Speciale » Namani
Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000
E diele, 21.02.2021, 06:00 PM
Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000
Nga Dr.
Qazim Namani & Ma. Emin Sallahu
Shtetet perëndimore, dy dekada pas Luftës së Dytë
Botërore, u zhvilluan shumë në aspektin ekonomik. Disa nga këto shtete nënshkruan
marrëveshje me ish Jugosllavinë, për dërgimin e punëtorëve sezonal në këto
vende.
Në fillim të viteve të 70-ta, të shekullit XX, për shkak
të kushteve të vështira ekonomike e sociale, filloj shkuarja e shqiptarëve nga
Ish Jugosllavia, për punë të përkohshme në shtetet e ndryshme të perëndimit.
Shkuarja e kësaj vale të emigracionit shqiptar, krijoj
kontakte dhe bashkëpunim me emigracionin e mëhershëm nga të gjitha trevat
shqiptare që ishin larguar para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku pjesa dërmuese
e tyre jetonin në Turqi, Sh. B. A. dhe shtetet perëndimore.
Aktivitetet
e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Në New York, nëntor 1969.[1]
Pas Luftës së Dytë botërore në Sh B A, ishin koncentruar
elita më përparimtare e shtresës intelektuale shqiptare. Këta emigrant shqiptar
ishin mobilizuar për ti zgjeruar aktivitetet e tyre politike dhe kulturore pranë
Federatës Panshqiptare “Vatra” në New York. Përveç lidhjeve që i mbanin me
shoqëri tjera shqiptare në vendet tjera, kjo federatë mbante lidhje të ngushta
edhe me arbëreshët e Italisë. Aktivitetet kombëtare të kësaj federate, tani më
kishin arritur nivelin e institucioneve kombëtare, që organizonin edhe
simpoziume shkencore për çështje albanologjike. Në vitin 1969, kjo federatë
organizoj simpoziumin ndërkombëtar tre ditor duke filluar me datën 28 e deri me
30 nëntor. Ky seminar i bashkojë të gjithë emigrantët shqiptar të tre
bashkësive fetare, dhe elitën intelektuale nga të gjitha shtetet e huaja ku
vepronin shoqëritë shqiptare. Në këtë seminar u trajtuan shumë tema nga
kultura, trashëgimia dhe historia kombëtare shqiptare.[2]
Pa dyshim se në mes të migracionit të hershëm dhe rrymës
së re u shkaktuan edhe fërkime ideologjike. Mospajtimet më të shpeshta ishin
rreth dukjes së flamurit kombëtar, që duhej ti bashkonte të gjithë. Shtresa e
emigracionit më të hershëm kërkonte që flamuri kombëtar të ishte pa Yllin pesëcepësh,
ndërsa vala e re e përdorte flamurin zyrtar të Republikës së Shqipërisë.[3]
Pas viteve 70-ta, dhe shoqatat e emigrantëve nga Kosova që e kundërshtonin
dhunën e pushtetit jugosllavë, filluan ta përdorin flamurin kombëtar pa yll.
Më qenë se mërgata shqiptare nga Kosova dhe viset tjera të
Jugosllavisë,ishin punësuar sipas marrëveshjes ndërshtetërore në mes të
Jugosllavisë dhe shteteve perëndimore, për çdo aktivitet që bënin, ishin në kontroll
të plotë nga shërbimi shtetëror jugosllav. Këta punëtor u ballafaquan me shumë
pengesa, izolime e shantazhe, nga UDB-ja dhe agjentët e shumë jugosllav që
vepronin në shtetet perëndimore. Edhe përkundër këtyre masave nga shteti
jugosllav, kjo shtresë e migracionit u mobilizua për të formuar celulat e para
rreth organizimit kombëtar, duke e njoftuar opinionin ndërkombëtar për cenimin
e të drejtave elementare të shqiptarëve në ish Jugosllavi.
Roli i mërgatës tonë në vitet shtatëdhjeta të shekullit
XX, për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Kosovë është shumë i madh. Në
fillim të viteve shtatëdhjeta, mërgata e jonë në përgjithësi ishte fuqi e punëve
të rënda fizike sezonale në ndërtimtari të ulët dhe të lartë. Në këtë periudhë
ata shkuan pa familjen e ngushtë, dhe në familje ktheheshin vetëm gjatë stinës
së dimrit. Popullata e jonë që u punësua, për të kryer punë sezonale në shtetet
gjermano folëse si Gjermania Perëndimore, Austria dhe Zvicra krahas punës përfituan
njohuri të reja për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe kulturorë të shteteve
evropiane. Këto njohuri filluan që ti sjellin në vendlindjet e tyre duke e ndërruar
mënyrën e punës dhe jetesës në familjet shqiptare.
Shiberi[4]
Në fillim nga teknika radiofonike ata sillnin në familjet
e tyre Radio të ndryshme, Magnetogona, Televizora, Fotoaparate, Diktafona etj.
Nga mjetet konkretizuese për nxënës dhe student në familjet e tyre sillnin
lapsa, ngjyra të cilësisë së lartë, Shibera (vizore milimetrike për llogaritje
matematikore që është përdorur para zbulimit të kalkulatorëve), më pas
Kalkulatorë, Rapitografë, instrumente muzikore, makina të shkrimit, çanta cilësore
për bartje të literaturës, etj. Nga teknika e punimit të tokës sillnin vegla të
ndryshme të punës, duke filluar nga ato më të imëtat e deri te mjetet motorike.
Me parat e kursyera filluan që të blejnë traktorë për livrimin e tokës, makina tjera e deri te kombajnat
për korrje e fshirje të grurit, elbit dhe tërshërës. Me kontributet e tyre brenda
një dekade fillojë teknologjia më modern e kohës ta zëvendësojë fuqinë punëtore
dhe kafshët që deri në ato vite shfrytëzoheshin për punë të ndryshme bujqësore
me mjete tejet primitive.
Punëtorët tanë të punësuar në diasporë, përveç familjes së
ngushtë, ata përkujdeseshin dhe për të ndihmuar edhe një rreth shumë më të gjerë
familjarë. Në familje filluan të sjellin gardërobë perëndimore, veshmbathje perëndimore,
orendi kuzhine e deri te veturat për familje që ndikuan dukshëm në ngritjen e
standardit të jetesës në familjet shqiptare. Përveç të gjitha këtyre ndihmave
ata u bënë shtylla kryesore në familjen e gjerë për shkollimin e gjeneratës së
re, në shumë raste axha, paguante të gjitha shpenzimet për shkollimin e nipit,
dajës, mikut etj, duke kontribuar shumë në ngritjen dhe arsimimin e rrethit
familjar. Siç shihet mërgata e jonë në vitet shtatëdhjeta të shekullit XX, bëhet
shtylla kryesore e zhvillimit të
ekonomive familjare, duke sjellë fonde monetare dhe mjete ekonomike ne familjet
e tyre. Përveç familjeve të tyre ata e ndihmuan edhe Kosovën pas fitimit të Autonomisë
së Kosovës 1974, dhe krijimit të Bankës së Pavarur Ekonomike të Kosovës, duke i
deponuar kursimet e tyre në këtë bankë. Falë kontributit të mërgatës sonë,
fillojë të ndryshojë standardi, stili i jetesës, i veshjes, ndërtimit të
objekteve të banimit, dhe mënyrën e punës në ekonomitë familjare.
Është me rëndësi të ceket se: Bashkësia për Arsim dhe
Kulturë që vepronte në Prishtinë, fillojë të interesohet për hapjen e shkollave
me mësim plotësues në gjuhën shqipe, për fëmijët e punëtorëve shqiptar në
diasporë. Shkolla e parë e këtij lloji në gjuhën shqipe është hapur në
Gjermani, në Landin e Nordrihein Westwalisë, përkatësisht në qytetin
Euskrichen. Në këtë shkollë mësimi në gjuhën shqipe fillojë nga data 21 prill të
vitit 1975.[5]
Përveç hapjes së shkollave në gjuhën shqipe për fëmijët e
punëtorëve tanë në diasporë, u hapën edhe shkolla për organizimin e arsimit të
mesëm profesional. Qendra arsimore Enti për Punësim në Prishtinë (Universiteti
i Punëtorëve në Prishtinë), e hapi paralelen për arsim të mesëm profesional
gjatë viteve 1977/78, në Treusdorf. Në këtë paralele u përfshinë 60 punëtor,
dhe funksionoj deri në vitin 1979.[6]
Prej mesit të viteve shtatëdhjeta e deri në vitet tetëdhjeta,
një numër shumë i madh i shqiptarëve që kishin filluar punën si punëtorë
sezonal, filluan të punësohen në fabrika të ndryshme dhe të marrin kontrata të
punës së përhershme. Kjo kategori e punëtorëve, filluan që të marrin në
vendbanimet ku jetonin edhe familjen e ngushtë të tyre. Punëtorët tanë të
punësuar në fabrikat e tekstilit, në mica dhe veshje të ndryshme të vendosin
simbole kombëtare si: flamurin kombëtar në mica me ngjyrë të kuqe, shqiponjën
dykrenore, portretin e Gjergj Kastriotit , dhe simbole tjera që
identifikoheshin me identitetin kombëtar. Deri në vitin 1981, këto veshje
filluan që ti sjellin edhe në vendlindjet e tyre në Kosovë.
Në këtë periudhë për ta ndihmuar diasporën tonë, fillojnë
të dërgohen mësues për mësim plotësues në gjuhën shqipe, të organizohen në
klube dhe shoqëri të ndryshme kulturore, fillojnë të dërgohen libra për fëmijët
në diasporë. Këto klube luajtën rolë shumë të rëndësishëm për organizimin e
tubimeve me karakter kulturor, organizimin për festa të ndryshme, ku bartës të
aktiviteteve kryesisht ishin mësuesit dhe nxënësit e familjeve shqiptare.
Aktivitetet e klubeve shqiptare në diasporë, në vazhdimësi
ishin në shënjestër të konsullatave të ish Jugosllavisë, e sidomos në ato
qytete të mëdha ku konsujt ishin të nacionalitetit serbë, malazez, maqedonas
dhe boshnjak.
Pas demonstratave të studentëve që shpërthyen në Prishtinë
më 11 mars të vitit 1981, punëtorët tanë të mobilizuar në klube shqiptare, në
bashkëpunim me aktivistët politik shqiptar që vepronin në diasporë, i filluan
protestat nëpër rrugët e qyteteve të mëdha evropiane dhe në kontinentet tjera,
për tu solidarizuar me studentët në Prishtinë. Protestat e shqiptarëve
vëzhgoheshin nga shërbimet sekrete jugosllave dhe shumë aktivist dhe veprimtar
të klubeve shqiptare, gjatë vizitave që i bënin vendlindjes dhe të afërmve të
tyre pas vitit 1981, arrestoheshin dhe dënoheshin për kinse propagandë kundër
Jugosllavisë. Shumë nga punëtorët tanë pasi i vizituan vendlindjet u burgosën,
u dënuan dhe i humbën vendet e punës në diasporë. Pjesa tjetër e aktivistëve
politik dhe anëtarëve të klubeve shqiptare që kishin marrë pjesë në protesta
apo ishin solidarizuar në çfarëdo mënyre me protesta dhe nuk i përfillën
udhëzimet e konsullatave, u ndoqën dhe për më shumë se 20 vite, nuk patën
mundësi që ti vizitojnë vendlindjet e tyre, sepse ishin të regjistruar për tu
arrestuar nga policia serbe.
Gjatë protestave të shqiptarëve në diasporë zakonisht
dominonin parullat për barazi me kombet tjera në ish Jugosllavi, si dhe parulla
për avancimin e të drejtave të shqiptarëve për ta njohur Republikën e Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe fillon të krijohet edhe elita e parë
krijuese intelektuale, të cilët i filluan aktivitetet e tyre me institucionet
kulturore dhe akademike te vendeve ku ishin vendosur, vendlindjen dhe me
ambasadat e Shqipërisë. Shtresa intelektuale e re krijojë raporte të mira edhe
me migracionin e më hershëm shqiptar, dhe shpesh herë së bashku organizonin
edhe festat kombëtare shqiptare.
Emigrantët e rinj që kishin kërkuar strehim politik në
shtetet perëndimore, e themeluan Lëvizjen Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës.
Kjo organizatë në fillim e kishin krijuar edhe Kartën e tyre të identitetit,
duke e përdorur stemën dhe Yllin pesëcepësh mbi shqiponjë. Pas protestave të studentëve
në vitin 1981, kjo lëvizje më 17 shkurt
të vitit 1982, doli me një komunikatë, që përmbante njëmbëdhjetë pika, dhe e
kishte për qëllim formimin e republikës Shqiptare, duke i përfshirë të gjitha
territoret shqiptare në ish Jugosllavi. Kjo organizatë e nxori edhe organin e
saj zyrtarë “Zëri i Kosovës”.[7]
Ndër liderët kryesor shqiptar që i filluan protestat në
diasporë për tu solidarizuar me studentët shqiptar në Prishtinë ishin: Jusuf Gërvalla,
Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.
Kartë
e identitetit të shqiptarëve nga ish Jugosllavia, që migruan në shtetet Perëndimore
dhe komunikata e Lëvizjes Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës, të datës 17,
shkurt 1982.[8]
Pas demonstratave të studentëve shqiptar në vitin 1981,
përveç intelektualëve të shquar në Kosovë, filluan që nga shërbimet e UDB
jugosllave të ndiqen edhe aktivistët më të shquar të lëvizjes kombëtare
shqiptare në diasporë.
Nga emigrantët shqiptar që në vitet shtatëdhjeta të
shekullit XX, shkuan nga Kosova, sidomos u shquan vëllezërit Jusuf dhe Bardhë Gërvalla
dhe Kadri Zeka, të cilët kishin kërkuar strehim politik në Gjermani në vitin
1979. Si të rinj dhe të arsimuar dhe edukuar
mirë në frymën kombëtare, këta zhvilluan aktivitete të gjëra kulturore
dhe patriotike, duke i grumbulluar rreth vetes figurat më të shquara që punonin
për çështjen kombëtare. Jusuf Gërvalla si ish gazetar i Rilindjes, që kishte
punuar në rubrikën e kulturës, veç tjerash ishte edhe poet, përkthyes, këngëtar
dhe intelektual i kohës, që shpejt u bë i njohur, duke u bërë njeriu më i
admiruar në mesin e emigrantëve shqiptar nga Kosova. Me iniciativën e tij si
gazetar më përvojë dhe dije, ky grupim i ri, filluan të nxjerrin publikime, të
shtypin afishe dhe publikime me përmbajtje kombëtare, ku si tema kryesore i
kishin të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavi. Sidomos pas demonstratave të
studentëve në vitin 1981, me punën e tyre ky grup u shqua për profesionalizëm
dhe propagandë kundër regjimit serbë, dhe dhunës së ushtruar ndaj studentëve
shqiptar në Kosovë.. Aktivitetet e tyre i shqetësuan shërbimet sekrete
jugosllave, andaj UDB-ja e organizoj vrasjen e tyre me 17 janar të vitit 1982.[9]
Nxjerrja
e Gazetës , “Zëri i Kosovës”, dhe shkresa dërguar Parlamentit Evropian, për
dhunën e policisë serbe ndaj popullatës
shqiptare në Kosovë.[10]
Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës përveç
publikimeve që i bënte në gazetën “Zëri i Kosovës”, aktivistët e saj përgatitën
edhe Projekt Rezoluta, që i dërguan Parlamentit Evropian në Strasburg dhe
Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
Aktivitetet kulturore të shqiptarëve që tani kishin marrë
hovë në fund të viteve shtatëdhjeta filluan të shtohen sidomos në përkrahje të
studentëve në Kosovë, filluan të organizohen demonstrata në diaspore, për
përkrahjen e kërkesave të studentëve në Prishtinë. Aktivitetet e shqiptarëve
nuk pushuan as në shkolla e as në klubet shqiptarëve. Edhe pse këto aktivitete
tani më ishin në vëzhgimin e shërbimit jugosllav, ato nuk ndaleshin, por
organizonin koncerte, tubime dhe gara mes nxënësve të shkollave plotësuese në gjuhën
shqipe.
Në këtë periudhë tani më shumë studentë dhe punëtorë të
arsimuar në Kosovë kishin dalë të jetojnë në shtetet perëndimore. Kjo kategori
mbante lidhje të ngushta me elitën intelektuale në vendlindje, te shumë familje
dërgohej shtypi i përditshëm nga Rilindja, dërgoheshin libra nga Prishtina. Këta
intelektual të vendosur për të jetuar në shtetet perëndimore evropiane, i
krijuan lidhjet edhe me shtetin amë Shqipërinë e sidomos me ndërmarrjen e
shpërndarjes së librit në Tiranë. Në bashkëpunim me ambasadat shqiptare u
furnizuan me literaturë nga Tirana për kulturën dhe identitetin e shqiptarëve.
Me qëllim të sensibilizimit të çështjes kombëtare, përkatësisht
të arsimit, kulturës, muzikës, poezisë, arkitekturës, u organizuan koncerte,
ekspozita dhe seminare për ta prezantuar kulturën tonë në shtetet perëndimore.
Një ekspozitë të tillë e organizoj edhe Enver Hadri në Belgjikë. Përveç shumë poetëve
dhe letrarëve të ftuar nga Kosova, u hap edhe ekspozita për kullën shqiptare si
objekt banimi. Kjo ishte ekspozita e parë e këtij lloji në Belgjikë, ku para publikut
belg paraqitej tradita e mjeshtrit tonë popullorë gjatë sundimit osman.[11]
Aktivistët e Lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës
kishin krijuar, bashkëpunim të mirë edhe me shtetin amë Shqipërinë. Në
bashkëpunim me Partinë e Punës së Shqipërisë, filluan që Gazetën “Zëri i Kosovës”,
ta botojnë edhe në Shqipëri.
Enver Hadri, i cili i kishte theluar mjaftë shumë
aktivitetet e tij kulturore dhe politike në Belgjikë. Pas valës së shqiptarëve
të përndjekur në vitet 90-ta, më 3 korrik 1987, e kishte themeluar kooperativën
Belgo-Shqiptare, me qëllim që të ju ofrojë ndihmë të gjithë të rinjve që
kërkonin strehim politik në vendet perëndimore.[12]
Për shkak të aktiviteteve të tij në diasporë UDB-ja me 25
shkurt 1990, e kishte organizuar vrasjen e tij shume profesionale, me një
plumb, kur Enveri ishte në veturë duke pritur në dritën e kuqe të semaforit afër
shtëpisë së tij ku banonte.[13]
Organi
i Rezistencës kombëtare të Kosovës, “Zëri i Popullit”, dhe Themelimi i Kooperativës
Belgo-Shqiptare.[14]
Sidomos pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin
1989, u shtuan aktivitetet kombëtare në shoqëritë kulturore artistike që
vepronin në diasporë.
Më 10 qershor 1989, Shoqëria Kulturore Artistike që
vepronte në Lubjanë, e nxori numrin e parë të revistës së pavarur
‘Alternativa”, kjo revistë më vonë u quajt “Republika”.[15]
Dalja e kësaj reviste i kishte shqetësuar instancat më të larta të shtetit jugosllav. Për
daljen e kësaj reviste duke e konsideruar si të rrezikshme, dhe për këtë
akuzohej Sllovenia, se kinse po kontribuon në shkatërrimin e Jugosllavisë.[16]
Për daljen ëe kësaj reviste kontribut të madh dhanë edhe disa nga intelektualët
e shquar slloven. Kjo shoqërio kulturore
në ato vite organizojë disa konferenca dhe takime për çështjen shqiptare. Në këto
konferenca e simpoziume morën pjesë intelektualët më të shquar shqiptar nga
Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare.
Shoqata
Kulturore Shqiptare, “Migjeni”, dhe Revista Alternativa-Republika, Lubjanë,
Slloveni.[17]
Në fillim të viteve 90-ta kur filloj vala e emigracionit
të ri nga Shqipëria, drejtë shteteve të perëndimit, u shtua dukshëm numri i
intelektualëve shqiptar që e ngritën zërin kundër padrejtësive shekullore të shqiptarëve.
Kjo valë e emigracionit që kishte marrë me vete shumë intelektual, artist,
shkrimtare profesione tjera shumë shpejt u bënë zëdhënës të çështjes shqiptare
në përgjithësi. Ndër intelektualët më të shquar shqiptar që migruan në ato
vite, pas dyshim se ishte shkrimtari jonë i njohur Ismail Kadare. Ismail Kadare
u vendos në shtetin Francës, i cili me veprat e tij letrare dhe vështrimet dhe
analizat për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në ish Jugosllavi, tërhoqi
vëmendjen e elitës më të famshme politike, kulturore, artistike dhe historike
në Evropë.
Qendrat kulturore shqiptare në diasporë në bashkëpunim me
mësimdhënësit shqiptar, dhe aktivistë në mërgatën tonë, me moton ndihmë arsimit
shqip në Kosovë, filluan të organizojnë koncerte në shtetet evropiane, dhe
mjetet e fituara i dërgonin në vendlindje për ta ndihmuar arsimin paralel që
zhvillohej në Kosovë.[18]
Gjatë kësaj periudhe, kur Serbia ushtronte dhunë ndaj
popullatës shqiptare në ish Jugosllavi, nxënësit e familjeve shqiptare që i vijonin
mësimet në shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe, për tu solidarizuar me
popullatën dhe moshatarët e tyre në vendlindje, përgatitën ekspozita me
fotografi me tema të ndryshme nga vendlindja dhe kultura shqiptare në përgjithësi.
Njëra ndër ekspozitat e tilla me tri tema të ndryshme është organizuar edhe nga
nxënësit e shkollës shqipe në Dusseldorf.[19]
Në vitet e 90-ta
diaspora ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës nga regjimi
serb, sidomos ndihmat financiare ishin burimet kryesore për vendin nëpërmjet fondeve
ndihmuar institucionet e pavarura dhe familjet në vendlindje. Në anën tjetër nga presionet e policisë dhe pushtetit serbë,
me qindra mijëra shqiptar u detyruan që ta braktisin Kosovën, për të gjetur
strehim politik në shtetet perëndimore. Kjo valë e migracionit kryesisht përbëhej
prej të rinjve, dhe qifte të reja që i humbën vendet e punës, dhe shpresën për
ekzistencë në vendlindje.
Me aktivitetet e
klubeve shqiptare, mësimdhënësve dhe nxënësve shqiptarë të përfshirë në shkollat
shqipe u ofruan liderët tanë politik dhe intelektualët e njohur shqiptar që
tani ishin strehuar në shtetet Evropiane.
Këto aktivitete po i ilustrojmë me anë të dy fotografive,
marrë nga libri “Urë Atdheu” shkruar nga Çerkin Bytyqi. Në foton e parë, Ministri i arsimit të Kosovës,
Dr. Muhamet Bicaj, politikani Arbër Xhaferi, mësuesi Pal Përgjoka, dhe
veprimtari Muhamet Latifi, më rastin e manifestimit të 10-vjetorit të hapjes së
shkollës shqipe në Dusseldorf. Në foton e
dytë, shkrimtari jonë i njohur Ismail Kadare, në mesin e disa mësimdhënësve në
Nordrhein Westwali të Gjermanisë.[20]
Enver Hadri në
Bruksel e kishte radiostacionin e tij të quajtur “ Ylliria”, i cili jepte të dhëna
për shqiptarët në gjuhën belge. Veprimtarinë në lokalet e radiostacionit përcilleshin
mjaftë shpesh nga shërbimet sekrete jugosllave.[21]
Po ashtu edhe me iniciativën e tij, në vitin 1994, në Bruksel ishte themeluat Lidhja
e Historianëve shqiptarë për diasporë që e kishte nxjerrë edhe buletinin
informativë.[22]
Hapja e Radiostacionit “Illyria” dhe
Formimi i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Diasporë[23]
Mërgata shqiptare në
Bruksel, në vitin 1995, e kishte
organizuar edhe një simpozium ndërkombëtar për çështjet shqiptare, me temën:
“Shqipëria në Rrjedhat e Historisë”. Konfirmimin me shkrim, për pjesëmarrje në
këtë simpozium shkencorë , e kishin bërë kryetari i Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë, prof Shaban Demiraj, dhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës,
Akademik Idriz Ajeti. Këtë simpozium shkencor e mbështeti edhe ministri i
arsimit të Kosovës në diasporë, prof. Dr. Muhamet Bicaj, i cili premtojë
botimin e temave që do të paraqiteshin në këtë simpozium shkencorë.
Edhe pse ishte
konfirmuar me shkrim pjesëmarrja e akademikëve shqiptar nga Kosova, ata nuk
shkuan në Bruksel, andaj në momentet e fundit dështoj mbajtja e këtij
simpoziumi[24]
Simpoziumi ndërkombëtar, “Shqipëria dhe
rrjedhat e historisë”, Mbajtur në Bruksel[25]
Në këto rrethana për
ti përballuar sa më lehtë vuajtjet e të përndjekurve, në shtetet perëndimore
popullata shqiptare ishte mobilizuar për ndihmë dhe pritjen e të përndjekurve
nga regjimi serbë. Mërgata e jonë përmes shoqërive kulturore dhe aktivistëve të
shumtë, filluan organizimin e mbledhjeve të fondeve me qëllim që të përballohej
sa më lehtë përkrahja e shkollave dhe arsimit paralel me pushtetin serbë në
Kosovë. Për tu arritur një organizim sa më i mirë u themelua qeveria e Kosovës që
ishte themeluar në diasporë, për ti përballuar sistemit të dhunshëm serbë. Nuk
ka dyshim se me kontributin e dhënë diaspora shqiptare, e mbajti gjallë sistemin
arsimor, shëndetësor e më vonë edhe rezistencën e armatosur, andaj për
kontributin e tyre meritojnë mirënjohje dhe respekt të veçantë nga
institucionet e Kosovës sot.
Është me rëndësi të
ceket se që nga fillimi i viteve të 90-ta, për herë të parë shfaqen klerikët
dhe bashkësitë e para fetare. Përveç bashkësive të para fetare fillojnë edhe
organizimet partiake. Partitë politike që vepronin në Kosovë, i themeluan degët
e veta edhe në diasporë. Me themelimin e këtyre formacioneve të organizimit
filluan të krijohen dhe thellohen rrymat e ndryshme përçarëse. Kjo plasaritje e
parë e shqiptarëve të migruar në perëndim nga viset e ish Jugosllavisë u bënë të
dukshme sidomos kah mesi i viteve 90-ta.
Në këtë kohë u krijuan dy rryma kulturore dhe politike, në njërën anë
krahas rrymës politike që i kërkonte zgjidhjen e të drejtave shqiptare përmes
rrugëve paqësore, u aktivizua edhe rryma tjetër që ishte përcaktuar për
rezistencë të armatosur dhe veprime guerile në Kosovë. Formimi dhe aktivitetet
e partive të ndryshme politike, në vendet e ndryshme ku jetojnë shqiptarët, në
masë të madhe kanë luajtur rol përçarës dhe vazhdojnë të kontribuojnë në
elektrizimin e marrëdhënieve mes popullatës sonë.
Përkundër
aktiviteteve politike të shqiptarëve ne diasporë, nxënësit të shkollave shqipe
vazhduan solidarizimin dhe aktivitetet e tyre për ta ndihmuar popullatën në
vendlindje, dhe aktivitetet politike për çështjen shqiptare. Vlen të theksohet se nxënës të shkollave me mësim
plotësues në gjuhën shqipe nga Dusseldorfi dhe Neuss, së bashku me shumë
mërgimtar udhëtuan me 13 shkurt të vitit 1999, në Rambuje të Francës, për ti dhënë
mbështetje morale delegacionit tonë, gjatë bisedimeve me palën serbe nën ndërmjetësimin
e palës ndërkombëtare.[26]
Sa i përket arsimit ose mësimit në shkolla me lëndë
plotësuese nga kultura dhe gjuha shqipe, për fëmijët shqiptar në perëndim,
fatkeqësisht kemi një rënie të interesimit të prindërve për dërgimin e fëmijëve
në shkolla plotësuese. Faktorë të shumtë ndikojnë në këtë rënie si: mungesa e
mësuesve si dhe mos mbështetja e shkollave me plan programe dhe literaturë
nga Shqipëria dhe Kosova, pastaj trendi
i zhvillimeve teknologjike dhe mos interesimi i të rinjve për të vijuar mësimin
plotësues e ka ulë ndjeshëm interesimin për mbajtjen e këtyre shkollave. Me
kohë, pas katër apo pesë dekadave në
migrim të mërgatës tonë, ka luajtur rol edhe
integrimi i tyre në shtetet ku jetojnë, andaj ka bërë që të bie interesimi
i mësimit në gjuhën shqipe, pastaj shuarja e aktiviteteve të disa shoqërive
kulturore artistike që kishin vepruar më parë, e ka izoluar familjen shqiptare,
duke ju përshtat ambientit ku jeton dhe kjo ka ndikuar në mundësinë e
asimilimit gradual të shqiptarëve gjithandej jashtë atdheut. Kohëve të fundit
po vërehet një dukuri pozitive, ku shumë të rinj dhe të reja janë inkuadruar në
shoqëritë e vendeve ku jetojnë, dhe kanë arritur rezultate të mëdha në fushën e
sportit , kulturës , muzikës etj. Tani kemi edhe yje botërore, të cilat në
shumë ngjarje kulturore dhe muzikore nuk hezitojnë dhe me krenari flasin dhe e
prezantojnë origjinën dhe pjesën të kulturës dhe traditës nga vendi i
origjinës. Duhet theksuar se qarkullimi i shpejtë dhe i shpeshtë me atdheun si arsye e transportit të avancuar e
ngadalëson trendin e asimilimit, por zhvillimi ekonomik i vendit të origjinës
do ta zvogëlonte shpërnguljen e të rinjve nga atdheu, do ta shkurtonte në masë
të madhe trendin e zvogëlimit të popullatës së re e cila ende vazhdon të jetë
shpresa më e madhe e popullit tonë.
Krerët e komunitetit fetar
shqiptar i diasporës arritën të sigurojnë fonde që vijnë nga vendet e lindjes së
mesme, për të përfshirë sa më shumë predikues të islamizmit jo vetëm në rajon,
por edhe përtej kufijve të Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, komunitetet
fetare ofrojnë një mundësi për të bashkuar shqiptarët etnikë që e gjejnë veten
larg shtëpisë dhe që përpiqen të integrohen në shoqëritë e tyre pritëse,
veçanërisht të gjendur përballë një ambient dhe kulture krejtësisht tjetër në Evropë. Këto formacione fetare u mbështetën
edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, madje për këtë qëllim pranë Bashkësisë
Islame, është themeluar edhe Drejtoria e Diasporës.
Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht
Drejtoria e Diasporës, në objektin e medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ka
shtruar drekë për imamët dhe kryetarët e këshillave të xhamive shqiptare në
diasporë.[27]
Në vendet e Evropës Perëndimore
myslimanët, sipas disa imamëve, ndjehen të paragjykuar dhe e kanë ndjenjën se
identiteti i tyre dhe besimi i tyre sfidohet nga kultura evropiane, kryesisht e
krishtere dhe, si rrjedhojë, këmbëngulin më shumë në besimin mysliman, në
mënyrë që ta mbrojnë identitetin e tyre.[28] Mërgata
e jonë duke u mbështetur rreth imamëve në diasporë e themeluan Qendrën Islame
shqiptare në Shtutgard-Feuerbach. Kjo qendër
është organizatë islame që angazhohet për të krijuar kushtet e nevojshme
të besimtareve mysliman për realizimin e detyrave të tyre fetare e kombëtare.
Po ashtu kjo qendër nuk i takon asnjë partie politike, dhe nuk identifikohet me
ndonjë ideologji ekzistuese.[29]
Organizimi i mërgatës
tonë në baza partiake e fetare gjatë viteve 90-ta, ndikoj dukshëm në deformimet
kulturore, dhe krijimin e imazhit të keq të shqiptarëve në shtetet perëndimore.
Nga frymëzimet e imamëve të pa kontrolluar, një numër i të rinjve tanë të
lindur dhe edukuar në diasporë u ndikuan dhe si rezultat i kësaj dy dekada më
vonë një numër mjaftë i konsiderueshëm i të rinjve shqiptar vullnetarisht u
anëtarësuan në organizata terroriste islame në shtetet evropiane, duke u
mobilizuar për tu përfshirë në aksione terroriste dhe luftërat ideologjike
fetare që filluan në lindjen e mesme.
Këto forma të
organizimit ju ndihmuan armiqve tanë shekullorë për ti renditur shqiptarët në
grupet e organizatave terroriste islame që veprojnë në Evropë
Kombi shqiptar sot është i rrezikuar nga fqinjët të cilët
platformat e tyre hegjemoniste e shoviniste, i kultivojnë kinse në luftimin e islamit radikal në
Ballkan, me të vetmin qëllim, pushtimin e tokave shqiptare, asimilimin dhe
përvetësimin e kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve.
Si përfundim i gjithë kësaj që u tha më larte, po e japim
një vështrim të përgjithshëm të migracionit shqiptar në dy shekujt e fundit,
për të kuptuar deformimet kulturore të mërgatës tonë gjatë viteve 1970-2000.
Në mungesë të plan programeve mësimore për identitetin
kulturor dhe traditën shqiptare, konstatojmë se populli i jonë gjatë dy
shekujve të fundit përjetojë asimilim dhe shkrirje në kultura tjera. Kjo mund të
argumentohet edhe sot me popullatën shqiptare të migruar në Turqi, prej krizës
lindore e deri në ditët tona. Numri i shqiptarëve të shpërngulur në Turqi
brenda 150 viteve, e tejkalon numrin e popullatës shqiptare që sot jeton në
trojet etnike. Sistemi i jonë arsimor për identitetin kombëtar, në
institucionet edukative dhe arsimore në trojet etnike shqiptare, ka nxjerrë
kuadro me profile të ndryshme akademike, pa pasur as njohuri minimale nga e
kaluara dhe kultura kombëtare.
Këto forma të
organizimit ju ndihmuan armiqve tanë shekullorë për ti renditur shqiptarët në
grupet e organizatave terroriste islame që veprojnë në Evropë
Kombi shqiptar sot është i rrezikuar nga fqinjët të cilët
platformat e tyre hegjemoniste e shoviniste, i kultivojnë kinse në luftimin e
islamit radikal në Ballkan, me të vetmin qëllim, pushtimin e tokave shqiptare,
asimilimin dhe përvetësimin e kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve.
Duke e parë rrezikun e asimilimit dhe deformimeve në
sistemin arsimor është e nevojshme q ë
shqiptarët në platformën e tyre arsimore ta përfshijnë sa më shumë mërgatën
tonë rreth shoqërive kulturore dhe shkollave me mësim plotësues në gjuhën
shqipe për bashkimin e tyre rreth gjuhës, kulturës dhe traditave shekullore
kombëtare.
Jemi të vetëdijshëm se me një shkrim të tillë, shumë pak
mund të përfshihen kontributet e mërgatës shqiptare në bërjen e shtetit të
Kosovës, andaj sado pak mendojmë se kemi kontribuar në përfshirjen e disa
pikave të rëndësishme nga fushë veprimtaria e arsimit dhe kulturës shqiptare.
Sqarim: Kjo temë është
përgatitur për të marrë pjesë në konferencën shkencore “Roli i diasporës
shqiptare në Shtet formim të Kosovës”, të organizuar nga Qendra për studim dhe
hulumtim në Mitrovicë:. Konferenca është përkrahur dhe mbështetur edhe nga
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Konferenca ishte paraparë
të mbahet më datën 16 shkurt 2021, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në
Mitrovicë.
Me
qenë se konferenca nuk është mbajtur, ne vendosën që kumtesën tonë “Mërgata
shqiptare dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë
viteve 1970-2000”, ta publikojmë.
[1] Seminari Ndërkombëtar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, 1969
[2] Seminari Ndërkombëtar
i Federatës Panshqiptare “Vatra”, Botuar
nga Dr. Hamdi H. Oruçi, Neë York 1969
[3] Ramadan Reshitaj, E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Vëllimi 5, Prizren, 2007, fq. 238
[4] Njazi Tafilaj, Inxhinier i elektroteknikës, Qe 3000 vjet njerëzimi është mundu me gjete mënyre ma
te lehtë për llogaritje por tek pasi NAIPER [1550-1660] botoi
librin ne vitin 1614 për TABELEN LLOGARITME U BA E MUNSHME ZHVILLIMI ME
REZULTAT PER LLOGARITJE TE LEHT.
EDËIN
GUNTER [1581-1626 DHE ËILIAM DUGHTRED [1514-1660] e konkretizuan punën
e tyre dhe realizuan ne vitin 1654 llogaritësin RECHENSEHIBER
QE NORMAL SE ESHTE PERSOS DHE NJIHET ME EMRIN SHIBER.
Pas zbulimit te transistorit
teknika eci shumë shpejt.ne vitin
1968 firma Texas instrument prodhoi Kalkulatorin e gjepit. Në viti 1972 në Buje
të Kroacisë filloi ndërtimi i fabrikës për kalkulator me emër ”DIGITRON”. Në ish Jugosllavi kalkulatorët
e parë kanë filluar të përdoren pas vitit 1976,ndërsa kalkulatorët për shkence
tek pas vitit 1980.
[5] Çerkin
Bytyqi, Unë Atdheu, fq. 35, Dusseldorf, 2010
[6] Po aty, fq. 41
[7] Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione),, fq. 196, Dukagjini, Pejë, 2007
[8] Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione), Dukagjini, Pejë, 2007
[9] Bajram
Kabashi, Rilindja Përkushtim e Trishtim, (1982-1999), Prishtinë, 2020, fq. 321
[10] Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione), Dukagjini, Pejë, 2007
[11]
Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione), Dukagjini, Pejë, 2007,
fq. 229-2240
[12] Po aty, fq. 371
[13] Po
aty, fq. 343
[14] Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione), Dukagjini, Pejë, 2007
[15]
Bajram Kabashi, Rilindja Përkushtim e Trishtim (1982-1999), Lena Grafik,
Prishtinë, fq. 101
[16] Po
aty, fq. 102
[17] Bajram Kabashi, Rilindja Përkushtim e Trishtim, (1982-1999), Prishtinë, 2020
[18] Çerkin Bytyqi, Unë Atdheu, fq. 101, Dusseldorf, 2010
[19] Çerkin Bytyqi, Unë
Atdheu, fq. 46, Dusseldorf, 2010
[20]Po aty, fq. 21 dhe 172
[21] Halit Elashani, Çeta e Brukselit (Mendime dhe Opinione),,
fq. 334 Pejë, 2007
[22] Po aty, fq. 26
[23]
Halit Elashani, Çeta e Brukselit (Mendime dhe Opinione), Pejë, 2007
[24] Halit Elashani, Çeta e
Brukselit (Mendime dhe Opinione), fq. 24-27,
Pejë, 2007
[25] Halit Elashani, Çeta e Brukselit (Mendime dhe Opinione), Pejë, 2007
[26] Çerkin Bytyqi, Unë
Atdheu, fq. 53, Dusseldorf, 2010