët e pas ditës në ato fshatra e Podgurit nuk
kishte njeri të gjallë. Banorët e zanur në shtëpit e tyre ose në rrugë gjat
ikjës nga policia e paramilitaret ishin pushkatuar. Nga data 14.4.1999 kishte filluar plaqkitja
dhe djegeja e shtëpiave. Atëhere u pa qartë se Serbia e don Kosovën pa
shqiptarë.
Sali
Sokol Zeqiraj
Kush ishte Sali Sokoli
Salihu ishte i lindur më 1913 në
kohë kur Shqipëria mvtësohet, kurse Kosova mbetët teritor i mbretërise SKS.
Emrohet nga gjysh i ti Kadriu më emrin e babait të ti Sali Zeqirit më qëllim që Salihu i porsalindur të jetë
vazhdimsi i fisit.
Kush ishin ata?
Sali Zeqiri ishtë luftetarë i Haxhi
Zekës i cili ishte aktiv në kryngritje kundër perandorisë Turke. Muar pjesë në
luftën për mbrojtjën e Plavës e Gucisë më 1879.
Kadriu
Salihu ishte djali i madh i Sali Zeqirit. Ishte veprimtarë e luftetarë i Isa
Boletinit. Ishte aktiv në kryengritjë e lufta kundër armikut. Më 1910 si ushtar
i Isa Bpletinit muar pjësë në luftën e Kaqanikut. Pas luftës gjatë kthimi në hyrje të
Prishtinës zihet rob nga ushtaret turq, burgost e dënohet më 4 vite burg
për pjesmarrje në luftë. Në Pranverë të vitit 1913 lirohet nga burgu pasi
Turqia tërhjeket nga tokat shqiptare.
Sali
Sokolo një jetë luftë
Salihu gjithëhere por edhe atë natë
tek Cakutajt jepte shpresë banorve që mos të frigohen nga lufta se lirin nuk e
kemi larg. Serbia nga viti 1912 deri më 1941 ka provu shumë here ta shfaros
popullin shqiptarë në Kosovë por
kurr nuk ka arrit se na ketu jetojmë prej se është bi lisi.
Më
kujtohet 1918 kur isha 5 vjet, Serbe tentoj më ushtri më shfaros popullin
shqiptarë nga Radavci në deri në Istogut. Populli iku nga shtëpit e tyre e u
strehu në male, burrat banin rezistencë.
Falë rezistencës tonë dhe marrveshjës se gjyshit
tim Kadriri Salihut më komandatin e ushtris serbe arriti ta ndal bombardimet,
vrasjet e kalljën e shtëpive nga fshati Studenica dëri në Istog. Pas
armpushimit populli u gëzu, u kthyam nga mali dhe vazhduam jetën duke e ndihmu
fshatrat që i kalli serbi nga Radavc, Novosellë, Jabllanicë e Kaliqan, ju
ndihmuam dëri në pranverë
të vitit 1919.
Deri
në vitin 1941 kemi hjek të zit e ullinit nga Serbia , por fati i jonë ishte kur
Gjermania e pushtoj Jugosllavin, kolont serb e malazez si dhe serbet vendas
iken nga Kosova pa sherrin tonë i pari të mbramin nuk e priti. Edhe tani ska më
shku larg prap kemi mi pa tu ik, ne nuk duhet më u f. më ta se të pa besë janë.
Njeri nga të strehuarit aty e pyt
Sali Sokolin.
Axha Sali na trego pak si ka qën
situa pas luftës së dytë Botërore ?
Salihu: Situata e jonë në Jugosllavi komuniste ishte e
ngjajshme më Jugosllavin Kralit . Në fund të luftës çetnikt u konvertuan në
partizan. Serbia vëpronte në Kosovë si Jugosllavi pa liri e më dhunë nda
familjeve patriotike.
Në
vitet 70 Tito në Kosovë e bëri një lirije, por pas 1981 Serbia në emër të
Jugosllavisë e pushtoj Kosovën më polici e ushtari. Tani po na vret e
djeg, na qiti në mal, por kam shpresë së Amerika ka më na pru liri në
Kosovë. Ne duhet të kemi durim se këta serb një ditë kanë më ik qysh janë ik në
vitin 1941 kur Jugosllavin e pushtoj Gjermania.
Njeri nga të strehuarit e pyti ?
Haxhi
Salihu na trego kur keni shku në Qabe ?
Salihu: Në fillim të viteve 70 ishim të përjashtuar nga fshati si familje nacionaliste.
Njerzit frigoheshin të takohen më mu ose të vinin tek ne në familjë. Kur
shkojsha në xhami, në deka e të pamë, kur ju ndihmojsha familjeve të varfera
pushteti më akuzonte, i frigonte njerzit që takoheshin më mua ose vinin
tek ne.
Atëhere
vendosa të vizitoj Qabën si obligimit fetarë pasi kisha mundësi. Unë bësoja së
më thirrjën „ haxhi“ do të ju iku problemeve nga
pushteti komunist, por edhe ashtu ndodhi. Si Zot shtëpije më familje shumë
anëtarshe më nevojitej hapsirë për të lëvizur pa pëngesa për më vizitu xhamin
më marr pjesë në darsma, deka, në të pame etj. Pastaj kur u bëra „haxhi kur sulmohesha nga pushteti, ju thoshte
unë jam „haxhi“unë
e bëj se jam njeri i bësimit.
Shkollimi dhe humanizmi ishte vizion
i Salihut
Salihu herët kishte kuptuar se
Serbia frigohej shkollimit të shqiptarve. Shpesh thoshte: „ Se nuk ka rëndësi në çfar gjuhë kryhet
shkolla, se pa shkollë nuk ka përparim".
Në
fund të viteve 60 pas konfliktit Titos më Rankoviqin, pushteti i Titos i bëri
disa mundësi më të mira për shkollim e shqiptarve. Salihu më dy vëllazërit e ti
vëndosin për shkollimin e fëmijve pa llogarit hargjimet më moton për shkollë e
shësim tokën nëse ështe nevoja. Salihu
ishtë ndër të parët që lejon shkollimin e vajzës dhe bëhet shëmbull për
prindërit tjerë.
Nga
ato pak mundësi materiale që kishte, fëmijt
mbarojnë studimet për arsimtarë, profesorë, mjek, inzhinjer,
jurist,ekonomist dhe profesione tjera. Më profesionet e tilla kontribojnë në
Kosovë , Gjermani, Zvicerr e Norvegji. Në
Komunën e Istogut nifet familja më e shkolluar por konsiderohej kundërshtare e
pushtetit Jugosllav.
Humanizmi i Salihut në të mirë të
vendit
Salih Sokoli ishte një humanist i
madh. Varferia e irritonte. Serbia mundohet më na vorfru për me u shpërngul ose
më u ba lojal i saj. Salihu më punë të përbashket më vëllazër krijoj një
ekonomi për një jetë solid për familjën shumë antarshe.
Pas
vitit 1981 humanizmi i ti kishte karaktër patriotik e social. I vizitonte dhe i ndihmonte familjët e përndjekura politikisht, familjet
e të burgosurve politik, familjet e varfera.
Salihu
ndihmoj ndërtimin e shtëpisë se kulturës, ndërtimin e Xhamis në fshat dhe
Medereses në Prishtinë mëremëtimin e varrezave te fshatit e akcione tjera.
Gjat
viteve 1990 Salihu i përkrah të gjitha akcionet humanitare më karaktër
kombëtare duke filluar nga
akcioni
pajtimin e gjaqeve, familja
ndihmon familjën, ndihmë të
burgosurve politik, financimin e fëmijve në studime të familjëve më të ardhura
të vogëla, familjët e varafara, ndihmon shkollën shqipe shtëpi në fshat kurse
në vitin 1996 e shiti kopën e deleve dhe mjetet i dorzon në Qënderën për
financimin e arsimit për Komunën e Istogu tek Z.Fadil Ferati tani i ndjerë.
Salihu shte përkrahs i politikës
paqësore të Presidentit Rugova dhe thoshte se po bënë politikë më parime
njerzore që Zoti ka mi ndihmu. Presidentin Rugovën e krahasonte më Haxhi Zekën.
Në tubime kërkonte të përkrahim njani tjetrin
se armiku ka dëshirë më na perqa e më na vorfnu për më na mvarë. Më Hoxhen e fshatit Sylejmani ( i pushkatuar
më 13.4.1999 në shtëpin e vet) Rexhep Zogun, Nezir Kuqin, Sadri Smajlin, Adem
Kuqin, Zymer Smajlin, Ali Belin, Sadik Malën (i vrara në bjeshke me 13.4.1999
vellau i hoxhe Sylejmani), Bajram Maksutin, Rexh Idrizin, Smajl Binakun,Ramë
Sokolin, intelektualin Sadik Maxharrin, Sylë Maksutin e shumë fshatarë tjerë
ishin në ballë të akcioneve kundër regjimit kriminal Serb në Kosovë.
Salihu
jep ndihmë e vet në akcionit për Referndumin për Republikën e Kosovës,
ndonjëhere merrte pjesë në tubimet e LDK, ndihmoj zgjedhjet e lira në 5/92 si
dhe ishte aktiv në mbrojtjë e fshati natën.
Shtëpija e Sali S. Zeqiraj
Salihu në fillim të luftës
Më fillim i luftës shtëpija e ti
bëhët strehë e familjëve të prekura nga lufta, ato i ndihmoj edhe më mjete.
Në
fillim vitit 1999 Salihu i strehon mbi 50 anëtarë të familjës Lipaj pasi djemt
e tyre ishin kyqur në UÇK e shtëpit e tyre ishin në rrezik nga sulmi serb. Familja Lipaj qëndron e strehuar aty dëri
në mbramjë më 12.4. 1999
pastaj ata Salihu i strehon në lagjen e Cakutajve për siguri më të madhe.
Populli
në kolonë vazhdonte rrugën drejt veriut .
Populli gjat natës se 12.4.1999 dhe
në mëngjësin e 13.4.1999 vinin dëri në lagjën e Cakutajve, shumica nuk
ndaleshin fare por vazhdonin rrugën drejt bjeshke drejt qytetit të Rozhajës.
Koha ishtë më acarë, bjeshka ishte e mbuluar më borë. Popullsia në egzod pati
fat që nuk kishte stuhi (meqavë ) bjeshkve.
Mëngjesi i 13 Prillit 1999
Atë mengjes heret Salihu Sokoli
ishte ulur afër rrugës, i shiqonte banoret që vinin varg e nuk ndaleshin, por
vazhdonin rrugën drejt bjeshke. Ishte i mërzitur e kohë pas kohe ishte më
shiqim në drejtim të shtëpis.
Mëngjesi
i datës 13.4.199 erdhi ashtu si erdhi. Banort e strehuar por edhe ata që vinin
ishin në rrugë drejt veriut.
Plaku
Sali, nënat Salë, Hajrije, vajzat Qëndresa, Mirdona, Njomza,
Lindihana vëndosin të kthehën
në shtëpi në Studenicë për ti marr bukë, barna e tesha për popullatën që
ishte në ekzod.
Në
shtëpi ishte Sabrije nëna e Lindihanës dhe Hatmane Mehaj musafire nga Tomoci e
moshuar e më probleme shëndetësore që nuk kishin dasht të strehohën tek
Cakutajt më datën 12.4.1999.
Një djalosh i aty i afrohet dhe dhe
fillon më bisedu më plaku Salih.
Djali: Axha Salih a mujte më u zgju ?
Salihu: Po mirë, por unë bre birë (djalë) nuk kam fjetë fare. Gjithë
natën i kam numëru aroplanat që Amerika po ja qon Ibrahimit tonë, e po e bënë
çpanelë Milloshin.
Djali: Si ishte nata, a kisht krisma pushkesh të UÇK me serb
?
Salihu: Natën ishte e qetë, nuk u ndëgjuan asnjë pushkë e
ushtrisë tonë. Kur nuk ndëgjohen pushkët e ushtarve puna është mirë së nuk ka
sulme çetnike ndaj ushtris tonë në istikame. Kjo është rregullë, ushtart rrin
në istikame e presi armiku, vetëm në momentin më të mirë duhet edhe më sulmu.
Djali: A ke qënë ushtarë dhe a kë marr pjesë në luftë ?
Salihu: Ushtrin e kam kry në kohë të Kralit në Beograd më
1936. Aty më sistemuan në Gardë mbretërore për
shkak se kam ditë shkrim, lexim e gjuhës
serbe. Në shkollë i kam mësu.
Më
1920 Serbia fillon më shkollim 4 vjeqar serbisht e sherbimin ushtarak të
detyrushëm për shqiptaret. Në shkollë mësuam shkrimin, leximin e gjuhën, kurse
në ushtri ram në kontakt më rinin nga mbar Jugosllavia e muarem njohuri e
përvoja për armë e artin luftarak.
Salihu pjesmarrs i luftës
Më 1944 mora pjesë më babain e shumë
rini nga Podguri në luftë për mbrojtjen e Pazari të Ri nga çetnikt . Aty në atë
luftë është vrarë Rexhep Smali Zeqiraj i ri 17 vjeqarë.
Shkurja në frontin e Sremit
Në januar 1945 luftës i jam përgjegj
vet i treti vëlla luftës kur ka thirr Shaban Polluzha e Mehmet Gradica. Kur
shkuam në Skëndëraj Shaban Polluzha pas konflikt më Fadil Hoxhës kishtë refuzu
më marr pajesë në luftën e Sremit, se grupet çetnike kishin fillu vrasjën e
shqiptarve në Shalë e Drenicë.
Shaban Poluzha i tha Fadil Hoxhës së
unë nuk luftoj dikund tjetër e vendin tim më lan në dorë të çetnikve.
Ne pritëm një kohë në Skenderaj
pastaj Komandanti Shaban Polluzha e mbajt një fjalim e na tha: „ Vëllazër
shqiptarë luftën time nuk e don Europa, ju duhet të shkoni në frontin e Sremit
se nuk kam mundësi më ju ndalë.
Fjalimi
i Ti nuk u prit mirë nga ne, kthimi prapa ishte i pa mundur. Atëhere ne të
gjithë u nisën këmbë për Srem, ishim afër 3000 shqiptarë. Rrugtimi ishte i
vështirë nga bandat çetnike. Pas
afër dy jave arrijn në Srëm. Aty na vendosën në
kasarne, armët na i muarën dhe filluan më na maltertu.
Nga dhuna që bëhëj ndaj neve do djem
organizuan akcion më thy kasarnën e më ik. Rrethin e parë e thymë, partizant na
rrethuan e më dhunë na kthyen në Kasarne, pastaj na maltertun duke na lan pa
buk e uji. Mëndonim se donin më na pushkatu. Më ardhjën e komandatit tonë Fadil
Hoxha gjendja pak u përmisu.
Gjygji ushtarak
Komanda e kasarnës organizoj një
gjygj ushtarak për ata që organizuan thyrjën e Kasernës për të ik, ku ishte
prezent edhe Fadil Hoxha. Në atë gjygj i pushkatun 10 shqiptarë. Aty u
pushkatun Shaban Cakun Ramqaj djalë hasreti dhe Bajram Mustafë Maxharraj nga
Studenica. E lutem Fadil Hoxhën për më shpetu Shaban Cakun, i treguam se nuk
është organizator, por Fadili nuk pranoj.
Pas
këti rasti neve na sitemuan, njeri vëlla shkoj në frontin e Trjeshtës, tjetëri
mbet aty në Srem i cili vdiq në vjeshtë të vonë 1945 në rrethan të pa
qarta. Mu më lirun së tre vëllazër nuk bën më qenë në luftë.
Djali: Axha Sali si ishtë situata pas lufte
Salihu: Fjala popullore: „Shkojke
njani e vinte tjetri shumë më i zi i riu së i vjetri“.
Për
në shqiptaret pasi përfundoj liri nuk pati për ne. Kemi vujt shumë prej keti
regjimi serbo komunist deri sot. Serbija ka ba zullum të madh si Jugosllavi.
Tani Serbija po hy në shtëpi e po na vret e spo jep përgjegjësi, na përzuni
prej shtëpie tona, na qiti rrugve të botës po don Kosovë pa ne shqiptarët.
Tani
Amerika e Europa po na ndihmojnë e vendin e neve kan më na çliru. Na duhet më u
rujtë se lirin nuk e kemi larg, por Serbia është e pa bësë.
Djali: Axha Sali unë kurr nuk e kam ndëgju këtë histori. Ti
po e tregon historin si më qenë historian. Falimindërit se më tregove.
Djali: Axha Salih ti po din më tregu mirë historin, a ke kry
shkollë?
Salihu: Po isha i pari në familjën e Zeqiraj që më 1920 në
moshën 7 vjeqare gjyshi Kadri më regjistron në shkollë fillore në Vrellë në
gjuhën serbishte të mësuesi Bogdan. I kam kry katër vite më suksës. Pas mbarimit të klasës së katërt unë
dëshiroja për ta vazhduar shkollën në gjimnaz, mësuesi (uqiteli) më tha se për
ju shqiptarët më i ruajt bagtin e më punu tokën mjafoton katër vite shkollë.
Shkollan në gjuhën shqipe u hap gjat
lutë më 1944 më mësusin Hysni Zajmi nga
Gjakova.
Djali : Axha Salih sa aroplana i numrove natën tu fluturu
për me ba Serbin ç`panel.
Salihu: Dy aroplana i verejta para mëngjesit, shkuan drejt veriut
në drejtim të Serbisë.
Djali : axha Salih Pse po kqyr kah shtëpia, a mos po don më u kthy ?
Salihu: Po mendoj. Qetësi po duket, nuk ka qarkullim të çetnikve.
Ushtart tanë jnë në istikame dhe po e bëjn ndrrimin e ushtarve më rregullë.
Kështu më tregoj një ushtarë.
Në atë bisedë lajmrohet Qendresa
mbësa e ti dhe fillon bisedën më gjyshin Sali.
Qendresa Lipaj
Qendresa: Gjysh në po
dojmë më shku në shtëpi në Studenicë më marr buk, tesha e barna për ushtar të
plagosur,
pleq të sëmuar e fëmij.
Gjyshi Salih: Kush po shkon atje ? Po shkojmë më gjyshën Salë, nënën
Hajrie, pastj na qikat Njomza, Lindihanja edhe Mirdonen mama e lejoj.
Fotot e vajzave
Gjyshi Sali: Qendresë babë ku mbet Rrahimja ?
Qendres: Gjysh mami shkoj në spitalin e UÇK të Bekë Gert më i
vizitu ushtaret e plagosur e më ju ndihmu nëse ka nevojë. Ajo kthehet si ta
kryen punën në spitalin e ushtrisë. Gjysh
hajde nisem se ato shkuan, gadi të prroni i Cakutajve janë tani, na nuk duhet
më u vonu se duhet më u kthy.
Gjyshi Sali: Ngadal Qendresë bre gjysh se po du më taku plakën (nënën
Zylë) e më ja dhanë do pare, por nuk po di ku është. A po shef se tani janë tu
shku për bjeshkë e ajo nuk mundët më ecë, po ja dha do pare më pagu diken më
kalë e me qit dëri mbi Shkallë t? Kaliqanit.
Qendresa: Gjyshja është mbrenda në stallë tu u ngrohë, po shkoj ta
thirri.
Salihu ngritet dhe shkon të dera e shtallës,
hyn mbrenda e thirri, Oj plakë ku je, ajo përgjigjet nga fundi i shtallës në
një qoshe e mbështjëllur më një qebe. Qou e eja dëri këtu se kam diçka më
thanë. Qendresa e muar për krahu gjyshën Zylë, e pruni ngadal dëri tëk gjyshi
Salih.
Nëna Zylë: Njeri a muj u qove?
Salihu: Po mirë, e ti a fjete e a nirthe.
Nëna Zylë: Paj pak gjum bana, më nirthë nuk nirtha së jam pshtjellë më
qebe. Çka po don më thanë?
Salihu: Po shkoj dëri të shtëpija, ti rregulloj do punë e po
ju ndimoj qikave mi pru sëndetë. Ti
merri këto pare (1500 DM) se nuk mundësh më ecë dëri në bjeshkë e paguje dike
më kalë e të ndihmon.
Nëna Zylë: Jo, jo mos mi jep se po i hupin, se eci ngadalë më gra
tjera të Lipajve, do udhe e baj vet e nese nuk muj ndoshta më ndihmon Trimi.
Pse po kthehësh, a po shëh së puna
nuk është mirë, njerzit po ikun drejt bjeshkë e ju po ktheheni.
Ti Qendresë që po shkoni të
shtëpija, a keni vetë (pytë) Rrahimen.
Qendresa (Nesa): Po gjyshe, mamai më ka leju, edhe Mirdona po vjen.
Nëna Zylë: Qysh, edhe Mirdona po vjen. Po ku është Rrahimja e
pyet Qendresën nëna Zylë prap.
Qendresa (Nesa ): Gjyshe mami është shku në spitalin ushtarak më ju ndihmu
ushtarve të plagosurve.
Nëna Zylë: Unë nuk ju tham më u kthy se vakt i lig është. Të gjith po
ikun për bjeshkë e ju po ktheheni në shtëpi në Studenicë. Po frigohem për ju.
Por masi po shkoni mos u vononi se nuk i dihet. Krejt populli janë tu shku për
bjeshkë.
Salihu: Nuk muj mi lan vetem
qikat, janë të vogla e unë ju ndihmoj mi pru sëndet nga shtëpija. Ne po shkojmë
të marrim bukë, tesha, barna për të sëmuar, ushtarë, pleq e fëhmij se nata në
bjeshkë është e veshtirë. Në shtëpi
po ja grumbulloj sanen lopës në stallë, se nuk munet më kapëcy garrdhin e lamës
e mundet më cofë më marr mraz në këtë kohë (vakt).
Ne
nuk dihet sa do të qënrojmë në bjeshkë të strehuar, Ti merri paret e paguje dike më kalë e të
ndihmon deri në bjeshkë se unë si ti kryej punët tek shtëpia për një orë vi e
ju takoj pa dalë në Shkallë të Kaliqanit.
Në bjeshkë bora ishte deri në brez.
Fat patem së nuk pati furtunë. Koha ishte më diell por ftoft.
Nëna Zylë : Njeri, unë po
tutna (frigohem) për ju se po ktheheni, besa as Rrahimja nuk di ku është. Unë
po nisëm për bjeshkë më Leutrimin, më grat e Lipajve e shumë familje tjera.
Salihu: Unë plakë po kthena dëri në shtëpi e nuk vonohem e ti nisu
mënjëhere për bjeshkë. Ne si ti marrim buket, barnat e teshat nuk
vonohem. Kur unë të nisna për bjeshkë për një orë dal në Shkallë të Kaliqanit.
Nëna Zylë: Mirë, mirë, Qendresë po më dhimbësh se po kthehesh.
Qëndresa: Gjyshe, unë po shkoj më gjyshin e qika e si ti marrim sëndet
mënjëhere kthehem më Mirdonene
e të ndihmojmë më ecë. Mami ka shku të spitali i UÇK nuk vonohet. Nëse e takoj
mamin rrugës i tregoj se ti po nisesh për bjeshkë më Trimin.
Nëna Zylë: Pyt prap, ku met Mirdona, a u nis para teje ajo.
Qendresa: Ajo shkoj më qikat tjera dhe gjyshën Salë e nënë Hajrije.
Nëna Zylë: Masi po shkoni, mos u vanoni se ne po nis për bjeshkë
mënjëhere.
Kolona
e njerzve që vinin aty në lagjën e Cakutajve nuk qëndronin por vazhdonin rrugën
për bjeshkë. Disa të vjetër ishin nisur por më shumë se 10 hapa kur eceshin
drejt bjeshke uleshin më pushu. Disa kishin vëndosë më qëndru aty, (Fatimja e
Lipajve) mëndonin se shkit nuk vin të Cakutajt.
Atëhere Salihu dhe Qendesa u ndan
nga nënën Zylë për mos tu par ma kurr.
Nëna Zylë tregonte se kishte ndejti edhe një kohë (copë herë) tuj
shiqu Salihun e Qendresën duke shku rrugës të poshtë deri sa nuk janë duk ma.
Qendresa shkonte duke kërcyar para Gjyshit Sali si drenushë, pastaj nuk i
pashe se hupen të perroni i Cakutve së rruga lakohej djathtasë drejt shtëpis në
Studenicë.
Nëna Zylë tregonte së Qendresa disa
hëre kur Salihu bisedonte më mua, ajo e ndërprente duke i thënë, Gjysh hajede
se qikat shkuan, nuk ju pritke më shku. Qendresa kishte marr pamjë të bukur se
kurr qashtu të hishme e të gëzuar se kamë parë. Më siguri për mos më harru kurr
deri sa të vdes moment të ndarjës nga ajo e ai. Shpejt shkun rrugës teposhtë
Qendrësa më Gjyshin Salih.
Pas pak nëna Zylë më Leutrimine e
familjarë të Lipajve niset për bjeshkë.
Pastaj nëna Zylë nuk ishte në
gjëndjë më tregu tutje se loti lotin nuk ja pritke.Në atë bisede as unë nuk kam pata forcë më u
përmbajtë pa qajtë.
Pastaj
nëna Zylë nuk tregoj tutje, e piu do uji dhe filloj më mendu.
Nëna Zylë në Gjermani
Nëna Zylë gjat kohës kur ishte në
Gjermani nga mërzija e vaji duke i ferkuar syt ju dobësu të pamurit. Fal
mjekimit në Klinikën e Syve në Offenburg pas disa operacineve prap i rregullohet të pamurit.
Pas
operacionit i tregova ate që më sygjëruan mjekët se nese paraqitet nëvoja për
operacion tjetër nuk ka mundësi. Pas oeracionive të syve në vitin 2000 dhe 2001
ajo deri në momentin e fundit jetës bëri jetë solide. Vdiq më 15.2.2005 në klinikën Neurologjike nga Appoplexi në
Ludwigshafen të Gjermanisë.
Rrahimja në spitalin e UÇK tek Bek
Gert
Rrahimja në mëngjes më 13.4.1999 kur
arrin në spitalin ushtarak vëren
një shpejtësi në përgaditjet për transportin e të plagosurve për bjeshkë.
Shpejtësi për transportin e të plagosurve i krijon frigën për ata që u kthyan në shtëpi në Studenicë por s´kishte mundësie për ti
informuar që të kthehën. Një shpresë e kishte së nuk do të ju ndodh asgje.
Për
një moment shqetësimi e kaploni, burri Enveri e djali Liridoni që
të dy ushtar të UÇK ishin në istikam të arat e Ekonomis në Studenicës, kurse dy
vajzat babai e vjahrra ishin kthy në shtëpi në Studenicë. Situata alarmuse pa
kurrfar informacioni për gjëndjën në tërën krijonte frigë.
Shpejt kthehet tek Cakutajt, nëna Zylë e Trimin
ishin nis për bjeshkë. Pas një kohe djali Liridoni e Isa jep informacione për
vajzat se si të pjeket buka e cila ishte në shporet do të vin. Liridoni e Isa
Lipaj ishoin të fundit që i takojn vajzat,nënat e gjyshin Salih.
Liridoni
angazhohet prë transportin e të plagosurëve, kurse Enveri pasi ndrrimin në
istikam ka ora 11 i takon familjarët në rrugë për bjeshkë. Enveri, Ylberi e
Fadili shprehen se nuk ka pas informacin se Salihu, vajzat e nënat janë kthy në
shtëpi.
Kthimi i Salihut, vajzave dhe nënave
në shtëpi në Studenicë
Shtëpia e Sali Sokolit në qershor 1999
Vajzat dhe nënat arrijnë shpejt në
shtëpi, kurse gjyshi Sali më ngadal. Vajzat Mirdona,
Njomza (ushtare e UÇK ) dhe Lindihana e presin Qendresën dhe sebashku më vrap
para nënave Sale e Hajrije arritën në shtëpi në Studenicë. Lindihana vrapon
shpejt ta takon nënën e vet Sabrie. Ajo dhe plaka Hatmane Mehaj për vështërsi
shëndetësore nuk kishte pranu ta lëshon shtëpin më 12.4.1999.
Vajzat përgadisin rrobat dhe barnat,
kurse nënat Salë, Hajrij e Sabrije përgadisin brumin për bukë.
Gjyshi Salihu arrin në oborr. Ai
fillon ti rregullon disa punë në oborr, lamë e shtallë.
Qendresa: Gjysh ku je se ta pjeka kafën.
Gjyshi Salih: Hajt moj Nesë po shpejt po i pjek këto kafe hiq pa zjarr, e
po i qet të mira sa gërqama gërqamën spo e pret, e bësa dëri kur po pihet krejt
kafja shkuma nga filgjani nuk po i hjekët.
Gjyshi Salih ulet në pragun e
shtëpis, fillon ta pij kafën, kohë pas kohe më shiqim nga livadhi dhe rruga
kryesore dhe mëndon. Hajmedet, prap ma mrrini ymri më pa fshatin pa asnjë
banorë. Ky serb prej se kam lind tu ba zullum të madh e Zoti ja theftë qafën.
Tu
e pi kafen ka nuk i shkojnë mendja. Nga ky troll është nis Sali Zeqiri me shku
në luftë më mbrojt Plavën e Gusin, më 1879 e babai i ti Zeqiri është mbet vetem
më gruan e ren e vet Raze Kuqin bije e Kuqve te Jutogllavës Blakajve më dy
nipat Kadrin e Binakun. Pas lufte Salihu kthehet, por dei sa ka vdek më pushk
në krah kundë Turqise se ishte luftetarë i Haxhi Zekës.
Pastaj e kujton masakrën serbe të
vitit 1918 në Kosovën veriprendimore dhe marrveshjen paqësore të Kadri Salihut
më komandantin e ushtrisë serbe.
Pastaj e kujton masakren shfarose të
vitit 1918 kur si fëmij 5 vjeqarë ka ik nga ky truall në mal pas gurit Krypës
më kanë mshefë motra Razë e Hatë si dhe rezistenca e gjyshit
Kadri këtu në derë të kullës kur vendosi mos më leshu shtëpin se du më u ba
kurban i vendit, veq më i ndalë masakrat nga ushtria Serbe që kishte
fillu nga Radavci, Novosella, Jabllanica e Kaliqani.
Ai në shkopin e ecjes e vendos shallin e bardhë dhe kërkon bisedë më komandatit
e ushtris serbe për paqë.
Kur
komandati i ushtris serbe e verejti Kadriun më shall të bardh në shkop ju
piskati ushtarve ( Nemoj da palish, nemoj da pucash). Nadl kalljën e
bombardimet.
Kadriu
veq ja arriti qëllimit, pastaj e muaren ushtaret serb më bisedë më Komandatin.
Kadri si veprimtar e luftetar i Isa Boletinit kishte përvoja lufte e njohuri në
biseda. Nuk kishte frigë bisedave, dinte si duhet bisedu më pushtetin.
Komandati
i ushtris serbe: Komandati e
përshendeti Kadrin më dorë dhe e pyti pse po ikun populli në mal ?
Kadriu: Edhe Kadriu e përshendeti komandatin dhe ja cokati
topin më shtokun e ecjes që do të thot ndale këtë populli nuk iku.
Komandati: Komandati qeshi dhe pohoj më kokë e pranoj më i ndal
bombardimet dhe kalljet e shtëpive por i tha së banoret duhet të kthehën në
shtëpi dhe ti dorzojnë armet tek gjandarmaria.
Kadriu: Kadria i premtoj. Banoret
kthehën nga mali të gëzuar e i dorzuan disa pushkë.
Komandati e mbajti premtimin,
fshatrat nga Studenica deri në Istog i shpetuan luftës dhe masakrave, gjat ati
dimri dri në praverë ju ndihmuan fshatrave të kallura Radavc, Novosellë,
Jabllanicë e Kaliqan.
Kadriu
e mbajti premtimin banoret i dorzuan disa armë, në Podguar u kriju qetësi.
Tani ma mbrrini ymri( jeta ) nga
forcat serbe prap më ik në mal. Katundin e vendin po e shof pa banorë. Serbia
po don Kosovën pa ne shqiptaret.
Shpresë të madhe kam tani të Amerika, se ka më na hjek qafe e Kosovën ka më çliru njëhere përgjithmonë nga
Serbia.
Pasi e pin kafën Salihu e thirri
Qendresën. Oj Qendresë bre bij, filgjanin po ta la në dritare, se po i kryaj do
punë.
Nënat Sale e Hajrije i përgadisin
bukët
Nëna Hajri i thot, Salë ndize
zjarrin le të nxehet furra e shporetit së unë po i shtrej bukët. Oj qika a i
keni ba gati rrobat e barnat se si te pjeken bukët po nisem. Qikat si për një za, po nana Hajri i kemi ba
gati.
Nana Salë e ndez zjarrin në shporet
dhe filloj ti pjekun bukët. Tymi në oxnak ngritët deri në qiell.
Ushtria Serbe pjësmarrse në masakër
Ushtria serbe e vendosur në Kodër të
Banjës, Tomocit dhe Pollaqer të Istogut e vërejnë tymin, i lajmron
paramilitarët e strehuar gjat natës në hapsirat e malit në veri të fshatit
Studenicë tek Iligjet, malin nën Koder të madhe, malin të livadhi i Cakutve dhe
tek Pishat në prendim të fshatit Studenicë.
Informata nga koloneli i aviacionit
Ramadan Sadikaj për akcionin serb
Tri ditë para akcionit serb një
aroplan vezhgus ushtarak fotografon terenin për veprim. Pas këti akcioni të
aroplanit ushtarak Koloneli Ramadan Sadikaj nga Studenica e lajmron Shtabin e
UÇK në fshat se pas tri dite do të fillon aksion ushtarak.
Tani është bërë inqizimi, nesër nga
fotot bëhët plani për veprim e pastaj në ditën e tretë merret akcioni.
Paramilitare e policia strehohen
natën në bjeshkë
Tregohet së paramilitaret dhe
policia natën më 12.4.1999 më hilikopter pa zhurmë janë leshu në bjeshkë të
Vrellës pastaj ngadal tinzisht natën nga pjesa veriore janë afru fshatit
Studenicë pasi aty ishte shtabi i UÇK „Adrian Krasniqi“. UÇK pas betejës së Vrellës ku pati te vdekur
dhe të plagosur, gjat natës më datën 12 prillit 1999 nuk verejti levizje të
armikut.
Para fillimit të bombardimeve
Para fillimit të bombardimëve ushtria
serbe e vëndosur në Kodër të Banjës, Tomocit dhe në Pollaqer të Istogut i
informojnë policin e paramilitaret në tëren së në Studenicë në shtëpin në kodër ka
banor të strhuar, ndoshta ushtar të UÇK së oxhaku po tymon.
Urdhër
të rrethohet shtëpia, nga në do të keni mbrojtje. Paramilitaret e policia
rrethojnë shtëpin në të gjitha anët dhe presin urdhërin për veprim.
Para
bombardimeve situata në tërën, shtëpi ku ishte Sali Sokoli më familjar ishte e
qetë. Ushtaret e UÇK në disa pika, si ajo tek arat e Ekonomis bënin ndrrim kah
ora 9 në pikën e caktuar.
Kur Salihu po rregullonte disa punë
në oborr, aty vjen Ramë (vëllau i vogël i Salihut).
Baci Ramë: Bac ( Slihut) si e kalove natë. Po mirë Ramë. Nata
isht e ftoft por nuk nirtha se nuk fjeta fare.
Salihua: Ramë si jeni njeh ju.
Baci Rama: Bac mirë më thanë, se ngusht janë bër punët. Ushtaria
e jonë do pika i kan lëshu, e si duket shkit janë hi dikah por ne s´po dim. Ai
kishte marr nga shtëpi një kove më tamel për ushtaret e plagosur në spitalin
ushtarak tek Bekë Gert.
Qendresa: Daja Ramë a don një kafe, jo Nesë bre dajë se po shkoj
më jau nxe tamelin për mëngjes ushtarve të plagosur. Ai qëndron një kohë të
shkurt dëri 20 minuta dhe niset. Kur del të dera e oborrit kthehet edhe një
hëre. Bac mos u vononi se puna hiq
mirë nuk është nga nga armiku.
Salihu: Ramë shko merren qikën e plagosur e nisu për bjeshkë, se
edhe ne po vijm mënjëhere, si t`pjekën bukët. E unë për një sahat(orë) jam në
Shkallë të Kaliqanit.
(Vajza e plagosur e Ramës është
Remzije Zeqiraj eprore e UÇK e plagosur në betejën e parë në frontin e Vrellës
në dalje për Istog. Pas lufte ishte oficere e lart e FSK, tani në pension).
Baci Ramë sa dual në qosh të rrugës,
Isa Lipaj e Liridon Lipaj arrij më traktor në oborr të shtëpis.
Liridoni: Oj Nesë (Qëndresë) pjekna ka një kafe mu e Ises.
Qendresa (Nesa): Lir dhe axha Isë
urdhroni kafët. Ata qëndrojnë një kohë, i pijn kafët, i marrin rrobat, barnat,
disa bukë të pjekura dhe nisen më traktor për të lagja e Cakutajve.
Liridoni: Qika mos u vononi së puna nuk është mirë. Qendresa e Mirdona
përnjëhere përgjigjen edhe ne po nisemi veq edhe një bukë ka më u pjekë.
Ushtaret e UÇK në istikamin tëk arat
e Ekonomisë
Në atë kohë në istikamin e UÇK tek
arat e Ekonomis në drejtim të Banjës bëhëj ndrrimi i ushtarve sipas orarit.
Komunikimi i pikave më shtabin e UÇK në Studenicë ishte i vështirsu, por nuk
ishte diçka e re se edhe para kësaj dite ishte i tillë për shkak të mungesës së
telefonave satelitorë.(sipas fjalve të disa ushtarve).
Ramë Sokoli tek pishat veren ushtar
serb
Rame Sokoli Zeqiraj pas 10 minutave
rrugë për në lagjën e Cakutajve duke kaluar përmes Pishave në prendim të
fshatit Studenicë, ndëgjon dike duke biseduar. Nga largësia mëndon se janë
ushtar të UÇK, mënjëhere merr rrugën në drejtim të tyre, para se të afrohet
fillon të dyshon, pastaj kur bjen për tokë në mesin e pishave i verën së janë
ushtarë serb, nga distanca nuk i njef përsona, por kur ndëgjon më kujdës
vërteton së biseda e tyre ishte në gjuhën serbe.
Një kthim prapa për ti trguar Bacit
(Salihut dhe familjarve tjer) në shtëpi sipas fjalve të tij ishte e pa mundur.
Ai shpejtë e lakon rrugën në drejtim
të Kodrave të Gjetura, e kalon perronin shpejt arrin të spitali ushtarak, në
shtëpin ushtaraku Rifat Osmanaj antar i kryesisë së LDK së Istogut. Aty shef se
ushtaret e disa banaorë i kishin përgaditë lesat për transportin e ushtarve të
plagosur drejt bjeshke. Ketu mbaron tregimi i ti dhe përmallohet, syt i mbushën
më lot për Bacin (Salihun) e dëshmoret tjerë.
Pjekja e bukve dhe buka e djegur në
shporet.
Salihu e vajzat pritnin deri sa të
pjekën bukët, e mënjëhere të nisen për bjeshkë që të takohen më familjaret
tjerë.
Paramilitarët
dhe policia e Banjës e
rrethojnë shtëpin në të gjitha anet për mos mundësi ikje, mbrojtje atyre
ju sigurohet nga ushtria serbe të vëndosur në Kodër të Banjës, Kodër të Tomocit e
Pollaqer të Istogut.
Kah
ora 8 deri në ora 9 ushtria serbe fillon bombardimet e shtëpis, malit në veri
të fshatit Studenicë dhe Kaliqan më qellim që popullata të ik drejt bjeshke.
Më të filluar bombardim familjët
strehohet në podrumin e shtëpis më mëndim se bombardimet nuk do të zgjatin
shumë kohë, pastaj si të ndalën ato të ikun për tu takuar më familjarët tjerë.
Por sa ma gjatë që zgjat bombardimimi rreziku shtohej për familjarët e strehuar
në bodrum.
Rrethimi i shtëpis nga paramilitaret
Paramilitare e rrethojnë shtëpin në
të gjita drejtim që familjaret mos të kan mundësi për të ikun. ( Gjurmet e keti
rrethimi i verejtëm më ekspertet ushtarak FBA që ishin pas luftës në vëndin e
ngjarjës, gjatë obdukcionit të babait nga mjekët ligjor të ushtris amerikane. )
Në bazë të ekspertizës ushtarakë
krimeinelet kan pasur kordinim më ushtrin serbe.
Shenjat e granatimeve në shtëpi tregojnë së shtëpia më rrebesh plumbash është
sulmu.
Eksperti
i ushtrisë Amerikane pas abdukcioni tregon se Salihu ka pas kacafytjë më
kriminelet deri sa është pushkatuar.( Në
bazë të asaj çfar na tregoj eksperti Amerikan ).
Paramilitaret në oborrin e shtëpis
sëSali Soklit
Kur paramilitaret hyn në oborr
Salihu i zoti i shtëpis pasi ndëgjon
zërat sërbisht del i pari për të biseduar më ta pasi e ka nojhur gjuhën serbe.
Kur
paramilitaret tëntojnë të futë në shtëpi atëhere fillon kacafytja e ti më
kriminel. Kur ata shofin së
ishte e pa mundur, atëhere Salihu në pragun e shtëpis nga prapa më dy plumba
pushkatohet, pastaj tragjedia e pushkatimit vazhdon më vajzat dhe nënat.
(Këto
të dhana i kam nga eksperti i mjekësisë ligjore dhe forenzikës më rastin e
abdukcionit të Salihut dhe studimit të terenit nga ekspertet e FBA në ditën e
dytë pasi babaj është nxerr nga bunari para shtëpis).
Maskimi i krimit
Kriminelet pasi i pushkatojnë, i hudhin
në bunarë afër shtëpis, bunarin e maskojnë për ti humbur gjurmët. Ata pastaj
strehohën në shtëpin e kusheririt në veri të shtëpis afer 200 m, për një
luftë në momentin kur të vin familjarët për ti kërkuar.
Ky është krim gjenocidale e bërë nga
Paramilitaret e policia e Banjës të mbrojtur nga ushtria Serbe.
Informacionet
Informatat për shkrim i kam ndegju
nga nëna Zylë, Rrahimja, Liridoni, axha Ramë, Enveri, Isa dhe Fadil Lipaj, Raif
Zeqiraj dhe disa banorë tjerë që e
kanë taku Salihin për herë te fundit në lagjen e Cakutajve. Ngjarja paraqet
kohën e mëngjesi nga ora 7,00 dei kah ora 11.00. Bombardimet e ushtris sipas
atyre që ishin aty kanë zgjat deri sa numeri i madh i popullsise ka kalu
Shkallën e Kaliqanit.
Milazim Zeqiraj
13.4.2020