Speciale » Namani
Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajevi? dhe historianit osman Sylejman Kylçes
E hene, 07.12.2020, 10:06 PM
Prishtina në dekadën e fundit të shekullit XIX sipas shkrimeve të oficerit serbë Milivoj J. Nikolajevi? dhe historianit osman Sylejman Kylçes
Nga
Qazim Namani
Milivoj
J. Nikolajevi?, u lind në vitin 1861 në qytetin e Beogradit. Në moshën
nëntëmbëdhjetë vjeçare, ai u regjistrua në Shkollën e Ulët të Akademisë
Ushtarake dhe tre vjet më vonë ai u bë zyrtarisht anëtar i ushtrisë serbe. Si
ushtarak i ri ai në vitin 1889 udhëtoi nëpër trevat veriore shqiptare, dhe
qëllimi i tij ishte të bënte një studim ushtarako-gjeografik dhe historik në
trojet shqiptare.
Në
1896, ai u emërua shef i Departamentit të Gjeografisë në Akademinë Ushtarake
Serbe. Si ushtarak ishte aktiv gjatë
Luftës së Parë dhe të Dytë Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Gjatë kësaj periudhe
ai shërbeu si oficeri i mbrojtjes së Madhërisë së tij Mbreti të Serbisë. Ai
punoi si oficer aktiv deri në vitin 1924.
Gjatë
vizitës së tij në Prishtinë ai shënoi disa të dhëna për shqiptarët. Atij në
Prishtinë i kishin rënë në sy elementi shqiptar dhe shkruan se: të gjithë
Arnautët e Prishtinës në atë kohë quheshin bejlerë, e të cilët kishin një
ndikim të fortë në punët publike.
Duke
u bazuar në statistikat turke, për Vilajetin e Kosovës ai shkruan se në
Prishtinë jetonin 10.638 banorë, 3000 shtëpi ishin turke dhe arnaute, deri në
600 shtëpi serbe ( kuptohet ai të gjithë ortodokset i konsideron serbë Q. N),
të tjerët 100 shtëpi rome, 50 shtëpi hebraike, 20-30 vllahe dhe pak shtëpi
qerkeze.
Prishtina
sipas librit të Milivoj J. Nikolajevi?: Severna Stara Serbia – Vojno Geografska
i Istorojska studjija, botuar në Beograd në vitin 1892
Edhe
pse elementi shqiptar kishte ndikim në punët publike, Nikolajevic kur shkruan
për shkolla ai thekson se: Përveq shkollave serbe në Prishtinë, kishte edhe
shkolla turke dhe hebrenje.
Milivoj
J. Nikolajevi?, për kishën ortodokse serbe dhe shkollat në Prishtinë
Tani
të shohim se kush ishin bejlerët dhe agallarët në qytetet shqiptare të asaj
kohe. Këta shqiptar të mjerë e kishin hekë Plisin prej koke dhe i kishin
zëvendësuar me fesa të kuq! Këta shqiptar të mjerë e kishin lënë gjuhën e nënës
si gjuhë të dytë dhe e flisnin gjuhën e pushtuesit!
Këta
shqiptar të mjerë për një pozitë në administratën turke e torturonin çdo ditë
popullin e vet!
A
mos është pritë prej këtyre shqiptarëve që të kërkojnë edhe shkolla në gjuhën
shqipe! Jo nuk kishin vetëdije kombëtare, dhe ajo që na e la pushtimi osman për
500 vite po e përjetojmë edhe sot etjen e shqiptarit për të qenë i pushtetshëm,
etjen për ta sunduar dhe shtypur sojin e vet!
Kjo
që më bënë përshtypje edhe mua, nga shkrimi i Nikolajeviqit janë plotë të dhëna
tjera që kanë shkruar studiues të huaj për bejlerët dhe agallarët shqiptar të
asaj kohe.
Ja
si i përshkruan ato vite në Prishtinë historian osman Sylejman Kylçe: Reformat
në Perandorinë Osmane filluan në vitin 1892 dhe komisioni i ri i reformave
përbëhej nga persona të njohur dhe të
respektuar me përkatësi shqiptare. Nga Prishtina ishte Danish Beu i cili më
vonë u bë ministër i punëve të brendshme të Perandorisë.
Në
telegramin e datës 19 prill 1910 njoftohet se para kryengritjes së Llapit dhe
Gallapit, Jahja Efendiu nga Prishtina në dyqanin e Kafexhi Rifatit i ka varur
në qafë një fletë kalendari pulës që një shqiptar po e sillte për ta shitur në
tregun e Prishtinës, duke kërkuar taksë prej tij. Çallak Mahmudit nga lagjja e
Prishtinës, “Ramazanije” i ka marrë për taks “Otrove” një kokërr nga 8 kokrra
vezë, dhe se ka gënjyer një shqiptar për tu kthyer në fshat, duke i thënë se do
ti merren 9 grosh e gjuamë taksë për mjekër. Kjo gënjeshtër kështu është
përhapur në popull.
Pas
hapjes së fjalëve se do të merret taks nga pulat dhe për mjekër, është
organizuar tubimi i fshatrave në luginën e fshatit Dyz, Llap dhe Kulinë afër
Tenezhdollit, për të filluar lufta me Shefki Pashën.
Këto
të dhëna që i lanë autorët e huaj për Prishtinën, na kthejnë prapa te rrëfimet
e stërgjysheve tanë, për jetën e vështirë të popullatës shqiptare që jetoni në
ato vite në fshatrat e Prishtinës. Baballarët tanë tregonin se në ato vite nëse
një fshatar e ka quar në treg për ta shitur ndonjë kafshë sa për të blerë pak
gazë, sheqer e kripë, kafshët shiteshin me çmime shumë të ulëta sa që bejlerët
e Prishtinës vetëm me shitjen e lëkurës së një kafshe, e blinin një kafshë
tjetër, dhe ju mbetnin para për të blerë kafen sheqerin dhe kripen!
Më
kujtohet një tregim nga gjyshi im. Në një fshat të komunës së Prishtinës
pushteti turk e kishte emëruar një zabit që të krijojë rend në fshatin e tij.
Një ditë zabiti ishte sëmurë nga një grip sezonal dhe një fshatarë nga një
fshat tjetër fqinjë kishte vendosur që të shkojë për ta parë zabitin e sëmurë.
Një ditë ky fshatar i thotë gruas së tij që ta mbushë një Kalanicë petulla se
do të shkojë te zabiti se ishte sëmurë. Pasi gruaja i gatoi petullat ky fshatar
niset drejtë rrugës për te shkuar në shtëpinë e zabitit, që i duhej të bënte,
pak më shumë se një orë rrugë malore. Duke shkuar rrugës nëpër mal e takon një
fshatarë të tij i cili ishte djersitur dhe lodhur duke prerë dru në mal. Pasi
përshëndetën, ky që punonte në mal e pyet se ku po shkon me këto petulla. Ai
tjetri ia kthen po shkoj me pa zabitin se kam dëgjuar se ishte i sëmurë. A ta
marrë vetëm një petull se diçka më është
tharë fyti, ofrohet dhe e merr një petull për ta ngrënë. Ndahen mes veti dhe ky
fshatari me petulla, shkon në shtëpinë e zabitit. Duke biseduar ky i tregon se
si një petull, ja ka dhënë fshatarit të tij, pasi e kishte takuar rrugës në
mal. Zabiti kur dëgjojë për këtë rast lëvizi krahun e ngriti zërin dhe tha: Çka
bre, ai e paska hëngër një petull që është bërë njetë për mua a! Ai e paska
hëngër ërzin tem a! Ky fshatari mbeti i heshtur nga zemërimi i zabitit. Zabiti
vazhdoi veç sat ë më kaloi kjo sëmundje, se pa ja dhënë një plumb atij që e ka
hëngër ërzin tem se la! Pas disa javësh zabitit i kalon flama dhe shërohet, e
futë koburen në shokë dhe del e vranë fshatarin që e kishte hëngër petullën!
Zabiti e vranë shqiptarin për një petull!