Speciale » Namani
Qazim Namani: Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës
E shtune, 06.04.2024, 06:59 PM
Bartja e materialit arkeologjikë në vitin 1995 nga Muzeu Arkeologjik i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës
Nga
Qazim Namani: Dr. Arkeologji
Trashëgimi Kulturore
Në fillim të viteve nëntëdhjeta të
shekullit XX, u bënë gërmime arkeologjike në kompleksin e Shën arkangjelit në
Prizren. Materialin arkeologjik që e zbuloi prof.
Milinkovic, u publikua në revistën e shoqatës së arkeologëve të Serbisë “Glasnik”, nr. 11 me titull “Kërkimet e reja arkeologjike në kompleksin
e Shën Arangjelit në Prizren”. Në këtë rast u zbuluan 22 eksponate me vlera
të jashtëzakonshme për kulturën materiale të Kosovës. Nga materiali i zbuluar
ka dhe material të periudhës së Eneolitit (rreth 3000 vjet para erës së re). Në
këto gërmime asistoi dhe Luan Koçbashliu, arkeolog[1].
Disa nga eksponatet arkeologjike që
ishin në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit, i cili në atë kohë ndodhej në
ndërtesën e hamamit të Ahmed-Shemsedin Beut i ndërtuar në fund të shekullit XV,
u bartën në Prishtinë, për tu dërguar në Muzeun e Beogradit.
Në vijim ofrojmë disa nga dokumentet,
që dëshmojnë bartjen e materialit arkeologjik nga Muzeu i Prizrenit, së pari në
Muzeun e Prishtinës për tu ekspozuar më vonë në Muzeun e Beogradit.
Muzeu i Prishtinës, në
vitin 1995 e kishte autorizuar kustosin e këtij muzeu Kemajl Lucin, për ti
sjellë eksponatet nga Muzeu i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës.
Në vijim ofrojmë disa nga
dokumentet që dëshmojnë për bartjen e thesarit arkeologjik nga Muzeu i
Prizrenit.
Ky dokumentacion është i
dobishëm sepse për dallim nga periudhat tjera historike, kemi dokumentacion
zyrtar, që e dëshmojnë marrjen e çdo eksponati, dhe përshkrimin e eksponateve,
fal kustosëve shqiptar që në atë periudhë ishin të punësuar në Muzeun e
Prishtinës.
Burimet historike dëshmojnë
se nga trojet shqiptare të pushtuara nga ushtritë sllave, por edhe
administrata, para kësaj periudhe, janë bartur shumë artefakte arkeologjike, të
cilat sot gjenden në të gjitha muzetë e ish Jugosllavisë, por në mungesë të
punonjësve shqiptar në periudhat e më hershme, nuk posedojmë dokumentacion
zyrtar për fatin e tyre.
Përveç dokumentacionit të
kompletuar që e posedojmë për eksponatet e dërguara në Beograd, janë botuar
edhe dy katalogë, me të dhëna burimore shkencore, duke u shoqëruar çdo eksponat
edhe me fotografi, ku padyshim kontribut të madh dhe shumë të vlefshëm, për
dokumentimin e këtyre artefakteve, kanë
dhënë dy kustosët shqiptar të Muzeut të Prishtinës, Fatmir Peja dhe Kemajl Luci.
Rezultatet e publikuara në revistën “Glasnik”
nr. 11 pas, gërmimeve arkeologjike në kompleksin e Shën Arangjelit në Prizren
Muzeu i Prishtinës kërkon materialin arkeologjik
nga Muzeu i Prizrenit
Dokumenti për bartjen e thesarit muzeor nga
Muzeu i Prizrenit në Muzeun e Prishtinës
[1] Muhamed
Shukriu, Udhëheqës i Shoqatës Kulturore “Ura”,
ishte aktive deri në vitin 2005, me seli në Prizren