E merkure, 23.06.2021, 10:36 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen

E shtune, 12.12.2020, 09:51 PM


Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen

Nga Qazim Namani

Kontributi i shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore është vlerë kombëtare që duhet kultivuar.

Sipas rrëfimeve të Ruzhdi Behlulit (1940), baba i tij Sadik Sadiku (1902-1996) i lindur në fshatin Novosellë, komuna e Bujanocit, është njëri nderë shqiptarët që bëri shumë, për shpëtimin e një të riu hebre.

Fshati Novosellë dikur i  banuar me popullatë shqiptare, kufizohet me fshatin Terstenë, i cili është i banuar me popullatë serbe, dhe me fshatrat tjera të banuara me popullatë shqiptare si : Suharna, Zarbinca, Priboci, Qarri, Ramabuça, Gjergjeci dhe  Muhoci.

Sadiku,  gjatë vitit 1941 në qytetin e Vrajës, e takon një serb të cilin e kishte njohur më parë. Serbi kishte një hallë në familjen e tij, andaj kërkoi nga Sadiku që ta merr në strehim dhëndrin e tij hebre, pasi që ishte i rrezikuar nga vet serbët, të cikët bënin çmos, që ti dorëzonin hebrenjtë te ushtarët gjerman.

Sadiku e mori në besë hebreun e ri, dhe e dërgoi në shtëpinë e tij, duke e mbajtur në fshehtësi, nga fshatarët tjerë dhe  të fqinjëve të tij.

Hebreu ishte rreth 20 vjeçar, dhe sa po ishte martuar, me një të re serbe nga Leskoci. Sadiku për ta ruajtur me besnikëri, hebreun e ri të quajtur Ahim Kohen ia ndërroi emrin dhe e quante Mehmet. Sa qëndroi në shtëpinë e Sadikut, hebreu i ri filloj të flinte me tesha veshë, nga frika që po i zbulohet ari i fshehur në rrobat e tij. Pas një jave duke e vërejtur këtë gjest të Ahim Kohenit (Mehmetit), Sadiku e pyeti : Pse Mehmet, nuk po i hekë teshat, kur po donë me fjet. Mehmeti i përgjigjet, po ja kështu e kam vetë shprehi, të flejë me tesha veshë. Sadiku tani e kishte kuptuar se hebreu i ri, tërë trupin e kishte të veshur me arë, dhe prapë i kërkoi që të lirohet të flejë i qetë dhe pa frikë. Sadiku afrohet duke i thënë: Mehmet liroju flejë lirshëm se më parë e mbyti djalin tim, se sa të mbys ty, unë ty të kam marrë në besë dhe mbrojtje, andaj aspak mos u friko.

Hebreu qëndroi më shumë se një muaj, në shtëpinë e Sadikut, por nga frika se po e zbulojnë hebreu kërkonte, që ti ndërrohet vendi dhe të dërgohet në Shqipëri.

Sadiku e kishte pas mik Shefki Bunjakun nga Desivojca, e të cilit i tregoi rastin e hebreut të ri, duke kërkuar mendimin e tij, për të gjetur rrugën më të sigurt, për  ta dërguar hebreun në Shqipëri.

Shefkiu, i kishte thënë Sadikut, se nëse e kalon hebreun këndej Gurit të Pribocit atëherë edhe mundë të bëhet ndonjë zgjedhje.

Guri i Pribocit në atë kohë, ishte bërë pikë kufitare, në mes Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Sadiku për ta realizuar me sukses qëllimin e tij, e kishte pjekur një pulë, dhe e kishte veshur hebreun e ri me një tërlik (mantel) të grave. Kur Sadiku me hebreun e ri te veshur në rroba të grave shqiptare, afrohet në kufirin bullgar-shqiptar, ushtarët bullgar i ndalën, dhe  e pyeten Sadikun, se ku donë të shkojë. Sadiku ju thotë ushtarëve bullgar, se po shkon me grua te miqtë e tij, dhe ja ofron ushtarit bullgar pulën e pjekur. Ushtari bullgar e liroi Sadikun, që ta kaloi kufirin me hebreun e ri të maskuar në tesha të grave.

Sadiku së bashku me hebreun e ri shkojnë te Shefkiu, dhe së bashku e sjellin hebreun në Gjilan. Pas arritjes së tyre në Gjilan, ata kërkojnë të gjejnë lidhje në qytetin e Gjakovës. Pasi i sigurojnë lidhjet përmes Gjakovës, e dërgojnë hebreun në qytetin e Vlorës në Shqipëri. Hebreu në qytetin e Vlorës qëndron afër tre vite, dhe nga Vlora, arrin që të shkoi në Amerikë. Pas vendosjes së tij në Amerikë, përmes lidhjeve tjera,  arrin që edhe gruan e tij serbe, që e kishte lënë në Leskoc ta sjellë në Amerikë.

Foto të Ahim Kohenit me gruan e tij serbe

Pas Luftës së Dytë Botërore,  Sadiku në qytetin e Vrajës së bashku me vëllanë e tij dhe djalin Ruzhdiun kishin filluar të punonin dhe e  mbanin  një ëmbëltore.

Në vitin 1956, hebreu me gruan e tij serbe, vejnë nga Amerika në qytetin e Vrajës, ku tani jetonin familja e gruas së tij, dhe pyet për Sadikun.  Hebreun në ëmbëltoren e Sadikut, e sjellin Dragolubi, babai i gruas së tij, dhe axha i saj Filipi, që tani pas lufte, ishte bërë kolonel armate në ushtrinë e Jugosllavisë.

Por sa u takuan, hebreu përqafohet ngrohtë me Sadikun. Sadiku nga ëmbëltorja e merr hebreun, dhe e qon në shtëpinë e tij. Ata së bashku bisedojnë gjatë, për ato moment të vështira që i kishin kaluar gjatë luftës.

Në vitin 1981 hebreu, vjen prapë te miqtë e tij, dhe e viziton Sadikun, në qytetin e Gjilanit, ku tani Sadiku me familje, kishte filluar jetën në truallin e ri, pas shpërnguljes nga fshati i lindjes së tij Novosella, në komunën e Bujanocit.

Foto të Ahim Kohenit dhe familjes së tij



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajević dhe historianit osman Sylejman Kylçes Qazim Namani: Shtëpia që e sfidojë inteligjencën në Prishtinë Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinović Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdić Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914 Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë Qazim Namani: Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në qytetin e Kassovës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në Gjytetin e Marecit me rrethinë Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në fshatin Peshter dhe Brus Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike dhe historike në rrethinën e Janjevës Qazim Namani: Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie Qazim Namani: Arbërorët dhe udhëtimet e Gjergj Kastriotit nëpër vendbanimet e Artanës Qazim Namani: Politikat ruse për sllavizimin e popullatës shqiptare gjatë viteve 1700-1912/13 Qazim Namani: Kryengritjet shqiptare 1826-1832 nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut Qazim Namani: Familja Gjinolli dhe sundimi i tyre në qytetin e Vrajës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora