Speciale » Namani
Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX
E premte, 12.03.2021, 10:30 PM
Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX
Nga Dr.
Qazim Namani
Kujtime
nga rrëfimet e gjyshit tim!
Gjyshi im i lindur në vitin 1909-2004, në Prapashticë,
komuna e Prishtinës, kishte në kujtesën e tij shumë rrëfim interesante, për të
kaluarën e popullit tone.
Unë sot po e shkruaj një rrëfim, që ai e kishte dëgjuar
në odën e tij në mes të dy luftërave botërore. Këtë rrëfim ai e kishte dëgjuar
në atë kohë, prej një Brahimit, nga fshati Llugë, komuna e Podujevës.
Brahimi kishte treguar një ngjarje mjaftë interesante, për
“Sahit Pashën” e Sllatinës, në Rrafshin e Kosovës.
Pas rënies së sistemit feudal të pashallëqeve, në mesin e
shekullit XIX, të gjithë bejlerët, agallarët dhe ajanët, që gëzonin prona të mëdha,
nga popullata lokale, shpesh herë quheshin edhe pasha. Kjo traditë ju kishte mbetur, që nga e
kaluara pak më e largët e sundimit osman.
Bejlerët
shqiptar që silleshin mes popullit si pasha!
Në fakt “Sahit Pasha”, kishte qenë njëri nga bejlerët me
zë, në Rrafshin e Kosovës, e që kishte shumë dëshirë ta quanin edhe pasha.
Si shumë pashallarë shqiptar në krejt trojet shqiptare,
edhe “Sahit Pasha”, gjatë sundimit osman, i kishte shfrytëzuar privilegjet e
tij nga pushteti, për ti shfryrë epshet, mbi popullatën e varfër shqiptare.
Këta pashallarë,
nga popullata e krishterë shqiptare (Raja), i zgjidhnin disa familje të
varfra, që kishin vajza apo gra të bukura, dhe i sillnin që të punojnë, për kafshatën
e bukës në pronat e tyre.
Për veprime të tilla amorale e ç’frenuese, në territorin
e Kosovës së sotme ishin të njohur pashallarët që dolën nga dinastia e familjes
Gjinolli. Modelin e familjes Gjinolli, e kishte ndjekur edhe “Sahit Pasha” nga
Sllatina, i cili po ashtu në çifligjet e tij, gjatë sundimit osman, i kishte
sjellë disa familje ortodokse shqiptare.
Me
hapjen e shkollave serbe, laike dhe kishtare për ortodoksët në Kosovë, të
gjitha familjet ortodokse shqiptare, kishin filluar që të regjistrohen si
familje serbe.
Po fillojë me rrëfimin e gjyshit tim, të cilit ia kishte
treguar Brahimi prej Llugave te Llapit.
Brahimi në vitet tridhjeta të shekullit XX, e kishte
pasur një mik shtëpie në fshatin Dabishec, komuna e Prishtinës, mirëpo sa herë
që e qonte gruan te familja e saj, konakun e bënte në odën e familjes së
gjyshit tim në Prapashticë.
Brahimi kishte treguar se, pas hyrjes së ushtrisë serbe
në Kosovë në vitin 1912, “Sahit Pasha” i Sllatinës e kishte lutur Ibrahimin, që
së bashku të shkojnë te një familje ortodokse shqiptare, që në atë kohë krize
kishte mbetur në pronat e “Sahit Pashës”. Arsyeja e shkuarjes te kjo familje
kishte qenë, për të kërkuar pak miell, prej tij për familjen e “Sahit Pashës”.
“Sahit Pasha” së bashku me Brahimin e Llugave të Llapit,
kishin shkuar në shtëpinë e shqiptarit ortodoks (Tani i regjistruar si serbë).
Tërë biseda mes tyre, ishte zhvilluar në gjuhën shqipe, pasi që më mirë “serbi”
e flisnin gjuhën shqipe, sesa gjuhën serbe, që e kishin mësuar me seminaret e
mbajtura në kishë.
Në familjen e shqiptarit ortodoks (serbit), “Sahit Pasha”
ishte pritur shumë mirë, ashtu si pas traditave popullore shqiptare.
“Serbi” ishte ulur te oxhaku, ju kishte bërë kafe, ju kishte
dhënë që të hanë darkë, ndërsa dy djemtë e “serbit”, që kishin kaluar mbi 20
vite moshë, ju kishin larë këmbët të dy mysafirëve, dhe ju rrinin në këmbë,
duke ju shërbyer deri vonë në mbrëmje. Dikur “serbi” ju kishte thënë dy djemve
të tij, që të shkojnë më fjet, dhe të dy djemtë pasi u përshëndetën shkuan për
të fjetur.
Atë natë gjatë tërë kohës kishin biseduar për tema të
ndryshme, por deri sa djemtë kishin qenë aty, “Sahit Pasha”, nuk e hapi temën,
për të cilën kishin shkuar në konakun e tij.
-Ndërkohë “Sahit Pasha” filloi ti rrëfej hallet e veta
para serbit, duke e thirr në emër: Pushteti u ndërrua, por ti e dinë mirë, se
je në tokën time.
-“Serbi” po i thotë “Sahit Pashës”, po ashtu është o
Pashë, se kur jeni ardhur e na keni marrë, ne s’kishim bukë me ngrënë. Ne
atëherë u gëzuam shumë, kur ju na sollët në tokën e juaj.
-“Sahit Pasha”, tash unë kam ardhur të më japësh pak
miell, se familja ime nuk po kanë çka më hëngër.
-“Serbi” ja ktheu,unë shumë mirë po ju kuptojë juve, dhe
më kujtohet shumë mirë, se edhe familja ime dikur, nuk kishte pasur bukë për të
ngrënë, dhe jemi gëzuar shumë, kur ju prej kodrinave të thata, na keni sjellë
në tokën tuaj pjellore, në Rrafshin e Kosovës.
Ne këtu në tokën tuaj punuam shumë, por ishim të lumtur,
sepse nuk vuanim për bukën e gojës.
-“Sahit Pasha” qëndronte në kujtime dhe në heshtje.
-“Serbi”, Pashë ti e dinë shumë mirë, se unë shkoja për
të punuar në arat tuaja, çdo ditë para se të lind dielli, dhe kthehesha në prag
të prarimit të diellit. Ty pashë të kujtohet se shpesh herë, kur unë kthehesha
në shtëpi prej arave tuaja, e shihja kapelën tuaj të kuqe të varur në hu para
derës time, unë e dija se ti je brenda në shtëpinë time, duke bërë qefin me atë
kudrën time. Pashë unë i uritur shkoja në pleme, dhe nuk bëja gjumë tërë natën.
Të nesërmen zgjohesha para se të lind dielli, dhe me veglat e punës në krah,
shkoja te arat tuaja për të punuar. Unë punoja i lodhur, deri kur zgjohej, dhe
ma sillte bukën te ara, kah mesi i ditës ajo kudra e jem.
Edhe
përkundër krejt këtyre ngjarjeve more pashë, unë të kisha ndihmuar, dhe nuk të
kisha kthyer duar thatë, por unë e di shumë mirë që këta dy djemtë, që të
shërbyen mbrëmë deri vonë, nuk janë djemtë e mi, por janë djemtë tuaj, andaj
sot janë rritur dhe prej tyre nuk guxoj me i dhënë askujt miell.
-Gjatë gjithë bisedës së “serbit”, “Sahit Pasha” e kishte
mbajtur kokën ulur.
Të nesërmen në mëngjes, të dytë ishin larguar prej
shtëpisë së “serbit”.
Me “serbin” u përshëndeten për herë të fundit, pa marrë
me veti asnjë kilogram miell prej arave të tij.
Kështu
arat e “Sahit Pashës” u bënë prona të serbit me origjinë shqiptare.