Speciale » Namani
Qazim Namani: Kryengritjet shqiptare 1826-1832 nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut
E marte, 09.06.2020, 07:38 PM
Kryengritjet shqiptare 1826-1832 nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut
Nga
Qazim Namani
Pashallarët
shqiptar dhe ushtarët e tyre mercenar me myslimanizmin e tyre arritën të
bëheshin pronar të timareve dhe të zënë pozita të larta në P. Osmane.
Klasa feudale i
takonte kombësisë osmane. Në trevat shqiptare një pjesë e popullatës, por edhe
raja, ishin të përkatësisë etnike shqiptare. Klasa feudale shqiptare, herë vihej
në shërbim të P. Osmane, duke e shtypur çdo kryengritje të popullit të vet, e
herë kundërshtonte proceset në administratën osmane.
Te shqiptarët
ekzistonte edhe aristokracia klanore e fisnore, ku bajraktarët në fshatra
konsideroheshin si agallarë, ndërsa në qytete bejlerët ishin në krye të klaneve
e zejtarëve.
Popullata
shqiptare që nga pushtimi osman, ishte në gjendje lufte me autoritetet osmane.
Islamizimin që e
pranuan shqiptarët, nuk përputhej me islamizimin zyrtar. Në këtë kohë
shqiptarët ishin një popullatë me përzierje të mëdha klanore, fisnore e fetare.
Kjo ndasi politike e shoqërore e popullatës shqiptare, në viset malore kishte
karakter fisnor, që dallonte nga ndasia në qytete e fusha që kishte karakter
feudal ku qeverisnin pashallarët.
Pas pushtimit
osman, shqiptarët ortodoks të jugut, por edhe një pjesë në veri, ishin nën ndikimin
e Patriarkales së Stambollit. Prej viteve tridhjeta të shekullit XIX,
shqiptarët e jugut, ishin nën ndikimin e shtetit të ri Grek, dhe kishës
ortodokse greke të posa themeluar. Në trevat veriore, shqiptarët ishin në
ndikimin e Italisë, Austrisë, e prej viteve tridhjeta të shekullit XIX ,edhe të
Serbisë dhe Malit të Zi.
Në kohën kur P.
Osmane ishte e angazhuar në luftëra frontale me Rusinë që nga fundi i shekullit
XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, kishin filluar lëvizjet çlirimtare te popujt
e gadishulli, për tu çliruar nga P. Osmane.
Pasha i Janinës,
Ali Pashë Tepelena dhe Mustafa Pasha nga Shkodra, që njiheshin si pashallarët
më të fuqishëm, dhe qeverisnin si gjysmë autonom, nuk arritën të bashkojnë
forcat e tyre mes veti, por kundër P. Osmane, vepruan krye në vete me veprimet
e tyre, e dobësuan mjaftë shumë.
P. Osmane në këto
rrethana, i fillojë reformat ushtarake e administrative, për ta krijuar një
monarki absolute, që do të mbështetej në një ushtri moderne, dhe të disiplinuar.
Për të arritur objektivat e veta në trojet shqiptare, P. Osmane e filloi luftën
për shuarjen e pashallëqeve shqiptare, dhe likuidimin e fisnikëve shqiptar.
Shqiptarët në fund
të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX, zhvilluan luftëra ndërmjet veti,
herë kundër sulltanit e herë për mbrojtjen e P. Osmane, dhe shumë prej tyre
ishin të mobilizuar, në luftë kundër Rusisë, në Azinë e Vogël dhe në Afrikën veriore.
Në këtë periudhë
në shtetet evropiane, kishin filluar reformat dhe procesi i formimit të
shteteve kombëtare, dhe forcimi i monarkive absolute borgjeze, në përputhje me
zhvillimin teknologjikë të borgjezisë së këtyre vendeve.
Me reformat që i
filloi P. Osmane, e shkatërroi fisnikërinë tradicionale shqiptare, e cila e
humbi rolin e vet në shoqërinë feudale, të krijuar me shekuj në trevat
shqiptare.
Mustafë Pashë Busatliu, në këtë kohë sundonte të
zgjerohej, duke e shtrirë autoritetin e tij përveç Shkodrës, edhe mbi Dukagjin,
Elbasan, Dibër, Ohër dhe Targovishtë (Rozaje).
Kështu në kohën e lëvizjeve kundër reformave, Mustafa
Pasha e emëroi Hasan Hotin (oficer i ngarkuar me urdhrin e tij), në Peshteri
dhe Bihor. Ajanët e Rozhajes, shkuan për të kërkuar ndihmë nga Abdul Rezak Pasha
i Pejës, kundër qetës së këmbësorëve kryengritës të Hasan Hotit.
Kryengritësit ishin kundër Pashës së Tregut të Ri, që
ishte një përkrahës i flaktë i Sulltanit. Kryengritësit udhëhiqeshin nga Jusuf
Bala nga Balien në Peshtera, Sali Ugla nga Ugla mbi Peshtera, dhe Deli Ibrahim.
Dy të parët ishin kelmendas të islamizuar, dhe i treti ishte djali i Adem
Pashës të Pazarit të Ri. Osman Pasha, pasi mori ndihmë nga Prishtina, Peja,
Gjakova dhe Prizreni, e shoi kryengritjen e Peshterit, ju vuri zjarrin dhe i
ndoq nga ato treva. Jusuf Bala iku në Bosnje, Deli Ibrahim përmes Kralevës
shkoi në Vidin, ndërsa Sali Ugla humbi në një drejtim të panjohur.
Osman Pasha në nëntor 1822, regjistroi një ushtri të re
në fushën e Senicës. Atje ai priti që të shkojë edhe një i deleguar nga Veziri i
Madh, dhe së bashku të shkojnë në
fshatin Rasna, që ishte bërë qendër e kryengritësve. Rasna ishte një fshatë malor
mbi Peshterë i banuar nga shqiptarët kelmendas, dhe osmanët banorët e këtij
fshati i quanin arnaut. Deli Ibrahim, i cili më parë kishte ikur në Vidin prej
Osman Pasha, ishte kthyer dhe fshehur në Rasno. Ai pasi e kishte kapur Dervish
Pashën, iku dhe u fsheh në Rasna.
I dërguari i Sulltanit nga Novi Varoshi, i cili në atë
kohë ju kishte vu zjarrin disa shtëpive
të Arnautëve, gjithashtu mori pjesë në shtypjen e revoltës së shqiptarve në
Rasna. Në ato konflikte, Udhëheqësi i Sjenicës, Sulejman Beg Cavic u vra, dhe u
zhduken pa gjurmë, Zenel Aga Cesovic, Ahmed Salakovic dhe Adem Dzankovic.
Në gjysmën e parë
të shekullit XIX, kur sulltan Mahmudi II
(1808-1839), i filloi reformat në vitin 1826 në ushtri dhe administratë, në
tërë Perandorinë Osmane shpërthyen kryengritjet.
Me reformat për
centralizim të pushtetit, osmanët e kishin për qëllim, që të ju merrej pushteti
lokal popujve të robëruar nga P. Osmane.
Në fund të nëntorit 1826, dy nëpunës të lartë perandorakë
erdhën në Novi Pazar, dhe menjëherë u dërgua një letër në Sjenicë për t'u
përgatitur, pasi ata do të arrinin atje së bashku me Osman Pashën e Pazarit të
Ri, dhe ndoshta me ta do të vinte edhe Jashar Pasha nga Prishtina. Zyrtarë të
Lartë Perandorak erdhën, për të hetuar situatën në këto anë, duke sjellë me vete
dy fermane perandorake, për Osman Pashën dhe Jusuf Agën, të cilët u nderuan për
bashkëpunim, korrektësinë dhe besnikërinë e tyre ndaj Sulltanit.
Zyrtarët perandorakë, sollën me vete edhe letra për
qytetet: Shkodër, Shkup, Prizren, Gjakova, Prishtinë dhe Pazar të Ri. Me ato letra,
Sulltan Mahmud II, u bëri thirrje pashallarëve e qytetarëve të kundërshtonin
kryengritësit rebelë, dhe në fund të letrës i mallkoi ata për mos veprim.
Aksioni i parë në përgjigje të letrës së Sulltanit, u
ndërmor nga Jashar Pasha në Prishtinë, i cili i ndaloi në Prishtinë dyqind
ngarkesa të tregtarëve boshnjakë, që vinin nga Kostandinopoja në drejtim të
Bosnës.
Përjashtim prej të gjithë pashallarëve bëri Duka Vasojevic
Lakic i Malit të Zi, i cili me 250 djemtë e tij, e ndihmoi Mustafa Pashë
Busatliun kundër Sulltanit.
Serbët në të gjitha aspektet e dëgjuan princin Milosh
Obrenoviqin, i cili i ndoqi nga afër këto zhvillime, dhe i këshilloi ata të mbajnë
qetësi, dhe në këto rrethana të tregohen të mençur.
Arsyet pse pjesa më e madhe e popullsisë myslimane dhe shqiptare,
ishin kundër sulltanit janë më të thella, se ato që mund të trajtohen në këtë
punim.
Të qenit i papërcaktuar në këto ngjarje ishte shumë e
vështirë, patjetër duhej të përcaktoheshin në njërën anë.
Ndër arsyet kryesore, që shtresat e ulëta të popullatës shqiptare,
me lehtësi i pranonin ftesat për tu ngritur në kryengritje kundër sulltanit,
ishin ngarkesat e mëdha tatimore, që ju kishin imponuar popullatës lokale, që
nga fillimi i shekullit XIX, kur P. Osmane kishte filluar luftërat frontale me
Rusinë. Kjo ngarkesë e madhe tatimore, i goditi rëndë të krishterët dhe
myslimanët. Revolta popullore kundër P. Osmane ishte shtuar për shkak të
anarkisë, qeverisjes së dobët, mos zbatimit të ligjshmërisë, korrupsionit,
burokracisë, dhe tani edhe kur kishin filluar reformat në ushtri, të cilat
prekën masat e gjera, dhe për këtë arsye shtresat e gjëra popullore e përbënin
shumicën në kryengritje kundër sulltanit.
Në atë kohë, lajmet u përhapën nëpër Novi Pazar, se
Sulltan Mahmud II, i kishte dhënë Princit Milosh Obrenoviqit territorin e
rajonit të Pazarit të Ri, përgjatë rrugës deri në Hendek. Hendek është një
lartësi e vogël në qendër të Pazarit të Ri. Me lajme dhe propagandë, serbët dhe
bashkëpunëtorët e sulltanit, arrinin ta përçanin popullatën.
Nga përhapja e këtyre lajmeve, në fillim të shkurtit
1827, rreth 600 ushtar boshnjakë erdhën në Pazar të Ri. Deri në këtë kohë, kjo
ishte ardhja e parë e ushtrisë boshnjake në Pazar të Ri, pas pushtimit osman.
Ata kishin ardhur për të kontaktuar me shqiptarët e ardhur nga Shkodra, dhe shqiptarët
e myslimanët e Pazarit të Ri, të cilët përgatiteshin të zhvillojnë kryengritje
kundër Sulltanit.
Ardhja e ushtrisë boshnjake në Pazar të Ri, dhe
përgatitja e Mustafa Pashës së Shkodrës, për marshimin me kryengritës drejt
qytetit të mbretit kundër sulltanit, dhe ushtrisë perandorake, shkaktuan
pasiguri të madhe te pashallarët tjerë shqiptar. Shumica e pashallarëve të
Kosovës, madje edhe Jashar Pasha në Prishtinë, që deri në atë kohë ishte shpresa
e Sulltanit, tani edhe ai kishte zgjedhur të luftonte kundër Sulltanit. Përjashtim
bënte Abdul Rezak Pasha i Pejës, që ishte pronar i furrave, dhe i cili përkrahës
i kishte Ganiun nga Rozaje, disa kelmendas nga Rozaje dhe Peshteri, Hadrovici
nga Bihor dhe Dupljaka nga Korita, të cilët mbetën besnikë ndaj Sulltanit.
Veziri i Madh, i kërkojë komandës perandorake që në
pranverën e 1828, duhet të mblidheshin 25000 trupa në territorin e Pashallëkut
Boshnjak, dhe të dërgoheshin në fushën e betejës osmano-ruse në lumin Danub.
Pas kthimit të tij në Pazar të Ri, Osman Pasha, i thirri princat serbë dhe i
urdhëroi ata të mbledhin ushqim për ushtrinë perandorake, e cila sasi e
ushqimit duhej të blihej pjesërisht në zonën e tij, në mënyrë që të shkonte në
fushën e betejës kundër ushtrisë ruse.
Popullata myslimane dhe shqiptare ishte gjithashtu në
gatishmëri, pasi ishte nën presion nga angazhimet e mëdha dhe të shumta. Popullata
shqiptare ishte në një pozitë shumë të vështirë, sepse nuk ishte e bashkuar por
u nda në dy grupe të mëdha, për dhe kundër sulltanit.
Kështu që në fillim të vitit 1828, Pasha i Shkodrës i dërgoi
8,000 ushtarë në Rozajë, të udhëhequr nga Hasan Hoti.
Mustafa Pasha i Shkodrës e dërgoi Hasan Hotin në Peshter,
për të lidhur Peshterin me veten e tij, dhe për të mbledhur trupat atje. Hasan
Hoti e ndërtoi një kullë në Prroin e
Thatë- sot Suvo Dol. Ndërtimin e kësaj kulle, nuk e pritën mirë në Pështër dhe
Bihor, të cilën edhe kundërshtuan. Ai pati konflikte të hapura me Ganiçët nga
Rožaja, dhe Hadrovi?ët nga Bihor. Hasan Hoti i shpërnguli Hadrovi?ët nga fshati
Vrbicë. Varrezat në Prroin e Thatë-Suvo Dol janë formuar nga viktimat e shumta
që i vrau Hasan Hotit.
Kur Aslan Pasha i Pejës, i cili u emërua Vezier i
Shkodrës, në vend se të shkoi në Shkodër ai hyri në Pejë, sipas një raporti të datës
5 Prill 1829, Abdul Rezak Pasha iku nga Peja me 300-400 përkrahës. Aslan Pasha
më pas vuri zjarrin në disa furra, që i mbanin mbështetësit e sulltanit dhe
Abdyl Rezak Pashës.
Nga gjithë këto trazira dhe kryengritje në trevat
shqiptare, përpjekjet e Sulltanit për të mbledhur një ushtri të madhe nga
trojet shqiptare, për fushën e betejës kundër
Rusisë dështuan.
Në trojet
shqiptare, Mustafa Pasha nga Shkodra ishte kundër reformave, i cili kërkonte të
arrijë marrëveshje me feudalët e Bosnës. Mustafa Pasha kërkonte që të lidhej,
edhe me princin serbë Milosh Obrenoviqin, e përmes tij edhe me Rusinë. Miqësia
në mes Mustafa Pashë Bushatliut, dhe princit serbë Millosh Obrenoviqit, ishte
krijuar gjatë kohës së luftërave ruso-osmane 1828/29.
Mustafa Pasha te
princ Milloshi, shpresonte në ndihma në para, në strehimin në rast të
rrezikimit të jetës së tij, dhe përmes tij shpresonte në përkrahjen e Rusisë. Në
bisedimet që i zhvillonin princ Milloshi llogariste se me ndihmën e Mustafa
Pashës ai do ti zgjeronte territoret e pashallëkut të tij. Mustafa Pasha ja
kishte premtuar zgjerimin e territoreve të princit serbë, si dhe lidhjet e mira
me boshnjakët. Kur filluan kryengritjet shqiptare, princ Milloshi e dërgojë në
Shkodër një informatorë të vetin, për tu njoftuar rreth përgatitjeve të
kryengritjeve.
Më 18 janar 1831,
Mustafa Pasha e dërgojë në Kragujevc Atanas Ikonomoviqin, që njihej me emrin
kapiten Armashi, i cili e njoftojë princin Millosh për arsyet që Mustafa Pasha
kishte vendosur, që të ngritët kundër Vezirit të Madh, andaj edhe kërkonte
ndihmën e tij. Në këtë kohë në Krushec, dhe në qytetin e Nishit qeverisnin spahinjtë
shqiptar, e të cilët e përkrahnin Mushtafa Pashë Bushatliun.
Mustafa Pasha përveç
këtyre feudalëve fqinj, ai shpresonte shumë edhe në ndihmën, që do ta merrte
nga Rusia. Ndihmat te rusët, Mustafa Pasha i kërkonte përmes Milosh
Obrenoviqit. Rusët përmes Milloshit, i premtonin ndihma Mustafa Pashës, por kërkonin
prej tij që mos ti përgjigjej ftesës së sulltanit, për të hyrë në luftë kundër
Rusisë. Kur sulltani i kërkonte Mustafa Pashës, që me ushtrinë e tij të merre
pjesë në front kundër ushtrisë ruse, Mustafa Pasha i përgjigjej sulltanit, se
ushtria e tij është e pa përgatitur, i mungojnë armë dhe veshmbathje.
Kryengritja
shqiptare, dhe lufta për çlirimin e trojeve shqiptare, në udhëheqjen e Mustafa
Pashës, i mobilizoi edhe feudalët shqiptarë në Kosovë. Për të arritur marrëveshjen
për kryengritje kundër reformave në P. Osmane, në Prishtinë është mbajtur
tubimi i pashallarëve shqiptar. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e
pashallëqeve të Bosnjës dhe Shqipërisë. Feudalët e Kosovës nuk dëshironin ti
flisnin Abdyl Rezak Pashës nga Peja, i cili në atë kohë i kishte pranuar
reformat e sulltan Mahmudit të II.
Princi serbë Milosh Obrenoviç, i ndoqi këto zhvillime nga
afër, dhe me shumë kujdes nga informuesit e tij, por nuk ndërhyri drejtpërdrejt
me to. Ai herë pas here u siguronte ndihmë boshnjakëve me ushqime dhe këshilla,
e herë i siguronte ushqime ushtrisë së sulltanit, gjë që varej nga situata.
Mustafa Pasha i kërkojë
ndihma princ Milloshit, por ai nuk dëshironte
ta zbulonte princ Milloshin para sulltanit, i cili kishte autoritet te sulltani,
për likuidimin e grupit të Karagjorgje Petroviqit, andaj Mustafa Pasha ndihmat
i kërkonte fshehtas.
Princ Milloshi,
Mustafa Pashën e mbante në premtime, por për çdo ngjarje dhe marrëveshje me
Mustafa Pashën ai konsultohej me mbretin e Rusisë.
Qeveria ruse e këshillonte
princ Milloshin, që të mbajë raporte miqësore me P. Osmane, në mënyrë që të
fillojnë për tu zbatuar reformat e Hatisherifit, të cilat i shkonin për shtati
politikës ruse në Gadishullin Ballkanik. Rusët e këshillonin dhe e shtynin, që princ Milloshi të mbaj këto qëndrime:
Përulje e princ
Milloshit ndaj P. Osmane.
Mbajtjen e miqësisë
me Mustafa Pashën nga Shkodra.
Duke e zhvilluar
këtë politikë, rusët e kuptonin në tërësi zhvillimin, e ngjarjeve në trojet
shqiptare.
Knjaz Milloshi
sipas këshillave ruse, ia ofronte një pjesë të vogël të ndihmave që i kishte kërkuar
Mustafa Pasha, por gjithnjë e premtonte dhe e mbante të varur ndaj tij, me
premtimin se më vonë do ti jap edhe pjesën tjetër të ndihmave.
Mustafa Pasha,
përmes knjaz Milloshit, kërkonte që gjatë bisedimeve ruso-osmane, rusët të
kërkojnë autonomi të plotë edhe për popullin shqiptar.
Kur fillojë lufta
Ruso-osmane, Reshid Mehmed Pasha, i bëri thirrje Mustafa Pashës së Shkodrës që
të shkojë në front. Mustafa Pasha në këtë betejë ishte emëruar si komandant i
Vidinit. Mustafa Pasha ishte vonuar dhe kur ai arriti në front lufta veç kishte
marrë fund.
Sulltani, Reshid
Mehmed Pashës i kishte dhënë kompetenca të plota për ta qeverisur Rumelinë.
Pas përfundimit të
luftës ruso-osmane në vitin 1829, në takimin e
paqes ruso-osman të mbajtur, rusët fare nuk i përmenden të drejtat e shqiptarëve,
dhe autonominë për popullin shqiptar, që Mustafa Pasha më parë e kishte
parashtruar si kërkesë te rusët përmes princ Milloshit.
Nga politikat që i
zhvillonte princ Milloshi ndaj Mustafa Pashës, ky me vonesë e kuptoj dhe mbeti shumë
i zhgënjyer.
Mustafa Pasha i zemëruar
me 20.000 ushtarët e tij u nis drejtë Nishit, për ta marrë në kontroll Sofjen,
dhe synonte të marshoj drejt qytetit të mbretit.
Kur Mushtafa Pasha
me ushtrinë e tij hyri në qytetin e Nishit, ai u prit mirë nga popullata e
qytetit. Ai mbajti një fjalim para popullatës dhe ushtrisë së tij, dhe mori
disa vendime:
Ai siguroi që
rajën në qytet askush nuk do ta prekë.
Ai ftojë të gjithë
qytetarët të mbledhin para për ta përkrahur kryengritjen.
Ju premtojë
qytetarëve se do ta konfiskoj vetëm pasurinë e pushtetarëve osman.
Ai i këshillojë
qytetarët që të mos preken zyrat dhe postat evropiane.
Ai kërkojë që të
mos preken të huajt që udhëtojnë nëpër rrugën e vjetër drejt qytetit të
mbretit.
Gjenerali Dimic e
njoftojë Mustafa Pashën, se do të jetë i sulmuar nëse me ushtrinë e tij marshon
drejtë qytetit të mbretit. Gjenerali rusë Gezman mori urdhër nga Perandoria
Ruse që ta ndaloje marshimin e ushtrisë së Mustafa Pashës, në drejtim të
qytetit të mbretit.
Me 04 tetor
ushtria ruse e sulmojë ushtrinë shqiptare në rrethinën e Arnaut Kaleshit, dhe e
shpartalloi duke i shkaktuar humbje të mëdha në njerëz.
Në këto rrethana
Mustafa Pasha u kthye në qytetin e Shkodrës. Pas kthimit në Shkodër Mustafa
Pasha filloi të mobilizojë radhët e veta pas humbjes që e pësoi kundër ushtrisë
ruse.
Pas mbarimit të
luftës ruso-osmane,e cila përfundojë në vitin 1829 me paqen e arritur në
Edrene, ku sipas marrëveshjes së arritur, në këtë takim Greqia e fitojë pavarësinë.
Porta e lartë e
kishte dërguar Reshid Mehmed Pashën për ti shuar kryengritjet në trevat jugore
shqiptare. Në vitin 1830, Veziri i Madh e fillojë ofensivën e tij në trojet
shqiptare. Toskë e gegë që ishin në varësinë e Reshid Mehmed Pashës, e
lajmëruan atë se do ti bashkohen porsa ai të vijë në Ohër. Reshid Mehmed Pasha,
i bëri për vete pashallarët e Ohrit, Dibrës, Elbasanit, Kavajës dhe Tiranës.
Pasi që i përvetësoj pashallarët e këtyre qyteteve, ai me ushtrinë e tij nuk
marshoi në drejtim të veriu, por e lajmëroi Mustafa Pashën e Shkodrës, që ta lëshojë
Dukagjinin, sepse sulltani ia kishte besuar pushtetin edhe mbi atë territor.
Rashid Mehmed
Pasha, por sa kishte arritur në qytetin e Manastirit, kishte kërkuar që të
gjithë ajanët, bejlerët dhe agallarët, e familjeve me të njohura të trevave
jugore shqiptare, të paraqiten në takim para tij. Ai kishte planifikuar, që të
gjithë të ftuarit ti vrasë, me qëllim që ti nënshtroi më lehtë shqiptarët ë
jugut.
Të ftuarit që
erdhën në fillim i priti me sjellje të mira, duke ju premtuar se gjithçka do të
shkojë mirë. Më 26 gushtë të vitit 1830, Reshid Mehmed Pasha, e kishte
përgatitur paradën e tij ushtarake, dhe për pak minuta në pabesi i vrau 500
ajanët e bejlerët e ftuar, që kishin ardhur në takim. Pas vrasjes së tyre, ai
dha urdhër që të vriten dhe bejlerët e Janinës, që nuk kishin ardhur dhe të
digjet një lagje e qytetit në Janinë. Pjesa tjetër e feudalëve shqiptar, që ju
kishin shpëtuar këtyre masakrave, u detyruan që të braktisin vendlindjet e
tyre.
Reshid Mehmed
Pasha, pasi i nënshtroi shqiptarët e jugut, filloi të përgatitet për ti sulmuar
kryengritësit shqiptar në veri, që ishin në udhëheqjen e Mustafa Pashës së
Shkodrës.
Në takimin që e
mbajti në Manastir Veziri i Madh Reshit Mehmed Pasha, për shuarjen e
kryengritjeve dhe zbatimin e reformave, shkoi Abdul Rezak Pasha dhe Veli Beg
Mahmudi. Në këtë takim u tha, se të gjithë ata që janë kundër reformave janë
kundër P. Osmane. Në këtë takim u morë vendim, që të veprohet kundër Mustafa
Pashës së Shkodrës, feudalëve të Kosovës, ajanëve dhe udhëheqësve tjerë shqiptar
që nuk i përkrahin reformat.
Pasi Reshid Mehmed
Pasha ja arriti qëllimit, për ta poshtëruar Mustafa Pashën e dërgojë në Dibër
si mëkëmbës qeveritar, armikun e Mustafa
Pashës.
Në këtë kohë
Mustafa Pasha kishte bërë thirrje për kryengritje kundër reformave që kishin
filluar në P. Osmane.
Komandant i
ushtrisë së rregullt të sulltanit, ishte emëruar Ago Hysejn Pasha, me të cilin
Mustafa Pasha kishte bërë letërkëmbim lidhur me pakënaqësitë e tij rreth
reformave të shpallura. Ago Hysejn Pasha bënte përpjekje ta qetësonte Mustafa
Pashën dhe ta bindë atë që ti pranojë reformat.
Mustafa Pasha e
kishte njoftuar Ago Hysejn Pashën për sulmet dhe poshtërimet që i kishte bërë
ndaj tij Reshid Mehmed Pasha.
Për kundërshtimin
e reformave nga sulltani, Mustafa Pasha me një ferman u deklarua i dënuar me
vdekje, ndërsa sanxhakun e Shkodrës. sulltani ja dha kryeministrit Reshid
Mehmed Pashës. Këto veprime të sulltanit i shtyjnë pashallarët dhe bejlerët e
Bosnjës dhe përgjithësi të veriut që të bashkëpunojnë me Mustafa Pashën e
Shkodrës.
Mustafa Pasha me
15000 ushtarët e tij, ishte nisur në drejtim të Ohrit, Elbasanit dhe e largojë
Abdyl Rezak Pashën, që Reshit Pasha e kishte emëruar në sanxhakun e Dukagjinit.
Në këto rrethana
përkrahësit e Mustafa Pashës, ishin tubuar në Prishtinë dhe u shpërndanë, para
se të mbërrinin forcat e rregullta të ushtrisë osmane.
Më vonë kur Mustafa
Pasha me 10.000 ushtarë, shkoi në drejtim të Prilepit, por pashallarët nga
veriu që ishin bashkuar në Prishtinë, nuk i shkuan pas edhe pse e kishin
premtuar. Për mos shkuarjen e pashallarëve tjerë nga veriu, Mustafa Pasha u
dëshpërua shumë.
Mustafa Pasha me
ushtrinë e tij e kishin planifikuar, se para se të fillonte lufta mes forcave
të tij, dhe të Reshid Mehmet Pashës, së pari të vritej Reshid Pasha. Për këtë
qëllim në qytetin e Manastirit ishte dërguar një vrasës. Vrasësi duke e kërkuar
Reshid Pashën, në një çadër të zbukuruar e kishte parë një njeri duke shkruar,
dhe duke menduar se ishte Reshid Pasha e vranë atë.
Të nesërmen Reshid
Mehmed Pasha, e mobilizojë ushtrinë e tij për të luftuar kundër ushtrisë së
Mustafa Pashës. Pas pesë orë luftime afër Prilepit, forcat e Mustafa Pashës u
mundën, duke i lënë 2000 ushtarë të vrarë. Mustafa Pasha me vështërsi përmes
Kaçanikut arriti të kthehet në Shkodër.
Shqiptarët e
veriut që u mobilizuan nën udhëheqjen e Mustafa Pashës, i hodhën fesat dhe në
vend të tyre e bartnin Plisin dhe shalën si simbol kombëtar të shqiptarëve për
veshjen e kokës. Siç shihet P. Osmane shqiptarëve përveç që ju mohonte gjuhën,
shqiptarët i pengonte edhe në bartjen e veshjes kombëtare. Feudalët dhe disa
nga ajanët e Kosovës, nuk ishin në anën e Mustafa Pashës. Feudalët e Prizrenit
e përkrahnin Mustafa Pashën, ndërsa ai i Pejës ishte kundër tij.
Më 19 mars të vitit 1831, Mustafa Pashë Bushatliu erdhi
në Prizren, dhe po përgatitej për një betejë të madhe kundër ushtrinë e
Sulltanit. Nga humbjet që i kishin pasur kundër ushtrisë ruse, dhe përvoja e
hidhur gjatë betejave në Peshter të Tregut të Ri nën udhëheqjen e Hasan Hotit,
shqiptarët i thanë vezirit shkodran Mustafa Pashë Bushatliut: "Ne nuk do
të jemi diku pa ty, dhe nuk mund të shkojmë larg me ju." Shqiptarët në
zonën e Gjakovës dhe Pejës, të gjithë refuzuan të bashkohen me ushtrinë e tij,
përveç Sefedin Pashës nga Gjakova.
Më 27 mars Pashallarët shqiptar hynë në Shkup, atje u
hartua edhe plani i veprimeve ushtarake. Me Mustafa Pashën ishin: Pasha i
Prizrenit, Shkupit, Vranjës, Leskocit, Prishtinës, Elbasanit, anani i Tetovës,
dhe shumë krerë tjerë shqiptar. Sefedin Pasha i Gjakovës me disa mijëra ushtarë,
u dërgua për ta ndihmuar Ali beun, i cili e kishte rrethuar Sofjen, ku ndodhej
i mbyllur Qor Mustafa Pasha. Rrethimi i Sofjes zgjati 40 ditë dhe më në fund u
pushtua.
Hysen Hoti me ushtarët e tij, me 04 prill 1831 u dërgua në
Veles, ndërsa vet Mustafa Pasha me 3500 ushtarët e tij shkoi Prilepit, dhe me
09 prill u gjend në Babun Han. Ushtria shqiptare e Mustafa Pashës, ishte dobët
e armatosur krahasim me ushtrinë e sulltanit.
Në këtë betejë, sulltani i kishte dërguar nga ushtria e
rregullt 1500 shqiptar ortodoks, që i kishte mbledhur nga shqiptarët e jugut.
Në Manastir në atë kohë kishte arritur Reshid Mehmed
Pasha. Te Hani i Babunit Reshid Mehmed Pasha i fillojë sulmet, ai së pari e
sulmojë njësitin e Hivzi Pashës së Shkupit. Hivzi Pasha në vend që të mbronte
pozicionet e tij, që ishin shumë të rëndësishme, ai filloj të ik dhe e braktisi
betejën. Me veprimin e tij Hivzi Pasha i demoralizojë njësitet tjera të ushtrisë
shqiptare.
Më 21 prill 1831, kur Mustafa Pasha ishte në Prilep, dhe
në një konflikt të ashpër kundër vezirit të madh Reshid Mehmed Pasha, ai pësojë
humbje të thellë në betejën që u zhvillua midis Prilep dhe Veles. Në këtë
betejë Mustafa Pasha nuk kishte ndonjë ndihme nga aleatët e tij të Bosnës.
Millosh
Obrenoviqi, për ta mbajtur sekret bashkëpunimin me Mustafa Bushatliun e Shkodrës,
në të njejtën kohë e kishte dërguar një informatorë të tij të besueshëm te
Reshid Mehmed Pasha (Veziri i Madh). Mahmud Pasha i Nishit në shkurt të vitit
1831 kishte kërkuar para të Princ Milloshi. Princi Millosh i kishte dhënë
ndihma edhe Mahmud Pashës së Nishit, dhe atje e kishte dërguar si informator të
tij Dimitrije Tiriqin. Kjo i shkonte për shtati princit Millosh, pasi që ai
ishte shumë i interesuar që në Nishë të këtë njeriun e vet. Princ Milloshi e
zgjodhi që ta dërgoj në Nishë Dimitrije Tiriqin, pasi që ai kishte lindur në
Nishë, ishte i arsimuar në përendim dhe e njihte mirë edhe gjuhën osmane.
Tiriqi u dërgua në Nish përmes konsullit të Beogradit me arsyetimin kinse dëshiron
që të kthehet e të jetojë në familjen e vet. Në fakt Tiriqi i kishte dërguar
para Mahmud Pashës që ja kishte dhënë princi Millosh, me kushtë që ai ta
pranojë si agjent të tij. Tiriqi në Nishë ishte pritur shumë mirë prej Mahmud
Pashës.
Për të marrë
ndihmat në para në Nish prej Tiriqit, të cilit ja kishte dërguar princi
Millosh, Mustafa Pasha atje e dërgojë
Anton Jubanin, por ai udhëtoi prej Nishi deri në Leskoc dhe nga pasiguria u
kthye prapë në qytetin e Nishit. Flitej se ato para ranë në dorë të zyrtarëve
osman në qytetin e Nishit.
Kryengritja
shqiptare nën udhëheqjen e Mustafa Pashës, pa dyshim se synonte të kishte
karakter gjithë popullorë, për tu çliruar nga P. Osmane, dhe pse kjo
kryengritje nuk ja arriti qëllimit, ajo e zgjojë idenë kombëtare të rilindësve tanë .
Gjatë zhvillimit të
kryengritjes edhe pse shqiptarët ishin të ndarë në tri besime fetare, te
populli shqiptar u vërejtën përpjekjet për tu bashkuar si formacion etnik, duke
u bazuar në gjuhën, kulturën, traditën dhe luftërat e lavdishme që i kishte
zhvilluar Gjergj Kastrioti kundër ushtrisë osmane. Këtë e dëshmon edhe udhëpërshkruesi
francez Ami Bue, në fund të viteve tridhjeta të shekullit XIX, udhëtoi nëpër
vise shqiptare, dhe la këto shënime për shqiptarët e atyre viteve. Shqiptarët
ende i kanë në kujtesë, prijësit e tyre prej Skënder Beut, Ali Pashë Tepelenës,
e të tjerë nën udhëheqjen e të cilëve, luftuan kundër pushtimi osman. Shqiptarët
e viseve malore, që jetonin pa roje dhe pa taksa, nuk mund të kishin ndonjë
ndjenjë respekti për autoritetet osmane. Autoritetet osmane, shqiptarët i
trajtonin me të njëjtën politikë të keqe dhe nënshtruese, ashtu si i trajtonin
boshnjakët, shkruan Ami Bue.
Gjatë zbatimit të
reformave, populli grek dhe serbë e kishin përkrahjen e fuqive të mëdha
evropiane, por edhe të Rusisë. Populli shqiptar, me pjesën dërmuese të besimit
mysliman, në këtë periudhë nuk kishte arritur të krijojë, shtresën e vet
intelektuale në shtetet evropiane. Përjashtim bënin arbëreshët e Italisë, por në
ato vite sapo kishin filluar, të hedhin hapat e parë në arsim dhe shkencë. Arbëreshët
e Italisë, të arsimuar në frymën e romanizmit evropian, në të shekullit XIX,
arritën të marrin njohuri për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Jeronim De Rada në
vitet dyzeta të shekullit XIX, dhe disa arbëresh tjerë, shkruanin për të
drejtat e shqiptarëve, për autoktoninë e tyre në rajon, dhe e iniciuan tezen se
shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve të vjetër. Siç shihet kjo rrymë e shtresës
intelektuale shqiptare që u zhvillua jashtë trojeve etnike, u ringjall në
shekullin XIX, në kohë më të vonshme se sa te popujt tjerë evropian. Shtesa
intelektuale shqiptare, që ishte formuar në P. Osmane, Siri dhe Egjipt kishte
koncepte dhe ideologji të shteteve aziatike, andaj më shumë i shërbenin
sulltanit sesa atdheut të tyre.
Gjatë shekullit
XVIII, nga të gjitha komunitetet që jetonin në Greqinë e sotme, ishte krijuar
shtresa intelektuale e fanariotve, e të cilët i kishin krijuar lidhjet
kulturore, intelektuale e politike, në shumë shtete evropiane. Kjo shtresë
intelektuale, e formuar në frymën e iluminizmit evropian, andaj edhe e gëzonte
përkrahjen e shteteve evropiane. Kjo frymë kulturore, e kishte përfshirë edhe
Voskopojën në rrethinë e Korçës. Në këtë vend, deri në shekullin XVIII, kultura
orientale islame, nuk kishte arritur të ndikoj, në jetën kulturore të banorëve
të kësaj zone. Në mungesë të zhvillimi të arsimit, dhe kulturës shqiptare në
gjuhën shqipe, në trevat tjera shqiptare, në këtë vend ndikoi kultura greke.
Edhe pse ne shkollë fillojë të përdoret gjuha greke, lëvizja dhe koncepti
intelektual, ishte jashtë ndikimit të Patriarkanës së Stambollit. Veprimtaria
intelektuale dhe kulturore në Voskopojë përkrahej nga Patriarkana e Ohrit, që në
atë kohë ishte në kundërshtim me Patriarkanën e Stambollit. Në vitin 1720
Voskopoja pajiset me shtypshkronjë, ndërsa në vitin 1744, në Voskopojë hapet
shkolla e mesme, me program arsimor të shkollave të mesme, të vendeve më të
përparuara të Evropës. Në vitin 1767, Patriarkana e Stamnbollite suprimon
Patriarkanën e Ohrit. Në vitin 1767 gjatë luftës ruso-osmane, voskopojarët u
treguan simpatizues të Rusisë, dhe i përkrahën himarjotët q ë ishin ngritur në kryengritje. Duke e parë
aktivitetin e tyre P. Osmane i autorizojë derebejtë (sundues që kishin në kontroll
dy e më shumë fshatra), që ta sulmojnë dhe djegin Voskopojën. Me fillimin e Revolucionit
borgjez në Francë, në shtetet evropiane u shtua interesimi, për trashëgiminë
kulturore dhe stilin klasik. Duke u bazuar në studimet e Winkelmanit dhe të
romantizmit, ndërtimet e vjetra në Greqinë e lashtë, u panë si simbol për
demokracinë, dhe kështu menjëherë pas formimit të mbretërisë greke, fillojë
anastiloza për konservimin e shumë tempujve, dhe objekteve që ishin bërë
mbështetje për formimin e shtetit të ri grek.
Po ashtu edhe
popujt sllav, në fund të shekullit XVIII, dhe fillim të shekullit XIX, kishin arritur
që ta formojnë shtresën intelektuale në shtetet evropiane. Një pjesë e vogël e
shqiptarëve, që ishin shkolluar, apo kishin shërbyer në ushtrinë e Austrisë, në
fillim të shekullit XIX, ju bashkëngjitën lëvizjes sllave, në luftë kundër
pushtimit osman. Kjo shtesë i shërbeu shumë lëvizjes serbe, e të cilët më vonë
u serbizuan, dhe duke e luftuar pushtimin osman përkrah serbëve, luftuan kundër
popullatës shqiptare të pa mbrojtur.
Në fillim të
shekullit XIX, në qytetin e Parisit, u formua lëvizja politike e kulturore
polake, nën udhëheqjen e pansllavisti çek
Frantishek A. Zach (1807-1892). Ilia Grashaninit, projektin e Nacertanjes,
ia besoioi pansllavisti çek Frantishek A. Zach prej Moravisë, që në atë kohë
Moravia ishte pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e
emigrantëve polakë, të themeluar prej princit Adam Czartorysky.
Ndryshe nga lëvizjet intelektuale, të formuara më parë te
popullata ortodokse në Greqinë e sotme, e që në fillim të shekullit XIX,
filluan të formohen edhe te popullata sllave e rajonit, që të dy këta popuj dolën
me projekte kombëtare, popullata shqiptare ende vuante, nga faza e gjatë e
kryengritjeve kundër sulltanit, dhe gjak derdhja për interesa të sulltanit. Lëvizjet
kombëtare greke dhe serbe, e gëzonin përkrahjen edhe të faktorëve diplomatik ndërkombëtar,
para të cilëve sulltani detyrohej të lëshojë, privilegje për këta popuj. Shqiptarët
deri në këtë kohë nuk kishin arritur, që para faktorëve ndërkombëtar, të
paraqiten me projekt për shtet të pavarur shqiptar. Në këto rrethana, nga të
huajt kryengritjet shqiptare kuptoheshin, si përpjekjet e fundit të feudalëve
shqiptar, për të ruajtur interesat e tyre të ngushta, që nuk lejonin mbi veten
e tyre, mbikëqyrje centraliste nga sulltani. Përfshirjen e masave të gjëra
popullore, në këto kryengritje, të huajt e shihnin si revoltë popullore kundër
taksave, dhe mobilizimit si nizam në ushtrinë e sulltanit. Siç shihet nga të
huajt, shqiptarët shiheshin si popull i pa organizuar, pa unitet fetar e
kombëtar, që për interesa të ngushta, për poste dhe prona nënshtroheshin para
sulltanit, dhe ishin në gjendje të vriteshin mes veti.
Në trevat shqiptar,
ishte forcuar sistemi i feudal, që udhëhiqeshin nga vet feudalët shqiptar, ky
sistem nuk e kishte bërë të mundur zhvillimin e klasës intelektuale shqiptare,
por shpesh herë për interesa personale luftoni mes veti, herë i shërbenin
sulltanit, e herë luftonin kundër tij. Në qytetet shqiptare ishte zhvilluar
zejtaria edhe tregtia, por nuk kishte borgjezi të fuqishme kapitaliste si në
shtetet evropiane. Shtresa qytetare shqiptare, duke mbetur përherë në shërbim të
pashallarëve, dhe sulltanit, ishte e vogël në numër, e pa fuqishme, dhe nuk
ishte në gjendje që të udhëheqë ndonjë lëvizje kryengritëse për tu çliruar nga
P. Osmane. Në anën tjetër pjesëmarrja masive e popullatës, në kryengritje
përkrah ajanëve dhe pashallarëve shqiptar, ishte e madhe, sepse ata shpresonin
në lirinë e tyre, nga taksat dhe mobilizimit të dhunshëm në ushtrinë
perandorake. Duhet pranuar se masat e gjëra popullore shqiptare, ishin shumë të
lodhur nga taksat, që i merrnin prej tyre ajanët dhe pashallarët shqiptar.
Karakteristikë tjetër e këtyre kryengritjeve ishte, sepse kryengritjen e
zhvillonin pjesa dërmuese e popullatës shqiptare myslimane, për shkak të ikjes
gjatë mobilizimit të dhunshëm në ushtrinë e sulltanit. Kjo dëshmon se me këto
reforma P. Osmane, i cenonte të drejtat elementare të kulturës, dhe identitetit
të popullit shqiptar, pa marrë parasysh përcaktimin fetar.
Fitorja e Reshid Mehmed Pashës, ndikojë shumë keq edhe në
qytetet tjera shqiptare. Nën ndikimin e Mahmud Beut, djalit të Sahit Pashës dhe
Qerim beut në qytetin e Nishit, u nxitën banorët e Nishit, që më 27 prill 1831,
ti largojnë 600 sejmenët shqiptarë, që ishin përkrahës të kryengritjes
shqiptare në qytetin e Nishit. Në këto rrethana përkrahësit e sulltanit e
burgosën Abdyk Efendiun, e hoqën Mahmud Pashën në Nish, dhe u kërkuan ushtarë
nizam për vezirin e Vidinit dhe të Beogradit. Më 6 maj 1831 Reshid Mehmet
Pasha, e qoi në Nish lajmin te Mahmud Beu, dhe e emëroi pashë në qytetin e
Nishit. Veziri i Madh parashihte që në gjysmën e muajit maj ta merr qytetin e
Nishit. Në këto rrethana Pasha i Leskocit e braktisi kryengritjen shqiptare,
dhe ju bashkua Vezirit të Madh. Në këto rrethana princi Millosh, urdhërojë që të
ndiqeshin shqiptarët kudo që haseshin në rajon. Dihet se në ato vite, shqiptarët
jetonin në Beograd, Kralevë, Kragujevc, Aleksicë, Qypri e shumë vende tjera.
Milloshi kërkonte që të bëhej presion ndaj shqiptarëve me qëllim që ti largojë
nga pashallëku i tij. Për të ja arritur këtij qëllimi ai e kishte marrë
përkrahjen edhe nga sulltani, sepse të dy palët kërkonin, që të ruhej qetësia në
rajon, dhe të ndiqeshin shqiptarët e rebeluar. Shqiptarët kudo që haseshin
sulmoheshin, rriheshin dhe vriteshin, pa dhënë përgjegjësi askush për jetën e tyre.
Lajmi për humbjen e Pashës së Shkodrës, shkaktoi
komplikime të reja sepse shumë pashallarë të Kosovës, dhe kryengritësit e
braktisën atë. Mbështetësit e Mustafa Pashës së
Shkodrës, përfshirë edhe Jashar Pasha u kthye në Prishtinë. Ai për një
kohë u strehua në Vushtrri. Një letër nga Veziri Reshid Mehmed Pasha, që ju dërgua Jashar
Pashës i shkoi atij në Vushtrri. Veziri i kishte shkruar atij se ai do të falet,
nëse do të kthehej në Prishtinë, dhe nëse fillon të mbledhë ushqime për
ushtrinë osmane, e cila ishte gati që të hynte në Prishtinë. Jashar Pasha e
pranoi pa hezitim kërkesën e vezirit, dhe kështu u bashkua përsëri në krahun e
mbështetësve të Sulltanit. Jashar Pashës, iu bashkua edhe Ejup Pashë
Ferhatagic, kështu që ata të dy përgatitën terrenin dhe ushqimin për ushtrinë e
Sulltanit, e cila prej Shkupit vinte në drejtim të Prishtinës.
Në këto rrethana,
Mustafa Pasha i Shkodrës, qëndroi pasiv edhe kur kishte ftesë për bashkim me
shqiptarët e jugut. Qëndrimin pasiv të Mustafa Pashës e shfrytëzoi porta e
lartë për një ekspeditë kundër Shkodrës.
Porta e lartë më
një ferman kërkojë nga feudalët e Shkodrës, që të zbatohen rekomandimet për
zbatimin e reformave. Pasha i Shkodrës organizoi një tubim në Shkodër në të
cilin u vendos: Që shqiptarët do të ngritën prapë në kryengritje të armatosur
nëse Porta e lartë fillon me forcë ti zbatoi reformat.
Në këtë takim
shqiptarët i kërkuan disa kushte:
Trajtim të njëjtë
të shqiptarëve me boshnjakët në P. osmane.
Administrata e
brendshme të jetë në gjuhën shqipe.
Të njihet veshja
kombëtare shqiptare si simbol kombëtar.
Që P. Osmane tu
njehë shqiptarëve të gjitha privilegjet dhe pavarësinë e fiseve shqiptare.
Në të njëjtën kohë, Mustafa Pasha ishte në vështirësi,
sepse ushtria e Vezirit të Madh, Mehmed Reshid Pashës, mbështetej nga pasha i
Prizrenit, pasha i Gjakovës dhe Jashar
Pasha i Prishtinës. Ndihma që Mustafa Pasha i Shkodrës i kërkoi nga boshnjakët
nuk i erdhën, dhe pas humbjes që kishte pësuar më parë u shkaktuan trazira të
mëdha në ushtrinë e Mustafë Pashës. Kjo e detyroi atë të mbyllet, me mijëra
mbështetësit e tij më të afërt në kështjellën e Shkodrës, dhe prej andej bënte
përpjekje për të bërë rezistencën e fundit.
Me prishjen e
oxhaqeve, dhe sistemit të jeniçerëve në vitin 1826, P. Osmane filloi në tërë
vendin që të bëjë ndryshime administrative, ndërrim të kuadrove dhe vazhdoi
duke mbledhë ushtarë të rregullt. Reshid Mehmed Pasha u lirua nga detyra e tij
si Vali i Rumelisë, dhe u emërua Sadriazam (Kryeministër), në vendin tij u emërua
ish kryeministri Selim Pasha.
Në këto ndryshime
sanxhaku i Janinës, dhe i Vlorës ju dhanë të birit të Emin Pashës. Selim Pasha
si vali i Rumelisë e dërgojë Latif Efendiun me detyrë myteselim (nën qeveritar)
në Janinë. Me këto ndryshime u krijuan mos pajtime në mes të Reshid Pashës dhe
Selim Pashës, dhe udhëheqja e vendit u nda në dy grupe kundërshtare.
Përkrahësit e Reshid Mehmed Pashës u
tubuan nën udhëheqjen e Deli Kokës dhe e rrethuan Janinën.
Ago Hysejn Pasha
nga Edrenja u dërgua në Shkup, ndërkohë që Reshid Mehmed Pasha u nis për në
Shkodër. Mustafa Pasha kur e mori këtë lajmë i nisi 400 ushtarë të tij mysliman
në drejtim të Manastirit që të marrin atje kuaj nga popullata e krishterë. Këta
kalorës u nisën për në Tiranë, paria e Tiranës i mirëpritën , por ju thanë se
nuk dëshirojnë të dalin kundër ushtrisë së Kryeministrit Reshid Pashës.
Kryengritësit vazhduan rrugën për në qytetin e Elbasanit, por kur u ofruan e
morën lajmin se ushtria e rregullt osmane kishte hyrë në qytet. Në këto
rrethanë u përhapen të pavërteta të shumta. Mustafa pashës i shkoi lajmi se
Reshid Mehmed Pasha me anije dhe ushtaret e tij do të zbarkojë ne Ulqin.
Reshid Mehmed
Pasha nuk shkojë në Ulqin por me ushtrinë e tij u nis drejte Shkodrës. Kur
ushtria e Reshid Pashës arriti në Lezhë u ndesh me përkrahësit e Mustafa Pashës
ku u zhvilluan luftime të përgjakshme.
Pasi që Reshid
Pasha i theu kryengritësit në Lezhë hyri në Shkodër dhe i detyrojë banorët e
Shkodrës që ta rrethojnë Kalanë, duke u afruar edhe ushtria e tij shumë afër ku
ishte strehuar Mustafa Pasha me përkrahësit e tij. Ushtria osmane fillojë të
gjuaj me topa muret e kalasë. Rezistenca vazhdojë për tre muaj, por nga gjendja
e rëndë Mustafa pasha ju dorëzua gjeneralit të gardës së sulltanit, Ahmed Fevzi
Pashës. Pas përfundimit të këtij rrethimi, forcat që kishin ardhur nga Anadolli
u tërhoqën në Shkodër.
Mustafa Pasha u
dërgua në Stamboll dhe u vendos në një konak të posaçëm. Kur sulltani e kuptojë
se Mustafa Pasha ishte gënjyer nga pashallarët e Kosovës ai ja hoqi vendimin që
e kishte marrë për ekzekutimin e tij. Më vonë Mustafa Pasha shërbeu në detyra
të ndryshme në qeverinë osmane, madje një kohë ishte edhe guvernator. Pas pak
kohe Mustafa Pasha , me djalin e tij të madh i cili e kishte gradën e lartë
civile u pranuan te sulltani. Sulltani i dhurojë Mustafa Pashës prona dhe gjë
sende tjara me vlerë dhe një orë të zbukuruar me diamante. Ai Vdiq në vitin
1861 kur ishte me detyrë fetare pranë varrit të Muhamedit në Medinë (Arabi).
Gjithasht nga
sulltani u pranuan në audiencën e tij edhe Ali Hifzi Pasha guvernator nga
Shkupi, Mahmut Pasha prefekti i Prizrenit, Sejfedin Pasha nga Gjakova, Haki
Pasha prefekti i Dibrës, Shashivar zade
Ismajl Pasha, Asllan Pasha, Jashar Pasha zade Bahtijar Pasha, Abdyrrahman Pasha
vëllau i madh i Hifzi Pashës, Hysen Pasha nga Vranja, bejlerët shqiptar Karafil
Beu, Xhelil e Vesel Aga të cilët e kishin ndihmuar qeverinë e sulltanitdhe nga
sulltani si shpërblim morën shpata e dekorata të zbukuruara me diamante.
Gjatë këtyre kryengritjeve, tragjedia e madhe për
popullatën shqiptare të Kosovës ndodhi edhe kur Mehmet Reshid Pasha, prej
Shkupit hyri në Kosovë, dhe me vete kishte një numër të madh ushtarësh shqiptar,
të mbledhur si nizam, dhe disa pashallarë shqiptar që ishin kundër kryengritjeve.
Kjo ushtri e Vezirit të Madh, u ndesh me kryengritësit shqiptar dhe boshnjak në
Kosovën qendrore, në rrethinën e Lipianit.
Hyrja e Mehmed Reshid Pashës në Kosovë, e kishte arritur
efektin që të përçajë edhe më shumë shqiptarët. Në anën tjetër Kryengritësit
shqiptar dhe boshnjak, zhvilluan luftë kundër
shqiptarëve ,dhe bënë vrasje dhe djegie të shumë fshatrave shqiptare. Në këto
rrethana disa nga pashallarët e Kosovës, kaluan në anën e Mehmed Reshid Pashës.
Ushtria e Hysen Gradashqeviqit, arriti te korrë fitore edhe
ndaj Jashar Pashë Gjinollit të Prishtinës, i cili e lëshojë Prishtinën dhe u
strehua në fshatin Mramuer. Ushtria e Mehmed Reshid Pashës, përbëhej nga garda
e ulët me shqiptar, nga rajoni i Prizrenit, në krye me Haxhi Ahmet Pashën, dhe
ishte vendosur në fshatin Sazli afër Ferizajt. Kryengritësit shqiptar dhe
boshnjak, vendosen që ta sulmojnë Ahmet Pashën dhe ta zënë gjallë. Ushtria e
Hysejn Gradashqeviqit u nisë drejtë Sazlisë, ku qëndronte shtabi i vezirit të
madh. Shqiptarët që ishin mobilizuar si nizam të dhunshëm, kaluan në anën e
kryengritësve. Ata që dezertuan filluan që të ndiqeshin penalisht, nga ushtria
e Mehmed Reshid Pashës, në mënyrë që të parandalojë ushtarët shqiptar, që po
ktheheshin kundër tij. Në fshatin Sazli, u zhvillua një luftë e përgjakshme, ku
humbi jetën Haxhi Ibrahim Pasha nga Prizreni, ndërsa u plagosën veziri i madh
Mehmed Reshid Pasha, Ivzi Pasha prej Shkupit, Abdyl Rezak Pasha prej Pejës dhe
Mehmet Begu, që ishte udhëheqës i njësitit të rregullt të kalorësisë.
Në këtë betejë u zunë rob 2000 nizam, 7 topa, disa çadra,
dhe kuzhina e vezirit të madh me të gjitha pajisjet.
Pas humbjes Vezirin e Madh, dhe pashallarët tjerë të
plagosur së bashku me Ibrahim Pashën, të vdekur u tërhoqën në qytetin e
Shkupit.
Kjo luftë bëri jehonë të madhe dhe kryengritja u zgjerua
në Shkup, Vrajë, Leskoc dhe treva tjera shqiptare, që filluan të përkrahin
kryengritjen shqiptaro-boshnjake, kundër reformave në P. osmane.
Gradashqeviqi me ushtrinë e tij vazhdojë ndjekjen e
shqiptarëve, që ishin kundër kryengritjes edhe në viset e Ana Moravës, ku ndaj
sulmeve të tij arriti fitore vetëm qeta e Sylejman Rogoçicës afër kamenicës.
Duke i parë mizoritë e ushtrisë boshnjake kundër kryengritësve, doli edhe
Derall Pasha i Tetovës, i cili më parë ishte për kryengritje shqiptare, nën
udhëheqjen e Mustafa Pashës së Shkodrës. Gjatë ekspeditave kundër ushtrisë së
Vezirit të Madh, kryengritësit boshnjak e dogjën tërësisht fshatin Smirë afër
Vitisë.
Ushtria boshnjake nën udhëheqjen e Hysejn Gradashqeviqit,
me 11 qershor 1832 prej Rrafshit të Kosovës, kaloi në Rrafshin e Dukagjinit, në
qytetet e Pejës dhe Gjakovës. Qytetet ishin vetëm me njësite të vogla të ushtrisë
së rregullt, sepse garnizonet e qyteteve kishin shkuar në Shqipëri, dhe ishin
fokusuar rreth kalasë së Shkodsrës, ku ishte mbyllur Mustafa Pasha.
Abdyl Rezak Pasha nga Peja, qëndroi për një kohë në Shkup, dhe e përcillte
gjendjen në Kosovë, ku ai e kishte një numër të madh të mbështetësve të tij që
të kthehet. Asllan Pasha ju drejtua për ndihma Hysein Gradashqeviqit, ai ju përgjigj
prej Mitrovice dhe Drenice. Gradashqeviqi niset për Pejë dhe zuri pozicionet afër
Pejës. Shumë shqiptarë nga Dukagjini ishin përkrahës të Abdyl Rezak Pashës, dhe ishin kundër kryengritjes
shqiptare e boshnjake. Me ardhjen e Boshnjakëve në Pejë, shqiptarët që ishin
kundër kryengritësve boshnjak, ishin mbyllur në njërën nga Xhamitë në lagjen e
Pejës. Gradashqeviqi filloi të gjuaj me topa në drejtim të xhamisë.
Një shqiptar i cili ishte strehuar ne Xhaminë e Pejës, i frikësuar
nga jo që vërejti nga minarja, vendosi të hidhej nga minarja, sepse përndryshe
nuk mund të zbriste poshtë. Pas kërcimit nga minarja ai mbeti i gjallë. Kur e vërejti
një kryengritës boshnjak, shkoi drejte tij e nxori jataganin, dhe e preu kokën.
Sipas traditës popullore, kur këtë e vërejti Gradashqeviqi, me jataganin e tij
e vrau kryengritësin boshnjak, është folur se ai këtë e bëri, sepse nuk është
dashur ti merrej jeta shqiptarit, që mbeti i gjallë pas kërcimit nga minarja e
xhamisë, dhe për këtë ekzistonte një këngë
e vjetër që e këndonin shqiptarët.
Për shkak të fitores të kryengritjes së boshnjakëve dhe
shqiptarëve, ndaj Vezirit të Madh, Mehmed Reshid Pashës në afërsi të Lipjanit,
ishte shumë i lumtur edhe Vasa Popoviç, i cili menjëherë iu përgjigj princit
Milosh Obranoviqit.
Një agjent i Millosh Obrenoviqit nga Novi Pazari, duke
dërguar lajme për Vaso Popoviç në Kralevë, për fitoren e Boshnjakëve, shtoi se
Veziri i Madh, Mehmed Reshid Pasha e fajësoi Mahmud Pashë Rotulën e Prizrenit për humbjet e tij.
Pas formimit të mbretërisë greke, dhe dhënies së
autonomisë Serbisë, kryengritjet shqiptare kundër P. Osmane nuk pushuan. Kryengritjet
që vazhduan 10 vite më vonë, nën udhëheqjen e Dervish Carës, më shumë filluan të
marrin karakter fetar dhe vëlla vrasëse.
Popullata e krishterë në qytetin Shkodrës, kishin arritur
që ta bindin Vezirin e Madh, që ti ndajë nga myslimanët e qytetit. Të krishterët
e kishin zgjedhur koxhobashin (krye plaku për popullatë të krishterë) dhe dymbëdhjetë
pleq, të cilët i kishte njohur Veziri i Madh. Të krishterët ishin liruar që të
mobilizohen në luftëra, por ishin të obliguar që ta paguajnë taksën vjetore,
prej 40.000 piastrave për sulltanin.
Për popullatën e krishterë në Shkodër fillojë të
interesohet edhe Austria, ku përmes klerit katolik informohej për të drejtat
dhe liritë e tyre.
Përfundim:
Nga gjithë kjo që
u tha më lartë, mund të pohojmë se shkaktarët kryesor të mos suksesit të këtyre
kryengritjeve gjatë këtyre viteve janë: Mos uniteti i pashallarëve shqiptar,
lojaliteti i shume pashallarëve që herë e kundërshtoni dhe herë e ndihmonin
sulltanin, mungesa e diplomacisë, mungesa e përkrahjes nga shtetet evropiane,
zgjerimi dhe aksionet ushtarake të paplanifikuara mirë, dominimi i karakterit
klanor e fisnor i kryengritjes.
Rivaliteti i
pashallëqeve shqiptare, që shpesh herë luftuan ndërmjet veti, nuk kishin
mundësuar, që të krijohet shtresa intelektuale shqiptare, për ta prezantuar
idealin shqiptar në shtetet evropiane.
Bajraktarizmi i tyre, kishte krijuar lider me epshe ç’frenuese, dhe të pirur
për ta dhunuar popullin e vet!
Për të mësuar, nga gabimet historike të kësaj periudhe, është me rëndësi
shumë të madhe, se si trajtohen dështimet e lëvizjeve shqiptare të shekullit
XIX, për ta fituar pavarësinë nga P.
Osmane.
Për të qenë të suksesshme kryengritjet shqiptare, mendoj se është dashur të
mbështeten në dy faktorë të rëndësishëm, e që për fatin e një populli, janë të
lidhur ngushtë mes veti.
Organizimi i brendshëm i popullatës, uniteti dhe forcimi i idealit dhe projekti
kombëtar, që e përbëjnë boshtin e një lëvizje çlirimtare.
Diplomacia e jashtme politike, dhe gjetja e momentit të përshtatshëm, për të
filluar me kryengritje të armatosur, bazuar në shkallën e përgatitjes, nivelit
të ndërgjegjshmërisë kombëtare, aftësisë së arsyetimit para faktorit të brendshëm
dhe ndërkombëtar, dëshmisë së aftësisë ushtarake e politike, si dhe aftësisë së
udhëheqjes për ta vetëqeverisur shtetin.
Pra siç shihet në
rrethanat e fillimit të reformave në P. Osmane, për të luftuar kundër ushtrisë
së rregullt osmane, feudalët shqiptar, nuk ishin sa duhet të përgatitur me
ushqime e pajisje ushtarake, nuk kishin krijuar unitet mes veti, e mbi të
gjitha ju mungonte strategjia e veprimit dhe përkrahja e shteteve evropiane.
Pas shpalljes së
reformave në ushtri, edhe pse P. Osmane e kishin përfshirë trazira , në Stamboll,
dhe në tërë territorin e saj ishte krijuar anarki, mendoj se Mustafa Pasha, me
potencialin ushtarak që kishte, dhe përgatitjen e tij, nuk është dashur që
marshojë në drejtim të Stambollit, për ta humbur moralin e ushtria e tij, që me
humbje të mëdha të shpartallohet nga armata ruse.
Mustafa Pasha nuk është
dashur, që ti besojë aq shumë princit MIllosh Obrenoviqit dhe Rusisë, por është
dashur që me ushtarët e tij, të mos del jashtë trojeve shqiptare, të heq dorë
nga rrethimi i Sofjes, dhe të bëjë më shumë për forcimin e unitetit me
pashallarët tjerë shqiptar.
Të gjendur në këto
rrethana, popullata shqiptare ishte përherë në kryengritje, por që kryengritja
e tyre nuk mori karakter gjithë popullorë dhe kombëtar.
Pashallarët
shqiptar të pa koordinuar mes veti dhe të pa disiplinuar nuk arritën të
organizojnë lëvizje gjithëkombëtare për tu liruar nga P. Osmane.
P. Osmane gjatë
reformave që ndërmori, fisnikët dhe agallarët e dëgjueshëm shqiptar i shndërroi
në nëpunës të thjeshtë administrativ, ndërsa ata që kundërshtuan i likuidoi dhe
i dërgojë në viset e Azisë së Vogël.
Në këto rrethana
pashallarët shqiptar, nuk patën mundësi të zhvillojnë ndonjë projekt të gjerë
kombëtar, për tu ngritur në një lëvizje mbarëkombëtare, për të formuar shtetin
e pavarur shqiptar, ashtu si vepruan popujt tjerë të gadishullit.
Mustafa Pasha i
Shkodrës, edhe pse kishte parashtruar kërkesa te sulltani që të respektohet
gjuha, tradita dhe veshja kombëtare shqiptare, këto kërkesa nuk i kishin bërë
pashallarët tjerë.
Disa pashallarë
shqiptar, për të ruajtur interesat e tyre, shpesh herë i shërbyen sulltanit, për ndonjë privilegje,
post apo për qeverisje gjysmë autonome, në rajoni e tyre ku sundonin .
Kryengritjet
shqiptare u zhvilluan në kohë dhe vende të ndryshme, andaj duke u ngritur herë
në një skaj të trevave shqiptare, e herë në skajin tjetër, P. Osmane këto
kryengritje i shuante me shqiptar, duke i shtyrë që të vriten mes veti, dhe në
këtë mënyrë arrinte që ti shuante pa ju krijuar mundësinë që kryengritjet të
marrin karakter gjithë popullorë.
Gjatë
kryengritjeve shqiptare, rol të madh luajti edhe përkatësia e ndryshme fetare,
dhe nuk u krijua mundësia e bashkimit të përgjithshëm, midis popullatën së
krishterë shqiptare dhe asaj myslimane. Siç u pa pak vite më vonë këto
kryengritje nën ndikimin e bektashinjve shpesh herë deri në fillimin e
rilindjes kombëtare mori karakter kundër të krishterëve.
P. Osmane i kishte
shfrytëzuar shqiptaret në luftërat që i zhvillonte prej Azisë së Vogël, Afrikën
veriore e deri në Evropë, kundër Austrisë dhe shteteve tjera evropiane, kurse
në anën tjetër kundër kryengritjeve shqiptare i shfrytëzonte ushtarakët e vet
më të shquar me origjinë nga vendet e lindjes dhe me origjinë shqiptare, greke
e sllave nga trevat e Rumelisë.
Kryengritjet
shqiptare shpesh herë i udhëhiqnin feudal, ajan dhe lider fetar, andaj kjo
udhëheqje nuk ishte në gjendje që kryengritjes ti jepej ideologjia kombëtare,
për ti bashkuar shqiptarët pa dallim feje e rajoni kundër P. Osmane.
Udhëheqësit e
kryengritjeve shqiptare të mbështetur në klerik fetar, bajraktar e kryetar të
fiseve, nuk kishin shtresë intelektuale, për të kërkuar ndihma dhe përkrahjen e
shteteve të fuqishme evropiane, andaj shpesh herë kërkesat e tyre i drejtoheshin te Mehmed Ali Pasha në Egjipt.
Këta udhëheqës ta
pa arsimuar sa duhet, nuk i kuptonin ndikimet e huaja në trevat shqiptare,
andaj gjatë tre shekujve të fundit, krijonin lidhje të fshehta me Grekët e
serbët, të cilët në këtë periudhë drejtoheshin nga ndikimi dhe politikat ruse,
e që përkraheshin edhe nga shtetet evropiane.
Nga bisedimet e fshehta
me grek, serbë dhe boshnjakët në këtë kohë shqiptarët nuk përfitonin asnjë
ndihmë, por këto lidhje bëheshin pengesë, për ndonjë bashkëpunim të mundshme me
Austrinë dhe shtetet tjera evropiane.
Kryengritjet
shqiptare edhe pse bëheshin për të mbrojtur të drejtat e popullatës shqiptare, duke
kundërshtuar shtypjen dhe mobilizimin e dhunshëm për të luftuar për interesa të
P. Osmane, ato nuk patën asnjë sukses.
Kjo lëvizje në sy
të popujve evropian nuk shihej si lëvizje kombëtare por më shumë si lëvizje
klanore e fetare që ishte rebeluar kundër reformave dhe rendit të ri në P.
Osmane.
Kryengritjet ishin
zhvilluar në kohën kur P. Osmane i kishte filluar reformat, me ndihmën dhe
propozimin e shteteve të fuqishme evropiane, andaj luftën që e zhvillonte
Mustafa Pasha, kundër Reshid Mehmed Pashës, evropianët këtë kryengritje e
shihnin si rivalitet të brendshëm të këtyre dy vezirëve të fuqishëm. Kjo ishte
njëra ndër arsyet që perëndimorët e përkrahnin Mehmed Reshid Pashën i cili mbështeti
reformat dhe përkrahej edhe nga vet sulltani.
Kryengritja
shqiptare gjatë viteve 1826-1832, edhe pse u zgjerua dhe ishte më ë madhja
kryengritje kundër P. Osmane në rajon, u shua pa dhënë ndonjë rezultat për të
fituar liritë, dhe të drejtat qytetare të popullatës shqiptare në rajon.
Shikuar në
aspektin e rrethanave historike të kohës, mund të themi se këto lëvizje dhe
kryengritje të armatosura kundër P. Osmane në njëfarë forme kishin karakter për
çlirim kombëtar, por të vonuara në kohë dhe të pa koordinuara, që nuk morën
përmasa gjithë kombëtare, nga përçarjet e thella shekullore të pashallëqeve
shqiptare, ndasitë fetare dhe interesave të ngushta të klaneve fisnore e
rajonale .
Literatura e përdorur:
T. P. Vukanovi?: Arbanaški ustanci
1826-1832., Vranjski glasnik, Vranje, 1969.
Bedrush Shehu: Çështjet shqiptare në fillim të viteve 30
të shekullit XIX, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990.
Sylejman Kylçe: Shqipëria në historinë osmane, Tiranë,
2004.
Alekdandar Matkovski: Kryengritja e Dervish Carës, Shkup,
1985.
Sadullah Brestovci:, Marrëdhëniet
Shqiptare-Serbe-malazeze, (1830-1878).
Historia e Popullit Shqiptar I: Tiranë, 2002
Historia e Popullit Shqiptar II: Tiranë, 2002
Noel Malcolm: Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë,
1988
Danilo Vulovi? u
knjizi Knjaževa kancelarija, knjiga prva, Nahija požeška 1815-1839,
Beograd 1953.
Ejup Mušovi?, Novopazarski pesnik Sulejman
Tabakovi?, Mostovi, br. 19., Pljevlja 1973.
Jovan N. Tomi?, O Arnautima u Staroj Srbiji i
Sandžaku, Beograd, 1913
Aleksandër Meksi:
Restaurimi i monumenteve të arkitekturës, Tiranë, 2004
Ami Bue: Shqipëria, në Turqinë evropiane, Tiranë, 2011