Speciale » Namani
Qazim Namani: Sektori i natyrës
E enjte, 09.02.2012, 07:56 PM
Sektori i natyrës
Nga Qazim Namani
Në vitin 1951 në kuadër të Muzeut të Kosovës themelohet edhe sektori i Natyrës. Në vitin 1956 ky sektor kishte 12 punëtor. Prej kësaj periudhe e deri në vitin 1964 punoi i pavarur nga Muzeu i Kosovës dhe u themelua si Muze i Natyrës. Në vitin 1968 formohet njësia për mbrojtjen e natyrës në kuadër të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës së Kosovës. Në vitin 1988 Kuvendi i Kosovës nxjerr ligjin për mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave natyrore. Në vitin 2000 ish Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës regjistrohet si “Instituti për Mbrojtjen e natyrës dhe Ambientit të Kosovës” me seli në Prishtinë. Ky institut në vitin 2006 bëhet agjencion i pavarur dhe financohet nga Qeveria e Kosovës. Po ashtu në vitin 2000 themelohet Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit. Në vitin 2001 formohet Ministria e Planifikimit Hapësinor.
Si vlera të trashëgimisë natyrore të Kosovës në mbrojtje përfshihet sipërfaqja prej
Sektorit të Natyrës i ndahet një hapësirë në “Tauk Bahçe” ku parashihej të ndërtohet muzeu i Natyrës dhe Kopshti Botanik. Eksponatet u vendosën në podrumin e Muzeut të Kosovës ku qëndron edhe tani në kushte shumë të pa përshtatshme. Koleksionet muzeore të prezantuara në këtë sektor paraqesin një material shumë të vlefshëm sepse dokumentojnë shumë llojllojshmërinë e formave jetësore nga Botanika dhe Zoologjia në aspektin ekologjik dhe biogjeografik të këtyre hapësirave. Koleksioni i shpendëve ka një numër shpendëve të rralla jo vetëm për Ballkanin por dhe për mbarë Evropën. Të tilla janë Kojrilla-Grus, Kojliku i zi-Plegadis falcinelus, Pula me mjekërr-Otis tarda, Çapka Sqeplug-Platalea leucorodia, Shkaba-Gyps fulvus etj. Gjitarët e rrallë siç janë në listën evropiane të shtazëve të rralla, i tillë është Rrqebulli-Lyx lyx. Nga botanika disa prej bimëve janë të përhapura vetëm në Kosovë, dhe disa që qendrën e përhapjes e kanë në Kosovë, ndërsa më pak në vendet Ballkanike. Të tilla janë 139 lloje të bimëve të larta si: Spermatophyta, Pinophyta dhe Magnoliophyta. Prej tyre 4 specie janë bimë drunore dhe shkurre, 18 janë gjysmë shkurre dhe 117 janë barishtore. Sektori i Natyrës sot ka vetëm një të punësuar, Dr.sc. Safet Nishefci, ekspert i Botanikës dhe i Zoologjisë.
Bazuar në studimet e fundit që janë zhvilluar në Kosovë diku rreth 1800 lloje të florës janë inventarizuar, por mendohet ky numër arrin deri në 2500 lloje. Zona e mbrojtur me ligj të trashëgimisë natyrore deri me tani përfshinë një sipërfaqe prej rreth
Ky sektor sot udheheqet nga Dr.sc. Safet Nisheci, Udhëheqës i Sektorit të Natyrës në Muzeun e Kosovës
Fusnotat jane hequr nga autori i shkrimit.