E premte, 04.10.2024, 10:16 AM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata shqiptare në fshatrat e Medvegjës

E hene, 08.05.2023, 07:58 PM


Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata  shqiptare në fshatrat e Medvegjës

Nga Dr. Qazim Namani

Dasma traditë në fshatrat shqiptare të Medvegjës

Që nga fillimi i sulmeve barbare sllave, në trojet shqiptare, të Sanxhakut të Nishit, por edhe pas pushtimit, të atyre viseve popullata shqiptare, që mbeti brenda kufijve të shtetit serbë, popullata shqiptare ishte e rrezikuar, për jetë dhe e penguar, që të zhvillojë jetë normale.

Në fshatrat shqiptare të Leskocit dhe Medvegjës, popullata shqiptare ishte mobilizuar, për të ruajtur traditën dhe nderin e familjes. Në këto fshatra shqiptare, bëhej roje, dhe të gjitha lëvizjet, që hynin në pronat, dhe lagjet e tyre, vëzhgoheshin me masa të veçanta nga popullata.

Këto treva janë të njohura, edhe në kohët e më hershme, sepse edhe gjatë sundimit Osman, asnjë i huaj, nuk mundë të lëviztë lirshëm nga qytetet, nëpër këto fshatrat shqiptare, pa përcjelljen e shqiptarëve vendor.

Këtë e dëshmojnë edhe udhëpërshkruesit e huaj si: Ami Bue, Johann Georg von Hahn, si dhe Mita Rakic e tj, gjatë shekullit XIX, kur i vizitoj këto vise.

Organizime për ruajtjen e fshatrave shqiptare, sidomos bëheshin gjatë festive të ndryshme, dhe organizimit të dasmave. Të gjithë banorët, miqtë si dhe pjesëmarrësit e dasmorëve, si nga fshati i vajzës apo djalit, ishin të organizuar që gjatë ceremonisë martesore, të mos ju ndodhë ndonjë e keqe, gjatë rrugës për marrjen e nuses.

Foto të huazuara nga interneti

Të gjithë dasmorët, kur shkonin me marrë nuse, porsa ju afroheshin shtëpive të ndonjë lagjeje të fshatrave, ishin të obliguar që të gjithë të paralajmërojnë, me zë të lartë duke thënë: Oooooo Jo, Jo, Po Po, Jo, para se të mbërrinin në lagjen e huaj, për mos ti shqetësuar banorët e lagjeve nëpër të cilat kalonin.

Foto të huazuara nga interneti

Gjatë rrugëtimit të dasmorëve, në krye të dasmorëve vendosej, njeriu që konsiderohej se ishte më i mençuri, pas tij vendosej njeriu që ishte më i pasuri, në mesin e dasmorëve, i treti me radhë ishte dasmori, i cili konsiderohej se është më i guximshmi, ndërsa i katërti në rendin e dasmorëve, ishte njeriu më i largët, nga fshatrat dhe fisi i dasmorëve (Jabangjiu).

Kjo renditje kësisoj, bëhej si pas zakonit, dhe përvojës së më hershme, për këto arsye: Në raste të papritura, nëse ju del ndonjë prite, apo ngatërrese gjatë udhëtimit të dasmorëve, njeriu i parë që konsiderohej, si njeriu më i mençur, provonte të zgjidhë problemin me dialog.

Nëse ky nuk arrinte ta zgjidhë, atë problem njeriu i mençur, ndërhynë dasmori i dytë, i cili provon të zgjidhë problemin, duke paguar me para.

Nëse edhe njeriu më i pasur, nuk arrinte ta liroj rrunën, për të marshuar më tutje dasmorët, ndërhynë njeriu i cili konsiderohej më i guximshmi, duke e paralajmëruar konfliktin nëse rruga nuk lirohet.

Nëse edhe dasmori më i guximshëm, nuk arrinte ta lirojë rrugën, ndërhynë dasmori i katërt, i cili si njeri i huaj, ju lutet të dy palëve në konflikt, që të lirojnë rrugën.

Kjo ishte njëra nga traditat, e ruajtura me shekuj, në mesin e popullatës shqiptare, në fshatrat e Medvegjës, që u praktikua deri në fund të shekullit XX.

Të dhënat janë marrë nga Fadil Krasniqi, i lindur në fshatin Grashticë, komuna e Prishtinës, i cili kishte pas rastin, ta përjetoi rrugëtimin e tij si dasmorë, para tri dekadave, në një dasmë, në njërin nga fshatrat shqiptare të Medvegjës.

Po ashtu nga Fadili mësova, edhe kuptimin e sharjes së moçme tradicionale, të ruajtur me shekuj: Q..shta Myth!

Myth (rreshka e fundit), mbetje e pestilit në enë, mbetjet e rreshkave të piteve në tepsi, mbetjet e drurit para se të kalbej tërësisht etj. Kjo sharje i bëhet atij që konsiderohej i pa vlerë, mbetje e fundit, mbeturinë!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Qytetet Urbane gjatë sundimit osman në Kosovë Qazim Namani: Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore Qazim Namani: Shqiptarët dhe hebrenjtë në Kosovë gjatë sundimit serbë 1912-1945 Qazim Namani: Prania dhe regjistrimet e komunitetit hebre në Kosovën e sotme nëpër shekuj Qazim Namani: Historiku i shkurtër dhe trashëgimia kulturore në qytetin e Pejës Qazim Namani: Roli i Vojsllav Tankosi?it në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912 Qazim Namani: Presionet e pushtuesve për ndryshimin e kostumeve popullore shqiptare Qazim Namani: Ndryshimi i veshjes brenda një fisi dhe familje shqiptare pas krizës lindore 1879/1880 Qazim Namani: Veshja kombëtare e popullit tonë dëshmi e vlerave më të larta të artit evropian Qazim Namani: Gjurmët historike dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen e Medvegjës Qazim Namani: Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan Qazim Namani: Simbolet e kultit te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Hebrenjtë në Kosovë mes dy luftërave botërore 1918-1941 Qazim Namani: Çetnikët serbë, ndjekës të popullatës hebraike në Serbi dhe Kosovë, shqiptarët rrezikuan për mbrojtjen e tyre Qazim Namani: Shpëtimi i hebrenjve nga popullata shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale Qazim Namani: Serbizimi i familjes Gjaka në fshatin Shillovë të Gjilanit Qazim Namani: Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë sipas historiografisë serbe Qazim Namani & Emin Sallahu: Oxhaku në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora