Speciale » Basha
Sabile Basha: Hysni Rudi - Kapiteni që jetoi e vdiq në mbrojtje të tokave shqiptare
E shtune, 24.02.2024, 09:00 PM
T'I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
HYSNI
RUDI-KAPITENI QË JETOI E VDIQ NË MBROJTJE TË TOKAVE SHQIPTARE
(1917-
e pushkatuan më 19 maj, 1947)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Atdhetari
i shquar i çështjes kombëtare Hysni Rudi, u lind më 1917 në Mitrovicë, nga
babai Muharrem, i cili kishte prejardhje nga Gjakova dhe nëna Nerxhivane
Ibrahimi, që ishte nga Mitrovica. Hysni Rudi ishte i martuar me Ajshe
Boletinin, vajzën e Musa Boletinit, djalit të Isa Boletinit. Pas ripushtimit të
Kosovës nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene më 1918, familja e tij nga presioni
i madh që kishte nga pushteti i atëhershëm u detyruan të shpërnguleshin për
Shqipëri, dhe u vendosen në Shijak. Pas përfundimit të shkollës fillore dhe
përfundimit të gjimnazit në Tiranë, ai vazhdoi shkollimin në Romë, duke
përfunduar Kolegjin Ushtarak më 1936,. Në Torino më 1938, përfundoi Akademinë
Ushtarake, dhe më 1942 përfundoi Shkollën e Lartë Ushtarake të Inxhinierisë në
Romë. Hysni Rudi nga shkollimet e shumta që pati, ai gjatë rrugëtimit të tij të
gjatë shkollor, u angazhua në mësimin dhe përvetësimin e gjuhëve të huaja.
Andaj ai njihej edhe si njohës i madh që fliste shumë gjuhë. Ai fliste pastër
dhe i shkruante: gjuhën shqipe, atë serbe, turke, italishten dhe gjuhën frënge.
Veç shkollimit, ai njihej edhe si një atdhetar i madh dhe i devotshëm. Dhe, pas
përfundimit të shkollimit, vendos të kthehej në
atdhe dhe caktohej komandant i forcave vullnetare ku luftoi pa kompromis
për mbrojtjen e kufijve etnik nga sulmet
çetnike serbe e malazeze, por duhet cekur se ai i ndihmonte edhe forcat e
LNÇ-së.
Pas
aneksimit të Kosovës, për popullin shqiptar filloi një etapë e errët, një
kalavar i vërtetë. Filluan përsëri masakrat masive mbi popullatën e
pa¬faj¬shme, dhe likuidoheshin patriotët dhe intelektualët e paktë. Edhe pse
ishte pushtuar, Kosova trajtohej vazhdimisht si zonë e rrezikshme dhe e pa
sigurt për shkak se banohej me një popullsi jo sllave. Me këtë gjendje të
im¬ponuar, ku “liria” dhe “barazia” e popullit shqiptar ishin shndërruar në
robëri nga një pakicë kombëtare- serbët dhe malazezët, kuptohet se po-pulli
liridashës nuk ishte i kënaqur. Meqë shqiptarët e Kosovës përgjatë tërë kufirit
me shtetin amë, edhe zyrtarisht ishin shpallur si element i pa¬besueshëm, për
këtë arsye edhe ndiqeshin, burgoseshin, torturoheshin, detyroheshin të shpërnguleshin,
madje edhe vriteshin dhe askush nuk merrej në përgjegjësi. Fundja të gjitha
masakrat, që iu bënë shqiptarëve, ishin të zyrtarizuara nga organet shtetërore,
që si bazë u shërbenin “Na¬çër-tania” e Garashaninit, Elaboratet e I. Andriqit,
I. Vukotiqit, Elabora¬tet I e II të Vasa Çubrilloviqit. Të cilat vazhduan të
zbatohen me përpikëri deri më 1999.
Hysni
Rudi duke e parë këtë padrejtësi me pasoja tragjike angazhohej me të madhe për
lirimin e tokave shqiptare dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Më 1944
caktohet komandant i Komandës së Vendit në Istog dhe komandant i Divizionit të
Artilerisë në Prishtinë. U caktua anëtar i Shtabit për mbrojtjen e Plavës e
Gucisë.
Më
3 maj u arrestua dhe u internua nga gjermanët si antifashist në Kampin e Prishtinës
ku qëndroi deri në shtator të vitit 1944. Pas lirimit, u bashkohet forcave
partizane dhe u caktua komandant i Komandës së Vendit në Istog (dhjetor
1944-mars 1945). Deri sa kryente punën si komandant, ai u mundua që të mbronte
popullatën e pafajshme shqiptare nga dhuna e terrori i punëtorëve të OZN-es, që
nuk kalonte ditë pa pasur ndonjë të vrarë apo të malltretuar. Duke e parë
angazhimin e tij për të mbrojtur popullin dhe territoret shqiptare, ai në
ndërkohë kishte hetua se edhe jeta e tij ishte në rrezik. Prandaj e largojnë
nga Komanda e Vendit dhe e caktojnë komandant të Divizionit të Artilerisë në
Prishtinë dhe në Pejë (16 mars-16 qershor 1945).
Më
vitin 1945, në gjysmën e dytë të qershorit, caktohet instruktor në Brigadën V
dhe VI të Shqipërisë në Ohër dhe në Korçë, detyrë që e mban deri në fillim të
nëntorit 1946, kur divizionet shqiptare duhej të ktheheshin në Shqipëri. Prej
andej e dërgojnë në Shtabin e Armatës V jugosllave në Shkup dhe e caktojnë në
Divizionin 24 në Prizren.
Gjendja
e rëndë që u krijua në Kosovë pas aneksimit të saj dhe në trevat e tjera
shqiptare pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pas tradhtisë dhe
gjenocidit të paparë që bënë dhe po bënin ndaj popullit shqiptar forcat e
instaluara të sistemit të ri jugosllav,
bëri që të marrë hov rezistenca e popullit shqiptar kundër shtypjes dhe
okupuesit të ri. Hysni Rudi më 26 maj 1946 vullnetarisht u demobilizua.
Organizata Nacional Demokratike Shqiptare edhe pasi përfundoi lufta do ta
vazhdojë aktivitetin e vet. Në fillim të vitit 1945 formohet ilegalisht
ONDSH-ja. Kjo organizatë hap një kaptinë të re në lëvizjen për çlirim dhe
bashkim kombëtar. Mirëpo, pas vitit 1945 rrethanat dhe kushtet kishin
ndryshuar, andaj imponohej një strategji e re veprimi. Themelues të kësaj
organizate ilegale ishin prof. Ymer Berisha, ideolog i Lëvizjes për ruajtjen e
tërësisë etnike shqiptare dhe iniciues për formimin e organizatave ilegale në
Kosovë e Maqedoni. Hysni Rudi iu bashkohet këtij vargoni të gjatë të
atdhetarëve. Zgjidhet anëtar i Komitetit
Qendror të Organizatës Nacional Demokratike të Shkupit dhe Si anëtar i KQ të
ONDSH-së të Shkupit, u përpoq për formimin e Ushtrisë Demokratike Shqiptare në
të cilën u emërua komandant i saj. Angazhimi i Hysni Rudit në ONDSH të Shkupit
do të kërkohej nga prof.. Gjon Serreqi që të mbetet e fshehtë. Për të dinin
vetëm një numër i vogël i anëtarëve të ONDSH-së si: Hamdi Berisha, Azem Marana
dhe Qemal Skënderi. Në mënyrë decidive vet Gjoni kishte kërkua në një takim në
mes Azem Maranës e Hysni Rudit dhe kishte porositur që për Rudin nuk duhet të
dinë të gjithë anëtarët e organizatës.”
Hysni
Rudi u arrestua nga organet e Sigurimit Jugosllav, me 22 korrik 1946, në
shtëpinë e tij në Prizren. Fillimisht qëndroi në burgun e Prizrenit, e më vonë
e dërguan në burgun e Kalasë së Shkupit në të cilin burg ishin vendosur më
herët edhe anëtarët tjerë të KQ të NDSH-së. Sipas aktgjykimit me numër-
K.nr.8/7, Gjykata e Qarkut në Shkup iu shqipton dënimin 19 patriotëve shqiptarë
me vite marramendëse burgimi. Azem
Marana, Hysni Rudi, Qemal Skenderi dhe Mehmet Bushi iu shqiptuan dënimin me
vdekje- pushkatim. Po ndërkohë, Gjykata Supreme e Maqedonisë, Qemal Skënderit i
ndryshon vendimi dhe ai dënohet me 20 vite burg. Ndërsa, disa ditë para se të
mbahet kongresi i V i ONDSH-es në Blinajë, atdhetaret e mëdhenj të kombit
shqiptarë i ekzekutojnë me 19 maj, 1947, në ora 23. Edhe sot nuk dihet varri i
tyre.
Literatura:
Sabile keçmezi- Basha,
Lëvizja Ilegale Patriotike Shqiptare në Kosovë 1945-1947, Prishtinë 1998
Hysen Azemi, LNDSH-ja
dhe Sigurimi Shtetëror Serb, Vëllimi I, 1945-1947, Prishtinë 2014
Ismet Dërmaku, Gjon
Serreqi dhe NDSH-ja, Prishtinë 1996
https://www.botasot.info/kultura/1125507/nje-emer-i-eklipsuar-qe-ben-drite-ne-faqet-e-historise-sone/
https://www.zemrashqiptare.net/news/62978/sabile-basha-atdhetari-i-madh-azem-marana.html
https://revistashenja.com/me-rastin-e-100-vjetorit-te-lindjes-se-atdhetarit-te-shquar-shqiptar-azem-idriz-marana/
https://telegrafi.com/shpaloset-pllaka-perkujtimore-e-azem-moranes-dhe-patrioteve-te-tjere/
https://www.epokaere.com/vendimet-e-kongresit-te-shkupit/
https://www.hasanprishtina.info/e-verteta-mbi-azem-maranen/
https://limit.al/2018/03/24/kapetan-rudi-qe-luftoi-ne-qafe-te-cakorrit/
https://pashtriku.org/pashtriku-pse-shume-emra-te-personaliteteve-e-ngjarjeve-historike-nga-viset-shqiptare-jashte-shqiperise-londineze-mbeten-jashte-fjalorit-enciklopedik-shqiptar/
https://ekonomiaonline.com/isa-boletini-fati-i-trishte-i-familjes-dhe-pasardhesve-se-tij/