Speciale » Namani
Qazim Namani: Çetnikët serbë, ndjekës të popullatës hebraike në Serbi dhe Kosovë, shqiptarët rrezikuan për mbrojtjen e tyre
E merkure, 09.02.2022, 08:55 PM
Çetnikët serbë, ndjekës të popullatës hebraike në Serbi dhe Kosovë, shqiptarët rrezikuan për mbrojtjen e tyre
Nga
Dr. Qazim Namani
Sipas planit
të çetnikëve, në prill të vitit 1941, u përgatit konflikti i parë i ushtrisë
gjermane me popullatën shqiptare në kufirin e Kosovës
Gjatë Luftës së
Dytë Botërore, Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, u sulmua nga ushtria gjermane
me 06 prill 1941, ndërsa kapitulloi me 16 prill, dhe me datën 17 prill u
nënshkrua kapitullimi, pa shkrepur as një plumb kundër forcave gjermane. Forcat
e ushtrisë gjermane me 10 prill të vitit 1941, hyjnë në Prishtinë. Në këto
rrethana popullata shqiptare, ishte mobilizuar për tu mbrojtur nga ndonjë sulm
i pa pritur, i grupeve të armatosura serbe. Kur arrijnë njësitet e ushtrisë
gjermane në Medvegjë, Radovan Shakici, zhvillojë një bisedë me komandantin e
njësitit ushtarak gjerman. Fshati Prapashticë ishte djegur tërësisht nga serbët
tre herë më parë, në luftërat ballkanike, pastaj në Luftën e Parë Botërore, në
janarin e vitit 1921, nga armata e rregullt serbe, u vranë më shumë se 1000 banorë, dhe fshatin
e kolonizuan me serbë e malazez. Kolonët
serbë, pas kapitullimit të ish Jugosllavisë, e kishin braktisur fshatin
Prapashticë dhe ishin vendosur në fshatrat e medvegjës. Serbët e nxisin një
njësit të ushtrisë gjermane që të hyjë në Prapashticë. Gjermanët, kishin
gabuar, pasi që për të hyrë në fshatrat shqiptare të Kosovës, nuk ishin
konsultuar me shqiptarët e Medvegjës, por kishin rënë viktimë e komplotit të
kolonëve serbë, dhe Radovan Shakicit. Gjermanët të shoqëruar nga grupet e
kolonëve serbë që e kishin lëshuar Prapashticën, që ishin grumbulluar në
Medvegjë e rrethinë, dalin te kufiri. Serbët për ta nxitur konfliktin e
shqiptarëve me gjermanët, gjuajnë nga prapavija një shqiptar i cili kishte qenë
duke lëvruar arën e tij në fshatin Dabishec. Me të dëgjuar krismat fshatarët e
Prapashticës, duke menduar se u sulmuan nga serbët, i marrin armët dhe i zënë
pozicionet për mbrojtje të fshatit atje afër kufirit. Për ta mbrojtur kufirin
shpejtë u mobilizuan edhe shqiptarë tjerë nga fshatrat për rreth Prapashticës.
Luftimet u zhvilluan me datën 24 prill 1941 dhe zgjatën disa orë.
Për herë të parë
gjermanët pësuan humbje të mëdha duke i lënë rreth 20 ushtarak në këtë betejë,
dhe disa tjerë që u tërhoqën të plagosur. Banorët e Prapashticës arritën që ti
zënë rob dy ushtarë gjerman, por kur e kuptuan se luftën e kanë bërë me gjerman,
të dy ushtarët gjerman i dorëzuan në komandën e ushtrisë gjermane në Prishtinë.
Nga pala shqiptare kishte mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur.
Edhe
pse ushtria gjermane fal ndërhyrjes së Xhafer Devës e kishte kuptuar
rastin dhe mashtrimin nga pala serbe, nga komanda e ushtrisë gjermane, ishte
dhënë urdhri që të digjet i tërë fshati Prapashticë. Me 3 maj të
vitit 1941, ushtria gjermane e ndërmori një fushatë ushtarake, për ta sulmuar
Prapashticën, dhe fshatrat për rreth. Në këtë aksion mbeten disa shqiptarë të
vrarë, dhe disa tjerë të zënë robër, por pjesa dërmuese e banorëve, kishin
arritur më parë që ta braktisin fshatin. Ushtria gjermane përdori arsenalin më
modernë ushtarak, e rrethojë Prapashticën dhe e dogji tërësisht, duke mos lënë
asnjë lagje pa e djegur.
Ky rast shkaktoi
mos besim të ushtrisë gjermane, ndaj popullatës shqiptare, dhe ofrim të
gjermanëve, me formacionet çetnike serbe.
Ky ishte rasti i
parë dhe i fundit kur popullata shqiptare e Kosovës, pa vetëdije i sulmuan
trupat ushtarake gjermane. Ishte ky një plan i formacioneve çetnike serbe, me
qëllim që të shkaktoi mos besim të madh, në mes të popullatës shqiptare dhe
ushtrisë gjermane, andaj kjo edhe e pati efektin negativ, për krijimin e
besimit dhe raporteve të ushtrisë gjermane me liderët shqiptar.
Çetnikët,
ndjekës të popullatës hebraike në Serbinë jugore
Çetnikët serbë, që
i kontrollonin ato vise, që kishte edhe popullatë autoktone shqiptare, për ta
fituar besimin te gjermanët i fillojnë ndjekjet ndaj popullatës hebraike që
jetonin në qytetet jugore të Serbisë së sotme. Hebrenjtë e Nishit, u dërguan në
kampet e përqendrimit, në pronat e tyre vendosen romët, të cilët u nxitën që ti
shkatërrojnë edhe varrezat e hebrenjve. Disa hebrenj nga këto vise jugore, duke
ju falënderuar popullatës shqiptare, arrijnë që ta kalojnë kufirin, për të
kaluar në Shqipëri. Kufiri më i largët verior-lindor i Shqipërisë në ato vite
ishte vija kufitare Prapashticë e deri te Guri i Pribocit, sot në komunën e
Bujanocit.
Pika më e afërt
kufitare, nga Serbia për të hyrë në Prishtinë në anën veri lindore, ishte
fshati Prapashticë, andaj dhjetëra hebrenj nga Serbia jugore, shpëtimin e tyre
e kërkonin te popullata shqiptare e Medvegjës dhe Bujanocit, për të kaluar në
Shqipëri. Përgjatë kësaj vije kufitare, gjatë hulumtimeve në terren, janë
shënuar disa raste kur shqiptarët, rrezikuan jetën dhe familjet e tyre për të
shpëtuar hebrenjtë. Familjet e hebrenjve që jetonin në Orllan, Brainë,
Kalaticë, Tullarë, Medvegjë dhe vendbanime tjera shqiptare me ndihmën e
shqiptarëve, e kaluan kufirin e Serbisë, për tu strehuar në qytetet
shqiptare. Në fshatin Prapashticë ishte
një strehimore, që mundësonte strehimin e të përndjekurve nga LDB, pastaj në
fshatin Novosellë, familja e Sadik Sadikut, rrezikojë shumë për ti shpëtuar
jetën, hebreut të ri Ahim Kohen, i cili nga Leskoci, u strehua në familjen e
Sadikut, e pastaj me ndihën e tij, e kaloi kufirin te Guri i Pribocit, për të
udhëtuar drejtë qyteteve në Shqipërinë qendrore.
Ndarja e
sferave të interesit në mes të Gjermanisë , Italisë dhe Bullgarisë në trojet
shqiptare
Në vijim të shohim
si u zhvilluan bisedat në mes Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, për ndarjen e
sferave të interesit, në këto treva të banuar me popullatë shqiptare.
Gjatë bisedimeve
për ndarjen e sferave të interesit në territorin e Kosovës në mes të
Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, u zhvilluan bisedimet prej datës 22 e deri
më 24 prill 1941 në Vjenë të Austrisë.
Edhe pse Hitleri i
kishte premtuar Italisë, territorin e Kosovës, për interesa të ngushta politike
dhe ekonomike, për shkak të minierave të Trepçës, nën kontrollin gjerman mbeti
Mitrovica, me rrethinë, Vushtrria dhe Besiana (Podujeva), një pjesë e Drenicës,
Obiliqi deri shumë afër Prishtinës. Po ashtu në këtë takim gjermanët e lejuan
Bullgarinë që ta okupojë, territore të Kosovën Lindore, deri afër Dardanës
(Kamenicës), Gjilanit, Vitisë e deri në Kaçanik. Në fund komanda superior e
forcave të armatosura gjermane më 3 gusht 1941, e njoftoj komandantin në Serbi,
se ishte caktuar vija e demarkacionit.
Vendimet e
Qeverisë Kuislinge Serbe dhe bashkëpunimi i saj me ushtrinë gjermane
Këshilli i
komisareve të qeverise kuislinge të Serbisë, më 6 gusht 1941, e nxori dekretin
për formimin e qarkut të Kosovës.
Kryetar i qeverisë
kuislinge serbe ishte zgjedhur Acimovic. Qarku i themeluar nga gjermanët në
territoret me popullatë shqiptare, ishte në kuadër të Serbisë, por me status të
veçantë, për pushtet të përbashkët në mes shqiptarëve dhe serbëve.
Komandanti i
divizionit të 60-të, të motorizuar gjenerali Eberhard, më 21 prill 1941,
në Mitrovicë e kishte organizuar një
tubim, në të cilin e kishin ftuar edhe parinë shqiptare.
Kur plani gjerman “Final
Solution” ose zgjedhja përfundimtare u përdor për herë të parë në konferencën e
Vansi (Vannsee) në Berlin, më 20 janar të vitit 1942, ku ushtarakët e lartë
gjerman diskutuan për zbatimin e këtij plani për vrasjen e të gjithë hebrenjve
në Evropë në këtë kohë qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve ishte human dhe i
drejtë.
Njësitë ushtarake
të Divizionit të 60-të, dhe të Divizionit 294, vepronin sipas instruksioneve të
komandantit të prapavijës së Armatës së
Dytë, gjeneral kolonelit Voltfgang Shmit-Llogan.
Më vonë me 22
prill1941, këto detyra kaluan në duart e komandantit të ri ushtarak për Serbi,
gjeneral nënkolonelit Helmut Ferster.
Helmut Ferster e
kishte për detyrë të udhëheq administratën ushtarake dhe administrative në tërë
territorin e Serbisë.
Në atë kohë në
qytetin e Mitrovicës ishte formua, Orts Komanda 1/861, si organ i administratës
ushtarake.
Më 2 maj 1941 Orst
Komanda, e kishte ndërruar emrin dhe e kishte bërë Krajs Komandura 86, në
kuadër të Feld Komandaturës 816 e cila selinë e kishte në Uzhicë.
Krajs Komandanti i
ushtrisë gjermane në Mitrovicë, më 16 maj 1941, kishte mare pjesë në këshillime
me shtabin e komandantit e përgjithshëm të ushtrisë gjermane në Serbi,
gjeneralin Helmut Ferster.
Krajs komandatura
e Mitrovicës ishte kompetente për rrethet dhe kontrollonte territoret e
Mitrovicës, Vushtrrisë, Llapit, Studenicës dhe të Dezhevës (Tregut të Ri).
Gjermanët i
filluan bisedimet, me të gjitha forcat reaksionare të komuniteteve brenda
territorit të Serbisë: Të serbëve, malazezëve, boshnjakëve, shqiptarëve,
folksdojçët, bjellogardistet etj.
Gjermanët në Trepç
gjermanët, u pritën nga Loticistët, Foldojçerët, Bellogardistët, dhe admiruesit
e tjerë të fashizmit, të cilëve ju printe drejtori teknik i minierës Gjorgje
Dimitrijevic. Siç shihet në minierat e Trepçës shqiptarët ishin të përjashtuar
nga çdo ndikim i udhëheqjes apo edhe punësimit, edhe pse popullate e këtyre
vendbanimeve ishte me shumicë shqiptare.
Në atë kohë në
minierën e Trepçës ishin të punësuar 3600 punëtor, ndërsa në qytetin e
Mitrovicës, jetonin gjithsejtë 13.000 banorë të shumë kombësive si: shqiptarë,
serbë, malazias, turq, romë, hebrenj etj.
Udhëheqësit
kompetent të ushtrisë gjermane (Nojhauzeni, Braumileri) etj, dhe eksponentët e
tyre në minierën e Trepçë, merreshin me eksploatimin e mineraleve dhe pasurive
të asaj treve për nevojat e ekonomisë dhe ushtrisë gjermane. Orst Komandatura,
prej 2 majit të vitit 1941, dhe Krasj komandatura 861, si organi më i lartë i
pushtetit ushtarak-administrativ të ushtrisë gjermane për Qarkun e Kosovës, i
zbatonte të gjitha masat, që i urdhëronte administrate gjermane në Serbi.
Në Mitrovicë më
punët informative dhe me shërbimin kontra-informativ, merrej selia e degës së
shërbimit gjerman ABVER (mbrojtja), qendra e së cilës gjendej në Beograd.
Organizatë tjetër informative ushtarake e cila kishte funksion ekzekutiv (bënte
arrestime, hetime e tj), ishte policia e fshehtë ushtarake (Gehajmefe-LD
policia)-GEP, dhe qendra e saj po ashtu gjendej në Beograd, (GEP-grupi 20).
Më 12 qershor
1941, në qytetin e Mitrovicës, formohet Komisariati i Policisë Ushtarake të
fshehtë. Ky komisariat bashkëpunonte ngushtë me degën e ABVERIT, dhe i kryente
urdhëratë e tij, si dhe urdhëratë e komandave ushtarake gjermane.
Organizatë e tretë
informative ishte shërbimi I-C (Ajus-ce), në njësitë e ushtrisë gjermane, që
vepronte edhe në terren. ABVER dhe GEP, organizuan aktivitete informative në
terrenin e Mitrovicës dhe Qarkut të Kosovës në përgjithësi. Në atë kohë ende
nuk ishte themeluar ekspozitura e GESTAPOS. Gesoapo u formua në muajin shkurt
të vitit 1942.
Me punët policore
dhe të sigurisë merrej xhandarmëria (Feld Xhandarmëria), komanda e së cilës
ishte pranë Krajs Komanduarës së Mitrovicës, e cila i kishte degët e saj në
Tregun e Ri dhe Rashkë.
Roja kufitare
doganore (Colgreneslive), krahas shërbimit kufitar doganor, kishte edhe detyra
policore, dhe të sigurisë me karakter ushtarak-informativ dhe
kontra-informativ. Në qytetin e Mitrovicës ekzistonte komisariati i këtij
shërbimi edhe në terren.
Interesimi i
gjermanëve ishte që të sigurohet rrugëtimi i lirë, drejt Beogradit dhe Serbisë
qendrore, përmes luginës së lumit Ibër. Udhëtimin e lire nëpër luginën e Ibrit,
gjermanët e shihnin vetëm, duke bashkëpunuar Milan Nedicin, dhe çetnikët të
cilët ishin koncentruar në atë zone. Në vijim të shohim bashkëpunimin e
çetnikëve me ushtrinë gjermane.
Philip Cohen në librin e tij “Lufta sekrete e Serbisë, propaganda dhe falsifikimi i
historisë” dokumenton pastrimin e të gjithë hebrenjve nga bashkëpunëtorët
nazist të Serbisë, i cili shkruan se ishte kryetar i qeverisë së Serbisë
gjenerali Milan Nedici i cili mburrej se Beogradi është kryeqyteti i parë
evropian i pastruar nga hebrenjtë.
Çetnikët u
bënë aleatët më besnik të gjermanëve në Mitrovicë me rrethinë
Gjermanët në
qytetin e Mitrovicës i gjetën bashkëpunëtoret e tyre, nga të gjitha
komunitetet, që në ato vite jetonin në Kosovë. Si aleatin më besnik gjermanët e
gjetën Kosta Milovanovicin dhe grupin e çetnikëve të tij. Vojvoda Kosta
Peçanci, nën patron atin e gjermanëve shkoi në Beograd, dhe e formoi shtabin e
aradheve çetnike. Siç shihet rolin kryesor për bashkëpunim me Gestapon, në
qytetin e Mitrovicës e kishin dy formacionet e çetnikëve, grupi i Kosta
Milovanovicit dhe ai i Kosta Peçancit.
Të gjithë
komandantët gjerman me urdhër të Komandës së Lartë 65, u informuan për
gatishmërinë e Kosta Peçancit, dhe çetnikëve të tij, se do ta pastrojnë
territorin e kësaj zone prej komunistëve dhe kundërshtareve tjerë të ushtrisë
gjermane.
Kosta Peçanci e
pranoj detyrën, se do ti pastroj territoret Prej Leskoci, Luginës së Ibrit,
Kralevës, Rashkës dhe Raçës. Për këtë çështje më 17 shtator 1941, u informua
edhe Shtabi i ushtrisë gjermane, Divizionit të Kosovës 717-të.
Kosta Peçanci dhe
çetnikët e tij, duke qenë të pakënaqur, me administratën e Acimovicit, ata e
formuan qeverinë kuislinge në krye më gjeneral Milan Nedicin, të cilit ju besua
detyra, që të punoj me forcat e armatosura gjermane, për likuidimin e
partizanëve, kundërshtarëve tjerë, dhe
vendosjes së pushtetit të rregullt.
Forcat e çetnikëve
të Nedicit, e morën në kontroll edhe luginën e lumit Ibër, dhe atje i zhvilluan
disa konflikte me xhandarët shqiptar. Njësitë çetnike në këtë zonë i udhëhiqte
Mashan Gjurovici. Gjurovici vazhdimisht i akuzonte shqiptarët, se po bëjnë
presion ndaj popullatës serbe, në Leshak, Leposavic, Sllatinë, dhe Bajnsk.
Çetnikët e Mashan Gjurovicit, Vaso Popovicit, Radomir Sveticit, David
Popovicit, Brana Petrovicit, ishin shumë aktiv, dhe rreth vetes i tubonin
serbët përgjatë luginës së lumit Ibër, tej përroit të fshatit Cerajë. Në këtë trevë u formuan edhe
dy rryma tjera të çetnikëve, ajo e Drazha Mihajlovicit dhe e Kosta Peçancit.
Nga këto të dhëna kuptohet qartë se lugina e lumit Ibër, ishte e kontrolluar
tërësisht nga formacionet e grupeve çetnike serbe.
Gjermanët edhe
Milan Nedici, në fillim të vitit 1942, dërguan forca të mëdha ushtarake në
luginën e lumit Ibër, me detyrë që të sigurojnë rrugëtimin e pa penguar, për
mirëmbajtjen e rrugës dhe hekurudhës, prej qytetit të Mitrovicës e deri në
Kralevë. Gjermanët i jepnin rëndësi të posaçme këtij territori dhe vijave të
komunikacionit.
Forcat kuislinge
të çetnikëve të Milan Nedicit, që në fillim të vitit 1942, ishin shpërndarë, në
Mitrovicë, Rashkë, Vushtrri, Besianë, Tregun e Ri dhe Luginën e Ibrit.
Mbrojtja doganore
kufitare, përveç gjermanëve që e kishin një numër të vogël të ushtarëve, pjesa
më e madhe e doganierëve ishin nga forcat çetnike të Nedicit, veç tjerash
Nedici, i kishte dërguar për këtë qëllim 29 oficer dhe 658 ushtarë. Në mesin e
këtyre doganierëve ishin edhe një numër i vogël nga xhandarmëria shqiptare nën
komandën e Bajazit Boletinit, e të cilët trajtoheshin si pjesëtar të rojës
shtetërore serbe.
Organizata
fashiste Lotiçiste “Zbor” e bëri arrestimin e hebrenjve në Mitrovicë me
rrethinë
Kjo organizatë
fashiste serbe, aktivitetin e saj kundër hebrenjve e kishte filluar, para Luftës
së Dytë Botërore.
Sjellja ndaj
hebrenjve në Serbi, ndryshoi kah fundi i viteve tridhjeta të shekullit XX, kur
partia fashiste serbe “ZBOR”, e filloi fushatën e hapur anti semitike. Krye
rabini Alkalaj u dëbua nga senati me 1938, ndërsa me 1939 dhe 1940 kundër
hebrenjve aplikohen restrikcione të ndryshme ligjore.
Organizata serbe
fashiste, Lotiçiste “Zbor”, e vazhdoi veprimtarinë e vet edhe në kushtet e
okupimit nga Gjermania. Gjatë viteve1941/42, organizata fashiste serbe “Zbor”
që e drejtonte Lotici, përkrahej nga një pjesë e klerit serb, i bëri listat për
likuidimin e hebrenjve. Në vitin 1941 kjo organizatë serbe, ju dorëzoi
gjermanëve listën e të gjithë hebrenjve që jetonin në Kosovë.
Stefan Ilici, duke
mos hasur në pengesa nga xhandarmëria shqiptare, të cilët tani më nuk kishin
asnjë mundësi që të kundërshtojnë, vepronte në rajonin e Mitrovicës, i pa
penguar nga askush. Stefan Ilic, që ishte udhëheqës i rajonit organizativ të
“Zborit” në Mitrovicë, më 8 korrik 1941, e vizitojë në Beograd sekretarin e
përgjithshëm të “Zborit”, dhe e njoftoi për rrethanat e krijuara në qytetin e
Mitrovicës. Prej asaj kohe Stefan Ilici, i dërgonte rregullisht raporte
sekretarit të “Zborit”, dhe Milan Nedicit. Stefan Ilici u emrua shef i Qendrës
Informative për Kosovën. Stefan Ilici, ishte bashkëpunëtor i Gestapos në
Mitrovicë, dhe merrej me zbulimin e pjesëtarëve të partizanëve dhe hebrenjve.
Gjermanët dhe
Millan Nediqi dërguan qysh në fillim të vitit 1942 forca të mëdha ushtarake në
luginën e Ibrit për mirëmbajtjen e hekurudhës dhe rrugës. Njësitet e Nediqit
ishin shpërndarë në Mitrovicë, në Rashkë, në Podjevë, Vushtërri, dhe Novi
Pazar.
Prej marsit të
vitit 1942, u formua ekspozitura e Gestapos, për ti likuiduar partizanët dhe
hebrenjtë, Qeveria e Milan Nedicit, në fillim të vitit 1942 i shtojë
shpërblimet, për zënien dhe vrasjen e pjesëtarëve të partizanëve dhe hebrenjve,
ku disa prej tyre ishin mbështetur te grupet komuniste dhe ato partizane.
Qeveria e tij
jepte shpërblim për likuidimin e çdo anëtari të partisë komuniste, shpërblimi u
shtua prej 3000-25 000 dinarë, ndërsa për atë çetnik, që e vret prijësin e
bandave të armatosura partizane, shpërblimi u shtua prej 25.000 në 100.000
dinarë. Vrasësit e komunistëve merrnin edhe disa shpërblime tjera, dhe për
çetnikët sigurohej me garanci, fshehja e emrave të tyre. Pas ofrimit të këtyre
kushteve, çetnikët filluan aksionin, për arrestimet e kundërshtarëve të
ushtrisë gjermane
Arrestimet që i
bëri Gestapoja, në maj të vitit 1942, i solli dëm lëvizjes sepse Gestapo
arrestoi 44 anëtar të lëvizjes, 24, prej tyre ishin anëtar të PKJ, kurse 14
anëtar të LRKJ.
Vojvoda Mashan
Gjurovici, në një nga letrat që ja kishte dërguar Kosta Pecancit, lavdërohej se
si i kishte depërtuar në kampin e qëndrimit në qytetin e Nishit, një grup prej
28 partizanësh. Çetnikët merrnin paga prej Qeverisë së Millan Nedicit, në
mënyrë që ata ta ruanin rrugën automobilistike dhe hekurudhën që kalonin nëpër
luginën e lumit Ibër. Milan Nedici në fillim të vitit 1942, e gradoi vojvodën
Mashan Gjurovicin, duke i dhënë edhe gradën e kapitenit të klasës të dytë. Nga
këto burime tani më bëhet e qartë se të gjithë hebrenjtë e zonës së Nishit, të
cilët u kapën nga grupet çetnike, u dërguan në kampin e Sajmishtës, në Beograd.
Vrasja e tre
tregtarëve më të njohur të Mitrovicës në Leshan
Aradhet çetnike
filluan që të vrasin edhe pjesëtar të komuniteteve tjera, por më shumë bëri
jehonë vrasja e tre tregtarëve shqiptar, më të njohur të Mitrovicës, të cilët u
vranë në Leshan. Ky rast i detyroj gjermanët që të hulumtojnë rastin dhe të
kërkojnë largimin e çetnikëve nga ajo zonë, dhe të kalojnë në Serbinë
Perëndimore.
Për këtë rast
Mashan Gjorgjevici, i drejtohet me një letër Milan Nedicit, duke ju lutur që të
intervenoj, pranë administratës ushtarake gjermane, që ai me çetnikët e tij të
mbesin në luginën e lumit Ibër.
Mashan Gjorgjevici
në letrën e tij kishte shkruar. Çetnikët e kësaj aradhe kanë bërë çmos për këtë
trevë, për ti likuiduar partizanët e kundërshtarët tjerë të ushtrisë gjermane,
që çetnikët e tij bashkë me ushtrinë gjermane, kanë dhënë plotë dëshmi të
bashkëpunimit. Prezantimet tendencioze të shqiptarëve për çetnikët para trupave
gjermane, është e pa saktë shkruan ai, sepse në këtë pjesë ku vepronte aradhja
ime deri më tani, nuk ka ndodhur asnjë gjë e pa pëlqyeshme për gjermanët.
Pas ndërhyrjes së
Milan Nedicit, forcat e çetnikëve të Moshan Gjorgjevicit mbesin edhe më tutje
në luginën e lumit Ibër.
Forcat gjermane së
bashku me çetnikët që vepronin në atë zonë, duke i kërkuar kinse vrasësit e tre
tregtarëve më të njohur të Mitrovicës, në fshatin Belluq, kishin zënë hebrenj
dhe qytetar tjerë robër, të cilët i mbajtën disa muaj në burgun e Mitrovicës,
pastaj i internuan në kampet e përqendrimit, ku shumica prej tyre u likuiduan.
Përqendrimi
i çetnikëve në luginën e lumit Ibër
Siç shihet pas
këtyre ndërhyrje dhe arrestimeve me ndihmën e çetnikëve, të cilët duke i
shërbyer ushtrisë gjermane, çetnikët u konsoliduan mire për të qëndruar edhe më
tutje në luginën e lumit Ibër. Bashkëpunimi në mes të ushtrisë gjermane, dhe
formacioneve çetnike dhe ushtarake të Nedicit u shtuan.
Përveç kësaj po në
prill të vitit 1942, në luginën e Ibrit, erdhën edhe lotiçistët me armatën e
tretë vullnetare nën komandën e kapitenit Jovan Kragujac. Kjo aradhë pasi erdhi
në Leshan, ia fali kishës ortodokse një kambanë të madhe pasi më 26 maj 1942, e
organizoj një miting të madh. Meshen e kishës në këtë rast e kreu kleriku
lotiqist Boshko Haxhi Trifunoviqi, dhe pas meshës foli edhe kapiteni Jovan
Kragujac, pas tij e morën fjalën inxhinieri Dragutin Jakshiqi dhe Mlladen
Vuçkovici, vullnetar. Kjo aradhe serbe e ardhur si përforcim në Leshan, i
kishte 341 ushtarë, ku 18 prej tyre ishin angazhuar në polici.
Në këtë periudhë
gjermanët, konstatuan se administrate gjermane, me ndihmën e qeverisë kuislingë
serbë të Milan Nedicit, ishin forcuar mjaftë, dhe nuk kishin nevojë të madhe që
të bashkëpunojnë me aleancën e lidhur më çetnikët e Drazha Mihajlovicit dhe me
komunitetet tjera që jetonin në Mitrovicë. Pas këtij bashkëpunimi me ushtrinë gjermane,
çetniket i forcuan radhët e tyre, dhe filluan organizimin e organizatave
çetnike në vendbanimet ku me shumicë jetonte popullata shqiptare.
Është me rëndësi
të dihet se gjermanët në luginën e lumit Ibër e kishin sjellë edhe një korpus
me ushtarë rus, për ta siguruar hekurudhën dhe komunikacionin nëpër luginën e
lumit Ibër, në një gjatësi prej 98 km, prej Zveçani e deri në Ushçe, përgjatë
rrugës u ndërtuan 66 bunker me betonarme, dhe në këtë korpus mbrojtës rus ishin
të mobilizuar 1.100 ushtarë. Garnizoni i çetnikëve i kishte 685 vetë, me ta
ishin edhe njësitë e rojës shtetërore serbe, si dhe korpusi i vullnetarëve
serb. Të gjitha këto forca e kishin për detyrë që të sigurojnë komunikacionin
dhe të pengojnë depërtimin e ushtrisë partizane, prej Sanxhaku në Serbi. Në
fakt gjithë ky numër i ushtarëve serbë, rusë dhe gjerman, e kishin në kontroll
të plotë këtë zonë, dhe e pengonin çdo bashkëpunim dhe lidhje të shqiptarëve të
Tregut të Ri me shqiptarët e Mitrovicës përmes luginës së lumit Ibër.
Formimi i
korpuseve çetnike brenda kufijve të Shqipërisë
Në vijim ofrojmë
të dhëna, rreth shtrirjes dhe organizimit të korpuseve çetnike, brenda kufijve
të Shqipërisë, duke i organizuar radhët e veta në tërë territorin e Kosovës së
sotme e Shqipërisë.
Komandanti i
korpusit të parë çetnik në Kosovë, kapiten Jovan Milladinoviqi, më 11 nëntor e
urdhëroi kapitenin Zhivorad Zhika Markovicin, që të shkoi në terren në rrethet
e Mitrovicës, Vushtrrisë, dhe Llapit për të formuar organizata çetnike. Ai në
pranverë të vitit 1943, ia kishte kthyer një telegram Komandës Supreme duke
shkruar, se është shumë i lumtur, që atij ju besua detyra për organizimin e
çetnikëve në trevat e Kosovës.
Korpusi i dytë
çetnik i Kosovës u formua në muajin mars të vitit 1943, në Llokovicë afër Leposaviqit,
korpusi i katër i çetnikëve formohet me 7 shtator, për trevën e Dukagjinit, e
cila i numëronte 120 vetë. Komandant brigade për këtë trevë ishte caktuar
Radovan Role Vulici.
Brigada e
çetnikëve të Mitrovicës, përbëhej prej anëtarëve të Keserovicit, dhe komandant
i saj ishte caktuar Zarija Radovanovici. Brigada që vepronte në lumin Ibër në
atë kohë, ishte nën komandën e Mihajlo Zekicit. Grigada e çetnikëve që u
themelua në dhjetor 1943, në qytetin e Pejës, komandohej nga Milosh Petrovici.
Brigadën e çetnikëve të Sharrit e udhëhiqte Bogdanovici, komandant në brigadën
e çetnikëve të Graçanicës ishte caktuar Vaso Zokici, ndërsa brigadën e
çetnikëve të Drenicës e udhëhiqte komandant Makarija Llazarovici. Në
vitin 1943, shihet qartë se çetnikët i kishin themeluar brigadat edhe në të
gjitha zonat me popullatë shqiptare brenda zonës së Italisë, që në atë kohë
ishin bashkuar me trojet shqiptare dhe quheshin Shqipëri. Nga këto burime
shihet qartë se të gjitha trevat e Kosovës si ato që ishin në kontroll të gjermanëve
por edhe ato në kontroll të italianëve ishin mbuluar me rrjetin e organizuar të
forcave çetnike të Serbisë.
Korpusi çetnik i
Kosovës në vitin 1943 ishte bërë ndër më të mëdhenjtë në Serbi, dhe deri në atë
kohë i kishte mobilizuar 1700 vetë. Çetnikët në rrjetin e tyre i tubonin
njerëzit, që kishin formim shovinist, dhe që nxisnin aspirata për vrasjen dhe
shpërnguljen e shqiptarëve.
Shtabin e
përgjithshëm të korpusit të çetnikëve, përveç komandantit Zhika Marinkovicit, e
përbënte edhe togeri i xhandarmërisë së Mitrovicës Miorad Popovici, si krye
shef i shtabit dhe majori Dragolub Radovici nga Toplica, si zëvendës komandant
i korpusit të çetnikëve.
Gjatë kësaj
periudhe, oficer informativ ishte zgjedhur Lluka Radonjici, ish shef i
stacionit hekurudhor në qytetin e Mitrovicës, e i cili punonte me këmbëngulje
për të siguruar sa më shumë njerëz, për punë informimi në Mitrovicë, dhe vende
tjera në Kosovë. Pranë shtabit të çetnikeve ekzistonte edhe shërbimi
propagandistik, radiostacioni, itendantura dhe gjyqi special ushtarak. Nga këto
të dhëna kuptohet qartë se në territorin e Kosovës së sotme, gjatë vitit 1943,
formacionet e çetnikëve e kishin në duart e veta tërë situatën në terren.
Bashkëpunimi
i Drazha Mihajlovicit me ushtrinë gjermane
Pas kapitullimit
të Italisë, ushtria gjermane hyri në territorin e Shqipërisë. Gjermani e formoi
qeverinë e re në Tiranë. Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica, ishin caktuar të
jenë pjesë e kësaj qeverie. Pas kalimit në Tiranë, të këtyre figurave të
njohura nga Mitrovica, popullata shqiptare e rrethinës së Mitrovicës, dhe e
Sanxhakut mbetën nën kontrollin e ushtrisë gjermane dhe formacioneve çetnike.
Ky ishte rast i volitshëm për çetnikët që të fillojnë aksionet e tyre kundër
popullatës së pa mbrojtur shqiptare.
Pas kapitullimit
të Italisë, njësit gjermane, pjesëtar të korpusit të vullnetarëve të rrethit,
dhe Drazha Miahajlevici me çetnikët e tij, morën pjesë së bashku me ushtrinë
gjermane në luftime, kundër partizanëve.
Qëndrimi i Drazha
Mihajlovicit, dhe çetnikëve të tij, ishte pastrimi i territoreve veriore, duke
i vrarë dhe larguar shqiptarët nga vendbanimet e tyre. Drazha Mihajlovici
deklarohej kundër hakmarrjes personale, dhe insistonte se vetëm hakmarrja
kolektive dhe e organizuar do të arrinte efektin e qëllimeve të tij.
Drazha Mihajloviçi dhe formacionet
tjera të çetnikëve, natën e Bozhiqëve të vitit 1943, pikërisht më datën 5 dhe 6
të muajit janar 1943, forcat serbo-çetnike i vranë dhe masakruan 9200 shqiptarë
të pafajshëm, ndërsa me dhunë i detyruan
të shpërngulën nga vendlindjet e tyre edhe 32 000 banorë tjerë me origjinë
shqiptare. Kjo masakër është kryer me bekimin e Kishës Ortodokse të Serbisë.
Korpuset çetnike kryen një prej krimeve më të rënda, gjatë Luftës së Dytë
Botërore në këtë pjesë të Gadishullin tonë.
Të mbijetuarit e Masakrës së Bihorit
u detyruan të konvertohen me dhunë. Vajzat e reja dhe gratë e mbetura pa burra,
u skllavëruan për nevojat e batalioneve çetnike.
Këto krime të rënda, që çetnikët i
kryan kundër popullatës së pafajshme shqiptare, nuk penguan bashkëpunimin e
çetnikëve me ushtrinë gjermane.
Në fillim të
vitit 1944, Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, ndër më të mëdhatë në
Serbi
Korparmata e Dytë
e Çetnikëve të Kosovës, në fillim të vitit 1944, kishte mobilizuar një numër të
vullnetarëve diku midis 1500-1700, dhe hynte në radhën e Korparmatave më të
mëdha në Serbi.
Çetnikët në
Mitrovicë lëviznin lirshëm, dhe zhvillonin shantazhe e propaganda, madje edhe
merrnin nga qytetarët ndihma material. Në fund të muajit prill 1944, komandanti
i Korparmatës së Dytë të çetnikëve të Kosovës, Zhika Markovici, ju drejtohet
serbëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës, që me datën 6 maj, ditën e Shën Gjergjit
të dalin në malin e Kopaunikut (Albanikut), për ta dhënë betimin e mbretit për
atdheun. Në tekst të betimit ithtarët e lëvizjes çetnike, u zotuan se do të
luftojnë dhe do të hakmerren, për Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Drenicën,
Kollashinin, Lebanën dhe Ibrin.
Pas këtij betimi
Ratko Krivokapici, i cili ishte zgjedhur komandant i brigadës fluturuese
çetnike në Sanxhak, bëri masakrime të mëdha të popullatës myslimane shqiptare
në atë trevë.
Korparmata e Dytë
e Çetnikëve të Kosovës, në vitin 1944, haptas bashkëpunonte më ushtrinë
gjermane, dhe mori pjesë aktive në luftime përkrah ushtrisë gjermane.
Në një telegram të
shërbimit informativ gjerman, të datës 13 prill 1944, thuhet se Zhika
Markovici, komandant i Korparmatës së Dytë të çetnikëve të Kosovës, është i
gatshëm që me 4000 ushtar të vihej nën komandën gjermane.
Këto formacione të
çetnikëve, së bashku me ato që ishin themeluar në Maqedoninë e sotme, në tetor
të vitit 1944, u bashkuan me forcat partizane jugosllave, ushtrinë bullgare dhe
armatën ruse, ku në nëntor të vitit 1944, bënë masakra të tmerrshme ndaj
popullatës së pa mbrojtur shqiptare, duke i vrarë e masakruar rreth 50.000
shqiptar.