Speciale
Xhemaledin Salihu: Perandoria Osmane nuk mundësoi arsimimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës
E shtune, 16.03.2024, 07:59 PM
PERANDORIA OSMANE NUK MUNDËSOI ARSIMIMIN E SHQIPTARËVE
NË
LUGINË TË PRESHEVËS
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Në
këtë punim nuk do shkruaj për arsimimin e Shqiptarëve gjatë Perandorisë osmane
në nivel kombëtar, sepse është e njohur pasqyra e shkollimit të Shqiptarëve
gjatë kësaj Perandorije.
I
Madhi Ismail Kadare thotë se në atë kohë ekzistonin 3.000 shkolla në gjuhën
turke, greke, serbe, maqedonase dhe VETËM 1 NË GJUHËN SHQIPE, NË KORÇË, E
THEMELUAR MË 1887, DATË TË CILËN E SHËNOJMË EDHE SI SHKOLLË TË PARË SHQIPE.
Pastaj
Evlia Çelebia, një udhëpërshkrues i afërtë me Portën e Perandorisë osmane
shkruan sigurisht mirë për Perandorinë osmane dhe ai në udhëtimin e vet nëpër
territoret e Perandorisë osmane të pushtuara, edhe nëpër trojet shqiptare
shkruan për shkollat TURKE, PËR SHKOLLAT IPTIDAIE DHE RUZHDIE.
Pushtuesit
Perandoria osmane dhe të tjerët asnjeherë nuk u kujdesen për shkollat në gjuhën
shqipe, por hapën shkolla turke, serbe, pra arsimim në gjuhën turke dhe serbe
për nevojat e tyre politike e ideologjike.
SHKURT:
1.Në
Luginën e Preshevës, Shkolla e Parë Shqipe u hap më 1945.
2.Medreseja
në Preshevë u hap më 1935, në gjuhën turke
3.Shkolla
e parë e mesme-Gjimnazi u hap më 1961
4.Aksioni
i parë për blerjen e librit shqip u bë më 1948
5.Libri
shqip u ble për herë të parë më 1964
Sipas
shënimeve zyrtare të organeve të Vilajetit të Kosovës, më 1893, Kazaja e
Preshevës kishte 41.985 banorë, prej të cilëve ishin 15.938 muslimanë dhe
26.047 serbë.Sipas shënimeve të vitit 1896, Kazaja e Preshevës kishte 122
fshatra me 6.958 shtëpi, ndërsa Presheva kishte 3 mahalla me 600 shtëpi. Krejt
kazaja kishte 42.248 banorë. Në Preshevë ekzistonin 2 xhamija, 1 objekt i
pushtetit, telegrafia dhe poshta, zhandarmeria, hamami, spitali, 2 sibjan
shkolla (shkolla të fëmijëve për muslimanët. Pastaj ekzistonin 500 dyqane, 33
hane, 13 karaulla, shkolla ruzhdije (progjimnazi), 13 xhamia, 3 mesxhida
(xhamia pa minare), 14 sibjan shkolla muslimane dhe 4 sibjan shkolla për
krishterë.
I
madhi Sami Frashëri në Kamus al-a’lam, II, 1530 shkruan : Presheva është një
kasaba e vogël, qendër kazaje, në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të
Kosovës. Gjendet 50 km, në juglindje të Prishtinës dhe po aq larg në verilindje
të Shkupit, në kufi të Serbisë, pranë vijës hekurudhore. I ka afro 3 000
banorë.
Kazaja
e Preshevës ndodhet në këndin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet
me Serbinë nga verilindja, me kazanë e Gjilanit nga veriperëndimi, kurse nga
jugu me sanxhakun e Shkupit. Toka është shumë e plleshme dhe e punuar, edhe
rrushi bëhet gjithashtu shumë i mirë. Kazaja përfshin 134 fshatra me 39.545
banorë, nga të cilët shumica janë muslimanë, kurse të tjerët sllavë. Në tërë
kazanë ka 13 xhami, 2 mesxhide, 500 dyqane, 33 bujtina, 13 karaulla(posta
kufitare) dhe 1 spital ushtarak.
Kështu
në territorin e Luginës së Preshevës u hapën shkolla serbë dedikuar fëmijëve
shqiptarë. Në Bujanoc qysh në vitin 1867 ka ekzistuar një shkollë serbe, ndërsa
dhjetë vite më vonë u hap edhe në Banjë të Sijarinës. Mësimi zhvillohët në
gjuhën serbe.
Në
vitin 1892, në Preshevë kanë mësuar në “Ruzhdie” 51 nxënës, në “Iptidaie” 103
nxënës, prej të cilëve 32 ishin femra dhe në “Sibiane” 41 nxënës.
Shkollat
turke në Luginë të Preshevës pushojnë së punuari më 1912, kur në Luginë vie
ushtria serbe, por mësimi në gjuhën serbë filloi qysh në vitin 1906. Pastaj
deri më 1914 filluan të hapen shkollat serbe. Në Mbretërinë
Serbo-Kroate-Sllovene, më 1918 zgjerohet dukshëm rrjeti i shkollave serbe në
Luginë të preshevës. Hapen shkollat serbe në Preshevë, Miratoc, Leran,Rahovicë,
Raincë, Cooroticë dhe Zhunicë.Në këto shkolla ishin të angazhuar 7 mësimdhënës
serbë, ndërsa mësimet i ndiqnin 150 nxënës.
Objektet
shkollore nuk ishin të përshtatshëm, mungonin mjetet elementare për mësim:
karrikat, bankat, tabelat e tjerë. Mësimi kryesisht zhvillohet nëpër shtëpi
private, nëpër xhami apo vende “Vakufe
Deri
më vitin 1945, në Preshevë punuan 6 shkolla fillore katërklasëshe në gjuhën
serbe : në preshevë, Miratoc, Rahovicë, Raincë, Zhunicë dhe Corroticë, me 7
punëtorë arsimorë dhe reth 150 nxënës. Mësimi zhvillohet në gjuhën serbe,
edhepse popullata ishte shumicë shqiptare.
Medreseja
e Preshevës u ndërtua në vitin 1934 , ndërsa ajo u hap me vijim e rregulltë të
mësimeve
në vitin 1935. Muderris Hafëz Ali Ahmeti me djalin muderris Hafëz Nexhatiun
hapën Medresenë e Preshevës, më 1935.
Muderris
hafëz Ali ef. Ahmeti ishte ligjërues në Medresenë e Preshevës dhe imam ,
mual-lim , vaiz dhe hatib në”Xhaminë e Ibrahim Pashës” në qytetin e Preshevës.
Në
këtë medrese mësimet i ndoqën nxënës nga vise të ndryshme shqiptare, si nga
Presheva, Bujanoci , Gjilani , Kamenica , Kumanova etj.
Lëndën
e Kur’ani kerimit , logjikës, astronomisë , osmanishtes i jepte muderris hafëz
Ali ef. Ahmeti . Njihte shkëlqyeshëm ‘irtifanë’, prandaj edhe hartonte
“Takvimin”
Shkolla
e parë shqipe, në historinë e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës hapet
në 7 shkurt të vitit 1945, në objektin e “Villa Letafet” pronarë e Abdulla
Haxhi Veliut. Fjalen e mbajti Abdulla Krashnica_Presheva, Hero i Popullit
shqiptar i pa shpallur., ndërsa mësuesit e parë ishin Hilmi Qerimi, Abdullah
Ukshini, Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe demirali Ramadani.
Pas
LDB në Preshevë hapen shkolla fillore katërklasëshe në të gjitha vendbanimet e
mëdha. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe serbe. Në këto shkolla mungonte
kuadri i kualifikuat mësimor, por edhe përfshirja e nxënësvë ishte e vogël,
sidomos e fëmijëve shqiptarë.
Arsimi
i mesëm në Preshevë fillon me hapjen e paraleleve të Gjimnazit “Bora Stankoviq”
të Vranjës, më 1961, i cili në atë kohë pati 112 nxënës, me 3 paralele dhe 8
profesorë nga Vranja në gjuhën serbe dhe 4 mësimdhënës nga Presheva në gjuhën
shqipe. Në vitin shkollor 1964/65, Gjimnazi pavarësohet dhe merr emrin “Zora
Socijalizma, ndërsa më 1968 merr emrin “Skënderbeu”, të cilin emër e mban edhe
sot. Mirëpo, më 1989 Gjimnazi merr emrin “25 Maj” përshkak të lëvizjene
antishqiptare që ndodhin në atë kohë në Kosovë, por edhe në Preshevë.Pas
demonstratave të vitit 1981, rinia dhe shkolla shqipe përjeton dhunë të paparë
nga pushteti i ish_jugosllavisë
Në
vitin 1947, në Preshevë u hap Shkolla e Nxënësve në Ekonomi.
Për
herë të parë në Preshevë, për bibliotekarinë shqiptare me rëndësi, kur tentohet
dhe merret aksioni për blerjen e librit shqip gjatë vitit 1948.
Sipas
shënimeve të gjetura, në Presheve për here të pare blehet libri shqip në vitin
1964.
Gjatë
viteve 1956-1965, veprimtarinë bibliotekare e karakterizon ekzistimi i
Bibliotekave Personale /Familjare/, të cilat luanin rolin dhe funksionin e
bibliotekave publike. Ato dhanë kontribut të madh kombëtar në ngritjen e
nivelit arsimor dhe kulturor të popullatës së Preshevës. Pos tjerave, më e
njohura ishte ajo e Adem Ahmetit, arsimdashës nga Presheva.