Speciale » Namani
Qazim Namani: Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie
E shtune, 13.06.2020, 09:06 PM
Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie
Nga Dr. Qazim Namani
As komb dhe as etni Serbe nuk ka ekzistuar në
mesjetë! Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX duke e asimiluar
popullsinë shqiptare dhe vllahe.
Serbët e sotëm kurrë nuk kanë
pasur shtet, as identitet etnik, para shekullit XIX – Servia emër rajoni
në shërbim dhe jo emër etnie.
Gjatë shekullit XIX, sipas
projekteve pansllaviste në pjesën qendrore të gadishullit me qendër në
Smederevë, së pari u krijua një grup politik ortodoksësh që e quanin veten
serb, e të cilët kishin përkrahje të fortë nga Rusia dhe Patrikana e
Stambollit. Nga kjo platformë politike duke e asimiluar popullatën arbërore dhe
vllahe të besimit ortodoks dhe në dëm të trojeve shqiptare u formua kombi dhe
shteti politik serb.
Në vijim ofrojmë disa argumente
shkencore rreth emrit Servia:
Foto 1. Gjetja e zbuluar është vendosur në
lokalitetin arkeologjik të qytetit të vjetër Doklea, pranë rrugës që shkon për
Podgoricë
Emri Servnia,
është emër i vjetër romanik që e ka kuptimin e shërbëtorit, këtë e gjejmë edhe
në një shkrim të gdhendur në gurë, ku historiani dhe juristi romak Prisku, ja
dedikon atdheut kur thotë: SERVNIA MARCELAT MATRI OPTIMAE
FLC.FIL PRISCA = NË SHËRBIM USHTARAK OPTIMAL PËR ATDHEUN BIRI BESNIK.
Kjo gjetje është zbuluar
në qytetin e vjetër të periudhës iliro-romake Doklea afër Podgoricës së sotme
në Malin e Zi. Nga ky mbishkrim “Serveniae”, që mendoj se është në gjuhën
latine që e ka kuptimin e shërbimit (Shërbëtor-Serv). Shkrimi mendoj se i
përket periudhës së hershme të pushtimit romak, në shekullin e parë apo të dytë
të epokës së re, dhe asgjë nuk ka të bëjë me serbët e sotëm.
Kjo pllakë me mbishkrim
në gjuhën latine e zbuluar në Doklea, sot ruhet si gjetje me vlera shumë të
larta arkeologjike
Foto 2
dhe 3. Emrin “Serveniae” i zbuluar në një pllakë përkujtimore në
qytetin Doklea afër Podgoricës
Kuptimin e këtij emri e
shpjegon edhe akademiku bullgar Ivan Duridanov, i cili pohon se Servus
është emër i vjetër roman ballkanik, nga ky emër kanë dal emrat Sarban,
Serban, Serbu, dhe në gjininë femërore Serba. Emri mesjetar Servu,
Serva, dhe nga RUM Serb (bujkrob).[1]
Fjala latine “Servi”
që do të thotë, i përkulur, i nënshtruar, i servuar për të shërbyer
shoqërinë skllavopronare të asaj kohe. Edhe në gjuhën zyrtare bizantine “Serv”
është një fjalë që do të thotë “rob” “tzerboulianous” do të thotë ata që veshin
veshje të varfra. Serv janë quajtur kështu kategoria më e ulët shoqërore për shkak
se ishin skllevër (shërbëtor) të perandorisë bizantine.[2]
Servi janë quajtur kështu të gjithë ata që kanë qenë skllevër
të perandorisë bizantine, andaj siç po shihet Serv do të thotë rob,
shërbëtor, skllav, bujkrob. Vete emri i tyre, tregon që nuk janë etni
kombëtare, por kategori e ulët shoqërore edhe gjatë gjithë periudhës mesjetare.
Kuptimin për fjalën Servi
e gjejmë edhe te shumë fjalorë të publikuar deri më gjuhë të ndryshme
të botës. Në fjalorin e vjetër Latinisht- Shqip, të shkruar në vitin 1635 nga
Frank Bardhi vërejmë se fjala Feruaqë mund të lexohet edhe si Serva,
përkthyer në gjuhën shqipe e ka kuptimin Shërbëtorja, Feruire-Servire me
shërbye, Feruitus-Servitus shërbëtore, Feruitum- Servitum Shërbëtor.[3]
Po ashtu në fjalorin Latinisht-Shqip, të autorëve Henrik Lacaj e Filip Fishta,
fjala Serva, ka kuptimin robëreshë, skllave, Servio jam rob, jam në
skllavëri, Servitium, skllavëri, robëri, Servitus, skllavëri,
nënshtrim, bindje.[4] Në
fjalorin e fjalëve dhe shprehjeve të huaja, të shkruar nga Mikel Ndreca gjejmë
kuptimin për fjalën Servil (lat. Servilis), që u përket skllaveve pa karakter që
përulen si skllav puthador, Servis-shërbim, Servitut (Shërbim,
nënshtrim, skllavërim).[5]Në
fjalorin Frëngjisht-Shqip, të botuar nga Murat Bejta fjalën Servante
e gjemë se ka kuptimin shërbëtore, shërbyese, Servitude (skllavëri,
robëri), Serf-Serve(rob i robit, gjendje e robit, bujkrob, skllav i
tokës).[6]
Në fjalorin Frëngjisht-shqip të botuar nga Vedat Kokona fjalën Servage
e gjejmë se ka kuptimin bujkrobër,skllavëri.[7]
Në fjalorin Anglisht-Shqip të Stuart E. Mann, fjalën Serve e gjejmë me
kuptimin shërbej, Servility që do të thotë vet përulje, shërbimtar i tepërt, Servitude
me kuptimin robër, skllavëri.[8]
Po ashtu edhe në fjalorin Anglisht-Shqip të shkruar nga Ramazan Hysa fjala Servant
e ka kuptimin shërbyes, shërbëtor, Serve, shërbej, punoj.[9]Në
fjalorin Serbo-Kroatisht- Shqip fjalën Servilan (Servilni) e gjejmë me
kuptimin skllavi, prej skllavi, i ulët, dallkauk, Servilnost, Servilitet ,
dallkauk, Servis, të shërbyerit.[10]
Nga të dhënat për
kuptimin e fjalës Servi, mund të pohojmë se në shekujt XVIII e XIX, me këtë emër
u krijua një grup politik ortodoksësh në rajonin e quajtur më parë Servi,
e të cilët ishin në shërbim të projekteve dhe politikës pansllaviste ruse.
Nga këto burime kuptojmë
se vetë emri “Servia”, tregon që nuk kemi të bëjmë me etni qytetare që
veçohet me gjuhë dhe kulturë nga një etni tjetër, por është fjala për një
territor, ku popullata duke e pranuar sundimin e huaj mbetet kategori e ulët
shoqërore në shërbim të sunduesit. Gjatë shekullit XV në trevat e Myzisë së
sipërme u krijua një rajon i ngjashëm kur Gergj Branku i tradhtoi të gjithë
prijësit e kryengritjes të krishterëve kundër Perandorisë Osmane, duke e
tradhtuar edhe Huniadin, pranoi që vet të bëhet vasal i osmanëve dhe të jetoj
në Smederevë. Dihet se derisa këto treva ranë nën pushtimin osman ishin nën
sundimin e Perandorisë Bizantine, por në disa etapa kohore herë pas here
zotëroheshin nga princër vendor. Në mesjetë gjatë shekulli XIII-XV, rajoni i
Novi Pazarit, duke i përfshirë edhe disa nga territoret arbërore në rajonin e
Kosovës së sotme është quajtur Rasi. Rajoni i populluar me popullatë arbërore
në sanxhakun e Nishit nuk përfshiheshin brenda territorit të Rasisë. Prof Voisllav
Nikqeviq në simpoziumin ndërkombëtar me temën “Boshnjakizmi dhe
Sanxhaku”, mbajtur në Novi Pazar, në vitin 1995, duke folur për emrin serb,
vuri në pah se si pas Profirogentit fjala serb në gjuhën
romeje do të thotë robër, serb do me thënë njeri i varur, pra ky emër deri vonë
ka pasur kuptim social e jo etnik. Në këtë simpozium mes tjerash Nikqeviq e
shpjegon dhe etimologjinë e emrit Rasha-Rasa-Rashka, që sipas tij rrjedhë prej
fjalës shqipe shkëmb- rrasë guri.[11]
Duke i analizuar të
dhënat e cekura më lartë mendoj se përkatësinë etnike të Nemanjidve, duhet
kërkuar te popujt tjerë autokton të Gadishullit dhe jo te sllavet për dy arsye:
Në fillim të karrierës Nemanja nuk kishte qenë ortodoksë nën varësinë e kishës
bizantine, por i besimit katolik dhe së dyti vetë emri Neman, Niman,
Numan, Naman është emër i lashtë biblik që e gjejmë shpesh te popujt e lashtë
mesdhetarë si te: arbërorët, hebrenjtë, grekët, boshnjakët, gjermanët,
italianët etj. Në rastin konkret si ka kuptim logjikë të mendojmë se kemi të
bëjmë me një shtet mesjetar, mbretëri mesjetare serbe, apo kishë ortodokse
serbe kur sllavët nuk bartnin traditë të krishterimit, por ishin ta pa
organizuar dhe pagan deri në këtë periudhë kohore.
Mbreti Constantine
Porphyrogenitus në veprën e tij “De Administrando Imperio” rreth vitit 950, në
lidhje me origjinën e emrit serv shkruan: “Servët është një fjalë në gjuhën
bizantine që nënkupton skllevërit, dhe në gjuhën bizantine zakonisht me fjalën
”Serbula”
nënkupton këpucë të skllevërve, dhe fjala “Serboulianous” nënkupton ata që
veshin rroba të lira, fshatare.[12]
Në mënyrë të ngjashme i
përshkruan edhe kryepeshkopi Giljeljmo Tirski (1139-1186), në dokumentin e tij
të quajtur “Monumenta Montenegrina” shkruante: “të gjithë këta njerëz kanë
origjinën nga një rajon, të dënuar për të prerë mermer dhe të gërmojnë xehe,
dhe nga kjo vjen fjala skllavëri – “Servitutis”. Kuptohet pra se kemi të
bëjmë me emër rajoni dhe jo etnie.[13]
Në shekullin XVII, Pjetër
Bogdani në shkrimet e tij shpreh interesimin që ti arsimoj arbërorët dhe servet
e varfër për të cilët thotë se në pjesën ma të madhe e flasin gjuhën shqipe.[14]
Për emrin Servi
kanë shkruar edhe disa historian në kohën e formimit të kombeve në Evropë gjatë
shekullit XIX.
Historiani çek Josef
Holecek (1853 – 1929) shkruan se: Emri serb s`ka lidhje me etninë serbe, që e
formuan etninë e sotme serbe duke i bashkuar ortodoksët e Ballkanit. Pra, emri
serb ishte emër i veçantë vetëm për ortodoksët e jo për përcaktim të një etnie.
Hole?ek, një studiues i çështjes së sllavëve të jugut dhe veriut kur bënë fjalë
për malazezet shkruan se këto janë disa nga
mohimet e malazezëve të sotëm që janë serb dhe se "serb" ishte vetëm një
term ortodoks.[15]
Diplomati rus Aleksandar
Giljferding i cili qëndroi në Ballkan ka shkruar se: Deri në mesin e shekullit
XIX të gjitha kombet që e kishin fenë ortodokse quheshin serbë.[16]
Lubomir Nenadoviç
shkruan se: Vuk Karadžic në vitin 1834 e detyroi Njegoshin që të sajonte
një etni serbe duke i përfshirë të gjithë ortodoksët që jetonin në Ballkanin
qendror.
Nga kjo që shihet më
lartë, Serbia si shtet dhe komb është projekt pansllavist që u realizua në
vitin 1878, duke asimiluar ortodoksët e veriut dhe duke e përvetësuar traditën,
artin dhe kulturën e krishtere mesjetare të këtij rajoni.
Në territorin e
Maqedonisë perëndimore në Greqinë e sotme një nga qytetet kryesore në njësinë
rajonale të Kozanit quhet Servia. Në Greqi ekziston rajoni i
quajtur ”Servia”, emri i të cilit rrjedh prej foljes latine servi,
që do të thotë vend i varur (mbikëqyrur nga mbreti). Ky është një nga vendet më
historike në atë rajon, me një kështjellë Bizantine të shekullit të VI e
rindërtuar në kohën e Justinianit. Siç shihet edhe para ardhjes së sllavëve në
Gadishullin Ilirik ekzistonte emri i rajonit të një kështjelle që quhej Servia.
Fig 4
dhe 5, Rajoni, Servia në Greqinë e sotme[17]
Fig 6
dhe 7: Kështjella Servia në Maqedoninë perëndimore të Greqisë së sotme[18]
Burimet e shumta të
udhëpërshkruesve të huaj që i vizituan viset qendrore të Gadishullit Ilirik, ku
gjenden harta mesjetare, Servia pas pushtimit nga Perandoria
Osmane, dëshmuan se banorët shumicë që i populluan këto vise ishin arbërorët
(arnautët) dhe vllahët, kjo dëshmohet në shumë publikime dhe harta të
studiuesve nga disa shtete evropiane.
Fig. 8.
Hartë e vitit 1885, e punuar sipas literaturës së bllokut lindor pansllavist në
të cilën vërehet qartë emri Servi; Fig. 9. Hartë e punuar në vitin
1861, e punuar sipas literaturës së bllokut perëndimor, në të cilën vërehet se
këto treva nga studiuesit e asaj kohe njiheshin si treva shqiptare – Iliri.
Gadishulli Ilirik, zë
pozitë të rëndësishme gjeografike dhe gjeostrategjike si zonë mesdhetare në mes
të tri kontinenteve. Nëpër këto treva kanë kaluar shumë rrugë tokësore dhe
detare që i lidhnin këto tri kontinente që nga periudhat e lashta historike.
Duke qenë një rajon i rëndësisë së veçantë, në këto troje janë zhvilluar shumë
luftëra ndërkontinentale dhe lokale për të ruajtur epërsinë ushtarake dhe
politike të perandorive më të fuqishme botërore, andaj në këtë rajon
historikisht janë gërshetuar interesa dhe kultura të ndryshme duke e mbajtur në
vijimësi si zonë të kufijve ndërkulturorë dhe konflikteve gjeostrategjike. Shtrirja
gjeografike mes katër deteve në periudhat më të rëndësishme historike ishte edhe
ndarje etnokulturore e fetare ku janë konfrontuar civilizimet e shumta. Burimet
historike dëshmojnë se në anën perëndimore dhe qendrore të këtij gadishulli
jetuan fiset ilire dhe pikërisht këto kultura të civilizimeve i krijuan kufijtë
e interesave në trevat ilire, duke e detyruar popullatën autoktone ilire të
përqafojnë kultura dhe besime të ndryshme. Kjo gjendje krijoi konflikte dhe
luftëra të shumta për të krijuar kombe dhe shtete politike në dëm të gjuhës,
kulturës dhe identitetit të popullatës autoktone ilire. Këto shtete politike të
krijuara mbi kulturën dardano-ilire, gjatë tre shekujve të fundit që u
mbështeten në projekte dhe platforma politike për ta asimiluar popullatën
autoktone iliro-dardane duke ua ndërruar gjuhën amtare, religjionin, përmes
krijimit të miteve, falsifikimit të historisë, përvetësimit të objekteve të
kultit, torturave dhe vrasjeve masive, djegies dhe kolonizimit të vendbanimeve
dhe shpërnguljes së kësaj popullate nëpër kontinente tjera. Nga presionet e
shumta trojet shqiptare u ndanë në disa shtete, populli shqiptar mbeti i ndarë
në territore, në fe dhe në presione të vazhdueshme për tu asimiluar dhe shkrirë
në kultura tjera. Në rrethana të tilla të zhvillimeve politike populli shqiptar
padyshim se mbeti ndër popujt më të dëmtuar në kontinentin e Evropës.
Gjatë shekullit XIX,
sipas projekteve pansllaviste në pjesën qendrore të gadishullit me qendër në
Smederevë, së pari u krijua një grup politik ortodoksësh që e quanin veten
serb, dhe kishin përkrahje të fortë nga Rusia dhe Patrikana e Stambollit. Nga
kjo platformë politike duke e asimiluar popullatën arbërore dhe vllahe të
besimit ortodoks dhe në dëm të trojeve shqiptare u formua kombi dhe shteti
politik serb. Meqenëse bërthama e këtij shteti politik u themelua në rajonin e
quajtur më parë Servi, rajon i cili e kishte pranuar vasalitetin dhe ishte në
shërbim të sulltanit që nga shekulli XV, ky shtet i ri pa të drejtë u quajt
Serbi. Në gjysmën e parë të shekullit XIX, në rajonin politik dhe autonom të
quajtur Servi, nuk bënin pjesë trevat shqiptare në Kosovën e sotme,
Novi Pazarit dhe Sanxhakun e Nishit. Përfshirja e pjesës më të madhe të
sanxhakut të Nishit në shtetin e ri politik serb u realizua gjatë krizës
lindore 1877/78, ndërsa Kosova e sotme pas Luftës së Parë Botërore.
Fig.
10. Hartë e vitit 1830, Provinca romake e Dardanisë, pjesë e Myzisë dhe; Fig.
11. Hartë e vitit 1865, Provinca romake e Dardanisë, pjesë e Myzisë.
Këto treva, duke
përfshirë qytetet më të njohura mesjetare si Artana, Nishi, Shkupi, Prizreni,
Pazari i Ri deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, nga studiues perëndimor
njiheshin si territore të Ilirisë, Dardanisë apo edhe Myzisë.
Mendimi se Artana
(Novobërda) ishte qendër kulturore serbe, vetëm për atë se shtrihet në
territorin qendrorë të Gadishullit Ilirik është në
kundërshtim me realitetin historik të kohës dhe vetë historikut të Novobërdës.
Kjo bie në kundërshtim me logjiken e të kuptuarit të rrethanave historike për
atë kohë sepse qyteti i Artanës ishte i formuar si qytet që kishte lulëzuar
shumë kohë më herët se shekulli XIV-XV, pra ishte një qendër e rëndësishme
ekonomike e nënshtruar në vijimësi që nga antikiteti i vonë ishte në shërbim të
Kostandinopojës dhe pas pushtimit osman u vu në shërbim të kësaj perandorie.
Siç dihet pas pushtimit osman të gjitha minierat e Artanës dhe minierat tjera
të rajonit, së bashku me të gjitha pronat, dhe popullatën vendore ishin vënë në
shërbim të Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë të pa nënshtruara tërësisht,
por me detyrime të pagesës së një takse të caktuar vjetore kishin mbetur vetëm disa
fshatra të thella në malet e Shqipërisë së sotme, që i ndanin trevat
shqiptare në mes.
Kronisti osman Evlija
Çelebiu gjatë udhëtimeve të tij nëpër trevat shqiptare në mesin e shekullit
XVII, ka lënë disa të dhëna me interes për vendbanimet dhe popullatën shqiptare
në Kosovë. Çlebiu kur e përshkruan rrjedhën
e Lumit Gnalab (Lab) thotë se rridhte prej Albanie (Shqipërisë), dhe përmes
qytetit të Mitrovicës derdhej në Lumin Morava (shih fig.12).[19]
Fig.12
Për Lumin Llap, Çelebiu
shkruan se në dokumentet osmane në origjinal quhet Gnalab (shih fig.13).[20]
Fig. 13
Çlebiu, për strukturën e
popullatës së qytetit të Vushtrrisë shkruan se nuk dinin të flasin gjuhët
sllave,por ata flasin në gjuhen shqipe dhe turke (Shih fig. 14).[21]
Fig.14
Për rrjedhën e lumit
Lim, Evlija Çelebiu shkruan se rridhte prej Albanije, prej qytetit të Plavës,kalonte
kasaban Rudo dhe bashkohej me Lumin Drin afër Vishegradit (shih fig.15).[22]
Fig.15
Nga udhë përshkrimi i
Evlija Çelebiut vërejmë se në rajonin e Lumit Llap, qytetit të Artanës,
Vushtrrisë, Mitrovicës, Plavës edhe gjatë shekullit XVII jetonte popullata
autoktone arbërore dhe këto vise njiheshin si treva shqiptare (Albani).
Për shtrirjen e shqiptarëve edhe në pjesën qendrore të
Serbisë gjejmë burime të shkruara për Kralevën edhe te libri i Tatomir Vukanovi? “Naselja u Serbiji”, i cili
shkruan se Kraleva në vitin 1784, i kishte 11 shtëpi serbe dhe 89 shtëpi turke
dhe shqiptare. Në këtë kohë numri i banorëve në Kralevë ishte 664, prej tyre 592
ishin turq dhe shqiptarë, ndërsa serbë rreth 72 banorë. Duke ditur se në këtë
periudhë nuk kishte popullatë turke që jetonin nëpër qytetet e Ballkanit, mund
të pohojmë se pjesa dërrmuese e banorëve të Kralevës ishte shqiptare (shih
fig.16). [23]
Fig.16
Një misionar serb, Mita Raki?, i cili po ashtu i vizitoi
këto treva pas luftës së viteve 1877/1878, në librin e tij “Iz Nove Serbije”, shkruan se Kushumlia ishte fole e shqiptarëve,
se në Kushumli jetuan dhe sunduan popullata etnikisht e pastër shqiptare (shih
fig.17).[24]
Fig.17
Po ashtu ai pohon se në anën e djathtë të Toplicës e deri
në “Petrovo Gorë” dhe në Llap jetonin vetëm shqiptarë etnikisht të pastër (shih
fig.18).[25]
Fig 18
Mita Rakic, kur i viziton viset shqiptaret Toplicës gjatë
viteve 1880-1881, shkruan se nuk kam mundur të gjej shoqërues për ti vizituar
këto vendbanime, sepse ushtarët serb nuk i njihnin, ndërsa nga arnautët që
ishin të vetmit që i njihnin vendbanimet dhe rrugët e këtyre trevave nuk kishte
mbetur asnjë i vetëm në këto anë (shih fig.19).[26]
Fig.19.
Nga të dhënat e ofruara më lartë kuptojmë se gjatë gjithë
mesjetës në rajonin e Toplicës dhe tërë Sanxhakun e Nishit deri në luftërat e
krizës lindore 1879, jetonte popullata autoktone shqiptare.
Jefo Dedjer (1880-1918)
në librin e tij “ Stara Serbija Geografska i Etnografska Slika”, mes tjerash
shkruan se emri i “Serbisë së Vjetër” si emër gjeografik, ka filluar të përmendet
në shekullin e XIX. Si emër i ri gjeografik që në shekullin e XIX, që fillon ta
mbulojë një zonë të tillë, nuk ka Serbi të vjetër.[27]
Ka pasur një diskutim të gjatë rreth përcaktimit se deri ku shtrihej
kufiri i Serbisë së Vjetër.
Në fund mbizotëronte mendim, i mbështetur nga Jovan Cvijici, se Serbia e Vjetër
duhet t'i quajë ato zona të vjetra në jug dhe jug-lindje të qytetit të Shkupit.[28]
Në këto treva popullata
e shënuar në fund të shekullit XIX dhe gjatë shekullit XX, si popullatë sllave
janë shqiptarët ortodoks dhe vllahët të cilët u asimiluan nga ndikimet e Kishës
Ortodokse Serbe dhe programeve politike që u aplikuan sidomos pas dëbimit në
vitin 1896 të klerikëve shqiptarë dhe vlleh nga kishat ortodokse në trevat
shqiptare dhe bënë zëvendësimin e tyre me klerik serbë dhe rus.
Jagosh Gjillas shkruan se gjatë shekullit XIX Patriarkalja
e Stambollit gëzonte privilegje të mëdha në Perandorinë Osmane. Në territoret
shqiptare qendra e kësaj propagande ishte bërë Mitropolia e Prizrenit, andaj
përmes murgjve dhe popullatës vllahe i mbanin në mbikëqyrje kishat në Prizren,
Ferizaj, Lipjan dhe qytete tjera të trevave veriore shqiptare. Kishat ortodokse
serbe në këto treva prej vitit 1830 e deri në vitin 1896 ishin në duar të
grekëve dhe liturgjia në to mbahej në gjuhën greke (shih fig.20).[29]
Fig 20
Siç shihet në këtë rast
për trevat shqiptare të veriut kemi të bëjmë me keqkuptimin e emrit që haste në
disa harta mesjetare Servia në Serbia, sepse të dhënat e
kohës dëshmojnë se në këto rajone jetonte popullata shqiptare. Shumë nga këto
harta me këtë emër u punuan në shekullin e XIX edhe gjatë ndikimit të
projekteve pansllaviste dhe historiografisë sllave.
Nga këto të dhëna
kuptojmë se serbët duhet kërkuar formimin etnik paralel me fillet e
falsifikimit të historiografisë së Ballkanit nën ndikimin e pansllavizmit rus,
dhe të letërsisë serbe që fillon me fjalorin e Vuk Karagjiqit në shekullin e
XIX.
Nga të dhënat e terrenit edhe në territorin e sotëm të
Kosovës vërehet qartë se popullata e sotme serbe që kishte jetuar në këto anë
gjatë shekujve XIX, ishte popullatë e krishterë shqiptare, e cila u asimilua në
fund të këtij shekulli dhe në dekadat e para të shekullit XX.
Si përfundim mund të
themi se historiografia botërore e në veçanti ajo shqiptare nuk duhet të
mbështetë mendimin e formimit të Mbretërisë Serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe
në shekujt XIII-XIV, kur dihet se shek XIX merret si shekull i formimit të
kombeve në Evropë.
[1]
Ivan Duridanov, KAM, Etimologijata na njakoi starini mestini nazvanjija,
izsledivanja V cesta na
Dimiter Decev,
Sofija, 1958, fq, 164
[2] Po aty, fq. 164
[3] Frank Bardhi;
“FjaloriLatinishtë-Shqip 1635”, Redaksia e botimeve, Rilindja, Prishtinë, 1983,
fq. 232
[4] Henrik Lacaj & FilipFishta;
“Fjalori Latinishtë-Shqip”, Redaksia e botimeve, Rilindja, Prishtinë, 1980, fq.
481
[5] Mikel Ndreca; “Fjalor
fjalësh e shprehjesh të huaja”, Redaksia e botimeve, Rilindja, Prishtinë, 1986,
fq. 631
[6] Murat Bejta; “Fjalor Frangjisht-Shqip”,
Botues Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socjaliste
Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1986, fq.
543, 544
[7] Vedat Kokona; “Fjalori Frangjisht-Shqip”,Rilindja, 1990, fq. 1005
[8] Stuart E. Mann; “ Fjalori Anglisht-Shqip”,
Rilindja, Prishtinë 1957,fq. 337
[9] Ramazan Hysa; “ Fjalori Anglisht-Shqip”, Tiranë, 2000,fq.694
[10] Instituti
Albanologjik i Prishtinës; “Fjalor Serbo-Kroatisht-Shqip, Prishtinë 1974, fq.
777
[11] Simpoziumi
ndërkombëtar me temën “Boshnjakizimi dhe Sanxhaku” mbajtur në Novi Pazarmë 01
dhe 02 mars
1996, Shkrimin e botoi gazeta “Bujku” më 04.mars, 1996, Prishtinë.
[12]https://www.scribd.com/.../Constantine-VII-Porphyrogenitus-De-Administrando-Impe...:
https://books.google.com › History › Ancient › Rome
[13]https://bogbosnaibosnjastvo.webs.com/znacenjerijecisrbin.htm;ttp://srpskaistorija.livejournal.com/3260.html
[14]Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatë shekujve, Zagreb 1992, fq.181
[15]www.academia.edu/.../Odnosi_?eških_zemalja_s_Crnom_Gorom_R...,Jozef Holecek; “Serpska narodna
epika”, Prag, 1909
[16] http://montenegrina.net/pages/pages1/is … o_u_cg.htm.
[17]https://en.wikipedia.org/wiki/Servia,_Greece
[18]www.kastra.eu/castleen.php? kastro=servia
[19]Evlija Çelebija; “
Putopis II”, Sarajevë 1957, fq. 24
[20] Po aty, fq. 24
[21] Po aty , fq.25
[22] Po aty, fq 10
[23] Tatomir Vukanovic;
“Naselja u Srbiju u doba prvog srpskog ustanka 1804-1813”, Vranja, 1975, fq.
113
[24] Mita Rakic; “ Iz Nove Srbije”, Leskovc, 1987,fq.16
[25] Po
aty, fq. 17
[26] Po aty, fq. 27
[27]Jefto Dedijer; “Stara Serbija Geografska i Etnografska Slika”, Beograd, 1912, fq. 3
[28] Po aty, fq. 3
[29]Jagosh Gjilas;”Serbske skole na Kosovu od 1856 do 1912 godine”, Prishtinë 1969, fq,303