Speciale » Basha
Sabile Basha: Betimi i Jasharajve para varrit të Tahir e Nebih Mehës
E hene, 12.02.2024, 09:00 PM
T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
''NEBIH
MEHA, RRUGEN QE E KE NISUR DO TA VAZHDOJME DERI NE VDEKJE'', U BETUAN JASHARAJT
PARA VARRIT TE TAHIR E NEBIH MEHËS
(1910-
u likuidua më 13 maj 1981)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Nebi
Meha, ishte djali më i madh i Emin Latës dhe nënës Fazë, 70 vjeçar, nga fshati
Prekazi i Ulët, gjë që jetonte vazhdimisht këtu dhe kishte katër fëmijë. Nebihu
kishte lind më 1910. Dhe, nuk ishte fare e papritur që edhe djali kishte
vazhdua rrugën prej trimi sikurse edhe babai i tij Emin Lata. Në familjen e
Mehajve, gjeneratë pas gjenerate duke filluar që nga Emin (Lati) Meha, i lindur
ne shekullin e 19, ai ishte bashkëluftëtar i pandarë i Azem e Shotë Galicës pastaj, më vonë vije gjenerata e dytë që hynë Nebih Emin Meha,
bashkëluftëtarë i Shaban Polluzhes (1945), Mehmet Emin Meha i burgosur politik
për mbajtjen e grupeve ilegale dhe aktivitetin kundër atij shteti (1952), duke
vazhduar me gjeneratën e trete, që janë Tahir
Nebih Meha (1981) dhe duke përfunduar me gjeneratën e katërt që janë Beqir
Nebih Meha dhe Emin Lati i dyte(
stërnipi i Emin Latit te pare (1999), i cili ia kishte lënë trashëgim emrin e
vete kur ky lindi ne vitin 1974, duke thënë se ky vogëlush kur të bëhet burrë
me këtë emër do te luftoj kundër Serbisë, sepse e kemi traditë. Këta dy të
fundit Beqiri dhe Emini ishin luftëtar të
Luftës së fundit të UÇK-së.
Nebihu
kishte marrë pjesë në shumë lufta, por atë të cilën duhet përmendur është Lufta
e Kollashinit e viteve 1939-1941, kur serbet e Kollashinit ia kishin mësy
Drenicës. Po ashtu kishte marrë pjesë në Luftën e Drenicës më 1945, të cilën e
udhëhoqi luftëtari i madh i kësaj ane-
Shaban Polluzha. Trimëri të rrallë kishte tregua më 13 maj 1981, kur së bashku
me djalin Tahir Mehën kishte bërë rezistencë titanike në kullën e tij në
Prekazin e Ulët, në Drenicën trime. Nebih Meha ishte vrarë nga forcat e Njësive
speciale, me 13 maj 1981, aty diku kah orët e mbrëmjes në Prekazin e Ulët.
Nebih
Meha ishte i martuar me Hanifen, bijë e Vojvodëve të fshatit Llaushë, komuna e
Skenderajt. Me të kishte katër fëmijë: 1. Beqirin, 2. Miradijen; 3. Tahirin dhe
4. Shefkijen.
Familja e Mehajve të Prekazit të Ulët gjatë gjithë historisë së tyre njihen si
trima dhe atdhetar të devotshëm, të cilët tërë jetën ia kushtuan luftërave për
liri dhe pavarësinë e shqiptarëve në përgjithësi dhe çlirimit të Kosovës nga
robëria serbe në veçanti.
Duke
filluar që nga Meha i Parë i cili kishte
vetëm një djalë që e kishte pakësua me emrin Latë, e më vonë Lata kishte dy
djem: Eminin dhe Mehen. Rezistenca e familjes Meha fillon qysh atëherë që nga
viti 1912, menjëherë pas formimit të shtetit shqiptar- Shqipërisë, e Kosova
ngeli me padrejtësitë e mëdha që i bënë forcat e mëdha jashtë shtetit shqiptar.
Më 1912, në luftën e Kollashinit (fshatin Kollë), heroikisht në fushën e
frontit bie Meha, vëllai i Eminit, në të cilën plagë mori edhe Emin Lata. Pasi
Emini shërohet nga plagët e marra, ai përsëri kap pushkën dhe del maleve duke
iu bashkangjitur forcave të Azem Galicës, më 1918. Ndërkohë Emin Latës i linden
dy djem: Nebihu e Mehmeti.
Pas
vitit 1945, edhe pse trumbetohej se Kosova me “dashjen e saj kishte mbetur nën
Serbi e Jugosllavi”, populli shqiptar e dinte të vërtetën. Forcat atdhetare nuk
u pajtuan me këtë gënjeshtër. Ata nuk qëndruan duarkryq, formuan organizata
ilegale duke punuar e luftuar që një ditë Kosova të bashkohet me Shqipërinë aty
edhe ku e kishte vendin.
Më
1945, Nebih Meha me një trimëri të paparë i bashkëngjitet brigadës së Shaban
Polluzhës, duke reaguar e luftuar ashpër, e ballë për ballë me forcat çetnike
serbe.
Po
ashtu më 1951, vëllai tjetër, Mehmet Meha
për veprimtari armiqësore arrestohet dhe dënohet nga UDB-eja, duke
mbajtur shumë vite burg në kazamatet jugosllave. Veprimtaria atdhetare
asnjëherë nuk e ndali hovin në familjen e Mehajve. Duke pas parasysh qe duke
shkruar për Tahir Mehen behet fjale edhe për familjen Mehaj, e cila ka mbi 100 vjet rezistencë ndaj
okupuesit dhe dha kontribut të çmuar në
Lëvizjen Kombëtare Shqiptare vetëm e vetëm për te ardhur ne këtë qe sot e kemi.
Po
ashtu edhe vëllai i Tahir Mehës, Beqir Nebih Meha, Ishte i dënuar politik ngase
më vitin 1959, ishte bërë anëtarë i organizatës ilegale “Vuajtjet” që ishte
formua në Prekazin e Epërm. Organizata shpejt zbulohet dhe grupi prej gjashtë
vetave del para gjyqit me ç ‘rast dënohen: Bislim Tahir Bislimi, bujk, ( 1934 ), Prekaz, 1. 07. 1959. neni
117/ 1, LP. ( 5 vjet burg ); Adem Ali Alia, nëpunës, ( 1924 ), Klinë, 1.
07. 1959; neni 117/ 1 LP. ( 1, 6 vjet
burg ); Sherif Musli Muslia, bujk, (1924
), Prekaz, 1. 07. 1959. neni 117/ 1 LP. ( 2 vjet burg ); Beçir Nebi Meha, bujk, (
1936 ), Prekaz, 1. 07. 1959. neni 117/ 1
LP. ( 2 vjet burg ); Ramadan Z.Zejneli, bujk, ( 1908 ), Prekaz i E. 1. 07.
1959. Neni 117/ 1 LP. ( 2 vjet burg )
dhe Istref Osman Osmani, bujk, ( 1920 ), Prekaz,1. 07. 1959. neni 117/ 1
LP. ( 1, 6 vjet burg ).
Beqir
Meha vitet e burgut i kishte mbajtur në Goli Otokun famëkeq të Jugosllavis. I
edukuar me dashurin e madhe për atdheun, në vitet 1990 del në mal dhe
angazhohet në qelulat e para të UÇK-së.
Më
13 maj ndodhi sulmi që e kishin paraparë njohësit e politikave jugosllave.
Zaten, duhet përmendur se një sulm i tillë i policisë jugosllave në familjen
Meha dhe në Prekazin heroik, ishte mase i gabuar se kulla e Mehajve dhe trimat
e saj i mbajtën një leksion të mirë trimërie e guximi një policie të tërë të
një shteti.
Në
këtë rast , do të ndalesha vetëm në shënimet e një gjykatësi hetues i cili
kishte mbajtur një lloj shënimi për ngjarjet e ditës së sulmit (13 maj, 1981),
kullën e Mehajve. Dokumenti mban numrin KRI. BR. 56/81, dhe titulli i
dokumentit “Kronologjia e ngjarjes”. Kronologjia e ngjarjes u shkrua më 13 maj
1981, nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës së Kosovës ,
lidhur me rastin e vdekjes së milicëve : Salih Hasanoviqit, Muhamet Selmanit,
Milan Pejoviqit dhe Voja Tubiqit dhe likuidimin e Tahir Mehës e Nebih Mehës.
Në
dokumentin me numër KRI. BR. 56/81, në mes tjerash shkruan se me Ditën 13 maj
1981, rreth orës 9,00 më ka thirrur me telefon naqallniku DUP-a Serbicës,( F. H.) dhe më ka lajmërua se herët
në mëngjes punëtorët e policisë të Sërbicës e kanë rrethua shtëpinë e Tahir
Mehës, i cili me 28 prill 1980 në Serbicë ka qëllua në policë me rastin kur ata
e kanë ndalur dhe e kanë thirr që të shkoi me ta në Stacionin e policisë, dhe nga ai moment ai
është në arrati. Naqallniku më ka thënë në rast nevoje mundem me e thirr edhe Njësit e Policisë
Speciale pran Policisë të Punëve të Brendshme
në Prishtinë. Po ashtu më tha se kishte qenë mirë që të shkoi bashkë për
Serbicë me prokurorin kujdestar.
-
Pas informatës së marr kam biseduar me kryetarin e gjykatës me ç ‘rast mora
leje që mundem të shkoi deri te Seksioni i Punëve të Brendshme të Komunës në
Serbicë dhe po qese paraqitet nevoja të kryej
inspektimin.
-
Për pranimin e informatës kam lajmëruar Sekretarin Krahinor të
Sekretariatit të Drejtësisë dhe Drejtorin e përgjithshëm në Prishtinë -N. J.
-
Po ashtu Prokurori Publik ka lajmëruar Prokurorin Publikë të Krahinës në
Prishtinë, Sveta Dollasheviqin.
-
Për Serbicë jam nisur me zëvendës Prokurorin Publik të Qarkut- Spasoje
Zamfiroviqin në ora 10, 50 minuta.
-
Posa kam arritur në Serbicë iu kam lajmëruar
shërbimit kujdestar të stacionit të policisë, se naqallniku i SPB-it
(OUP-a), komandiri i stacionit dhe ndihmësi i tij kishin shkua në Prekazin e
Ulët.
-
Më vonë kam rënë në kontakt me ndihmësin e komandirit të stacionit (Xh. F.) i
cili më njoftoi se në Prekaz ka krisma dhe siç po duket ka edhe të lënduar. U
vendosëm në zyrën e komandirit të milicisë. Aty ishte një UKT-stacion marrës
nga e cila mund të dëgjoheshin bisedat e personave në Prekazin e Ulët të cilët
po ashtu ishin të pajisur me të njëjtat stacione, të cilët merreshin vesh si në
mes veti po ashtu edhe me bazën.
-
Në ora 12.00 kam fillua të shkruaj për të dhënat që më vinin nëpër mes të
stacionit.
-
Në ora 12,05 minuta kam dëgjuar se Tahir Meha ka gjuajt në dy polic dhe i ka
mbytur në vend.
-
Në ora 12, 25 minuta, dëgjova se kanë vdekur : një policë i Njësive Speciale
nga Prishtina dhe një policë tjetër nga Serbica.
-
Për ngjarjet më të reja kam njoftuar menjëherë kryetarin e gjykatës.
-
Në ora 12, 30 minuta kam dëgjuar se si naqallniku i SPB (OUP-a), të Serbicës lajmëronte bazën se si shtëpia e Tahir
Mehës është rrethua dhe pritet dalja e tij.
-
Në ora 12, 34 minuta, naqallniku
lajmëronte bazën se janë të lënduar: Pejoviqi, Tubiqi dhe Selmanaj.
-
Në orën 12, 37 minuta , naqallniku lajmëronte bazën se kanë vdekur :Pejoviqi,
Tubiqi dhe Selmanaj.
-
Në orën 12, 39 minuta naqallniku
kërkonte ndihmë nga Njësit Speciale Krahinore ( PSUP) në Prishtinë për dy të lënduar.
-
Në orën 12, 43 minuta kam urdhëruar shoferin e gjykatësit që të shkoi me veturë
menjëherë në ambulancë, në Serbicë dhe të marri ekipin e kompletuar për dhënien
e ndihmës së parë, për të shkuar në vendin e ngjarjes.
-
Në orën 12, 45 minuta kam urdhëruar shoferin e dytë të gjykatës që menjëherë me
gazikë të niset nga Mitrovica e Kosovës për Serbicë.
-
Në orën 12, 47 minuta, kam marr vesh se të lënduarit quheshin Palija dhe
Stepanoviq.
-
Në orën 12, 54 minuta, ka arritur vetura e ambulancës së Serbicës me mjekun Dr.
Ali Thaqin me teknikun medicinal Selman Topallin dhe shoferin Fejzë Fejzën, po
ashtu kam shkuar bashkë me milicin (A.Rr.) në vendin e ngjarjes.
Afër
vendit të ngjarjes kam arritur në ora 13 e 11 minuta, pastaj në këmbë jam nisur kah gazika e SPB-së
(OUP-a) të Serbicës, e cila ishte në afërsi të kodrës të shtëpisë të Tahir
Mehës. Mbrapa gazikës qëndronte i shtrirë Boshko Palija, i cili ishte i
plagosur në dy këmbët mbi gjunjë, të cilit veç iu kishte dhënë ndihma nga mjeku
Dr.Sllavisha Dobriçanini. Prapa gazikës ishin edhe Momqillo Shakoviqi dhe
Shaban Hajrizi.
-
Në ora 13,17 minuta, ka ardhur afër gazikës Vlado Stepanoviq, që e kishte
gishtin e lënduar, të lidhur i cili shkoi të siguronte vendin për aterrimin e
helikopterit.
Në
dosjen e Tahir e Nebih Mehës ndodhet edhe dokument tjetër i quajtur “Informatë
për vdekje”, Kri.nr. 56/81, më 15 .05.1981. Informata në bazë të dhënave vije
nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë e cila i dërgohet Zyrës Lokale, në Prekazin e
Ulët KK-Serbicë.
Me
këtë dokument gjyqtari hetues, Rexhep Kaçaniku, njoftonte se me 13 maj 1981, në
orët e paradites për rreth shtëpisë së Nebih Mehajt kanë vdekur:
1. Pejoviq Millanko nga babai Millani i
lindur më 20 janar 1956 në fshatin Dumnjani- komuna e Prijepoljes RS e Sërbisë.
2. Tubiq Vojo nga babai Milloradi i lindur
më 2 qershor 1953 në fshatin Donja Breznica-Komuna e Lubovacit, RS Bosna e
Hercegovina.
3. Hasanoviq Salih nga babai Muhamedi i
lindur më 20 janar 1953, në fshatin Krivaçe, Komuna Hanipjesak, RS Bosna e
Hercegovina.
4. Muhamet Selmanaj nga babai Muharrem dhe e
ama Ajmonja i lindur më 31 mars 1947, në fshatin Radishevë- Komuna e Serbicës,
ku edhe ka jetuar, i martuar, baba i 6 fëmijëve.
Në
orët e pasdites kanë vdekur:
5.
Tahir Meha nga babai Nebihu dhe e ëma Hanifja i lindur më 10 tetor 1943, në
fshatin Prekazi i Ulët, Komuna e Sërbicës ku edhe përherë ka jetuar, i martuar,
baba i 5 fëmijëve me bashkëshorten Shefkije.
6.
Nebih Meha nga babai Lata dhe e ëma Faza 70 vjeçar, i martuar, baba i 4
fëmijëve- bashkëshortja Hanifja.
Është
e nevojshme që menjëherë vdekjen e të emëruarve ta regjistroni në librin amzë
për të vdekur nën rubrikën –Vrasje.
Pas
regjistrimit të vdekjes së të emëruarve është e nevojshme që kësaj Gjykate t’ia
dërgoni nga 5 certifikata nga libri amzë për të vdekur për secilin të vdekur me
konstatim se janë kërkuar zyrtarisht. Gjykatësi Hetues, (R. K.)
U
zhvillua një luftë tepër e pabarabartë për gjithë ditën. Nebihu plak ishte
vrarë në pushkët e para, ndërkohë që Tahiri kishte qëndruar deri kur tanku i
policisë e kishte goditur kullën dhe e kishte shembur atë. Atëherë, nga
breshëri armësh automatike, vritet edhe Tahiri, pasi ky kishte vrarë të paktën
pesë policë ‘jugosllavë’. Ishte plagosur edhe vajza e madhe e Tahirit. Ishte
dhënë urdhër që në varrimin e tij të merrnin pjesë vetëm familjarë të afërm të tij. Megjithatë, në
varrim kishin marrë pjesë edhe Shaban Jashari me të bijtë Hamzën e Ademin, të
cilët edhe ishin betuar para varrit të tij se „RRUGEN QE E KE NISUR DO TA
VAZHDOJME DERI NE VDEKJE“, U BETUAN JASHARAJT PARA VARRIT TË TAHIR MEHES. Dhe
vërtet besa e dhënë u mbajt deri kur
edhe ranë heroikisht Adem Jashari me familjen (58 veta), më 7 mars 1998, në të
njëjtin fshat, gjatë sulmit në Prekaz.