Speciale » Namani
Qazim Namani: Politikat ruse për sllavizimin e popullatës shqiptare gjatë viteve 1700-1912/13
E enjte, 11.06.2020, 09:16 PM
Politikat ruse për sllavizimin e popullatës shqiptare gjatë viteve 1700-1912/13
Nga
Dr. Qazim Namani
Në
shekullin XVII përveç Austrisë dhe Venedikut në skenën politike kundër P.
Osmane doli edhe Rusia. P. Osmane në këtë kohë ishte në luftë me Austrinë, Venedikun
dhe Rusinë. Në marrëveshjen e Karllovcit 1699, u arrit paqja për 25 vite në dëm
të P. Osmane. Me lidhjen e këtij traktati P. Osmane ju lëkundën themelet dhe
filloi që ta humbë rëndësinë e vet si fuqi politike dhe ushtarake e cila në ato
vite sundonte në tokat më prodhuese dhe strategjike të Evropës, Azisë dhe
Afrikës. Në fillim të shekullit XVIII, Rusia e shtoi ndikimin e saj politik në
mbrojtje të popullatës ortodokse në More dhe në Malin e Zi.
Gjatë
mesjetës së hershme popullata në Malin e Zi, përbëhej prëj disa fiseve me
origjinë arbërore, që kishin marrëdhënje të ngushta me dalmatët dhe fiset tjera
ilire.
Nën
ndikimin e Venedikut dhe Papatit, popullata ne qytetet bregdetare, ishte e
besimit kaltolik, ndërsa te popullata në viset rurale dominonte besimi
ortodoks.
Në
shekullin XV kur ushtria osmane e pushtojë qytetin e Shkodrës, fiset në Malin e
Zi e zgjodhen nje udhëheqës fetar. Prej fillimit të shekullit XVII, udhëheqësit
fetar në Malin e Zi përkrahëshin me të gjitha mjetet nga rusët.
Gjatë
shekullit të XVI, në kohën e Sylejman Ligjedhenësit dhe Sokolo Mehmet Pashës,
Patriarkana e Stambollit, për ta penguar dominimin e arbërorëve në kishat
ortodokse në trevat shqiptare, dhe përhapjen e katolicizmit te shqiptarët
përmes Venedikut, stimulonte udhëheqësit fetar në kishat ortodokse arbërore, që
të orientohen kah kisha ortodokse ruse, dhe Patriarkana e Stambollit. Ndikimet
e Sokol Mehmet Pashës, që ishte me origjinë sllave nga Hercegovina, i shtyri
shumë klerik arbëror që të mbajnë liturgji në gjuhët sllave dhe me kohë të
ndihën si sllav. Kjo dëshmohet dhe me mbiemrat e fiseve shqiptare dhe klerikve
në Malin e Zi, tek të cilët kishte filluar procesi i sllavizimit.
Në
përgjithësi deri në shekullin e XVIII, popullata e këtyre fiseve ishte e ndarë
në fise dhe për kah tradita, gjuha, fizionomia e raca nuk kishin dallime me
fiset tjera arbërore. Që nga fillimi i shekullit XVIII, nga ndikimet e kishës
ortodokse dhe politikës ruse të Pjetrit te Madh, në ato vise ka filluar
sllavizimi i disa fiseve arbërore. Në këtë kohë Rusia dhe Venediku e nxitën
popullatën e krishterë në Malin e Zi, që të ngriten në kryengritje kundër P.
Osmane.
Në
vitin 1715, P. Osmane i shpallë luftë Venedikut që synonte pushtimin e
bregdetit Adriatik. Gjatë këtyre viteve politikat ruse përputhëshin me
politikat e Venedikut për përkrahjen e popullatës së krishterë arbërore. Këto
dy vende vepronin kundër myslimanëve arbëror që ju kishin nënshtruar këtij
procesit në forma të ndryshme që aplikoheshin nga P. Osmane që nga fillimi i shekullit XV.
Përhapja e bektashizmit në trojet shqiptare gjatë shekullit XVII, kishte
ndikuar dukshëm në myslimanizmin e shqiptarëve. Gjatë këtij shekulli roli i
kishës katolike dhe klerit katolik shqiptarë vinte duke u zvogëluar.
Myslimanizmi i popullatës shqiptare u shtua sidomos pas lutës Austro-turke të
vitit 1689.
Pjetri i Madh me
politiken e tij admironte dhe mbështeste aktivitetet fetare jo myslimane në
Gadishullin Ilirik. Me politiken e tij ai nxiste ndjenjat nacionale e fetare të
popullatës së krishterë kundër P. Osmane. Udhëheqësi fetar i Malit të Zi,
Danilo Petrovi? i nxitur nga përkrahja ruse, natën e kërshëndellave organizojë therjen e
të gjithë myslimanëve që nuk e pranonin kthimin në fenë e më hershme. Siç shihet politika e Rusisë e shtyri
Danilo Petrovi?i që të sulmojë fiset arbërore të Stanajve, që e kishin pranuar
myslimanizmin dhe të afërmit e udhëheqësit fetar të më hershëm në Malin e Zi,
Maksim Cernovievi? i cili ishte myslimanizuar. Me këto
veprime mund te themi se fillon vëllavrasja e popullatës arbërore në Malin e Zi
e që zgjati plotë 300 vite deri në fund të shekullit XX.
Pas kësaj ngjarje popullata ortodokse në Malin e Zi tërësisht vihet në shërbim të Rusisë dhe organizonte sulme dhe kryengritje kundër P. Osmane.
P. Osmane për të
shuar kryengritjet i përdorte feudalët mysliman të Hercegovinës, Shkodrës dhe
viseve tjera shqiptare. Me këto veprime tani veç kishte filluar vëllavrasja mes
pjesëtarëve të fiseve shqiptare që sapo kishin nisur procesin e myslimanizmit
dhe atyre që kishin hyrë në procesin e sllavizimit. Gjatë shekullit XVIII dhe
fillim të shekullit XIX, osmanët i shfrytëzuan përçarjet në mes pashallëqeve
shqiptare, duke i përdorur për të shuar kryengritjet në trevat shqiptare dhe
vende tjera në Azi dhe Afrikë.
Që nga fillim të
shekullit XVII, Rusia në Malin e Zi përkrahte hapjen e shkollave,
shtypshkronjave dhe kishte filluar të dërgojë klerik, misionar dhe diplomat
rusë në territoret shqiptare. Sipas planeve të studiuara mirë agjenda ruse
ishte fokusuar që të merr në mbrojtje popullatën ortodokse buzë detit Jon dhe
detit Adriatik.
Ndër pikat më strategjike në jugë ishte zgjedhur Moreja e populluar
me popullatë arbërore të besimit ortodoks dhe Hercegovina e territoret e Malit
të Zi po ashtu me popullatë arbërore të besimit ortodoks. Ndërhyrja e Rusisë në
këto territore është bërë përmes klerikëve ortodoks, ndërsa në rrafshin
diplomatik Rusia zhvillonte raporte të mira me qytetet dhe shtetet evropiane,
dhe arsytohej me ndërhyrjen e saj për ta luftuar procesin e myslimanizimit dhe
ndikimit osman në këtë pjesë të Evropës. Rusia me diplomacinë e saj pas
depërtimit në More dhe Malin e Zit të sotëm, e krijojë harkun e veprimeve
diplomatike në formë të patkoit prej Adriatikut e deri në Detin e Zi.
Rusia
gjatë shekullit XVIII duke e shfrytëzuar fillimin e rënjës së P. Osmane,
kryengritjet e popullatës autoktone që ishte në përkrahje të Austrisë për hyrë
në luftë kundër P. Osmane, përkrahjen e Venedikut, thellimin e ndarjes fetare,
si dhe përqarjen e pashallaqeve shqiptare, e fillojë procesin e sllavizimit të
fiseve shqiptare në territoret shqiptare e veqmas në Malin e Zi përmes
udhëheqësve të kishës ortodokse.
Në
anën tjetër Rusia e mbeshteste greqizimin e popullatës arbërore në brigjet e
detit Jon. Në fund të shekullit XVIII, Rusia fillojë të zgjerojë ndikimin e saj
të popullata ortodokse në pjesën qëndrore të Gadishullit Ilirik, për ti ngritur
në kryengritje kundër sundimit osman. Popullata shqiptare ortodokse në malësinë
e Malit të Zi nën ndikimin e kishes ortodokse dhe klerikve rus kishte hyrë në
procesin e sllavizimit sa që deri në fund të këtij shekulli pothuaj se e kishin
braktisur gjuhën arbërore dhe në familjet e tyre kishin filluar të flasin
gjuhët sllave.
Në
fund të shekullit XVIII poashtu Rusia dërgoi në trevat shqiptare më shumë
klerik dhe shuma të mdha parash duke e zgjeruar diplomacinë e saj, përmes
kishës ortodokse fillojë disa kryengritje të populatës ortodokse shqiptare dhe
vllahe në rrethinën e Smedereves dhe disa qyteteve e fshatra në rrethinen e
Beogradit. Me qëllim për ta formuar një komb të ri, popullata ortodokse e
rajonit që fillojë të koncentrohet në rrethinen e Beogradit dhe Smedereves u
quajtën serbë. Kur serbët filluan të kërkojnë pavarësinë, malazezët e ngritën
flamurin rus në kishat dhe objektet e tyre.
Politika
ruse synonte që përmes kryengritjeve ta krijonte një ndarje në mes populates
arbërore tani më të myslimanizuar dhe popullatës arbërore të krishterë në vijën
e patkoit prej Malit të Zi e deri në lumin Danub.
Gjatë
kësaj periudhe dhe fillimit të shekullit XIX, Rusia i zhvilloi disa beteja
luftarake kundër P. Osmane, të cilat përfunduan me fitoren e Rusisë. P. Osmane
pas humbjeve në këto luftëra u detyrua që të nënshkruaj disa marrëveshje të
favorshme për popullatën ortodokse në territoret e banuara me popullatë
shqiptare.
Në
fundë të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX, Rusia filloi sulmet
ushtarake kundër P. Osmane. P. Osmane që ishte në rënje humbi disa beteja dhe
në disa marrëveshje pas armëpushimit me
rusët u nënshkruan
privilegje për popullatën ortodokse në Gadishullin Ilirik.
Lufta
ruso-osmane që zgjati rreth gjashtë vite përfundojë në vitin 1812, duke e
nënshkruar traktati e Bukureshtit. Sipas këtij traktati serbëve ju siguruan
shumë privilegje, duke u bërë falja e përgjithëshme pas kryengritjeve së tyre.
Duke
e parë rrezikun nga Rusia gjatë fillimit të shekullit XIX, në arenën
ndërkombëtare Austria bënte presion për të penguar ndikimin rusë në Malin e Zi,
Hercegovinë dhe viset tjera veriore.
Rusia
në fillim të shekullit XIX doli hapur me projektet e saja për formimin e
shteteve sllave në territorin e Rumelisë.
Në
vitin 1815 perandori rus Aleksandëri I e inicoj “Aleancen e Shenjtë” e cila u
nënshkrua në Vjenë nga shtetet më të fuqishme evropiane, Perandorisë Austriake,
Prusisë dhe Rusisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje ishte që të shuhen të gjitha
kryengritjet në Evropë me qëllim të respektimit të fesë paqës dhe drejtësisë.
Kjo marrëveshje ishte e dëmëshme për popullatën shqiptare. Duke u mbështetur në
këtë marrëveshje P. Osmane organizoj disa planet që të
shuajë pashallëqet dhe kryengritjet shqiptare. P. Osmane në vitin 1821 arriti
që ta shuaj pashallëkun e Janinës, ndërsa në vitin 1830 e shuajti edhe
pashallëkun e Shkodrës.
Në
vitin 1830 me ndihmen e mbretit Lutvig të Bavarisë dhe aleatve tjerë përendimor
mbi kulturën dhe civilizimin iliro-arbëror u formua shteti grek. Djali i dytë i
mbretit Lutvig të Bavarisë, princi Otto u zgjodhë mbret i Greqisë.
Po
ashtu me ndihmen dhe përkrahjen e Rusisë dhe aleatve të saj në vitin 1830 edhe
Serbia e fitojë autonominë.
Feudalët
dhe pashallarët shqiptar në këtë kohë nuk kishin platform kombëtare, për ta
ruajtur unitetin ata dolën të përqarë edhe kur, P. Osmane gjatë shekullit XIX i
filloi reformat në armatë, por edhe më vonë kur filluan reformat e tanzimatit.
Me reformat e tanzimatit popullata shqiptare përjetojë edhe një ndarje të
thellë pas identifikimit të kombit me fenë. Me këtë rast u formuan milete të
ndrushme brenda popullit shqiptar, dukuri kjo që e shpejtoi edhe më shumë
ritmin e asimilimit të shqiptarëve.
Disa
prej feudalëve shqipëtar i përkrahnin reformat derisa të tjerët i
kundërshtonin. Sipas këtyre reformave shqiptarët mysliman tani më
regjistroheshin si osmanlinjë edhe pse gjuha, raca, muzika dhe zakonet ishin
krejtë të ndryshme me osmanlinjët.
Reformat
e tanzimatit 1839 dhe ndarja e popullatës shqiptare në baza fetare, në atë kohë
i shkonin për shtati Rusisë për të realizuar planet pansllaviste për formimin e
shteteve sllave në tokat shqiptare.
Rusia
tani më i kishte hartuar disa projekte për sllavizimin e popullatës ortodokse
vllahe e shqiptare, dhe bashkimin e tyre kundër P. Osmane.
Pas
nënshkrimit të traktatit të Parisit në vitin 1856, Rusia filloi që ti nxitë për
kryengritje të krishterët në Ballkan. Bazuar në platformën e këtyre projekteve,
rusët i nxitën malazezët që të sulmojnë disa fortifiklime, që mbahëshin nga
rezervistët mysliman shqiptar. Pas reformave të tanzimatit P.Osmane mobilizoi
ushtarë nga masat popullore të Sanxhakut të Nishit për të shuar kryengritjet në
Malin e Zi. Pas këtyre betejave Rusia prapë i shtynte për kryengritje malazezët
për të kërkuar zgjërimin e tyre në Hercegovinë.
P.
Osmane nga presionet e Rusisë dhe Francës u detyrua të pranojë propozimet e
tyre për zgjerimin e Malit të Zi në tokat e Hercegovinës.
Me
ndikimin e Rusisë, në Bukureshtë ishte organizuar një kongres sllavë, ku u morë
vendim që nëse malazezët vazhdojnë kryengritjet kundër P. Osmane, Malit të Zi
do ti jepej Hercegovina. Në këto rrethana Rusia përgatitej për ta organizuar
një kryengritje të madhe kundër P. Osmane, duke i shfrytëzuar malazezet, serbët
dhe ortodokset tjerë të rajonit.
Në
prag të krizës lindore, nga Rusia në Serbi erdhen shumë oficerë dhe vullnetarë
për të filluar luftën kundër osmanëve. Në Beograd koncentrohej popullata
ortodokse nga të gjitha trevat e Ballkanit, madje edhe ortodoks shqiptar e
vlleh nga Shqipëria e Maqedonia.
Pas
fitimit të autonomisë, në Beograd kishin shkuar shqiptarë e vllehë të arsimuar
nga Austria dhe vende tjara, e të cilët kontribuan për formimin e
institucioneve shtetërore të Serbisë. Në qershor të vitit 1876 Serbia dhe Mali
i Zi i shpallën luftë P. Osmane. Në dhjetor të vitit 1876 u mbajtë konferenca e
amasadorëve, ku u vendos për çlirimin e popullatës së krishterë në Gadishullin
Ballkanik.
Rusia e kishte fituar
përkrahjen nga të krishterët që jetonin në P.Osmane, kurse në anën tjetër e
kishte bërë për veti edhe opinionin politik të Evropës, kështu që në muajin
prill të vitit 1877 i shpalli luftë P.Osmane.
Serbia e nxitur nga Rusia e filloi luftën me 2 dhjetor 1877. Ushtria serbe e ndihmuar nga vullnetarët rusë arriti me shpejtësi të pushtoi trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që nga Krusheci, Piroti, Nishi, Aleksinci, Prokupla, Kushumlia e Leskoci, duke depërtuar në drejtim të Jabllanicës së epërme. Gjatë kësaj ekspedite ushtria serbe bëri shumë vrasje therje, djegëje dhe shpërngulje masive të popullatës së pambrojtur autoktone shqiptare. Qeveria turke u detyrua të nënshkruaj traktatin me Rusinë, ku Turqia duhej të hiqte dorë nga Rumelia.
Me 13 qershor u mbajt kongresi i Berlinit. Ndër pikat kryesore të këtij traktati ishin:
Pavarësia e Rumanisë,
Serbisë dhe Malit të Zi, këtyre të dyjave duke iu mundësuar zgjerimin e kufijve
në dëm të trojeve shqiptare.
Okupimi i përkohshëm i
Bosnjës dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria.
Formimi i Bullgarisë si principatë autonome.
Vendimet e kongresit të Berlinit ishin fitore e madhe për Rusinë dhe shtetet e reja sllave të formuara në dëm të trojeve shqiptare. Me këtë rast harku i patkoit rus u përqendrua në mes të tokave shqiptare në kufirin e ri me P. Osmane. Shtetet sllave që e fituan pavarësinë me përkrahjen ruse deri në luftërat ballkanike 1912, i zhvilluan projektet e tyre për një aleancë të përbashkët për dëbimin e P. Osmane dhe pushtimin e tokave shqiptare deri në detin Adriatik dhe lumin Shkumbin.
Pas fitimit të pavarësisë së Malit të Zi dhe
Serbisë 1878, ndaj territoreve të pushtuara arbërore, që më parë ishin të
banuara me popullatë shqiptare, u hartuan programe për kolonizimin e tyre me
popullatë sllave. Shumë toka shqiptare ju dhuruan ushtarakëve serbë e malazez
që kishin marrë pjesë në vrasjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve.
Në brezin e ri kufitar në mes të Serbisë dhe
P. Osmane, në Toplicë, Jabllanicë, Llap e Galab, ishin sjellë malazez me
origjinë shqiptar gjysmë të sllavizuar, që kishin marrë pjesë në lufta të
shumta për vrasjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve.
Popullata shqiptare nga Toplica, tani më
ishte vrarë dhe shpërngulur në shtete fqinjë, disa prej tyre kishin shkuar në
Rumuni, Austrohungari e shtete tjera evropiane, por pjesa dërmuese e tyre ishte
koncentruar brenda kufijve të P. Osmane. Gjurmë të këtyre familjeve shqiptare
të shpërngulura nga vatrat e tyre i gjemë edhe sot në Bosnjë, Austri, Hungari,
Rumuni, Bullgari e vende tjera përmes mbiemrave që i ruajtën, duke marrë
mbiemrat e tyre nga fshatrat që ishin shpërngulur. Për fat të keq këto familje
me kohë u asimiluan në vendet e huaj ku u vendosen.
Me kujtohet një rast kur në fund të viteve
tetëdhjeta të shekullit XX, si i ri kisha filluar të punoja në një hotel në
Gjermani. Në atë hotel kishin qenë duke punuar dy serbe, nga një fshatë afër
Lebanës së Leskocit. Njëra prej tyre ishte në moshë dhe quhej Bosilka, e cila
një ditë më pyeti. Ma shpjego të lutem çka do të thotë në gjuhën shqipe kjo
thënie: “ O ta qisha nana pasha zota”, e shikova me habi dhe e pyeta! Ku
e ke dëgjuar ti këtë? Ajo fillojë të shpjegojë se këtë e kishte mësuar qysh si
fëmijë, nga prindër dhe fqinjët në fshatin e saj të lindjes. Pleqtë tanë kur
kishin ndonjë festë apo tuboheshin në ndonjë ndejë shtoi ajo, tregonin se gjatë
shpërnguljes së shqiptarëve nga ato fshatra nga ushtrisë serbo-ruse, ushtrisë
tonë ju printe një njeri që quhej Rama. Kur Rama i sulmonte shqiptarët, dhe ju
digjte shtëpitë, ata iknin duke reaguar me këto fjalë kundër Ramës! Rast i
hidhur, por kjo bëri të kuptojë se në ato vite të vështira fitorja sllave ndaj
trojeve shqiptare ishte realizuar duke i shfrytëzuar edhe vet shqiptarët!
Dëshmi
nga literatura serbe se Rama ishte bashkëpunëtor i tyre në shpërnguljen e
shqiptarëve gjatë krizës lindore 1878.
Nga
literatura serbe kuptojmë se në kohën kur Feliks Kanicki e viziton Leskocin dhe
fshatrat shqiptare përmendet Rama si
bashkëpunëtor i serbëve.
Kjo thënie e Bosilkës, ma rikujtoi shkrimin e gazetarit danez i cili gjatë luftërave ballkanike 1912 punoi si gazetar qytetin e Vrajës, Preshevës, Kumanovës dhe Shkupit. Ai shkroi se një shqiptarë ndiqej nga tre ushtarë serbë. Më në fund djaloshi shqiptar u dorëzua, u ulë dhe qëndronte duke e mbajtur kokën mbi gjunjë, duke shikuar i frikësuar. Njëri nga ushtarët serbë shtiu me armë mbi trupin e tij. Djaloshi që u vra, u rrokullis për toke, me fjalët e tij të fundit, duke thënë diçka të keqe për Petar Karagjorgjeviqin. Me siguri se ky shqiptarë që u vra e dinte se mbreti serbë Petar Karagjorgjeviqi ishte pinjoll i një familje shqiptare, që me kohë ishte serbizuar, ashtu sikurse Rama në tregimin e Bosilkës, që me siguri ishte një shqiptar i cili kishte ndjekur dhe vrarë shqiptarët në shtëpitë e tyre.
Gjendja e popullatës shqiptare gjatë
shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, sot më rikujton edhe thënien e gjyshit
tim të ndjerë, thënie këto që ishin dëgjuar dhe trashëguar nga paraardhësit e
tij: Kanë
thënë të moçmit, kur katoliku e merr skelën e Durrësit populli shqiptarë del në
selamet.
Gjyshi im i lindur në vitin 1909, në
Prapashticë si fshat kufitar ku u zhvilluan beteja të ashpra për mbrojtjen e
kufirit në luftërat bukanike, ishte rritur me fjalët e shqiptarëve kur të
vjetrit bisedonin se: Vendin tonë e shiti Myrtati, që do
të thotë e kishin kuptuar se trojet shqiptare i kishte dorëzuar Turqia me hilet
që bëri për mbrojtjen e kufirit me Serbinë.
Në prag të luftërave ballkanike, popullata
shqiptare në brezin kufitar me Serbinë ishte çarmatosur tërësisht, ndërsa
shqiptarët që ishin të mobilizuar në mbrojtje të kufirit e kuptuan se komanda
turke nuk i gjuante me topa dhe armë
tjera caqet ku ishte koncentruar ushtria serbe.
Një komandues shqiptar i njohur me emrin
Vesel Arnauti kur e kuptojë se ushtria turke e dorëzoi kufirin i mobilizoi shqiptarët
dhe e shtyri ushtrinë serbe deri në Leskoc. Për veprimet e tij pa pëlqimin e
komandës së përgjithshme të ushtrisë turke Vesel Arnauti u arrestua dhe u
syrgjynos apo u vra diku në Turqi, dhe për fatin e tij nuk dihej. Disa ushtarë
shqiptar nga kjo betejë në malet e Galabit shkuan në malet e Taraboshit që
ishin mobilizuar në mbrojtje të Shkodrës nga ushtria serbo-malazeze
Siç shihet e vetmja shpresë e popullit
shqiptar për të shpëtuar nga projektet pansllaviste dhe osmane ishte Evropa
perëndimore.
Siç shihet përveç pushtimit të tokave
shqiptare, Mali i Zi edhe Serbia përfituan duke e përvetësuar trashëgiminë
shpirtërore dhe materiale të popullatës shqiptare.
Gjatë shekullit XIX të gjitha kishat
shqiptare u përvetësuan, në këto kisha u sollën klerik të shkolluar në Rusi dhe
tani liturgjia mbahej në gjuhën serbe. Përmes këtyre klerikëve bëhej propagandë
për kinse çlirimin e “Serbisë së Vjetër”, çlirimin e kishave mesjetare, mitin
për betejën e Kosovës, Me Vuk Karagjiqin kishin filluar të përvetësohen traditat
dhe të gjitha këngët epike popullore shqiptare.
Këtë po e dëshmoj me tre shembuj për
lahutarët e shënuar nga studiuesit serbë se kishin origjinë serbe e në fakt ata
kishin origjinë nga fiset shqiptare.
Si rast konkret e dëshmojmë me mbiemrin e familjes së Hasan Pllanës i cili në ato vite ishte shpërngulur në Trebinje të Bosnjës, për të cilin është shkruar se ishte lahutar dhe këngëtar i njohur.
Me origjinë shqiptare dikur kishte qenë edhe familja e
Ponovic Koicës së Marocës, i cili gjatë luftërave ballkanike i kishte grabitur
dy vajza shqiptare, njërën në fshatin Kremenat, dhe tjetrën në Kranidell të
komunës së Dardanës. Nga kjo familje doli edhe Radivoje Papovi? ish rektor i
Universitetit të Prishtinës gjatë viteve nëntëdhjeta të shekullit XX.
Siç shihet edhe nga literature serbe Kojica kishte lindur në vitin në vitin 1867 në Goliji të Malit të ZI, ndërsa në vitin 1889 ishte shpërngulur në fshatin Marocë. Kojica pas kryerjes së shkollës fillore ishte bërë oficer në armatën malazeze. Në vitin 1922 e kishin vrarë shqiptarët. Kojica ishte njeri i qartë dhe lahutar i mire shkruan historiani serbë.
Ivanovi? Pero (Begov), i lindur në vitin 1852 në fisin Kuq në Malin e Zi. Ivanovic ka vdekur në fshatin Dumnicë të Podujevës. Ishte oficer aktiv në ushtrinë e Malit të Zi si dhe kapiten i lahutarëve, i cili në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX njihej si lahutari më i mirë gjatë kohës së tij në Malin e Zi. Në fillim të shekullit XX ka kënduar me lahutë në oborrin e knjaz Nikollës në Cetinje.
Që nga fillimi i shekullit XIX, të rinjtë sllav që u
shkolluan në shtetet perëndimore, u anëtarësuan në lëvizjet pansllaviste, për
ta sllavizuar popullatën autoktone në Gadishullin Ilirik. Me projektet e tyre
dërguan misionar të shumtë për trë shëtitur të gjitha trevat e Gadishullit,
kontaktuan shumë njerëz, angazhuan ekipe të shumta për të punuar harta, dhe për
të ndryshuar toponimet e emër vendeve. Sipas këtyre projekteve parashihej përvetësimi
i objekteve të kultit, të trashëgimisë profane dhe sakrale të trashëgimisë
kulturore shqiptare.
Kjo platformë pansllaviste vazhdojë edhe gjatë gjithë
shekullit XX. Ku autorë të shumtë nga të gjitha kombet dhe kombësitë jo
shqiptare në ish Jugosllavi u shtynë nga pushteti dhe institucionet akademike
serbe për të mohuar çdo gjë shqiptare në trevat tona.
Studiuesit boshnjak nga Sarajeva Hamid Hadžibegic, Adem Hondžic dhe Eshref Kovaqevic në vepren “Obllast Brankoviça” Opširni Katastarski Popis, iz 1455 godine botuar në vitin 1972 në Sarajevë, bëjnë përpjekje të shpjegojnë etimologjinë e fshatrave në vilajetin e Vuk Brankoviçit. Nga shkrimet e tyre një gjë vihet re se Akademia e Shkencave të Serbisë i vënë në shërbim të verbër pikërisht disa studiues boshnjak nga Sarajeva për të hyrë në traditën serbe, për falsifikimin e historisë së popujve të Gadishullit Ilirik. Këta studiues nuk janë të vetmit që e përjashtojnë gjuhën më të vjetër të këtij Gadishulli (pra gjuhën shqipe), si argument për të shpjeguar etimologjinë e këtyre fshatrave në këtë vilajet. Këta jo vetëm që nuk e njohin gjuhën shqipe, por dhe harrojnë se pikërisht kjo gjuhë është dashur të merret për bazë, për të ardhur deri te rezultatet e qëndrueshme shkencore. Do të ndalesha te emërtimet e disa fshatrave të regjistruara në këtë vilajet në vitin 1455 si: Burçak, Lan, Grah, Bakla, Kutlesh, Babali, Burrnik, Bujanc, Leshnicë, Llapashticë, Drenica, Dubnica, Kuçlan, Penduja, Trim, Trikala, Kor-ter-paq, Kenuzi, Arbanash, Mur-Guli, Vllashi, Mirash, Vrapcic, Lanishtë, Gërmija etj. Studiuesit në fjalë etimologjinë e këtyre fshatrave e nxjerrin nga persishtja, turqishtja, sllavishtja dhe gjuhë tjera pa menduar se përmes gjuhës së injoruar (pra gjuhës shqipe) do të injorohen vet si studiues të pa ditur dhe qesharak. Po marrim p.sh. emërtimin e fshatit Grah të cilin e nxjerrin nga sllavishtja (sllavenska rjec) Pasulj, Grah. Mendoj se rruga e ndjekur e këtyre shkencëtarëve nuk do koment! Por vetëm duhet shtuar pyetjen se kur është bërë ky regjistrim? Kur është zbuluar Amerika? Dhe së fundi kur kjo bimë ushqyese dhe shumë bimë tjera janë sjellë nga Amerika në Gadishullin Ballkanik? Dëshmia do të ishte : Ky regjistrim është bërë në vitin 1455. Amerika është zbuluar në vitin 1492, kurse kjo bimë ushqyese sigurisht në Ballkan ka mundë të vij diku kah fundi i shekullin XVI ose më vonë.
Pra siç shihet
kaluan plotë dy shekuj përpjekje të studiuesve sllav për të zhdukur çdo gjurmë
të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.
Deri në fillim të
shekullit XX, fiset arbërore të sllavizuara në Malin e Zi e pranonin origjinën
e tyre arbërore.
P. Osmane në
fillim të shekullit XX, ballafaqohej me problem të shumta ekonomike por edhe
ushtarake. Shqiptarët që e kishin filluar rilindjen kombëtare i filluan
kryengritjet e armatosura për pavarësi dhe krijimin e shtetit kombëtar.
Rusia në këtë kohë
ishte përqendruar thelle në çështjet ballkanike. Ajo kishte fuqizuar shtetet
sllave dhe i përkrahte fuqishëm në luftë kundër P. Osmane. Agjentet sllav tani
më kishin depërtuar thellë në punët e brendshme të P. Osmane dhe në territoret
e banuara me popullatë shqiptare. P. Osmane në vitin 1910 e kishte dërguar në
trojet shqiptare ministrin e luftës Mahmut Shefqet Pashën, i cili kishte
ndërmarrë disa ekspedita ushtarake kundër kryengritësve shqiptar, por edhe
ekspedita për çarmatosjen e popullatës civile shqiptare.
Me inicimin e
Rusisë shtetet e reja sllave dhe Greqia ne vitin 1912 e formuan koalicionin
ballkanik për të filluar luftën kundër P. osmane. Sipas këtyre planeve
pansllaviste me qëllim populli shqiptarë ishte lënë jashtë kësaj aleance. Në
tetor të vitit 1912 Serbia dhe Mali i Zi i filluan sulmet ushtarake kundër
trojeve shqiptare. Në këtë luftë hynë edhe Bullgaria dhe Greqia. Mijëra
vullnetar nga shtetet sllave të veriut u mobilizuan në këtë luftë. Rusia e
mbështeste Serbinë me oficer, vullnetar, teknikë ushtarake dhe mallra. Qindra
vagonë rus furnizonin ushtarët sllav në vijën e frontit. Në zonën e luftimeve
kishin ardhur gazetarë nga të gjitha shtetet e fuqishme evropiane.
Masakrat ndaj
popullatës shqiptare ishin bërë të përditshme dhe një sport gjahu për ushtrinë
serbe. Serbët i shikonin shqiptarët si njerëz të dëmshëm që duhet të
shfaroseshin. Ushtria serbe në rrethinën e Vrajës, Kumanovës, Prishtinës dhe
qyteteve tjera vrau një numër të madh të shqiptarëve të pafajshëm. Në qytetin e
Kumanovës raportohej për 3000 shqiptar të vrarë, në rrethinën e Prishtinës 5000
të vrarë, numri i të vrarëve ishte shumë i madh edhe në qytetet tjera.
Për ta përcjell
gjendjen nga afër në vijën e frontit kishte ardhur edhe mbreti i Serbisë Petar
Karagjorgjeviqi. Petar Karagjorgjeviqi raportonte para gazetarëve të huaj se
shumica e të vrarëve dhe arrestuarve në Vrajë dhe qytete tjera janë shqiptarë.
Në Vrajë pranë gazetarëve të huaj
qëndronte princi Alexis Karagjorgjeviq i cili ishte djali i axhës së mbretit
Petar Karagjorgjeviq. Para gazetarëve të
huaj Petar Karagjorgjeviq deklaronte se kjo luftë do ti sjell Ballkanit përparim
kulturorë. Në qytetin e Vrajës festohej për fitoret e ushtrisë serbe në betejat
e frontit. Pas rënies së Kumanovës dhe Shkupit u organizuan festime me këngë
dhe valle. Përveç këngëve dhe valleve këndoheshin edhe himnet kombëtare serbe,
greke, malazez, francez dhe rus. Për të festuar në qytetin e Shkupit me mbretin
Petar Karagjorgjeviq kishin ardhur edhe princi Aleksandëri, princi Georg
Karagjorgjeviqi dhe Nikolla Pashiqi me origjinë familjare nga një fshat në
rrethin e Tetovës, pra të gjithë këta ishin me origjinë shqiptaro-vllahe.
Gjatë tërë
rrugëtimit të ushtrisë serbe janë bërë vrasje dhe plaçkitje te popullatës së
pafajshme shqiptare. Vrasje e djegie u bënë në të gjitha fshatrat e banuara me
shqiptarë, popullata braktiste fshatrat dhe koncentroheshin në qytete. Në
qytetet e Kosovës u bënë shumë plaçkitje dhe vrasje në Prishtinë, Prizren,
Pejë, Gjakovë. Këto hordhi barbare vrasjet i vazhduan edhe në fshatrat e Lumës,
Kukësit e deri sa e pushtuan portin e Lezhës dhe Durrësit. Pas marrjes së
portit të Lezhës dhe Durrësit ushtria serbe tani festonte për realizimin me
sukses të projektit të tretë sllav të patkoit për pushtimin dhe tkurrjen e
trojeve etnike shqiptare.
Për çudi nga mos
njohja e krimeve dhe terrorit që bëri ushtria serbe ndaj popullit shqiptar
gjatë luftërave ballkanike, në varrezën e Sharrës në Tiranë, në vitin 1939
është ngritur një memorial kushtuar 522 ushtarëve serbë që vdiqën gjatë viteve
1912-1913 në Shqipëri! Vërtet është e pa kuptimtë që në Tiranë të ngrihet
memorial për 522 ushtarët serbë pa u ngritur asnjë memorial për dhjetëra mijëra
shqiptarë të vrarë dhe qindra mijëra tjerë të shpërngulur prej ushtrisë serbe
gjatë këtyre luftërave! Kjo besoj se ka ndodhur për shkak të mungesës së një
platforme kombëtare shqiptare, për të
eliminuar dallimet në mendje dhe dhimbje për popullatën tonë, që ruan gjuhën, traditat dhe kulturën
tradicionale arbërore përkundër dallimeve të vogla në të gjitha hapësirat e
Gadishullit Ilirik.
Si përfundim mund
të them se, të dhënat historike na mësojnë se edhe te popujt dhe shoqëritë
tjera të një përkatësie etnike, ka dallime të vogla në religjion, dialekte dhe
tradita, por popujt që krijuan unitet kombëtar e fetar dëshmuan që kanë arritur
t’u bëjnë ballë ndikimeve te huaja vetëm me tradita të qëndrueshme kulturore.
Popujt me kulturë të përsosur dhe unifikuar mbijetuan ndaj huazimeve,
asimilimeve dhe projekteve të fuqishme për shkrirje në popuj dhe kultura tjera.
Strategjia e jonë
kombëtare duhet fokusuar në drejtim të nxjerrjes në pah të vlerave tona
kulturore evropiane, përkundër projekteve pansllaviste, greke e osmane për
dominimin e tyre në trevat shqiptare, dhe zgjerimin e rrymave kulturore sllave
drejt detit Adriatik dhe Evropës qendrore.
Shqiptarët sot
kanë mundësi të përcjellin rrymat e ndryshme kulturore, për tu përcaktuar vetë
në drejtim të krijimit të veprave kulturore të nivelit evropian në shumë fusha.
Ne duhet të
dëshmojmë pjesëmarrjen tonë që nga epokat e hershme parahistorike në zhvillimin
qytetërues të Evropës.
Ne sot ende nuk e
kuptojmë rëndësinë e gjithanshme të trashëgimisë tonë kulturore e historike dhe
domosdoshmërinë për verifikim shkencor të argumenteve për ti vënë në funksion
të organizimit shoqëror dhe shtetit ligjor.
Mbështetja e
hulumtimeve shkencore në fushën e historisë dhe trashëgimisë tonë kulturore do
të ndriçonte ndryshimet në etapat kohore, duke e kuptuar rëndësinë e ndarjes së
shtetit dhe religjionit.
Ne si popull duhet
hequr dilemat e orientimeve tona mendore e kulturore, përballë projekteve
shfarosëse ndaj popullit tonë e të cilat mbështeten në rrymat e religjionit të
kishave sllave, si dhe rrymave fetare orientale nga lindja që veprojnë sipas
platformave politike, për të na mbajtur sa më larg nga përkatësia e jonë e
lashtë evropiane.
Ne ende nuk e
krijuam një platformë kombëtare për tu shfaqur me vlerat tona të mirëfillta
kulturore e historike, por në popullin tonë sot shfaqen ide diametralisht të
kundërta në formë dhe përmbajtje për kulturën tonë gjithë popullore, ide këto
të iniciuara në mënyrë individuale, grupore dhe institucionale.
Është e ditur se
trashëgimia shpirtërore ku hunë religjioni, traditat dhe folklori janë vlera të
një mendësie që kundërshtojnë ndryshimet, por ne duhet të ecim përpara me guxim
për unifikimin e vlerave tona kombëtare, duke i ruajtur vlerat tradicionale.
Për vlerat tona
qytetare dhe kombëtare nga studiues të huaj kemi hasur të lexojmë që na
klasifikojnë me perceptime të ndryshme. Nga studiuesit e shumtë perëndimor jemi
përshkruar se i përkasim racës me vlera të larta antropologjike, si njerëz të
pashëm dhe me vlera të qarta morale. Nga studiuesit lindor dhe sllavë zakonisht
jemi perceptuar si popull i dhenë pas krimeve, dëfrimeve, plaçkës e të mirave
materiale.
Kuptohet se
epitetet e ulëta që përdornin sllavet, grekët dhe osmanët ndaj popullit tonë e
kishin zanafillën në platformat e tyre politike për pushtimin e trojeve
shqiptare, përvetësimin e kulturës materiale e shpirtërore dhe asimilimin e
popullatës.
Pa marrë parasysh
perceptimeve të ndryshme ne mund të ecim përpara vetëm me një platformë
kombëtare që ngritë vlerat tona qytetare për ti vënë në funksion të çështjes
tonë kombëtare.